Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Qëndrimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Konferencën e 12-të Ndërkombëtare "V.I Lenini dhe bota bashkëkohore"
Rreziku i luftës imperialiste dhe qëndrimi i komunistëve
Kontradiktat ndër-imperialiste, të cilat në të kaluarën çuan në dhjetëra lufta lokale, rajonale dhe në dy luftëra botërore, vazhdojnë të çojnë ende në konflikte të ashpra, ekonomike, politike dhe ushtarake, pavarësisht nga formulimi apo riformulimi, nga ndryshimet në strukturën dhe në objektivat e unioneve ndërkombëtare imperialiste, të ashtuquajturën "arkitekturën" e re të tyre. Përveç kësaj, "lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera" sidomos në kushtet e krizës shumë të thellë, të mbi-akumulimit të kapitalit dhe të ndryshimeve të rëndësishme në korrelacionin e forcave të sistemit imperialist ndërkombëtar, ku rindarja e tregjeve rrallë bëhet pa gjakderdhje.
Konkurrenca e acaruar nder-imperialiste dhe kontrastet e mëdha mes shteteve të fuqishme kapitaliste dhe interesave çojnë sot në renditje të reja aleancash, në krijime boshtesh dhe nën-boshte të reja në gjithë botën.
Intensiteti i konkurrencave ndër-imperialiste kanë çuar jo vetëm në një rritje të shpenzimeve ushtarake, por edhe në rreshtim-përgatitje mes shteteve kapitaliste, në aspektin e fuqisë ushtarake. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Hulumtimeve për Paqen të Stokholmit (SIPRI), shpenzimet ushtarake globale në vitin 2015 arriti në 1.7 trilion. dollarë, duke shënuar një rritje prej 1% në krahasim me vitin 2014.
SHBA-të mbeten fuqia më e fortë ushtarake në planet, duke shpenzuar më shumë se 600 miliard dollarë në vit, domethënë aq sa shpenzojnë të gjitha bashkë dhjetë shtetet e tjera më të fuqishme ushtarake.
Rusia është fuqia e dytë më e madhe ushtarake. Me modernizimin dhe forcimin e fuqisë së sajë ushtarake synon të mbrojë interesat financiare të monopoleve të saj. Kështu, në vitin 2015 ka shpenzuar shumën prej 66.4 miliardë dollarë, një shumë kjo e rritur për 7.5% në krahasim me vitin 2014 dhe për 91% në krahasim me vitin 2006.
Gjithashtu e rëndësishme është këtë periudhë "gara" mes Kinës dhe Indisë (fuqia e 3-të dhe e 4-tërt ushtarake në botë) për të mbushur boshllëqet dhe për të përmirësuar fuqinë e tyre ushtarake në nivele të ngjashme të nivelit ekonomik dhe fushëveprimit të grupeve të tyre të biznesit.
Forcë të madhe ushtarake kanë mbledhur edhe vendet e tjera që janë aleatë për SHBA-të, qoftë brenda kuadrit të NATO-s, si Franca (e 5-ta), Britania e Madhe (e 6-ta), Turqia (e 8-ta), Gjermania (e 9-ta), Italia (e 10-ta) ose jashtë NATO-s, të tilla si Japonia (e 7-ta), Korea e Jugut (e 11-ta) dhe Izraeli (i 16-ti).
Sigurisht që fuqia ushtarake nuk përcaktohet vetëm nga llogaritja e shpenzimeve ushtarake, të mundësive të pajisjeve dhe kontrollit të prodhimit botëror të tregut të armëve, por është një çështje më komplekse që lidhet me aftësinë e përgjithshme të secilës klasë borgjeze për të mbrojtur interesat e saj, si brenda vendit ashtu në nivel ndërkombëtar, me mjete ushtarake, kur janë të pamjaftueshme mjetet ekonomike dhe politike-diplomatike.
Kështu që, përveç shpenzimeve vjetore ushtarake, fuqia ushtarake i përket madhësisë së arritur në kohë të caktuar të forcave ushtarake, superioritetin teknologjik, ekzistimin e bazave jashtë vendit në lidhje me kontrollin e territoreve strategjike, mbizotërimin në mbledhjen e informacioneve, aftësinë për të kryer luftëra me mjete dhe mënyra të pazakonta-të pista. Fuqia ushtarake ka lidhje me fuqinë ekonomike, edhe pse prania e fuqishme ekonomike e një shteti nuk do thotë dhe fuqi ushtarake. Kjo e fundit kërkon një industri të fuqishme ushtarake, mundësi për trajnim dhe pas-trajnim në arte luftarake dhe në teknologjitë e reja të saj, modernizim të mëtejshëm të mjeteve ushtarake dhe një nivel të lartë të ekspertizës që në disa lloje të armëve, të tilla si bërthamore, kërkon shumë vite të hulumtimit dhe shpenzime të mëdha.
Në ditët e sotme rëndësi të madhe kanë armët bërthamore. Shtetet që kanë armë bërthamore janë SHBA-të, Rusia, Kina, India, Britania, Franca, Izraeli, Pakistani dhe Karea e Veriut.
Megjithatë, akoma dhe mes këtyre forcave bërthamore ekzistojnë diferenca të mëdha, ku ndërmjet tyre dallojnë në mundësi SHBA-të dhe Rusia. Përveç këtyre dy vendeve, të cilat kanë mijëra koka bërthamore të gatshme për ti aktivizuar, vetëm Britania dhe Franca kanë armë bërthamore të gatshme për përdorim, ndoshta edhe Izraeli.
Rusia është potencialisht e vetmja forcë ushtarake që mund ti përgjigjet SHBA-ve, nëse pëson goditje bërthamore, duke shkaktuar dëme katastrofike. Konsiderohet se ky rrezik funksionon si parandalues për përdorimin e armëve bërthamore. Megjithatë, është provuar historikisht se në raste të acarimit të konkurrencës ndër-imperialiste dhe përshkallëzimin e saj në një konflikti ushtarak, shtetet kapitaliste nuk hezitojnë të përdorin akoma edhe armë të tilla.
Bazuar në sa të më sipërmet bëhet e kuptueshme se pse një nga çështjet kryesore të konfrontimit aktual SHBA - Rusia është vendosja në Europë dhe në rajonin e Paqësorit "mburoja" e raketave të SHBA-ve. Këto lëvizje shërbejnë për parandalimin e një përgjigjeje të mundshme të Rusisë, në raste se SHBA-të dhe aleanca NATO-ike synojnë "goditjen e parë bërthamore".
Rëndësi të madhe ka gjithashtu dhe mundësia e reagimit të shpejtë ushtarak. NATO i jep një rëndësi të madhe ngritjes së forcave ushtarake të reagimit të shpejtë, të cilat natyrisht që ta kenë mundur të kryejnë punën e tyre kanë nevojë për mjete mbështetëse moderne, të tilla si anije transportuese të avionëve ose avionë bombardues strategjik, por edhe territore të reja si mbështetje gjeopolitike, diçka që bëhet me aleanca politike - ushtarake por edhe me baza ushtarake jashtë vendit.
Në periudhën e ardhshme, korrelacioni- balanca ushtarake do të ndikohet vendosmërisht nga shfrytëzimi i teknologjisë së re, nga avionët e gjeneratës së 5-të dhe të 6-të, nga armët lazer etj.
Çdo klasë borgjeze kërkon të rrisë fuqinë e saj nëpërmjet aleancave politike – ushtarake. NATO mbetet aleanca më e fortë politike-ushtarake, pavarësisht nga rritja e intensifikimit të kontradiktave në brendësi të saj dhe tendencën e dukshme për të formuar një mekanizëm të pavarur ushtarak të BE-së. Vendimet e NATO-s në Varshavë "japin tonin" e vendosmërisë të imperialistëve Amerikanë dhe Europianë për të mbrojtur interesat e tyre kundër klasës borgjeze të Rusisë, duke përdorur mjetet luftarake që kanë në duart e tyre në gjithë perimetrin kufitar Rusi - NATO.
Plane të ngjashme për përforcimin e pranisë së tyre ka shprehur NATO dhe SHBA-të edhe në zonën e Paqësorit (me strategjinë «Piviot to Asia»), por edhe në zona të tjera.
Për sa i përket fushave ekzistuese të konfrontimit të mundshëm ushtarak, aktualisht dallojnë Mesdheu Juglindor, Azia Juglindore, Afrikë e Veriut dhe Cikli Arktik, duke mos përjashtuar dhe shpërthime të tjera ose fusha të nxehta si Kaukazin, Gjirin Persik, rajonin e Adenit dhe Ballkanin.
Gjithashtu, si konfliktet ushtarake në Europë (në Ukrainën Juglindore, Krimea) ashtu dhe forcimi i NATO-s në Baltik, në Detin e Zi por dhe në Ballkan dhe Detin Egje, përbëjnë faktorë në favor të një shpërthimi të mundshëm të ballafaqimit luftarak edhe në terrenin europian.
Por, përveç NATO-s tani janë shfaqur edhe aleanca të tjera politike – ushtarake (Organizata për Bashkëpunim e Shanghait, Organizata e Paktit të Sigurisë Kolektive etj.), që pavarësisht faktit se ato janë akoma disi më të "qetësuara" dhe më pak të zhvilluara në krahasim me NATO-n, ato kanë të njëjtin karakter klasor, d.m.th janë aleanca të shteteve kapitaliste.
Në të njëjtën kohë, në një seri rajonesh, të tilla si në Amerikën Latine dhe në Afrikë, formohen aleanca politike – ekonomike që lidhen ndër të tjerash edhe me opsione dhe marrëveshje të tjera politike – ushtarake, p.sh. me BE-në. Gjithashtu, shtete të veçanta në Amerikën Latine (si p.sh Kolumbia, Peru, Kili, Meksika) por dhe vende të tjera (si Australia) përfshihen në planin e promovimit të përgjithshëm të "partneritetit" të NATO-s.
Në vitet e fundit rritje të konsiderueshme paraqitën ushtritë mercenare, d.m.th operacione ushtarake private që me pretekste të ndryshme (p.sh. pirateria, trafiku i drogës, trajnime ushtarake, "terrorizmi") ndërmarrin misione në dhjetëra zona me konflikte luftarake si të dërguarit e shteteve kapitaliste. Këto ushtri përfshihen në planet imperialiste, në të ashtuquajturat luftëra me mënyra të pazakontë- të pista, i japin mundësinë qeverive borgjeze për të menaxhuar më mirë humbjet në njerëz që pësojnë në ndërhyrjet në të cilat ato marrin pjesë.
Objektivi i konflikteve ushtarake janë:
• Kontrolli i rezervave të energjisë dhe të rrugëve të transportit të lëndëve energjetikë (p.sh. të naftës, të gazit natyror, linjat e gazit etj.).
• Kontrolli i korridoreve tokësore dhe detare të transportit të mallrave (p.sh. rruga e mëndafshit, korridore të detit Mesdhe, të Bosforit, të Hornit të Afrikës, etj.).
• Kontrolli i burimeve nëntokësore në zonën e Arktikut, të burimeve minerale, të tokës së rrallë, por dhe të rezervave ujore.
• Përdorimi i hapësirës për qëllime ushtarake.
• Lufta për aksione - pjesë të tregut, në të cilën mjetet ushtarake përdoren jo vetëm për të fituar aksione - pjesë të reja të tregut, por edhe për të reduktuar aksionet konkurrentëve.
Në këto kushte, veprimtaria e të ashtuquajturave grupe "terroriste islamike" përbëjnë një komponent të luftës imperialiste në shekullin e 21. Dhe kjo vlen, pavarësisht nga shkalla në të cilën veprimtaria e organizatave të tilla formohet nën mbështetjen apo tolerancën qendrave imperialiste ose manifestohet si një element i pavarur nga këto forca nga të cilat qendra të fuqishme në të kaluarën i mbështetën.
Veprimtaria e këtyre organizatave përdoret objektivisht ose si element i "luftës të pazakontë" të shtet ose të disa pjesëve të tij kundër interesave të një shteti tjetër kapitalist ose si një pretekst për ndërhyrje imperialiste. Është e kuptueshme se paralelisht me këto objektiva, veprimtaria e këtyre organizatave përdoret dhe për të forcuar mekanizmat represive në një serie të shteteve borgjeze, por edhe për përgatitjen ideologjike të punëtorëve në rastin e një përfshirjeje të mundshme të vendeve të tyre në ndërhyrje të reja imperialiste në emër të luftës kundër "terrorizmit".
Sigurisht, së bashku me konkurrencën e ashpër për fitimet e monopoleve, zhvillohen dhe përpjekje për pajtim, për marrëveshje, për pezullim të përkohshëm të çdo përgjithësimi të konfliktit, akoma dhe për ri-pozicionime të aleancave, siç dëshmohet dhe nga vetë zhvillimet në "kampin" euroatlantik.
Zhvillimet në Turqi dhe në Siri karakterizohen nga rrjedhshmëria dhe lëvizshmëria në formimin e aleancave midis shteteve të ndryshme kapitaliste dhe nga një ri-pozicionim i mundshëm i aleancave. Megjithatë nuk duhet të absolutizohet as tendenca për ruajtjen e aleancave të vjetra dhe as tendenca për diferencimin e tyre. Monitorimi i vazhdueshëm i proceseve të tilla është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me renditje të reja në korrelacion (balancën) e forcave midis qendrave imperialiste dhe aleancave që përfshinë edhe Europën dhe mund të ndezin zhvillime të përgjithshme.
Në këtë fazë, pavarësisht nga fakti se NATO zhvillohet dhe përhapet mëtej duke mbajtur gjithmonë si bërthamë të fortë të saj shteteve euro-atlantike, nuk mund të themi se ajo ka siguruar në përgjithësi një kurs të përhershëm, të qëndrueshëm dhe të pandërprerë, sepse aleancat formohen në sfondin e kontradiktave akute.
DETYRAT E PARTISË NË LUFTËN KUNDËR LUFTËS IMPERIALISTE
Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) vlerësoi se konfliktet lokale dhe rajonale do të vazhdojnë si një shprehje dhe rezultat i mprehjes së antagonizmave dhe konflikteve ndër-imperialiste, me terrene të mundshme të operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme, në Detin Egje, në Ballkan, Afrikën e Veriut, Detin e Zi, në Ukrainë, në Baltik, në Arktikë dhe Detin e Jugut dhe Lindor të Kinës.
Sidomos për rajonin tonë, është e mundur që të përkeqësohet situata mes Greqisë dhe Turqisë me përfshirjen edhe të shteteve të tjera. Mos pranimi i kufijve dhe të së drejtave sovrane të Greqisë nga ana e klasës borgjeze turke është pjesë e marrëdhënies konkurruese të saj me klasën borgjeze greke në rajon.
Klasa borgjeze greke merr pjesë në mënyrë aktive në planet imperialiste, në ndërhyrje, në rivalitete dhe luftëra, me synim përmirësimin e pozitës së saj në rajonin e gjerë. Ajo mban përgjegjësi për nëse do të ketë pjesëmarrje të mundshme ushtarake të vendit.
Programi i Partisë e ka caktuar qëndrimin dhe linjën e veprimtarisë tonë në luftën imperialiste. Aty shkruhet se «...Lufta për mbrojtjen e kufijve, të drejtat sovrane të Greqisë, nga këndvështrimi i klasës punëtore dhe shtresave popullore është e pandarë nga lufta për përmbysjen e pushtetit të kapitalit. Ajo nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen e planeve të njërit pol apo të polit tjetër imperialist, dhe fitimin e njërit grup ose grupit tjetër monopolist. Në rast të përfshirjes së Greqisë në një luftë imperialiste, në luftë mbrojtëse ose sulmuese, Partia duhet të udhëheq organizimin autonom të luftës punëtore-popullore në të gjitha format, që të çojë në humbjen e plotë të klasës borgjeze, vendase ose e huaj si pushtuese, dhe ta lidhi atë praktikisht me pushtimin e pushtetit. Me iniciativën dhe udhëheqjen e Partisë të formohet fronti punëtor-popullor me të gjitha format e luftës, me slogan: Populli do të sjellë çlirimin dhe rrugëdaljen nga sistemi kapitalist, i cili sa kohë që mbizotëron, sjell luftën dhe "paqen" me pistoletë në kokë.
Është detyrë e pararojës së klasës punëtore, e Partia Komuniste të Greqisë (KKE), që vazhdimisht të përshtati, të specifikojë, të eskalojë parullat e mundjes, pa e humbur kryesoren e cila është karakteri i luftës, që është një luftë imperialiste që nga të dyja anët, pavarësisht se kush sulmon i pari. Këtë qëndrim e brumosim në klasën punëtore dhe shtresat popullore dhe mbi këtë bazë sot ne luftojmë në drejtimet e mëposhtme:
• Ndriçim të popullit për karakterin imperialist të luftës, për rreziqet, për shkaktarët e saj, për nevojën e dënimit politik të tyre dhe për luftë për përmbysjen e çdo përpjekjeje për ndryshime kufijsh.
• Të nxirret në pah që politika e qeverisë borgjeze në rastin e përfshirjes në luftë është vazhdimësia e politikës së përgjithshme, në kurriz të klasës punëtore dhe shtresave popullore si në kushtet e rimëkëmbjes kapitaliste, ashtu dhe në kushtet e krizës ekonomike që është shfaqur. Duke theksuar nevojën që populli të mos ketë asnjë besim tek qeveria borgjeze, që nuk është e mundur –dhe se kurrë s'ka qenë e mundur– të ekzistojë "uniteti kombëtar" mes klasës borgjeze dhe të klasës punëtore, në çdo shtet.
• Nevoja për të kundërshtuar çdo aleancë imperialiste, duke luftuar për të mbyllur të gjitha bazat e huaja vdekjeprurëse në Greqi, për shkëputje nga NATO dhe BE, që të largohen të gjitha forcat luftarake të NATO-s nga Deti Egje.
• Nxjerrjen në pah të nevojës që të organizohet, lufta, rezistenca dhe kundërsulmi i klasës punëtore, të shtresave të tjera popullore, të Aleancës së tyre Sociale, për t'i dhënë fund ndryshimit të kufijve nga një pushtim-okupim i mundshëm, por edhe në luftërat jashtë kufijve tanë. Të forcohet lufta kundër qeverive të klasës borgjeze, të cilat e përgatitën terrenin me klasat borgjeze të shteteve të tjera në kuadrin e NATO-s dhe çuan tek kasapi bijtë e popullit. Të koordinohet lufta me lëvizjet punëtore – popullore të shteteve të tjera, të lidhet me objektivin e përmbysjes së pushtetit kapitalist në Greqi dhe në shtetet fqinje, për të jetuar në paqe popujt e tyre me pushtet punëtor.
Zhvillimet kërkojnë që të shtohen aktivitetet kundër luftërave imperialiste dhe ndërhyrjeve, me një thirrje të gjerë të Organizatave të Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) por dhe të Sindikatave punëtore, të lëvizjes punëtore – popullore në përgjithësi, intensifikimin e aktivitetit të Komiteti Grek për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtare (EEDYE) veçanërisht në zonat me baza ushtarake dhe seli strategjike në shërbim të NATO-s dhe të "Politikës së Përbashkët të Mbrojtjes dhe Sigurisë" të BE-së.