Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

VENDIM I KOMITETIT QENDROR TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË PËR LUFTËN IMPERIALISTE NË UKRAINË

1. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që në momentet e para, dënoi pushtimin rus të Ukrainës dhe shprehu solidaritetin e saj me popullin e Ukrainës.

Për të paktën një dekadë, populli i Ukrainës paguan antagonizmat dhe ndërhyrjet për ndarjen e tregut dhe zonat e influencës midis SHBA, NATO-s dhe BE-së dhe strategjinë e «zgjerimit euroatlantik» nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, strategjinë e Federatës Ruse kapitaliste, planet e tyre shfrytëzuese në kurriz të popujve, për të forcuar koalicionin e vet imperialist (Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive) në rajonin e ish-BRSS.

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë, në thelb, shënon fillimin formal të një lufte të përgatitur nga “lëndët ndezëse” që ishin grumbulluar aty për një kohë të gjatë. Fokusi është në shpërndarjen e pasurisë minerale, energjisë, tokës dhe fuqisë punëtore, tubacioneve dhe rrjeteve të shpërndarjes së mallrave, mbështetjes gjeopolitike, pjesëve të tregut.

Për vite me radhë, SHBA, NATO dhe BE kanë manipuluar dhe promovuar rrethimin ekonomik, politik dhe ushtarak të Rusisë, duke ndërhyrë, duke transferuar forca të fuqishme ushtarake dhe duke ngritur baza ushtarake të vdekjes, duke i hedhur benzinë zjarrit.

Pas shpërbërjes së Traktatit të Varshavës, NATO jo vetëm që nuk u shpërbë apo të zvogëlohej, por përkundrazi, po zgjerohet, duke përfshirë edhe shtete të tjera të Europës Lindore dhe ish-republikat sovjetike. Ajo vendos forca ushtarake, baza dhe armë moderne në pjesë të ndryshme rreth Rusisë. Prej vitesh ekzistojnë plane lufte dhe realizohen stërvitje ushtarake dhe stërvitje në Detin e Veriut, në Europën Lindore, në Detin e Zi, në Balltik me front kundër Rusisë.

Zhvillimet aktuale janë episode të një konfrontimi të hershëm mbi Ukrainën. Bëhet fjalë gjithashtu dhe për rivalitete të forta brenda klasës borgjeze ukrainase, të cilat e morën formën pas përmbysjes së socializmit, nëse Ukraina do t'i bashkohej njërës apo tjetrës aleancë imperialiste. Në kuadrin e këtij konfrontimi, nga njëra anë SHBA, NATO, BE mbështetën dhe organizuan së bashku me pjesë të klasës borgjeze ukrainase "Revolucionin Portokalli" në vitin 2004 dhe grushtin e përgjakshëm të shtetit në vitin 2014, duke shfrytëzuar dhe mbështetur forca fashiste të ekstremit të djathtë, me synimin vendosjen e një regjimi miqësor ndaj tyre. Ndërsa Rusia, nga ana tjetër, vazhdoi me shkëputjen e një pjese të territorit ukrainas duke aneksuar Krimenë dhe duke përforcuar separatistët rusishtfolës në rajonin e Donbasit për interesat e saj dhe njohjen e tyre shtetërore e realizoi pak para ndërhyrjes ushtarake.

2. Këto ngjarje 30 vjet pas përmbysjes së socializmit dhe shpërbërjes së BRSS janë tragjike, përbëjnë prova të gjalla të kthimit mbrapsht historik që ndodhi në fillim të viteve 1990. Kjo kthesë mbrapa në historinë botërore, hapi «thesin e Eolit».

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kishte vlerësuar dhe vërtetuar tragjikisht se kapitalizmi, ndër të tjera, do të çonte në copëtimin e popujve dhe shteteve, siç ndodhi në Jugosllavi dhe Çekosllovaki, për shkak të konkurrencës së klasave borgjeze për kontrollin e tregjeve, lëndëve të para, pozicioneve gjeostrategjike, rrugëve të transportit.

Ndërmjet këtij procesi të kundërrevolucionit, u formuan klasat borgjeze, kapitalistët që u shfaqën në rrjedhën e restaurimit kapitalist, duke vjedhur përpjekjet dhe mundin dhjetëra vjeçar të popullit të bashkuar sovjetik. Kapitalistë të tillë shpreh sot qeveria e Putinit në Rusi dhe e Zelensky-t në Ukrainë. Prandaj, megjithë dallimet dhe rivalitetet mes tyre, ata përputhen në antikomunizëm, në falsifikimin e historisë, në shpifjet kundër Bashkimit Sovjetik dhe në forcimin e nacionalizmit (rus dhe ukrainas) si dhe në heshtjen e interesave të përbashkëta punëtore - popullore. Thirrjet antifashiste nga Rusia e sotme kapitaliste, me synim për të çuar përpara planet e saj gjeopolitike në rajon, janë një mashtrim, për të përfituar nga mendësia e fortë antifashiste e rusëve dhe e të gjithë popujve të tjerë, të cilët e kanë paguar me miliona të vdekur luftën kundër pushtimit mizor nazi-fashist gjerman. Nuk harrojmë se vetë Rusia kapitaliste, e cila sot është protagoniste në antikomunizëm, mban marrëdhënie miqësore me grupe të ekstremit të djathtë në shumë shtete dhe udhëheqja ruse lavdëron publikisht ideologët e fashizmit rus. Në të njëjtën kohë, nuk harrojmë se në vitin 2014, në Ukrainë, me mbështetjen e NATO-s dhe BE-së, vepruan forcat e djathta fashisto-ekstremiste, duke organizuar pogrome dhune e terrorizmi, vrasje, masakra si ajo në Odessa. Këto janë forca që janë aktualisht pjesë e aparatit shtetëror të Ukrainës dhe janë të përfshira në krime në krahina rusishtfolëse dhe kundër homogjenëve grekë.

Popujt e Ukrainës dhe Rusisë, si dhe popujt e tjerë të rajonit, kanë jetuar dhe luftuar së bashku për 70 vjet, triumfuan, kishin krijuar pushtetin e tyre, luftuan kundër ndërhyrjeve imperialiste, kanë luftuar për shfrytëzimin e tokës përmes pronësisë shoqërore, fabrikat, pasurinë e nëntokës së tyre, të ujërave, u përballën me urrejtjen dhe luftën e shfrytëzuesve të vjetër, që sabotuan hapat e pushtetit sovjetik, përparuan së bashku, në kontekstin e socializmit, luftuan së bashku nazi-fashizmin, imperializmin gjerman. Histeria nacionaliste e klithmave luftarake nuk duhet të mbulojë kujtesën kolektive të dy popujve, të cilët jetuan për dekada të tëra si vëllezër.

30 vjet pas përmbysjes së socializmit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, të gjithë ata që festonin, premtuan një botë paqeje, sigurie, lirie, drejtësie, janë përgënjeshtruar në mënyrën më shurdhuese. Bota e tyre, e famshmja "bota e vlerave perëndimore" është bota e barbarizmit, e shfrytëzimit, e luftës dhe refugjatëve, e krizave ekonomike, e qindra e mijërave viktimave të pandemive apo të ndërhyrjeve ushtarake, është bota e monstrave, e kapitalizmit. Kësaj bote i përkasin lloj-lloj Biden, Solts, Putin dhe Zelensky e kaq shumë të tjerë, "autoritarë" dhe "demokratë", të gjithë mbrojtës të lirisë të së paktëve për të përcaktuar fatin e të shumtëve, të gjithë këta aspekte të ndryshme të diktaturës së kapitalit.

3. Lufta imperialiste e zhvilluar sot në Ukrainë nuk është asgjë më tepër, veçse një hallkë tjetër e këtij zinxhiri të përgjakshëm luftërash dhe antagonizmash, të cilat u intensifikuan veçanërisht pas vitit 1991, duke humbur petkun e dikurshëm ideologjik si gjoja mbrojtja e "botës së lirë perëndimore" nga "totalitarizmi komunist”. Ajo që është e re është se ata tani po ri-zgjerohen në territorin evropian, pasi nuk ka mburojë socialiste.

Nuk harrojmë luftërat në Jugosllavi që nga fillimi i viteve 1990, të cilat filluan me vulën e Bashkimit Europian dhe çuan në ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 me shpërbërjen përfundimtare të vendit dhe copëtimin e tij. Pretekstet e përdorura më pas nga NATO dhe BE janë të njëjta me ato që përdor Rusia për ndërhyrjen e saj ushtarake, si "mbrojtja nga spastrimi etnik" dhe "e drejta për vetëvendosje". Plagët në Ballkan janë ende të hapura dhe rreziqet janë ende të mëdha për shpërthime dhe konflikte të reja.

Nuk harrojmë ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste në rajonin tonë, në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, në Irak, në Siri, në Libi, por edhe në Afganistan. SHBA, NATO dhe aleatët e tyre zvarritën popujt në luftëra civile, ndezën konflikte etnike dhe fetare, ndërhynë ushtarakisht, krijuan ushtri pushtuese gjithmonë në emër të "demokracisë" dhe "lirisë", çuan shtete të tëra në kaos, ushqyen dhe përforcuan forca reaksionare xhihadiste dhe të tjerë.

Nuk mundet të harrojmë invazionin dhe pushtimin turk të Qipros që nga viti 1974, që u realizua me mbështetjen e SHBA dhe NATO-s, ky krim i vazhdueshëm kundër popullit qipriot dhe planet e ndryshme NATO-ike, gjatë gjithë këtyre viteve "shtyjnë" drejt përçarjes.

“Revizionizmi”, vënia në pikëpyetje e të drejtave sovrane, rihartimi i kufijve, shpërbërja e shteteve nuk janë prerogativë të njërës apo tjetrës qendër imperialiste. Të gjithë i rishikojnë traktatet ndërkombëtare, sfidojnë kufijtë dhe ndërhyjnë ushtarakisht me pretekste të ndryshme, kur këtë e kërkojnë interesat e tyre. Konkurrenca midis qendrave imperialiste është baza e "revizionizmit". Ata madje i bëjnë rreckë disa dispozita formale të së Drejtës Ndërkombëtare, të cilat ishin rezultat i ndikimit të shteteve socialiste pas Luftës së Dytë Botërore. Dëshmohet qartë se e Drejta Ndërkombëtare e vërtetë është “Ligji i më të Fortit”, Ligji i atij që ka fuqinë ekonomike, politike dhe ushtarake për të imponuar interesat e veta. Këtë e pranojnë dhe vetë përfaqësuesit e tyre, të detyruar të mbështesin njërën palë apo tjetrën, duke nxjerrë në pah dykuptimësitë dhe paqartësitë. Nocionet që thonë se mundet që të ekzistojë një botë paqësore në botën moderne kapitaliste me një "arkitekturë ndërkombëtare" të ndryshme, me një "NATO pa pajisje sulmuese", një "BE paqësore" ose një "botë krijuese multipolare", janë joreale dhe përbëjnë hi në sytë e popujve.

4. BE-ja nuk është e “heshtur” dhe e “papërfshirë” në këto zhvillime, ajo është e përfshirë në mënyrë aktive prej vitesh në ndërhyrjet imperialiste, dhe në këtë rast, në planifikimin e rrethimit të Rusisë. BE është bashkëpunëtore në dramën aktuale të popujve në Ukrainë. Kontradiktat brenda BE-së, gjatë gjithë viteve të mëparshme, në lidhje me qëndrimin ndaj Rusisë, pasqyrojnë qëllimet dhe prioritetet e ndryshme të klasave borgjeze të së secilit shtet të BE-së, kanë të bëjnë me lidhjet e forta ekonomike me Rusinë, veçanërisht në sektorë siç është Energjia. Formimi i një qëndrimi të përbashkët ndaj Rusisë pas fillimit të luftës, për të cilën në vendin tonë po festojnë ND, SYRIZA, KINAL dhe parti të tjera borgjeze, nga njëra anë nuk do të thotë se këto kontradikta janë zgjidhur, dhe nga ana tjetër, është një “unitet” që drejtohet kundër popujve, sepse është një unitet për përgatitjen e luftës që i vë popujt e BE-së në aventura të mëdha.

Askush nuk mund të flejë i qetë pas predikimeve luftarake, të cilat lëshohen çdo ditë nga liderët e shteteve të BE-së dhe zyrtarë të saj. 30 vjet pas Traktatit të Mastrihtit maskat bien, pretekstet zhduken dhe “tabutë kapërcehen” ashtu siç vetë ata pranojnë në mënyrë cinike dhe kjo vërteton qartë se çfarë është në të vërtetë BE-ja. Një aleancë imperialiste reaksionare mes "ujqërve", të cilët luftojnë mes tyre dhe të gjithë së bashku kundër popujve.

Në këtë proces, edhe një herë në histori, qeveritë socialdemokrate janë në vijën e parë, duke rrëzuar “mitin” e “qeverive progresiste”, që mund të jenë alternativë për popujt.

Socialdemokratët gjermanë, të cilët shpallën një program të madh armatimi për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, socialistët e Spanjës dhe Portugalisë, qeveria e qendrës së majtë të Italisë, socialdemokratët e Danimarkës dhe Finlandës, të gjithë këta hedhin vallen e konfrontimit me Rusinë. Vendimet e tyre për të rritur shpenzimet ushtarake në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, madje dhe për zbutjen e kushteve të rrepta buxhetore në buxhetet europiane për këtë qëllim, padyshim që nuk janë vetëm rezultat i zhvillimeve në Ukrainë. Tregojnë një përgatitje të përgjithshme, sinjalizojnë se po hyjmë në një epokë konflikti më të dhunshëm me kontraste dhe antagonizma.

Lufta në Ukrainë ndez zhvillime të rrezikshme për popujt e Europës, për mbarë botën, pas pushtimit rus, teksa rivaliteti imperialist hyn në një fazë të re. Rreziku i një konfrontimi ushtarak më të përgjithësuar është tani më i dukshëm se kurrë. Fjalimet luftarake të liderëve politikë të BE-së dhe vendeve të NATO-s dhe Rusisë, kërcënimet për sulme bërthamore nuk duhet të konsiderohen vetëm si ekstreme verbale.

NATO po zhvillon për herë të parë një Forcë të Reagimit të Shpejtë në Europën Lindore dhe po mobilizon edhe më shumë trupa ushtarake, me plan për t'u bashkuar me shtete të tilla si Moldavia, Gjeorgjia, Bosnja dhe Hercegovina, Finlanda dhe Suedia. Në Moldavi dhe Gjeorgji ka territore, të cilat janë ndarë me mbështetjen e Rusisë, ku ka forca të shumta ushtarake ruse. Finlanda dhe Suedia janë përfshirë në "vijat e kuqe" të Rusisë, në lëvizjet e mëtejshme të zgjerimit të NATO-s. Në Rusi, "forcat parandaluese bërthamore" të vendit janë vendosur nën një gjendje të veçantë gatishmërie lufte. Bjellorusia ka miratuar me referendum mundësinë e instalimit të armëve bërthamore në territorin e saj, në rast se NATO do të vendosë diçka analoge në Poloni ose Lituani.

5. Greqia, me përgjegjësinë e qeverisë së ND dhe pëlqimin thelbësor të SYRIZA, KINAL dhe partive të tjera borgjeze, po përshkallëzon përfshirjen e saj në këto rivalitete të rrezikshme imperialiste. Të gjitha qeveritë e mëparshme kishin mbështetur tashmë të gjitha vendimet dhe planet e NATO-s në lidhje me zgjerimin e kësaj organizate vrastare dhe rrethimin e Rusisë. Ata kishin nisur tashmë instalimin e bazave të reja ushtarake të SHBA-NATO në Greqi si pranë Sudës në ishullin e Kretës, në Alexandrupoli, Larisa dhe Stefanoviki, të cilat tashmë po përdoren si një qendër transferimi dhe avancimi të forcave ushtarake në Europën Lindore. Ata kishin kontribuar tashmë që Greqia të bëhej “vrasësi” i popujve të vendeve të tjera por edhe populli grek të bëhet “viktimë”, pasi vendi bëhet automatikisht shënjestër i një kundërpërgjigjeje hakmarrëse të mundshme. Populli tashmë paguan një taksë të rëndë financiare për armatime, që ka të bëjnë me nevojat e NATO-s, por edhe me rritjen e çmimit të karburantit, me varfërinë energjetike.

Qeveria greke, në një furi lufte të kryeministrit, jo vetëm njoftoi vendimin për transferimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë, por deklaroi pa mëdyshje synimin e saj për të zvarritur Greqinë dhe popullin në stuhinë e një lufte në krahun e NATO-s dhe BE-së, duke ofruar çdo ndihmë që do tu kërkohet. Përfshirja e Greqisë në luftë është e menjëhershme dhe rreziku për popullin grek, në rast të përgjithësimit të luftës, është më se real.

Argumentet dhe pretekstet e qeverisë për këtë zgjedhje janë të rrezikshme dhe çorientuese, ato duhen hedhur poshtë.

Është gënjeshtër se “do të luftojmë për lirinë”. Në fakt, do luftojmë në anën e një kampi hajdutësh kundër një kampi tjetër po hajdut se kush do të grabisë pjesën më të madhe të plaçkës që është grabitur nga populli i Ukrainës dhe nga popujt e tjerë të rajonit.

Është gënjeshtër se duke u përfshirë në luftë “mbështesim popullin e Ukrainës”. Në të vërtetë mbështesim ata që e kanë çuar popullin e Ukrainës në këto dekada në shkatërrim dhe rrënoja, ata që kanë bërë popullin ukrainas thes boksi për hir të rivaliteteve të tyre me Rusinë për interesat e tyre.

Është gënjeshtër që po “luftojmë revizionizmin”, sepse “revizionistët” më të mëdhenj janë aleatët tanë në NATO dhe BE, të cilët nuk ngurrojnë ashtu si dhe Rusia në Ukrainë, të ndërhyjnë ushtarakisht për të shpërbërë shtetet, për të ndryshuar kufijtë.

Është gënjeshtër se “jemi të mbrojtur nga kërcënimi turk”, sepse vetë NATO-ja i jep krahë abuzimeve dhe rishikimeve turke duke mos njohur të drejta dhe kufij sovranë, por vetëm “territor të NATO-s” dhe shtyjnë në marrëveshje të rrezikshme në detin Egje dhe gjetkë, të cilat kanë për synim të bëjnë çdo sakrifice për të mbajtur Turqinë në kampin e NATO-s, sidomos tani në kushtet e acarimit të madh.

Është gënjeshtër që përfshirja përbën një “mundësi të re” për popullin, ashtu siç ishin gënjeshtra edhe premtimet për shansin e popullit për të dalë nga kriza, për të dalë nga pandemia. Planet për të "ri-azhurnuar" Greqinë dhe për ta kthyer atë në një qendër të planifikimit energjetik amerikan "e shtyjnë" vendin edhe më thellë në qendër të konkurrencës, në të njëjtën kohë që të përfituar nga e gjithë kjo do të dalin grupet e mëdha të biznesit dhe jo populli. Në fund të fundit, "qëllime" të tilla ka dhe vetë klasa borgjeze e Ukrainës, diçka që populli i Ukrainës po i paguan aktualisht me gjakun e tij.

Populli ynë do të thirret sërish të paguajë! Të paguajë shumëfish me rreziqet dhe kërcënimet për jetën e tij nga përfshirja në luftë, rreziqet për të drejtat e tij sovrane, duke bërë “sakrifica” për përgatitjen e luftës, rritjen shpërthyese në shtrenjtësi të një sërë produkteve të konsumit popullor, varfërinë edhe më e thellë energjetike, me goditje të reja për të drejtat dhe nevojat e tij, për të forcuar shpenzimet e NATO-s, që shoqëron doktrinën "prioriteti më i lartë është mbrojtja e vendit".

Shqetësimet individuale të SYRIZA-s janë për alibi, për të ruajtur fytyrën e qëndrimit alternativ më paqësor. Praktika e mëparshme dhe e rëndë antipopullore e SYRIZA-s dëshmon se po të ishte në pushtet do të ndiqte të njëjtën rrugë të "përparimtarëve", "socialdemokratëve", "modeleve" të saj homogjene, të cilët janë në ballë të përgatitjeve të luftës në mbarë botën! Nga demokratët e SHBA-ve e gjer te socialistët spanjollë.

Përgjegjësitë e ZYRIZA-s ndaj popullit janë të mëdha. Jo vetëm sepse si qeveri ishte pioniere e përfshirjes së vendit në planifikimet e NATO-s (ndërtoi baza të reja, përmirësoi të vjetrat, promovoi Bashkëpunimin Strategjik me SHBA, ishte pionier i Marrëveshjes NATO-ike të Prespës etj.) Jo vetëm se riprodhoi pretekste dhe mbulon përgjegjësitë e NATO-BE për luftën në Ukrainë. Por sepse sot SYRIZA, në thelb, është dakord me të gjitha objektivat e angazhimit të vendosura nga qeveria e ND, thjesht duke vendosur disa kushte anësore, duke thënë "po" për angazhimin ushtarak vetëm nëse kjo do të mbajë vulë më të qartë të NATO-s apo të BE-së, duke thënë "po" në planet energjetike arin që ritmet e zbatimit të tyre të jenë më të ngadalta, duke thënë “po” armatosjes së NATO-s “arrin që kjo të bëhet në mënyrë transparente”, duke thënë “po” për sakrificat e reja popullore arrin që kjo të bëhet me konsensus!

100 vjet pas katastrofës së Azisë së Vogël, populli ynë nuk duhet të harrojë konkluzionet historike. I ka paguar të gjitha “megal-idetë ” për llogari të kapitalit, të grupeve të mëdha të biznesit, “zbrazjen” nga aleatët imperialistë, në momentet më kritike. Katastrofat u paguan nga populli. Çmimi i paguar në pjesëmarrjen në Luftën e Parë Imperialiste Botërore në fushatën e Ukrainës në atë periudhë ishte shfarosja, çrrënjosja dhe dëbimi i mijëra grekëve nga Azia e Vogël.

Prandaj, populli grek duhet të refuzojë klishetë e propagandës së luftës që përgatit luftë dhe përfshirje më të madhe, papagallët e NATO-s dhe BE-së, lajmet e rreme e të fabrikuara që po vërshojnë mediat dhe internetin, të refuzojë "histerinë anti-ruse" që shkon deri aty sa demonizohen edhe krijimtaria kulturore, tentativa për të heshtur çdo zë që nuk riprodhon çdo rrëfim të stafit euroatlantik.

6. Solidariteti i vërtetë me popujt e Ukrainës dhe Rusisë, me popujt e tjerë fqinjë, është lufta në çdo shtet kundër luftës imperialiste, lufta kundër përfshirjes së çdo shteti në luftë. Është dënimi i ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, por edhe dënimi i SHBA-NATO-BE që ndezin luftën. Është lufta kundër aleancave imperialiste, ku militarizon klasa borgjeze e vendit tonë dhe qeveritë e saj. Është solidaritet i mirëfilltë njerëzor popullor, i cili mund të shprehet me çdo mënyrë. Është kundërshtimi dhe izolimi i aktivitetit të grupeve nacionaliste fashiste që mbjellin urrejtjen.

Është lufta për të koordinuar luftën e popujve, që ata të gjejnë një rrugëdalje nga lufta, duke vënë në shënjestër kundërshtarin e tyre të vërtetë. Duke organizuar luftën e tyre kundër luftës imperialiste dhe shkaqeve që e lindin atë, kundër klasave borgjeze që e drejtojnë dhe qeverive të tyre, kundër aleancave imperialiste që na zvarritin në luftë ose imponojnë gjoja «paqen» me pistoletë në kokën e popujve.

Është solidariteti dhe mbështetja e mijëra refugjatëve që aktualisht po ikin nga Ukraina si viktima të luftës dhe po udhëtojnë drejt vendeve të tjera të BE-së dhe vendit tonë, me fatin e njohur mizor që u rezervohet, siç u ka ndodhur edhe popujve të tjerë me viktima të luftërave imperialiste pavarësisht “deklaratave bamirëse”.

Popujt nuk do të jetojë më mirë, duke zgjedhur një shfrytëzues kombëtar apo tjetër, por duke fituar, duke hequr regjimin e shfrytëzimit.

Kjo është rruga që popujt të dalin fitimtarë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) sot i drejtohet punëtorëve, të rinjve, të rejave, të vetëpunësuarve, bujqve, grave, mbarë popullit grek.

U bën thirrje atyre të jenë vigjilentë dhe në alarm kundër luftës imperialiste dhe përfshirjes greke.

Përgjigja në favor të interesave të popullit tonë është të mos rreshtohemi si popull dhe vend me asnjë pol imperialist.

Ne nuk do të zgjedhim bandë grabitësish!

Dilema e vërtetë sot nuk është SHBA apo Rusia, BE apo Rusia, NATO apo Rusia. Dilema e vërtetë është me popuj apo me imperialistët.

Lufta e punëtore - popullore mundet dhe duhet të vendosë një linjë të pavarur - autonome, larg çdo plani borgjez dhe imperialist.

Kjo luftë nuk ka lidhje fare me dëshirat dhe klishetë e devotshme të partive të tjera, për “zgjidhje paqësore” dhe “diplomaci” e fjalë të tjera të bujshme, që nuk i vënë në shënjestër shkaqet e luftës.

Sot populli nuk duhet të pranojë të paguajë për luftën! Nuk është borxhi i tij! Të mos bjerë në kompromis me korsenë e re antipopullore dhe masat e përgatitura për të në emër të nevojave emergjente. Zgjidhja e vetme është organizimi punëtor - popullor për kundërsulm.

Lufta popullore duhet të detyrojë menjëherë çdo qeveri që të marrë masa për të mbrojtur të ardhurat punëtore dhe popullore nga shtrenjtësia dhe varfëria energjetike.

Për heqjen e taksave për karburantet dhe mallrat e tjera të konsumit popullor.

Për rritjen e pagave, për Kontratat Kolektive të Punës, mbrojtjen e të drejtave të punës. Masat mbrojtëse për pensionistët dhe të papunët.

Për marrjen e masave kundër pasojave nga sanksionet ndaj Rusisë, të cilat do të prekin para së gjithash bujqit dhe të vetëpunësuarit.

Të nxjerrim në pah mundësinë dhe domosdoshmërinë e shfrytëzimit të së gjitha burimeve të energjisë vendase (linjitin, hidrokarburet, gjeotermikën, Burime Rinovuese të Energjisë) me synim përmbushjen e kombinuar të nevojave të përgjithshme popullore (uljen e vartësisë energjetike, eliminimin e varfërisë energjetike, mbrojtjen e mjedisit) në terrenin e pronësisë shoqërore dhe të planifikimit të centralizuar. Për të intensifikuar luftën e përgjithshme, për të ndalur së qeni mall, Energjia, ushqimi dhe vetë forca punëtore.

Të organizojmë luftën në çdo krahinë dhe vend pune, për t'u shkëputur këtu dhe tani nga kjo luftë imperialiste nga të gjitha palët.

- Të ndalet menjëherë pjesëmarrja dhe përfshirja e Greqisë në luftën imperialiste në Ukrainë apo gjetkë në çfarëdo mënyre dhe me çdo pretekst.

- Të mbyllen tani të gjitha bazat ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së në vendin tonë, të cilat përdoren si baza sulmuese lufte.

- Asnjë trup ushtarak grek të mos dërgohet në Ukrainë, në shtetet në kufi me të ose në misione të tjera imperialiste. Asnjë ushtarak, oficerë apo nënoficer të mos jetë jashtë kufijve. Të ndalojë dërgimin e furnizimeve dhe mjeteve ushtarake nga Greqia.

Është detyra jonë patriotike dhe internacionaliste që të mos lejojmë të përdoren territore greke, infrastrukturë dhe mjete si ura ushtarake - luftarake të kujtdo.

Forcat e Armatosura të vendit tonë nuk kanë asnjë punë jashtë vendit në emër të së ashtuquajturave “detyrime aleate”. Ata kanë për detyrë të mbrojnë kufijtë, integritetin territorial të atdheut, të drejtat tona sovrane.

Çështja është politike, kërkon kthesë të ndërgjegjes së forcave punëtore-popullore, për të intensifikuar luftën për çlirim nga aleancat e ndryshme imperialiste, NATO dhe BE me popullin realisht në timon të pushtetit.

Lufta e bërë nga imperializmi dhe e provokuar nga antagonizmat midis qendrave dhe aleancave imperialiste për ndarjen e tregjeve, territoreve të pasura, për dominimin në krye të sistemit imperialist, është një luftë e padrejtë dhe barbare me viktima vetëm popuj, si tek ata imperialist që “fitojnë” ashtu dhe tek ata imperialist që pësojnë “humbje”.

E drejtë është lufta e shumëfishtë e popujve kundër rrethimit dhe pushtimit imperialist kundër pjesëmarrjes së fëmijëve të popullit në luftën imperialiste. E drejtë është lufta e popujve për mbrojtjen e integritetit territorial kundër pushtimit të huaj. E drejtë është lufta e shumëfishtë për nevojat dhe të drejtat e popujve, në rrugën e përmbysjes së pushtetit borgjez, për një shoqëri të re socialiste.

Kjo është rruga për t'i dhënë fund luftërave imperialiste, shfrytëzimit dhe barbarizmit kapitalist, për të vëllazëruar popujt.

Kjo është rruga që ndriçon perspektivën reale, në mënyrë që popujt të jetojnë në paqe, siguri, vëllazëri dhe marrëdhënie reciproke të dobishme, siç kanë jetuar popujt e Rusisë dhe Ukrainës për dekada të tëra kur ata vetë ishin në timonin e pushtetit, kishin në duart e tyre pasurinë që prodhonin, po ndërtonin një shoqëri të re, shoqërinë socialiste.

Kjo është ana e duhur e Historisë për popullin grek dhe popujt e mbarë botës!

Në këtë luftë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) jep të gjitha forcat e saj, që populli grek dhe popujt e tjerë të luftojnë kundër nacionalizmit dhe aleancave imperialiste të klasave borgjeze, për të forcuar luftën e përbashkët të punëtorëve, për të hequr qafe përfundimisht sistemin që ngjall vetëm varfëri, shfrytëzim dhe luftëra.

 

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

9/3/2022