Lidhje me faqet e vjetra të PKG
SHPALLJE E KOMITETIT QËNDROR TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË PËR 100-VJETORIN E REVOLUCIONIT TË MADH SOCIALIST TË TETORIT
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nderon 100-vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit. Nderon ngjarjen më të rëndësishme historike të shekullit të 20-të e cila vërtetojë se kapitalizmi nuk është i pathyeshëm, vërtetoj se ne mundemi të ndërtojmë një organizim më të lartë shoqëror, pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.
Revolucioni i Tetorit ndriçojë forcat e luftës klasore revolucionare, fuqinë që kanë të shfrytëzuarit dhe të shtypurit, kur ata dalin me vrull në skenë dhe lëvizin përpara rrotën e historisë, në drejtim të çlirimit social. Brenda kohës historike, kjo përbëri një vazhdimësi për kryengritjet e skllevërve, të fshatarëve të Mesjetës, të revolucioneve borgjeze, por në të njëjtën kohë dhe kulmin për ti kapërcyer ato, mbasi për herë të parë u vendos si objektiv i revolucionit heqja e shoqërisë klasore, shfrytëzuese. Dyzet e gjashtë vjet pas "sulmit të furishëm drejt qiellit" të Komunës heroike të Parisit, klasa punëtore ruse me Revolucionin e Tetorit erdhi që ti japë jetë vizionit të miliona masave punëtore - popullore për një jetë më të mirë.
Revolucioni i Tetorit vërtetojë korrektësinë e mendimit leninist që fitorja e socializmit mund të ndoll në një shtet apo grup shtetesh, si rezultat i zhvillimit të pabarabartë (jo të së njëjtit nivel) të kapitalizmit.
Tetori i 1917-ës ishte një ngjarje me rëndësia botërore dhe të përhershme, për çdo kohë. Vërtetojë aftësinë e klasës punëtore (si një forcë sociale që mundet dhe duhet të jetë udhëheqëse në luftën revolucionare për një shoqëri që nuk do të ketë shfrytëzim, pasiguri, varfëri, papunësi dhe luftëra) të përmbushi misionin e saj historik. Gjithashtu, vërtetojë se realizimi i misionit historik për klasën punëtore nuk përcaktohet nga përqindja e saj në popullsinë aktive ekonomikisht, por nga fakti se ajo është bartësja e marrëdhënieve të reja socialiste të prodhimit.
Njëkohësisht, Tetori theksoi rolin e pazëvendësueshëm të pararojës politike revolucionare, të Partisë Komuniste, si një faktor udhëheqës, jo vetëm i revolucionit socialist por dhe i gjithë luftës për formimin, forcimin, dhe fitoren përfundimtare të shoqërisë së re komuniste.
Flaka e Tetorit udhëhoqi dhe përshpejtojë themelimin e shumë Partive Komuniste, të partive punëtore revolucionare të tipit të ri, në krahun e kundërt të partive socialdemokrate të asaj kohe, të cilat e kishin tradhtuar klasën punëtore dhe politikën revolucionare, duke zgjedhur rrugën e bashkimit të lëvizjes punëtore nën flamurin e klasës borgjeze si dhe mbështetjen e tyre ndaj sulmeve imperialiste ushtarake kundër shtetit të ri punëtor në Rusi.
Triumfi i Revolucionit të Tetorit ishte një vazhdimësi i të gjitha kryengritjeve punëtore të mëparshme dhe hapi rrugën për kalimin historik të njerëzimit "nga mbretëria e nevojës në mbretërinë e lirisë". Duke i bërë një përmbledhje të rëndësisë historike që ajo pati, Lenini shkruante:
"Ne e filluam këtë punë. Se kur me saktësi, për sa kohë, proletarët e cilit komb do ta përfundojnë këtë punë nuk është çështje thelbësore. Thelbësore është se akulli u thye, rruga u hap, se rruga është shënuar".
Mësimet e Tetorit kanë një rendësi të veçantë për sot që rrota e Historisë duket se lëviz mbrapsht, sot që lëvizja komuniste ndërkombëtare gjendet në kushte krize dhe recesioni, sot që efektet e gjata të kundërrevolucionit (në fillim të viteve '90) përforcojnë nocionin e gabuar të shumë punëtorëve që thonë se nuk ekziston asnjë rrugë tjetër veç kapitalizmit.
Vet zhvillimi historik na ndihmon për të zbuluar propagandën borgjeze e cila thotë se karakteri i përçapjes socialiste - komuniste ishte utopi. Në Historinë e njerëzimit asnjë sistem social-ekonomik nuk u vendos menjëherë, me një kurs të drejtpërdrejtë nga fitoret e atyre forcave klasore që çdo herë ishin bartëse të progresit shoqëror. Pas kryengritjes së madhe të skllevërve, Spartaku u kryqëzua, por skllavëria u tejkalua historikisht. Pas revolucionit borgjez francez të vitit 1789, Robespierit ju pre koka, por feudalizmi nuk kishte më të ardhme.
Klasa borgjeze fsheh qëllimisht faktin që i ‘u deshën rreth 4 shekuj për të vendosur përfundimisht pushtetin e vet. Duheshin disa shekuj, që nga shfaqja e parë e klasës borgjeze në shekullin e 14-të në qytetet tregtare të Italisë Veriore e gjer në revolucionet borgjeze të shekullit të 18-të dhe 19-të, derisa të zhvilloheshin marrëdhëniet kapitaliste në nivel të lartë, që të jetë në gjendje klasa borgjeze të imponojë heqjen e plotë të marrëdhënieve feudale të prodhimit. Humbjet politike që pësojë klasa borgjeze në atë periudhë nuk e mohojnë faktin se ishte historikisht e nevojshme që marrëdhëniet e vjetruara të prodhimit midis feudalit dhe bujkrobit të zëvendësoheshin nga marrëdhëniet urbane (kapitaliste) ndërmjet kapitalistit dhe punëtorit.
Më kot përfaqësuesit politikë të klasës borgjeze pretendojnë se kapitalizmi është i pazëvendësueshëm, i përjetshëm, dhe se lufta klasore revolucionare tashmë nuk përbën më një instrument për zhvillim historik.
Ekzistenca për dekada të tëra, dhe suksesi i shoqërisë socialiste, që e inaugurojë Revolucioni i Tetorit, vërtetojë se mundet të ekzistojë shoqëri pa pronarë, pa kapitalistë që zotërojnë mjetet e prodhimit. Ky konkluzion nuk përjashtohet nga fakti se, në atë periudhë të caktuar, nuk arriti që të mposhti përfundimisht pronën kapitaliste dhe rentabilitetin kapitalist.
SOCIALIZMI MBETET I NEVOJSHËM, AKTUAL DHE REALIST
Nevoja dhe aktualiteti i socializmit, mundësia e eliminimit të pronës private në mjetet e grumbulluara të prodhimit, rrjedhin nga zhvillimi kapitalist i cili çon në prodhimin e grumbulluar (të koncentruar). Pronë kapitaliste do të thotë frenim në karakterin shoqëror të prodhimit. Prona kapitaliste anulon mundësinë që të rrojnë të gjithë punonjësit në kushte të organizuara më të mira shoqërore, që të plotësojnë nevojat e njeriut që gjenden gjithmonë në rritje: Të kenë të gjithë punë pa ankthin e papunësisë, të punojnë më pak orë duke shijuar standarde më të mira jetese, me nivele të larta ekskluzivisht publike dhe pa asnjë pagim të Arsimit dhe shërbimeve Shëndetësore, Sociale.
Këto mundësi i krijon klasa punëtore me punën e saj brenda në kapitalizëm, zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë i zgjeron ato. Por, në një shoqëri ku në të cilën se çfarë dhe si do prodhohet vendoset në bazë të fitimit individual, kapitalist, nevojat e klasës punëtore dhe shtresave popullore rrënohen. Thelbi i problemit qëndron në faktin se të tjerë prodhojnë dhe të tjerë vendosin për objektivat dhe organizimin e prodhimit. Krizat ciklike ekonomike janë në ADN-në e kapitalizmit dhe bëhen gjithnjë e më të thella e të sinkronizuara, me pasojë rritjen e shpejtë të papunësisë, zgjerimin e punës së papaguar dhe të pasiguruar, jetën pa të drejta, me luftëra imperialiste për ndarjen e tregjeve dhe territoreve.
Përkeqësimi i kushteve në punë dhe i kushteve të jetesës, pavarësisht nga rritja e produktivitetit të punës, ka të bëjë me gjithë botën kapitaliste, si dhe, madje edhe me shtetet më të zhvilluara kapitaliste. Vetë shtetet kapitaliste, vetë qendrat e tyre kërkimore, pranojnë se të ardhurat punëtore zvogëlohen, ndërsa pasuria e kapitalistëve rritet.
Si në periudhat e mëparshme të përmbysjeve sociale, ashtu dhe sot, faktori vendimtar i gërryerjes së forcës së sistemit të vjetër shfrytëzues është gjithmonë kontradikta e tij e brendshme, intensifikimi i kontradiktave brenda tij. Këto japin mundësinë për të zhvilluar, për të eskaluar luftën e klasave dhe për të marrë kjo karakter përmbysës. Sot, në epokën e kapitalizmit monopol, acarohet kontradikta themelore e sistemit, d.m.th që, ndërsa puna dhe prodhimi është e socializuar (e shoqërizuar) si asnjëherë më parë, pjesën më të madhe të rezultateve të saj e korrin aksionerët e grupeve monopoliste. Këta janë aksionerë - parazit të jetës ekonomike, dhe në të njëjtën kohë janë të panevojshëm për organizimin dhe drejtimin e procesit të prodhimit, shfrytëzojnë dhe shtrydhin klasën punëtore. Aksionerë që shpesh herë nuk e dinë fare se ku ndollën dhe çfarë prodhojnë këto grupe biznesi ku ata kanë investuar me anë të aksioneve të tyre, dhe korrin fitimet.
Njëkohësisht me dominimin e grupeve monopoliste përforcohet dhe prirja drejt stagnimit relativ, d.m.th ngecjes në raport me potencialin dhe dinamikën që krijohet nga niveli aktual i zhvillimit të forcave prodhuese, në raport me çfarë mund të prodhoheshin në mënyrë sasiore dhe cilësore nëse shoqëria hiqte qafe motivin e fitimit në prodhim. Të dhëna parazitizmi dhe ngecjeje relative janë: E ashtuquajtura prishja e bashkangjitur në produkte për ti nxjerrë ato jashtë përdorimit (përdorimi i njohurive shkencore për kufizimin jetëgjatësisë së produkteve), kufizimet mbi përhapjen e teknologjisë përmes të ashtuquajturës e drejta e autorit të cilën e mbajnë në duar e tyre grupet e biznesit, nënvlerësimin e zhvillimit për një periudhë kohe në disa sektorë që nuk nxjerrin fitime të mjaftueshme (p.sh. në ndërtimet kundër tërmetit), shkatërrim të mjedisit nga shfrytëzimi me qëllim fitimin maksimal kapitalist, fonde të mëdha për hulumtime shkencore për prodhim armësh dhe mjetesh për represion e dhunë etj.
Sot, raporti (korrelacioni) negativ i klasës punëtore riprodhon përshtypjen (nën dominimin e ideologjisë borgjeze) se pushteti dhe agresiviteti i kapitalit janë të pamposhtura. Por, nuk mund të fshehin kalbëzimin e kapitalizmit dhe mundësinë objektive për heqjen e pronës private në mjetet e prodhimit, të socializohen (shoqërizohen) nga pushteti punëtor dhe të përdoren me planifikim qendror me synim interesin shoqëror.
E gjithë historia e Revolucionit të Tetorit, dhe çdo gjë që parapriu, konfirmojnë se raporti (korrelacioni) negativ nuk është i përjetshëm dhe i palëvizshëm.
SHFAQJA E KUSHTEVE TË FAVORSHME PËR PËRBYSJEN REVOLUCIONARE
Fakti se janë formuar kushtet për ndërtimin e shoqërisë socialiste - komuniste nuk nënkupton automatikisht dhe realizimin e saj. Një arsye e rëndësishme për këtë është fakti se, ndryshe nga ligjet e natyrës, zhvillimi shoqëror ka parakusht aktivitetin e duhur të njerëzve, në këtë rast të luftës së klasave për heqjen e shoqërisë së vjetrës dhe ndërtimin e shoqërisë së re.
Shpërthimi i revolucionit socialist (ashtu si çdo revolucion shoqëror që ka njohur Historia njerëzore) ka parakusht shfaqjen e një situate në të cilën dobësohet aftësia e klasës sunduese për të manipuluar, për të shtypur, për të “vënë në gjumë” njerëzit.
Lenini përshkruante konceptin e situatës revolucionare dhe identifikojë karakteristikat kryesore objektive dhe subjektive që grumbullohen në shoqëri në prag të revolucionit:
-- Ata nga "lart" (klasa sunduese e kapitalistëve) nuk mund të qeverisin dhe të drejtojnë si më parë.
-- Ata nga "poshtë" (klasa punëtore dhe shtresat popullore) nuk duan të jetojnë si më parë.
-- Shënohet një rritje e pazakontë në aktivitetin e masave.
Kështu që, mjerimi dhe pakënaqësia e atyre "poshtë" rrit aktivitetin e tyre politik, ndërsa te ata "lart" mbizotëron shastisja, dobësi, kontradiktat, pavendosmëri.
Shfaqja e një situate të tillë të favorshme për përmbysjen revolucionare të shoqërisë kapitaliste ka karakter objektiv, buron nga acarimi i kontradiktave të saj.
Por, ashtu si në mënyrë të qartë vuri në dukje Lenini, çdo situatë revolucionare nuk transformohet në revolucion. As reagimi i atyre poshtë, as kriza e atyre lartë, nuk do të shkaktojë përmbysjen, në qoftë se nuk ka kryengritje të planifikuar revolucionare të klasës punëtore, të udhëhequr nga pararoja e ndërgjegjshme e saj.
Me fjalë të tjera, që të shfaqet revolucioni punëtor, kërkohet prania e pararojës politike revolucionare, e Partisë Komuniste, e pajisur me analizën teorike dhe parashikimin e zhvillimeve të bazuara në botëkuptimin marksist - leninist dhe e aftë për të udhëhequr kryengritjen revolucionare të klasës punëtore.
Natyrisht, që nuk është e mundur të parashikohen të gjithë faktorët që mund të çojë në një situatë revolucionare. Përvoja historike tregojë si faktorë të rëndësishëm shfaqjen e krizës së thellë e të sinkronizuar kapitaliste, të kombinuara me shpërthimin e luftës imperialiste.
Revolucioni i parë fitimtar punëtor në Rusi ishte rezultat i aftësisë së klasës punëtore, dhe udhëheqjes së partisë së saj për të ndërmarrë këtë rol në kushte të tilla. Lenini e parashikojë me sukses mundësinë e situatës revolucionare në Rusi, mundësinë që Rusia të jetë hallka e dobët në zinxhirin imperialist në kushtet e Luftës së Parë Imperialiste Botërore.
MARSHIMI I BOLSHEVIKËVE DREJT FITORES NË TETORIN E 1917-ës
Në Rusinë cariste, para Luftës së Parë Botërore, edhe pse kapitalizmi po zhvillohej me shpejtësi, mbijetonin ende elemente të fuqishme të shtetit të vjetër totalitar, me në krye carin, Në fshat bashkekzistonte një masë e madhe bujqish - fermerësh të vegjël, të cilët vuanin nga prapambetjet e rëndësishme të marrëdhënieve feudale.
Revolucioni i 1905 - 1907 çoi në formimin e Dumës Shtetërore, d.m.th të një formë të institucionit përfaqësues juridik me të drejta shumë të kufizuara, e cilat në asnjë mënyrë nuk do të thotë kalim në një sistem tipik urban (borgjez) parlamentar. Institucioni i Dumës shprehtë një kompromis midis pjesëve të klasës borgjeze dhe të regjimit carist. Në fshat, pavarësisht nga fakti se bujkrobëria në Rusi zyrtarisht ishte hequr që nga viti 1861, një pjesë e madhe e bujqve vuante nga shtypja e pronarëve të mëdhenj të tokës, duke i detyruar ata në punë të përditshme ose të dorëzonin gjysmën prodhimit të tyre.
Në periudhën e revolucionit të 1905-ës, u krijuan Sovjetët si celula organizative e aktivitetit revolucionar të klasës punëtore në kushtet e luftës së acaruar, të luftës me greva dhe përplasjes klasore. Ato përbërën një formë të re të organizimit të klasës punëtore me përfaqësues të zgjedhur dhe u aktivizuan si qeliza dhe forma të pushtetit të ardhshëm punëtor.
Krijimi i fabrikave gjigande në qendrat kryesore të qyteteve të mëdha të Rusisë, si p.sh në Moskë dhe në Shën Petersburg (më vonë ky qytet u quajt Leningrad), çojë në një rritje të konsiderueshme të punës pagë, duke e bërë kështu klasën punëtore forcën kryesore sociale në vend, pavarësisht nga fakti se ajo (klasa punëtore) nuk ishin pjesa më e madhe (shumica) në gjithë popullsinë dhe në gjithë shtrirjen e perandorisë cariste.
Në këto kushte komplekse, bolshevikët formuar një linjë strategjike që synonte, nëpërmjet zhvillimit të luftës klasore të siguroheshin dy çështje të rëndësishme: a) Pavarësia politike e klasës punëtore në revolucionin e afërt demokratiko-borgjez, në mënyrë që proletariati mos të bëhej bisht i klasës borgjeze. b) Udhëheqjen e të gjithë lëvizjes popullore nga klasa punëtore (d.m.th aleanca sociale e proletariatit me bujqit e vegjël), në mënyrë që revolucioni të ketë karakter radikal në lidhje me epokën historike, për të lehtësuar kështu kalimin në revolucionin socialist. Kështu, në luftën për kalimin e fshatarësisë me klasën punëtore, strategjia e bolshevikëve u bazua në linjat: Së bashku me të gjithë bujqit kundër mesjetës. Më pas, bashkë me bujqit e varfër, së bashku me gjysmëproletarët kundër kapitalizmit, së bashku edhe kundër pasanikëve të fshatit.
Kjo strategji u bazua, së pari, në konsideratën se zhvillimi i kapitalizmit në Rusi objektivisht vinte në kundërshtim me strukturën e vonuar politike të carizmit dhe me ruajtjen e prapambetjeve bujkrobëruese në fshat, dhe, së dyti, në idenë e një procesi revolucionar në nivel europian. Njëkohësisht, klasa borgjeze e vitit 1905 nuk ishte më ajo klasë borgjeze progresiste e epokës së revolucioneve borgjez të shekullit të 18-të dhe 19-të. Tashmë, në të gjithë botën, kapitalizmi kishte kaluar në epokën reaksionare të imperializmit. Më shumë kishte frikë se sa synonte të bënte revolucion politik, që nga momenti që klasa kundërshtarë e kapitalizmit, klasa punëtore, ishte organizuar tashmë si një forcë e pavarur politike.
Kështu, Lenini vlerësonte se përmbysja revolucionare duhet të vendosi një qeveri të përkohshme revolucionare, "diktaturën demokratike të proletariatit dhe të bujqve", e cila do të zbatonte ato që përfshiheshin në programin "minimal" të bolshevikëve (asamblenë kushtetuese, të drejtën e votës, reformën agrare, etj.). Ky pushtet do të shkulte nga rrënjët përgjithmonë mbetjet cariste, dhe do ti jepte shtytje revolucionit proletar në Perëndim, në Europën e zhvilluar kapitaliste, e cila do të bëhej mbështetje për revolucionin proletar në Rusi. Bolshevikët, në atë periudhë, ndërlidhën revolucionin borgjez-demokratik me revolucionin socialist, theksuan mbrojtjen e interesave të veçanta të klasës punëtore dhe nevojën për të ushtruar presion të vazhdueshëm mbi qeverinë revolucionare për zgjerimin e mëtejshëm të arritjeve të revolucionit.
"Diktatura demokratike e proletariatit dhe e bujqve", thoshte Lenini, mund të kishte dëshirë unike për sa i përket shkatërrimit të absolutizmit, por jo për sa i përket socializmit. Për aq sa do të zhvillohej revolucioni, Lenini parashikonte se do të mprehësh lufta brenda vetë aleancës punëtorë - bujq dhe të pushtetit të tyre, gjë që përfundimisht do të çojë në ndarjen e plotë të klasës punëtore nga bujqit e mesëm dhe të pasur, me synim mbizotërimin e elementit proletar mbi atë mikroborgjez, dhe natyrisht, kalim në "diktaturën e proletariatit".
Kjo linjë e bolshevikëve u formua në kundërshtim me oportunistët e djathtë të asaj epoke, menshevikët, por edhe në kundërshtim me Trockin i cili nënvlerësonte rolin dhe rëndësinë e bujqve (fshatarësisë). Lenini konsideronte se pozita e Trockit çonte në "mohimin e rolit të bujqve (fshatarësisë)" dhe në handakosjen e revolucionit.
Hyrja e Rusisë në Luftën e Parë Botërore acarojë kontradiktat shoqërore. Humbjet e njëpasnjëshme të ushtrisë ruse në front, humbjet e territoreve (p.sh. në Poloni, në Shtetet Baltike), shkaktuan pakënaqësi të madhe, jo vetëm për punëtorët dhe bujqit të cilët vuanin nga shkatërrimet e luftës, por edhe për klasën borgjeze të Rusisë. Fakti se cikle cariste filluan të orientoheshin nga Gjermani dhe në mundësinë e një marrëveshjeje për një paqe të veçantë shkaktoi reagimin e klasës borgjeze, reagim ky që u nën-ndihmua nga Anglia dhe Franca dhe çoi në organizimin e planeve për të përmbysur carin. Njëkohësisht, në vitin 1916 shpërthyen revolta të etnive të ndryshme kundër perandorisë caristen në Kaukaz dhe Azinë Qendrore.
Planet e klasës borgjeze për të përmbysur carin u lidhën me lëvizje të mëdha popullore dhe greva, që u zhvilluan në Shkurt të vitit 1917, si rezultat i mungesës në ushqime, të papunësisë masive dhe acarimit të rënduar të problemeve sociale. Formimi i situatës revolucionare, veprimtaria politike masive e punëtorëve dhe bujqve të organizuar në Sovjet, shpërbërja në linjat e ushtrisë, përfundimisht çuan në përmbysjen revolucionare të carit.
Situata revolucionare lindi në territorin e një procesi kompleks që përfshinte një sërë faktorësh të rëndësishëm: intensifikimin e antagonizmave ndër-imperialiste, vuajtjet që tashmë ishin mbledhur mbi kurrizin e klasës punëtore nga lufta imperialiste në tre vitet e mëparshme, përçarjen e aleancës së carizmit me klasën borgjeze, të cilët nuk lejonin më që ata "lartë" të qeverisnin si më parë, punën politike dhe organizative të bolshevikëve para dhe gjatë luftës brenda në radhët e klasës punëtore dhe të ushtarëve.
Acarimi i menjëhershëm i kontradiktave midis klasës borgjeze dhe carizmit, në kushte krize dhe të luftës imperialiste, diçka që bolshevikët e kishin parashikuar si diçka të pashmangshme, pati si rezultat që klasa borgjeze të ketë dorën supreme në revolucionin e Shkurtit.
Qeveria e Përkohshme Demokratike u formua nga përfaqësues të partive liberale borgjeze të Rusisë dhe ishte instrument e pushtetit borgjez. Por, në të njëjtën kohë, lufta masive politike e punëtorëve dhe bujqve (fshatarësisë) solli në sipërfaqe organizimin e masave të armatosura që morën pjesë në përmbysjen e carit nëpërmjet Sovjetëve (këshillet e përfaqësuesve).
Në Sovjetët e asaj periudhe dominonin menshevikët (rryma oportuniste) dhe eserët ("revolucionarë socialistë mikroborgjezë"), të cilat vendosnin si detyrë mbështetjen e Qeverisë së Përkohshme Demokratike. Pra, u shfaq, një situatë që Lenini e quajti "pushtet të dyfishtë" për të përshkruar një moment kalimtar të procesit revolucionar, ku klasa borgjeze vërtet e kishte marrë pushtetin, por ajo nuk ishte aq e fortë për të thyer organizimin e masave popullore që ishin të armatosura (p.sh. Sovjetët kishin gardat e tyre).
Lenini, duke shqyrtuar kompromisin mes Qeverisë së Përkohshme Demokratike dhe Sovjetëve, konsideroj se duhej të shpalosej një politikë konkrete, që të binden punëtorët përmes eksperiencës së tyre për nevojën që:
a) Të mos mbështesin Qeverinë e Përkohshme Demokratike, e cila ishte qeveria e klasës borgjeze.
b) Të kuptojnë se lufta që vazhdonte ishte luftë imperialiste, grabitqare dhe e padrejtë.
c) Të braktisin menshevikët dhe eserët, për të ndryshuar raportin (korrelacionin) në favor të bolshevikëve brenda në Sovjet.
ç) Sovjetët të marrin pushtetin, si një parakusht për të zgjidhur të gjitha kërkesat e ngutshme të shtresave popullore (paqe, bukë, tokë).
Në shkrimin e famshëm me titull “Pozitat e Prill” dhe në shkrimet e tjera të tij në atë periudhë, Lenini, bëri një vlerësim shumë të qartë të karakterit të revolucionit të Shkurtit. Ai vlerësojë se pushteti ndryshoj duar, kaloi në duart e klasës borgjeze. Rikujtonte se çështja kryesore në strategjinë e deriatëhershme të bolshevikëve, çështja e aleancës sociale të punëtorëve dhe bujqve, tashmë ishte kryer me formën e Sovjetëve, pavarësisht nga fakti se në to shumica e proletariatit joshej dhe besonte ende përfaqësuesit e shtresave mikroborgjeze, të cilët vepronin si bisht i klasës borgjeze.
Në kundërshtim me qëndrimet e "bolshevikëve të vjetër" (Kamenev, Zinoviev etj.) që thoshin se revolucioni demokratik-borgjez nuk kishte përfunduar dhe se ai nuk kishin kryer një numër objektivash (p.sh Konventën Kushtetuese, reformën agrare), Lenini i ‘u përgjigj se çështja kryesore në çdo revolucion është çështja e pushtetit. Me këtë kuptim, revolucioni demokratik-borgjez tashmë kishte marrë fund.
Pra, lypej, ndryshimi i strategjisë së bolshevikëve. Nga muaji Shkurti e tutje, çështja e parë dhe kryesore që duhej zgjidhur ishte ngritja e ndërgjegjes proletare, marrja e pararojës në kuadrin e aleancës sociale. Diçka e tillë kërkonte luftë brenda vetë organeve revolucionare (të Sovjetëve), bashkimin me gjysmëproletarët dhe bujqit e varfër, me synim përgatitjen e terrenit për revolucionin socialist.
Të gjithë muajin Korrik, Qeveria e Përkohshme Demokratike vazhdoi me masa të rrepta represive kundër bolshevikëve dhe lëvizjes punëtore, bolshevikët e tërhoqën sloganin që thoshte "I gjithë pushteti tek Sovietët". Lenini në këtë periudhë kritike, dhe sidomos pas shpërthimit të puçit të shtetit të Kolonelit Kornilov, parashikoi se situata objektive ose do të çonte në fitoren e plotë të diktaturës ushtarake borgjeze ose në fitoren e kryengritjes së armatosur të punëtorëve. Intensifikojë luftën kundër iluzioneve për kalim paqësor parlamentar në socializëm dhe deklaroi se qëllimi i kryengritjes së armatosur mund të jetë vetëm kalimi i pushtetit në duart e proletariatit, me mbështetjen e bujqve (fshatarësisë) së varfër, për realizimin e qëllimeve programore të Partisë.
Në Shtator të vitit 1917, pasi Bolshevikët tashmë përbënin shumicën në Sovjetët e Petersburgut dhe Moskës, e risollën përsëri parullën “I gjithë pushteti tek Sovietët”, por me përmbajtje të re. Jo si më parë, si slogan që do të zbulonte kompromisin, pajtimin e menshevikëve me qeverinë borgjeze që do të lehtësonte ndryshimin e raportit, por si një parullë për përmbysje të Qeverisë së Përkohshme Demokratike, si parullë e kryengritjes revolucionare. Bolshevikët vepruan në këtë drejtim pa pritur as zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese, dhe as kongresin e Sovjetëve.
Vendosmëria e Leninit dhe e të gjithë atyre që ishin në atë kohë në udhëheqjen bolshevike dhe mbështetën qëndrimet e tij, çuan përfundimisht në triumfin e Revolucionit Socialist më 25 Tetor (7 Nëntor, sipas kalendarit të ri) 1917.
Përvoja e Revolucionit të Tetorit tregojë se pushteti sovjetik i punëtorëve, diktatura e proletariatit, ishte ajo që i trajtojë çështjet akute të punëtorëve (të tokës, bukës, paqes) dhe jo pushteti borgjez apo ndonjë pushtet "i ndërmjetshëm", që në realitet nuk mund të ekzistojë. Pushteti sovjetik hapi rrugën për heqjen e marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit.
Partia bolshevike, me kontributin vendimtar të Leninit për të arritur në revolucionin fitimtar, bëri përpjekje të vazhdueshme teorike dhe politike për të zhvilluar konceptin e saj strategjik, të thellojë dhe të parashikojë ndryshimet e shpejta në raportet (korrelacionet) e klasave kundërshtare, por dhe të ndikimit politik brenda vetë klasës punëtore. Ndryshimet që u bënë në linjën politike revolucionare nga viti 1905 e deri në Tetor të vitit 1917 pasqyrojnë pjekurinë e analizës strategjike.
Nuk ishte një përpjekje e lehtë. Duke filluar me ndarjen nga menshevikët në vitin 1903 në Kongresin e 2-të të Partisë Punëtore Social-demokrate të Rusisë (PPSR), dhe formimin e një partie të veçantë në vitin 1912, bolshevikët u çelikosën në kushtet e luftës së përçarjes ideologjike, politike dhe organizative nga forcat e oportunizmit.
Rruga drejt fitores erdhi si rezultat i përpunimit të vazhdueshëm dhe këmbëngulës në analizën teorike dhe politike. Kontributi vendimtar në formësimin e strategjisë së revolucionit socialist, ishte studimi i karakteristikave të kapitalizmit monopol (me shkrime si "Imperializmi, faza më e lartë e kapitalizmit"), qëndrimin përballë shtetit borgjez dhe karakterin e pushtetit punëtor, d.m.th të diktaturës së proletariatit (me shkrimin "Shteti dhe Revolucioni"), dhe thellimin e përgjithshëm në mendimin dialektik materialist dhe analizën e zhvillimeve (me shkrimin "Materializmi dhe Empiriokriticizmi"), ndërsa kishte paraprirë analiza ekonomike për Rusinë cariste (me shkrimin "Zhvillimi i kapitalizmit në Rusi").
Këto analiza ndriçuan mundësitë e socializimit (shoqërizimit) të mjeteve të grumbulluara të prodhimit në epokën e kapitalizmit monopol si dhe mundësitë që krijojë zhvillimi jo i barabartë ekonomik dhe politik, intensifikimi i kontradiktave ndër-imperialiste, që të thyhej zinxhiri imperialist në hallkën e dobët të tij dhe të fillonte përpjekja për ndërtimin e socializmit në një vend apo grup vendesh.
Lenini, duke e zhvilluar strategjinë e bolshevikëve, u konfrontua në praktikë me qëndrimet e Plehanovit, Kauckit, Martovit, por edhe me kuadrot e bolshevikëve të cilët konsideronin se Rusia duhet të kalonte me doemos nga faza e ashtuquajtur kapitalizëm i zhvilluar.
Këto qëndrime ishin të përhapura dhe të fuqishme në Rusinë e para-revolucionit. Ishin të lidhura fort me rëndësinë e madhe dhe të veçantë që kishte prodhimi bujqësor në ekonominë ruse, në mungesën e mekanizimit të saj, në vonesën e elektrifikimit, në prapambetjet para-kapitaliste në pjesën më të madhe të perandorisë cariste. Lenini ndriçojë zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste, krijimin e grupeve monopoliste në qytetet e mëdha dhe mundësinë e marrëdhënieve socialiste të prodhimit që do të jepnin një shtysë të madhe për zhvillimin e forcave prodhuese.
Siç ishte e natyrshme, pjekuria e strategjisë së bolshevikëve nuk ishte një punë unike. Partia e bolshevikëve fitojë aftësinë për të nxjerrë konkluzione nga iniciativa revolucionare që zhvillonin masat në momente të acarimit të luftës klasore dhe të shfrytëzojë institucionet që krijuan (Sovjetët) në favor të kryengritjes revolucionare.
Në çdo fazë të zhvillimit të luftës klasore, tregoi aftësi tipike të shërbimit të strategjisë me politikën e duhur, me aleanca, parulla, manovrime si dhe me konfrontime të sakta me menshevikët dhe forcat e tjera oportuniste. Shfrytëzojë mirë përvojën militante që morën anëtarët e saj në betejat e ashpra klasore gjatë gjithë periudhës 1905 - 1917. Punoj në mënyrë të vazhdueshme dhe me vendosmëri për ndryshimin e raportit (korrelacionit) në lëvizjen sindikaliste punëtore dhe arriti që të ndryshonte raportin (korrelacionin) në sindikatat e mëdha, në Shën Petersburg dhe në Moskë, në periudhën e Luftës së Parë Botërore, dhe sidomos të rriti gradualisht ndikimin e saj në organet e punëtorëve dhe ushtarëve të revoltuar (Sovjet). Gatishmëria teorike dhe aftësia praktike militante i jepnin Partisë bolshevike mundësitë për të krijuar lidhje revolucionare me masat punëtore - popullore dhe të mos dorëzohej ndaj vështirësive praktike që haste në aktivitetin e saj, të tilla si ndaj dhunës shtetërore dhe para-shtetërore.
Në rrjedhën e vështirë që pasojë, që nga viti 1905 e deri në vitin 1917, bolshevikët u përballën në praktikë jo vetëm me dhunën e shtetit carist, por dhe me aktivitetin kundërrevolucionar të mikroborgjezëve dhe masave të prapambetura popullore. Shembull karakteristik janë Gardat e Zeza në Revolucionin e viti 1905, ku Lenini kualifikoj për trajtimin praktik të tyre si një fushë trajnimi të grupeve militante punëtore. Kjo ishte një përpjekje titanike e kryer nga bolshevikët që të piqej ndërgjegjja klasore e punëtorëve në ato vite. Mjafton të mendoj dikush se në një nga demonstratat më të mëdha në Petrograd, në vitin 1905, turma mbante në duart e saj portrete të shenjta fetare dhe të vetë carit dhe këndonte himne fetare, para se të merrte goditje të armatosur nga agresioni i gardës cariste.
Sidomos në periudhën kritike, nga muaji Shkurti deri në Tetor të vitit 1917, ata u përballën me politikanë të aftë borgjez, siç ishte Kerenski, të cilët kishin aftësi të mëdha në çorientimin e masave. Bolshevikët i a dolën mbanë, sepse ata punuan me durim, me guxim, me plan politik përgatitor, organizativ dhe ushtarak për kryengritje revolucionare.
Rezultati fitimtar i Revolucionit të Tetorit vërtetoj strategjinë e revolucionit socialist si dhe një sërë parimesh që lidhen me përmbysjen revolucionare të kapitalizmit: Rolin udhëheqës të Partisë Komuniste revolucionare, funksionimin e saj në bazë të parimit të centralizmit demokratik, që ka si element themelore kolektivitetin dhe sigurimin e veprimtarisë unike. Nevojën e bashkimit të klasës punëtore kundër pushtetit të kapitalit, nevojën e qasjes së pjesëve të bujqve dhe shtresave të tjera të mesme me revolucionin, por dhe neutralizimin e të tjerave. Karakterin tashmë historikisht të vjetërsuar dhe reaksionar të klasës borgjeze, nevojën për mos-pjesëmarrje ose mos-mbështetje të qeverive në terrenin e kapitalizmit, mos-ekzistencën e llojeve kalimtare të pushtetit midis kapitalizmit dhe socializmit, nevojën e shpartallimit të shtetit borgjez.
Studimi i strategjisë së bolshevikëve në Revolucionin e Tetorit, si dhe të evoluimit për formësimin e tij (nga viti 1905 deri në vitin 1917) çoi në konkluzione të rëndësishme. Jep një eksperiencë të vlefshme për qasjen e komunistëve me punëtorët dhe shtresat popullore që kanë ndërgjegje klasore të papjekur. Bolshevikët arritën të kombinojë me sukses studimin e zhvillimeve, të brendshme dhe ndërkombëtare, punën teorike si dhe studimin e përvojën të luftës së ashpër të klasave në Rusi. Ky kombinim sot është më i nevojshëm se kurrë më parë, që të munden komunistët të punojnë në mënyrë efektive në rrethana të ndërlikuara dhe të vështira, ku raporti (korrelacioni) i forcave është negativ.
PËR STRATEGJINË E LËVIZJES KOMUNISTE NDËRKOMBËTARE NË SHEKULLIN E 20-të
Partia e Bolshevikëve dhe Revolucioni i Tetorit përbërën vazhdimësinë historike të veprimtarisë së krahut revolucionar të marksistëve në kuadrin e Internacionales së Parë dhe të Dytë. Ata kontribuuan në shpërthimin e kryengritjeve punëtore që pasuan në vitet e mëvonshme, si në Berlin, Budapest, Torino, të cilat pësuan humbje. Në përgjithësi, Revolucioni i Tetorit përshpejtojë zhvillimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe çoi në krijimin e Internacionales së Tretë Komuniste (1919 - 1943), që u ngrit përballë fuqive globale të kapitalit. Nevoja për një dallim të qartë me partitë socialdemokrate që kishin tradhtuar klasën punëtore në Luftën e Parë Botërore dhe të intensifikohet lufta ndaj tyre, çojë në formulimin e 21 kushteve për anëtarësimin e një partie në Internacionalen e Tretë, në Kongresin e 2-të të saj në vitin 1920, kushte që kishin të bënin me ruajtjen e karakterit revolucionar.
Megjithatë, në vazhdim, përvoja pozitive e Revolucionit të Tetorit nuk u përvetësua dhe nuk dominojë në të gjithë rrjedhën e Internacionales Komuniste. Në të kundërt, përmes një procesi kontradiktor, mbizotërojë dukshëm koncepti strategjik i cili, në përgjithësi, vendoste si objektiv një pushtet të tipit të ndërmjetëm (të mesëm), ose, për qeveri mes borgjezisë dhe punëtorëve, si kalimtare për pushtetin socialist. Shpesh, kjo zgjedhje justifikohej me bazë analizën strategjike fillestare të bolshevikëve dhe madje u zbatua edhe në ekonomitë kapitaliste dhe shtete të reformuara borgjeze, në vende që nuk paraqisnin kushte të ngjashme historike me Rusinë e vitit 1905.
Motivet e këtij procesi sigurisht që kërkojnë një analizë më të thellë, një studim më të plotë, të cilin ne si Parti e vazhdojmë. Megjithatë, tashmë, mund të shënojmë disa faktorë dhe vështirësi që ndikuan në dominimin e problemeve në përpunimin e strategjisë.
Pak vite pas triumfit të Tetorit, vala revolucionare e lëvizjes punëtore u tërhoq, dhe sidomos pas disfatës së revolucionit në Gjermani në vitin 1918 dhe në Hungari në vitin 1919, ndërsa nga disa Parti Komuniste nuk u shfrytëzua krijimi i kushteve për situatë revolucionare në atë periudhë. Në vazhdim, pas vitit 1920, vendet e fuqishme kapitaliste e tejkaluan përkohësisht krizën ekonomike dhe u stabilizuan. Shumica e punëtorëve që ishin në sindikata mbeteshin të bllokuar në parti socialdemokrate, ku në disa prej të cilave vazhdonte njëkohësisht mprehja e luftës në brendësi të tyre, si në Italia dhe Gjermani.
Njëkohësisht, u intensifikua lufta në brendësi të PK (b) ndërmjet forcave që mbështetnin opsionin që thoshte se, ndërtimi i socializmit ishte i pamundur pa fitoren e revolucionit socialist në Perëndimin e zhvilluar kapitalist (Trocki, etj.) dhe forcave, me në krye Stalinin, të cilat mbështetnin qëndrimin që thoshte se, pushteti sovjetik duhet të propozojë orientimin e ndërtimit socialist.
Në tërheqjen e valës revolucionare, në kombinim me luftën e mprehtë klasore brenda në Bashkimin Sovjetik dhe në pengesat që duheshin kapërcyer në një kohë shumë të shkurtër, u shtua edhe kërcënimi i dukshëm i një sulmi të ri ushtarak imperialist kundër BRSS-së në dekadën e viteve 1930. Debati mbi përballimin e luftës i acarojë konfrontimet dhe mangësitë teorike në përpunimin e strategjisë së duhur revolucionare.
Përpjekja komplekse e politikës së jashtme të BRSS-së për të vonuar aq sa ishte e mundur sulmin imperialist dhe të shfrytëzojë kontradiktat midis qendrave imperialiste në këtë drejtim, është e lidhur me alternativat dhe ndryshimet e rëndësishme në linjën e Internacionales Komuniste që luajtën një rol negativ në rrjedhën e lëvizjes komuniste ndërkombëtare në dekadat e mëvonshme. Ndryshimet kishin të bënin me trajtimin e rrymës fashiste, qëndrimin që duhej mbajtur ndaj socialdemokracisë, por dhe ndaj vetë demokracisë borgjeze. U shfaqën politika që i klasifikonin aleancat imperialiste të asaj periudhe në agresive, ku klasifikoheshin forcat fashiste, dhe në mbrojtëse, ku klasifikoheshin forcat borgjeze.
Në veçanti, vlerësime që flisnin për ekzistencë të krahut të majtë dhe të djathtë në partitë socialdemokrate në dekadën e viteve 1930 ishin të gabuara, nga ky koncept buronte dhe aleancë me këto parti, diçka që nënvlerësojë shndërrimin e plotë të këtyre partive në parti të klasës borgjeze. Ky dallim i gabuar u mbajt edhe mbas Luftës së Dytë Botërore.
Këto ndryshime, objektivisht, e izoluan luftën e lëvizjes punëtore nën flamurin e demokracisë borgjeze. Njëkohësisht, klasifikimi (dallimi) i qendrave imperialiste në paqedashëse dhe luftëdashëse e errësonte fajtorin e vërtet të luftës imperialiste dhe të ngjitjes së fashizmit, kapitalizmin monopolist. Pra, nuk ndriçonte detyrën e ngutshme strategjike të Partive Komuniste për të kombinuar bashkimin e forcave për luftë antifashiste nacionalçlirimtare me luftën për përmbysje të pushtetit borgjez, duke shfrytëzuar kushtet e situatës revolucionare që u formuan në një sërë vendesh.
Në përgjithësi, në analizat strategjike të Internacionales Komuniste u nënvlerësua karakteri i epokës dhe dominojë përcaktimi i karakterit të revolucionit në bazë të pozitës të një vendi kapitalist në sistemin imperialist ndërkombëtar. D.m.th, në mënyrë të gabuar u pranuan si kritere për përcaktimin e karakterit të revolucionit niveli më i ulët i zhvillimit të forcave prodhuese të një vendi, në raport me vendet me nivele më të larta që kishin arritur forcat kryesore në sistemin imperialist ndërkombëtar, si dhe raporti negativ që ishte në disfafor të lëvizjes revolucionare punëtore.
Kjo qasje e gabuar metodologjike e nënvlerësonte mundësinë që marrëdhëniet socialiste të prodhimit mund të jepnin një shtytje të madhe dhe të çlironin zhvillimin e forcave prodhuese në një vend kapitalist. Për shembull, vonesa ekzistuese e elektrifikimit që trashëgojë BRSS-ja u tejkalua shumë shpejt, po ashtu edhe analfabetizmi. Pushteti punëtor organizojë shërbime sociale të pa para ndonjëherë në atë kohë.
Zhvillimi jo i pabarabartë (i jo me të njëjtin ritëm) i ekonomive kapitaliste dhe marrëdhëniet jo të barabarta mes shteteve nuk mund të hiqen në terrenin e kapitalizmit. Në fund të fundit, karakteri i revolucionit në çdo vend kapitalist përcaktohet objektivisht nga kontradikta bazë që duhet të zgjidhet, pavarësisht nga ndryshimet relative të pozitës së secilit shtet në sistemin imperialist ndërkombëtar. Nga intensifikimi i kontradiktës themelore kapital - punë në çdo vend kapitalist në epokën e kapitalizmit monopol buron karakteri socialist dhe detyra e revolucionit.
Në një seri analizash të Partive Komuniste, qasja e synimit të pushteti punëtor bëhej me kriter raportin (bilancin) e forcave dhe jo me përcaktimin objektiv të epokës historike në të cilën jetojmë, e cila përcaktohet nga lëvizja e cilës klasë është në krye të evolucionit shoqëror, d.m.th të lëvizjes drejt çlirimit social.
Lenini në veprën e tij "Nën flamurin e huaj" e përmbledh si më poshtë epokën e kapitalizmit monopol: "Epoka që sapo ka filluar e vendos klasën borgjeze në të njëjtën gjendje që ishin feudalët në periudhën e parë (në periudhën e hovit revolucionar të klasës borgjeze, me revolucionin borgjez në Francë në vitin 1789). Është epoka e imperializmit dhe e lëkundjeve imperialiste, si dhe e lëkundjeve që burojnë nga imperializmi".
Karakteri i epokës ka shtrirje globale, pavarësisht nga dallimet nga shteti në shtet në nivelin dhe mënyrën e pjekjes së kushteve materiale për kalimin në socializëm. Shenjë treguese e pjekjes së kapitalizmit është përqendrimi dhe zgjerimi i punës pagë, i klasës punëtore që vuan shfrytëzimin kapitalist.
NDËRTIMI I SOCIALIMIT NË BRSS
Revolucioni i Tetorit nxori në skenë një organizim më të lartë të shoqërisë, i cili ndryshonte rrënjësisht nga të gjitha sistemet që i paraprinë historikisht, të cilat, kishin si element të përbashkët shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.
Në BRSS askush nuk mund të punësonte një tjetër person "që të punonte për të". Heqja e blerjes së fuqisë së huaj punëtore përbënte një nga arritjet më të rëndësishme sociale të Revolucionit të Tetorit, mitrën e të gjitha arritjeve individuale në jetën e punëtorëve. Me planifikim qendror, si një marrëdhënie shoqërore e prodhimit për përdorimin e mjeteve të socializuara (shoqërizuara) të prodhimit, u arritën rezultate të rëndësishme sociale për shumë dekada.
Në BRSS, për herë të parë u sigurua në praktikë e drejta për punë, duke e eliminuar papunësinë si një fenomen social. U vunë themelet për eliminimin e ekonomive të shumëllojshme, të diskriminimeve politike - ideologjik dhe shoqërore kundër grave, veçanërisht në rajone me vonesë të madhe në këtë fushë. Njëkohësisht, u zhvilluan shkencat, Arsim falas në të gjitha nivelet dhe Shëndetësia cilësore falas për të gjithë popullin, u sigurua qasja për të gjithë dhe mundësia për të kontribuuar në kulturë dhe në sporte.
Gjithashtu, për herë të parë në Histori u krijuan institucione të cilat siguronin pjesëmarrjen efektive të punëtorëve në menaxhimin e disa pjesëve të shoqërisë së tyre, duke i nxjerrë kështu masat nga kufizimi i jetës politike dhe sociale. Për herë të parë, e drejta e punëtorit dhe e rinisë për të zgjedhur dhe të zgjidhet edhe ai vetë, nga tipike që ishte në kapitalizëm, u bë thelbësore. Këto arritje përbërën pikë reference dhe kontribuuan, së bashku me faktorë të tjerë, në fitimin e të drejtave nga ana e lëvizjes punëtore dhe popullore në shtetet kapitaliste. U vërtetua në praktikë se aq sa thellohen marrëdhëniet komuniste të prodhimit, revolucionarizohen dhe vetë marrëdhëniet shoqërore, marrëdhënia e individit me shoqërinë. U dëshmua se marrëdhëniet socialiste të prodhimit munden që ti sigurojnë të drejtat kolektive sociale.
Rëndësia e arritjeve të mësipërme shumëzohet nëse llogarisim rrethanat në të cilat u realizuan. Distanca që ndante Rusinë para-revolucionare me shtetet e tjera të fuqishme kapitaliste ishte shumë e madhe, në krahasim me SHBA-të, Britaninë, Gjermaninë, Francën, pasi këto shtete ishin shumë më përpara për sa i përket zhvillimit të forcave prodhuese si dhe në nivelin e produktivitetit të punës.
Shtetet e fuqishme kapitaliste e mbështetën zhvillimin e tyre mbi shfrytëzimin e popullit të tyre dhe të popujve të tjerë (terrorizëm të punëdhënësve, sisteme koloniale, dhunë kundër popullsive indigjene, shfrytëzim të punës së fëmijëve). Në kundërshtim me këto, pushteti i ri sovjetik u përpoq që të krijonte themelet ekonomike të socializmit me forcat e veta në kushtet e acarimit të luftës së klasave, pra, në kushte të agresionit të klasës borgjeze në brendësi të vendit si dhe ndaj lidhjeve që ajo kishte me përpjekjet aktive për të përmbysur nga jashtë pushtetin e punëtorëve. Arritjet në BRSS u realizuan në kushte të sabotimit të brendshëm të prodhimit, të kërcënimit të përhershëm të sulmit të armatosur nga jashtë, vrasje kundër bolshevikëve dhe punëtorëve e bujqve militant.
Periudhat karakteristike janë: Sulmi i 14 shteteve -me pjesëmarrje edhe të Greqisë me kryeministër El. Venizelos- në Ukrainë në vitin 1919 për të shtypur revolucionin. Mizoritë kundërrevolucionare, me të cilat u përgjigj klasa borgjeze në brendësi të Rusisë sovjetike kundër asaj që karakterizohej "sulmi i socializmit kundër forcave të kapitalizmit" gjatë planit të parë pesëvjeçar në periudhën 1929 - 1934 (e cila përfshinte industrializimin dhe kolektivizimin - kooperativizmin e prodhimit bujqësor), dhe, në vazhdim, në periudhën para dhe gjatë Luftës së Dytë Imperialiste Botërore, gjatë së cilës qëndrimi i shteteve kapitaliste -së bashku me synimet vetjake të secilës prej tyre- i shërbenin qëllimit të përbashkët të përmbysjes së BRSS-së.
Pasojat e Luftërave, të Parë dhe të Dytë Botërore, shtuan më shumë pengesa në ndërtimin socialist, duke marrë parasysh se shkatërrime të ngjashme nga lufta nuk njohu asnjë shtet tjetër, ndërsa kundërshtarët kryesor të BRSS-së, në konkurrencën botërore socializëm - kapitalizëm, SHBA-të, nuk e njohën luftën në territorin e tyre.
Duke i u qasur arritjeve të mësipërme, duhet të marrim parasysh se shoqëria sovjetike nuk ishte një shoqëri e pjekur, plotësisht e formuar dhe e "lulëzuar" në të gjitha aspektet e saj të shoqërisë komuniste, por një shoqëri komuniste në një fazë fillestare të zhvillimit, një shoqëri që ishte akoma në formim e sipër komunist.
Lindja dhe zhvillimi i shoqërisë komuniste, nuk mundet veç se të mbajë, në një masë të konsiderueshme, shenjat e së kaluarës kapitaliste, por edhe pasojat e dominimit kapitalist në mbarë botën. Këto pasoja -të cilat dallohen në të gjitha fushat e jetës shoqërore të BRSS-së- ishin mbijetesa të shoqërisë së vjetër brenda barkut të shoqërisë së re, mbetje të cilat nuk ishin trajtuar ende rrënjësisht, marrëdhëniet shoqërore nuk ishin transformuar ende plotësisht dhe të gjitha në marrëdhënie komuniste.
Kritika borgjeze dhe mikroborgjeze që ushtrohet ndaj Historisë së Bashkimit Sovjetik e fsheh me qëllim faktin se në atë periudhë bëhet fjalë për Historinë e fazës së papjekur të shoqërisë komuniste. Ajo vë në dukje dobësitë dhe gabimet nga pikëpamja e një shoqërie ideale komuniste, me synim që të shpifi dhe të parandalojë veprimtarinë punëtore revolucionare. Në të njëjtën kohë, propaganda e shumëllojshme borgjeze trillon krime, siç e quan ajo të drejtën e pushtetit punëtor për të mbrojtur veten kundër sabotimit të jashtëm, ndërsa njëkohësisht falsifikon historinë.
Por, propaganda borgjeze nuk mund të fshehë superioritetin e planifikimit qendror shkencor për zhvillimin e forcave prodhuese, në terren të stabilizuar për të siguruar pushtetin e punëtorëve dhe pronësinë shoqërore në mjetet e prodhimit, në fabrika, në burimet e brendshme të energjisë, në pasuritë minerale, tek toka, në infrastrukturë. Historia e BRSS-së vërteton se çfarë mund të arrijnë punëtorët kur ata bëhen zotues të mjeteve të prodhimit dhe të pasurisë shoqërore, kur ata marrin pushtetin politik në duart e tyre. Kjo e fundit i bën prodhuesit e pasurisë mbizotërues të vërtetë, dhe jo demokracia hipokrite parlamentare për të nënshtruar klasën punëtore.
Rezultatet e planifikimit qendror shkencor të pushtetit punëtor, si dhe zhdukja e papunësisë, specializimi i shpejtë dhe efektiv i forcës punëtore, shpërndarja e saktë e saj në përgjithësinë e ekonomisë, arritjet kërkimore në hapësirën jashtëtokësore, transformimi i industrisë paqësore në industri lufte, në prag të Luftës së Dytë Botërore, janë të pashembullta, nëse marrim parasysh dhe vonesën para-kapitaliste që mbizotëronte në shumë krahina të Rusisë cariste ku zhvillimi kapitalist ishte në nivele të ndryshme (jo i barabartë). Distanca që mbulojë pushteti punëtor brenda dhe jashtë vendit në zhvillimin e forcave prodhuese ishte shumë e madhe.
SI DHE PSE ARRITËM NË KUNDËRREVOLUCION DHE NË PËRBYSJE TË NDËRTIMIT SOCIALIST
Kursi i ndërtimit të socializmit në BRSS nuk eci në një vijë të drejtpërdrejt, nuk ishte gjithmonë në ngjitje dhe pa probleme. Që të vlerësojmë në mënyrë kritike përvojën pozitive dhe negative të përpjekjes së parë në Histori për ndërtim socialist është e nevojshme që të dallojmë në mënyrë sinoptike pikat kryesore historike të saj.
Pas shkatërrimit në bazën e prodhimit të vendit, nga ndërhyrja e jashtme dhe lufta civile klasore (1917 - 1922), dhe Politikën e Re Ekonomike (1922 - 1929) -që pasoi si një tërheqje e përkohshme në rrethana të veçanta-, formulimi i planit të parë pesëvjeçar në vitin 1929, shënon fillimin e sulmit të forcave të socializmit. Nga kjo periudhë deri në Luftën e Dytë Botërore, në BRSS ishte duke u kryer në përgjithësi me sukses, luftë (ndeshje) për zhvillimin e marrëdhënieve komuniste të prodhimit, për eliminimin e punës pagë dhe për dominimin e sektorit të socializuar (shoqërizuar) të prodhimit me bazë Planifikimin Qendror. Kjo luftë (ndeshje) u krye me sukses, pavarësisht nga fakti se kushtet e rrethimit imperialist dhe të kërcënimit për luftë të armatosur -e kombinuar kjo me vonesën e gjatë në zhvillim që trashëguan- imponuan përshpejtimin e procesit të ndërtimit të marrëdhënieve të reja.
Në atë periudhë u zhvilluan institucionet e reja për pjesëmarrjen e punëtorëve, të cilat fillimisht ishin si celula brenda në vendet e punës, një marrëdhënie politike kjo që më pas u shkel, duke u zmbrapsur nga vështirësi ekzistuese objektive por dhe nga presione subjektive. Duke qenë edhe poshtë presionit për përgatitjen për të dhënë kontribut aktiv të të gjithë popullit përpara luftës që ishte në prag, Kushtetuta Sovjetike e vitit 1936 përgjithësojë për të gjithë të drejtën për të votuar me votim të fshehtë, bazuar në vendin e tyre të banimit. U nënvlerësuan mbledhjet e përfaqësuesve në çdo njësi prodhimi, si celula organizate të pushtetit punëtor. Në praktikë, u shtua vështirësia për revokim (shkarkim) nga detyra të një përfaqësuesi nga organet e larta shtetërore.
Pas Luftës së Dytë Botërore, si rindërtimi ashtu dhe, më pas, zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve komuniste nxorën çështje dhe sfida të reja që kërkonin përshtatje të strategjisë revolucionare. Në vitet para të pas luftës, në brendësi të PKBS-së dominonte orientimi anti-treg, i cili -pavarësisht nga dobësitë dhe mangësitë teorike- mbeti i vendosur në objektivin e zhvillimit të marrëdhënieve komuniste, për eliminim të planifikuar të pabarazive, të prodhimit bujqësor dhe tregtar (në lidhje me objektivin e transformimit të kooperativave në pronësi shoqërore).
Edhe pse plani i parë ekonomik i pasluftës kishte sukses, prodhimi bujqësor shfaqte vonesa. U shfaqën dhe disa probleme në rezultatet e planifikimit qendror, ndër të tjera në analogjitë midis sektorëve të prodhimit.
Jeta tregojë se nuk pati dinamike teorike të arritur në mënyrë kolektive që të bënte të mundur përshtatjen e strategjisë komuniste në sfidat që shtronte niveli i ri i zhvillimit në prodhimin shoqëror. Problemet që u shfaqën nuk u interpretuan saktë dhe nuk u trajtuan me bosht për përforcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve komuniste.
Ato u interpretuan si dobësi të pashmangshme që paska planifikimi qendror nga natyra e vet, dhe jo si rezultat i kontradiktave nga mbijetesa e së vjetrës, si pasojë e gabimeve të planit shkencor i cili ishte projektuar jo-shkencërisht. Pra, në vend që zgjidhja të kërkohej për të ecur përpara, drejt zgjerimit dhe forcimit të marrëdhënieve komuniste të prodhimit dhe shpërndarjes, u kërkua për së prapthi, në përdorimin e instrumenteve dhe marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit. Zgjidhja për këto probleme u kërkua në zgjerimin e tregut, në “socializmin me treg”.
Si një kthesë dallohet Kongresi i 20-të i PKBS-së (1956), sepse në këtë Kongres, me pretekst të ashtuquajturën “kult i individit”, u pranuan një sërë qëndrimesh oportuniste për çështjet e strategjisë së lëvizjes komuniste, të marrëdhënieve ndërkombëtare, pjesërisht për ekonominë. Në përgjithësi, u dobësua drejtimi qendror i projektimit. Në vend që të projektohej transformimi i kolkozeve (kooperativave) në sovkoze (ferma), dhe kryesisht të fillonte kalimi i gjithë prodhimit të kolkozeve (kooperativave) në kontrollin e shtetit, në vitin 1958 traktorë dhe makineri të tjera kaluan në pronësinë e kolkozeve (kooperativave), një qëndrim ky që në të kaluarën ishte hedhur poshtë.
Pak vite më vonë, duke filluar nga e ashtuquajtura "reforma Kosigin" (1965), u miratua kategoria borgjeze e "fitimit të ndërmarrjes" të çdo njësie individuale të prodhimit dhe lidhja me atë të shpërblimeve të drejtorëve dhe punonjësve. Vlerësimi i produktivitetit të njësive të prodhimit socialist me kriter vëllimin e prodhimit, u zëvendësua nga vlerësimi i vlerës së produktit. Procesi i akumulimit i çdo njësie socialiste u shkëput nga plani qendror me rezultat dobësimin e karakterit shoqëror të mjeteve të prodhimit dhe të produktit stok. Njëkohësisht, deri në vitin 1975 të gjitha fermat shtetërore, sovkozet, kishin kaluar në regjim të plotë vetë-menaxhimi. Të gjitha këto masa çuan në krijimin e parakushteve të zaptimit dhe të pronës private, në marrëdhëniet që ishin të ndaluara me ligj.
U shtuan dallimet në paga mes punëtorëve dhe drejtorëve në çdo biznes, por edhe mes punëtorëve në fabrika të ndryshme. Interesi personal u shtua në kurriz të interesit shoqëror dhe u godit ndërgjegjja komuniste, qëndrimi për mbrojtjen dhe promovimin e pronësisë shoqërore.
U shfaq e ashtuquajtura "kapitali në hije" si rezultat jo vetëm i pasurimit nga fitimi operativ, por dhe nga tregu "i zi", nga akte kriminale të zaptimit të produktit shoqëror, i cili kërkonte të aktivizohej ligjërisht si kapital në prodhim, të privatizojë mjete të prodhimit dhe të blejë fuqi punëtore, pra restaurimin e kapitalizmit. Ata që zotëronin këtë kapital përbërën dhe forcën lëvizëse sociale të kundërrevolucionit.
Në të njëjtën kohë u rishikua dhe koncepti marksist - leninist për shtetin punëtor. Kongresi i 22-të i PKBS-së (1961) e karakterizojë shtetin e Bashkimit Sovjetik si shtet "i gjithë popullit" dhe PKBS-në si "parti e gjithë popullit". Këto qëndrime sollën një zbutje të shpejtë dhe më pas shndërrimin e tipare revolucionare dhe të përbërjes sociale të partisë. Transformimi i degjeneruar oportunist i PKBS-së në një forcë të hapur kundërrevolucionare u demonstrua në vitin 1987, me miratimin e ligjit që vendoste marrëdhëniet kapitaliste me pretekstin e shumëllojshmërisë së marrëdhënieve të pronësisë, me politikën e famshme të "perestrojkës" dhe të "Glasnost". Kjo ngjarje shënon dhe fillimin zyrtar të periudhës së kundërrevolucionit.
Për aq sa udhëheqja e PKBS-së pranonte zgjedhje që dobësonin karakterin shoqëror të pronësisë dhe forconin interesat e ngushta individuale dhe grupore, krijoheshin ndjenja tjetërsimi nga pronësia shoqërore dhe minohesh ndërgjegjja klasore e punëtorëve. Hapesh rruga ndaj indiferencës, ndaj individualizmit për aq sa veprimi largohesh gjithnjë e më shumë nga deklaratat. Ky kurs shpjegon pasivitetin e pjesës së madhe të popullsisë në periudhën e përmbysjeve kundërrevolucionare dhe njëkohësisht tregon degjenerimin në të cilin kishte arritur celula udhëheqëse e PKBS-së.
SHËNIMI I STRATEGJISË REVOLUCIONARE BASHKËKOHORE NGA PARTIA KOMUNISTE E GREQISË (KKE)
Pas përmbysjeve në BRSS dhe në vendet e tjera socialiste, si dhe shpërthimit të krizës brenda në Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), në Korrik të vitit 1991 që çojë në largimin e grupit oportunist i cili vepronte në radhët e saj, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) filloi procesin e rindërtimit revolucionar të saj.
Në kushte të vështira, për shkak të pasojave të kundërrevolucionit në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) u mundua gjatë gjithë këtyre viteve të studiojë zhvillimet aktuale, të nxjerrë konkluzione nga përvoja historike e luftës së klasave në Greqi dhe në botë dhe njëkohësisht të thellojë dhe të zgjerojë lidhjet e saj militante me klasën punëtore dhe shtresat popullore. Konkluzionet kryesore nga i gjithë ky kurs, pas një përpjekje të parë për studim në dekadën e viteve 1990, u kristalizuan në Vlerësimet për Socializmin në BRSS (Kongresi i 18-të, 2009) dhe në Programin që miratojë Kongresi i 19-të në vitin 2013. Sigurisht që përpjekja për studim ende vazhdon. Në përgjithësi, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mundohet vazhdimisht që lufta e përditshme ekonomike dhe politike të mos shkëputet nga detyra kryesore politike revolucionare për përmbysjen e pushtetit të kapitalit.
Faktorët që do të çojnë në situatë revolucionare nuk mund të parashikohen. Por, thellimi i krizës ekonomike, mprehja e kontradiktave midis qendrave imperialiste që arrijnë gjer në konflikte ushtarake, është e mundur që të krijojnë kushte të tilla në Greqi. Në rastin e pjesëmarrjes ushtarake imperialiste të Greqisë, qoftë në luftë mbrojtëse ose qoftë në luftë sulmuese, klasa punëtore, lëvizja popullore nuk duhet të futet nën flamurin e huaj. Partia do të udhëheqë organizimin e pavarur të luftës punëtore popullor, që të çojë në disfatën totale të klasës borgjeze që sjell luftën ose "paqen" me pistoletë në kokë.
Fakti se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka shënuar strategji revolucionare bashkëkohore rrit aftësinë për të organizuar vatra militante të rezistencës dhe të kundërsulmit në çdo sektor të ekonomisë, në çdo vend të madh pune, në çdo krahinë të Greqisë.
Forcimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në të gjitha nivelet, më të cilën u morr Kongresi i fundit i 20-të i Partisë, është një parakusht për promovimin e politikës revolucionare të saj.
Shumë punëtorë mirëdashës pyesin nëse është e mundur të fillojë ndërtimi i socializmit në një vend me aftësitë e Greqisë së sotme. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) përgjigjet:
-- Mund të plotësohen nevojat e popullit, në bazë të kapaciteteve prodhuese dhe të pasurisë që prodhohet sot në vendin tonë.
-- Prodhimi i brendshëm do të shtohet, nëse çlirohet nga zinxhirët e pronësisë kapitaliste dhe të shfrytëzimit të klasës punëtore.
-- Vetëm pushteti punëtor mund të shfrytëzojë në interes të popullit kontradiktat midis aleancave imperialiste, të cilat sot intensifikohen.
-- Nuk duhet ta mendojmë statikisht bilancin e forcave në rajonin e gjerë, pasi ai (bilanci) do të ndryshojë ndjeshëm në kushtet revolucionare, jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë në rajon.
Paralelisht, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) po lufton për rindërtimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, në përputhje me parimet e internacionalizmit proletar, të solidaritetit internacionalist të popujve kundër kapitalizmit dhe luftës imperialiste, që shpreh parulla "Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni". Tashmë, numërohen disa hapa të vogla në përpjekjen për tu krijuar një pol i dallueshëm me bazë parimet e marksizëm - leninizmit, nëpërmjet revistës "Inspektimi Komunist Ndërkombëtar" dhe Iniciativës Komuniste Europiane.
Elementi komponent i strategjisë bashkëkohore të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) është konceptimi i saj programatik për socializmin. Ndërtimi socialist fillon me pushtimin revolucionar të pushtetit nga klasa punëtore. Shteti punëtor, diktatura e proletariatit, është organ i klasës punëtore në luftën klasore që vazhdon në socializëm me forma dhe mjete të tjera. Shfrytëzohen për zhvillimin e planifikuar të marrëdhënieve të reja shoqërore, të cilat kanë parakusht shtypjen e përpjekjeve kundërrevolucionare, por dhe zhvillimin e ndërgjegjes komuniste të klasës punëtore. Shteti punëtor, si mekanizëm i dominimit politik, është i nevojshëm gjer në transformimin e të gjitha marrëdhënieve shoqërore në komuniste, deri në formimin e ndërgjegjes komuniste në shumicën dërrmuese të punëtorëve, por dhe deri në fitoren e revolucionit, të paktën në vendet më të fuqishme kapitaliste.
Tipari cilësisht i ri i pushtetit punëtor është shndërrimi i vendit të punës (njësisë së prodhimit, njësisë së shërbimit social, njësive drejtuese, në hapat e para kooperativat bujqësore) në celula organizimi të tij.
Në mbledhjen e punëtorëve në çdo njësi prodhimi, themelohet demokracia punëtore e drejtpërdrejtë dhe indirekte, mundësia e kontrollit dhe e shkarkimit (revokimit) të përfaqësuesve të zgjedhur, d.m.th themelohet thelbi i së drejtës së votës në krahasim me të drejtën tipike të sotme të votës në demokracinë borgjeze, të diktaturës së kapitalit.
Detyra kryesore e këtij pushteti është formimi i mënyrës së re të prodhimit, mbizotërimi i së cilës ka parakusht kryesor heqjen e plotë të marrëdhënieve kapitaliste, të marrëdhënies kapital – punë pagë. Programi Partia Komuniste të Greqisë (KKE) thotë:
Socializohen (shoqërizohen) mjetet e koncentruara (të grumbulluara) të prodhimit, por fillimisht mbeten format e pronësisë individuale dhe grupore, të cilat përbëjnë bazë për ekzistencën e marrëdhënieve tregtare. Formohen forma të kooperativave të prodhimit, ku niveli i forcave prodhuese ende nuk lejon socializimin (shoqërizimin) e mjeteve të prodhimit. Format e pronësisë grupore përbëjnë formë kalimtare të pronës, ndërmjet formës private dhe asaj sociale (shoqërore), dhe jo një marrëdhënie komuniste që nuk janë papjekur ende.
Në bazën e pronësisë shoqërore në mjetet e koncentruara (grumbulluara) të prodhimit, zhvillohet planifikimi qendror i ekonomisë si një marrëdhënie komuniste që lidh të gjithë prodhuesit. Në planin qendror bashkohet në një farë mase edhe prodhimi bujqësor kooperativist. Së bashku me zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve komuniste të prodhimit, klasa punëtore fiton gradualisht aftësinë për njohuri të plotë të sektorëve të ndryshëm të procesit të prodhimit.
Në të njëjtën kohë me shpërndarjen e një pjesë të produktit me bazë nevojat (Arsim, Shëndetësi, Ngrohje, etj.), prodhimi socialist shpërndan pjesën tjetër të produkteve të tij me bazë ofertën e punës individuale në punën e përgjithshme shoqërore, pa dalluar llojin e punës në komplekse ose të thjeshtë, në punë manuale apo intelektuale.
Partia Komuniste është celula udhëheqëse e pushtetit revolucionar punëtor, pasi ajo është e vetmja forcë që vepron me vetëdije në përputhje me ligjet lëvizëse të shoqërisë socialiste - komuniste.
REVOLUCIONI I TETORIT TREGON RRUGËN
Sot, janë degjeneruar plotësisht teoritë që karakterizonin kundërrevolucionin si një proces të rinovimit të socializmit, e cila do të haptë rrugën për miqësinë dhe paqen midis popujve. Në të njëjtën kohë, janë degjeneruar të gjitha teoritë dhe politikat për humanizimin e sistemit kapitalist. Në të njëjtën kohë, kontradiktat midis shteteve kapitaliste, mes grupeve monopoliste me ndikim ndërkombëtar, krijojnë gjithnjë e më shumë vatra konfliktesh luftarake dhe rrezik ekzistent për luftë të përgjithshme. Kanceri social i pronësisë kapitaliste në mjetet e prodhimit "tregon dhëmbët e tij plot me gjak".
Të gjithë ata që festonin për përmbysjet kundërrevolucionare të viteve 1989 – 1991 mbetën të zbuluar përgjithmonë, kanë kontribuar në kalbjen e lëvizjes punëtore, në klimën mbizotëruese të fatalizmit dhe kompromisit. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), në të kundërt, është krenare që në momentin kritik, në ditën që nga Kremlini ulej flamuri i kuq, kishte fuqinë që ti bënte thirrje komunistëve nëpërmjet gazetës "Rizospastis" me titull: "Shokë, mbajeni flamurin lart"
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) sot kryen luftë të ashpër për arritjen e atyre karakteristikave që do ti bëjnë të mundur asaj të aktivizohet si pararoja revolucionare "në çdo kohe". Lufta në kushtet aktuale për eliminimin përfundimtar të shoqërisë klasore - shfrytëzuese dhe ndërtimin e shoqërisë socialiste - komuniste përbën një nderim që i jepet Revolucionit të Tetorit dhe qëllimeve të tij.
Pavarësisht nga dominimi i kundërrevolucionit, fjalët e Majakovskit vazhdojnë të ndriçojnë rrugën:
"Rroftë revolucioni që i qeshur sulet me vrull,
kjo është lufta e madhe, e vetme
nga të gjitha ato që ka njohur Historia deri tani".
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
23/05/2017