Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Vërtetohet qëndrimi i KKE për natyrën e luftës në Ukrainë

Gjatë debatit në Parlament të datës 5/3, Dhimitri Kucubas, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ndër të tjera iu referua zhvillimeve ndërkombëtare dhe fronteve të luftës, duke vënë në dukje sa vijon:

«Ndër ato që ju i thoshit popullit, për të justifikuar përfshirjen e vendit tonë në luftën në Ukrainë në rolin e të fortit të NATO-s, ishte se ne ishim në “anën e duhur të historisë”. Dhe këtë për përfshirjen në luftë, e cila, -ndër të tjera- pati pasoja të mëdha në xhepat e popullit tonë, më shtrenjtësinë, sidomos në Energji.

Çfarë nuk kemi dëgjuar prej dy vitesh nga ju për gjoja "betejën e demokracisë kundër totalitarizmit" që ju gjoja po bëni. Për “të drejtën ndërkombëtare” dhe “integritetin territorial”, që NATO-istët gjoja i ruajnë si drita e syrit. `Ose sepse ju e konsideroni përfshirjen në projektet euroatlantike "të vetëkuptueshme" dhe madje nga një "pozitë parimore".

Po tani, çfarë ka mbetur nga e gjithë kjo? As ju nuk guxoni ta pranoni. Një luftë vulgare ofertash dhe kundër-ofertash, se cili shtet nga SHBA-të, Rusia, Gjermania, Britania, Franca dhe pjesa tjetër e aleatëve të tyre brenda BE-së do të kenë fjalën e parë në ndarjen e "plaçkës" në Ukrainë, si për pasurinë e saj natyrore, ashtu edhe për "Status Quo-në" e përgjithshme që do të formohet pas një marrëveshjeje të mundshme imperialiste të paqes, e cila edhe ajo do të jetë gjithashtu e brishtë duke përgatitur raundin e ri të luftës imperialiste.

Pazaret që janë në zhvillim të plotë, si dhe matrapazllëqet që po ndjekim këto ditë, madje të transmetuara drejtpërdrejt nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, zbulojnë në mënyrë demonstruese atë që KKE ka thënë që në momentin e parë. Se kjo luftë është imperialiste, është një luftë banditësh. Dhe ju jeni vetëm një gur shahu në një kamp banditësh, kundër kundërshtarit. Tani me Trump-in ju mundet të keni ngatërruar pak këmbët, por thelbi nuk ndryshon. Sepse këto janë vlerat tuaja dhe asgjë më shumë.

Çfarë ka mbetur nga fjalët e mëdha për “aleatët e fortë” që ri-azhurnojnë pozitën e vendit dhe garantojnë mbrojtjen e të drejtave të tij sovrane me marrëveshjet famëkeqe të mbrojtjes? (…) tani që maskat bien, ju bëni sikur jeni të befasuar nga “vrazhdësia” dhe “transaksionaliteti” në marrëdhëniet ndërkombëtare, nga “nderi i humbur” i Perëndimit dhe “vlerat” e tij.

Ju të gjithë bashkë flisnit si papagall frazat e drunjta për "nevojën që BE-ja të rritet gjeopolitikisht". Sikur deri tani BE-ja, e cila ka derdhur 140 miliardë euro nga djersa e popullit të saj në masakrën në Ukrainë, ishte ndonjë fëmijë i vogël dhe tani vendosët ju ta maturoni.

Si? Po përgatiteni të derdhni më shumë miliarda që do t'i mungojnë Arsimit, Shëndetësisë, Infrastrukturës, nga të ardhurat e popullit, nga investimet në sistemet e sigurisë, nga Pensionet të cilat do t'i jepen pajisjeve ushtarake të NATO-s, për "mbrojtjen e përbashkët të BE-së", siç e quani ju, për kalimin në ekonominë e luftës, që mund të përfshijë edhe dërgimin e trupave në Ukrainë në kuadër të garancive etj».

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE dënoi qeverinë e ND, e cila me mbështetjen e partive të tjera të harkut euroatlantik ka përfshirë popullin dhe shtetin grek në luftën imperialiste.

 

07.03.2025