Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Njoftimi për Shtyp

Për themelimin e Aksionit Komunist Europian

Më dt.18.11.2023, pas ftesës së bërë nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE), u mbajt në Athinë mbledhja themeluese e një forme të re rajonale të bashkëpunimit të partive komuniste dhe punëtore të Europës, me emrin Aksioni Komunist Europian (AKE).

Në mbledhjen themeluese morën pjesë delegacione nga 12 parti të Europës, përkatësisht nga Partia e Punës e Austrisë, , Partia Komuniste e Greqisë, Partia Komuniste Zvicerane, Partia e Punëtorëve të Irlandës, Partia Komuniste e Punëtorëve të Spanjës, Fronti Komunist i Italisë, Partia e Re Komuniste e Holandës, Bashkimi i Komunistëve të Ukrainës, Partia Komuniste e Suedisë, Partia Komuniste e Turqisë, Partia Komuniste Punëtore e Finlandës.

Gjatë mbledhjes së themelimit u diskutua dhe u miratua Deklarata Themeluese e AKE-së, të cilën e paraqesim më poshtë, si dhe u ra dakord për një plan të parë të aktiviteteve të AKE-së për periudhën e ardhshme.

Në prag të mbledhjes themeluese të AKE-së, përfaqësuesit e partive morën pjesë në demonstratën e madhe antiimperialiste për 50 vjetorin e kryengritjes së Politeknikut.

Deklarata Themeluese e «AKSIONIT KOMUNIST EUROPIAN»

Partitë e mëposhtme Komuniste dhe Punëtore të vendeve anëtare të BE-së, të shteteve të lidhura me të dhe shteteve të tjera europiane, të cilat:

Bazohen në parimet e socializmit shkencor dhe na bashkon vizioni i një shoqërie pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, pa varfëri, padrejtësi sociale dhe luftëra imperialiste.

E konsiderojmë BE-në një zgjedhje të kapitalit. BE-ja promovon masa në dobi të monopoleve, të përqendrimit dhe centralizimit të kapitalit, forcon karakteristikat e saj si një bllok imperialist ekonomik, politik dhe ushtarak në kundërshtim me interesat e klasës punëtore, të shtresave popullore, intensifikon armatimet, autoritarizmin, represionin shtetëror, duke kufizuar të drejtat sovrane.

Ne vlerësojmë se Bashkimi Europian është qendra imperialiste europiane, mbështet plane agresive kundër popujve dhe rreshtohet me SHBA-të dhe NATO-n, militarizmi është elementi strukturor i tij. Skandalet që shfaqen vazhdimisht në Parlamentin Europian vërtetojnë karakterin e BE-së si një bashkim monopolesh dhe Lobesh, një terren pjellor për korrupsion.

Ne besojmë se ka një rrugë tjetër zhvillimi për popujt. Përmes betejave të punëtorëve del në pah perspektiva e një Europe tjetër, e mirëqenies së popujve, e përparimit shoqëror, e të drejtave demokratike, bashkëpunimit të barabartë, e paqes, e socializmit.

Ne besojmë në të drejtën e çdo populli për të zgjedhur në mënyrë sovrane rrugën e tij të zhvillimit, duke përfshirë të drejtën për t'u shkëputur nga BE dhe NATO, ne luftojmë kundër shfrytëzimit kapitalist për ndërtimin socialist.

Ne nuk jemi anëtarë të së ashtuquajturave parti europiane, duke përfshirë edhe të ashtuquajturën Parti të së Majtës Europiane.

Shumë nga partitë tona morën pjesë në periudhën e mëparshme në «Iniciativën Komuniste Europiane» dhe kontribuuam në qëndrimet që ajo kishte formuluar dhe në veprimin e saj për interesat e klasës punëtore dhe të popujve, në sfidë me kapitalin dhe sistemin shfrytëzues.

«Iniciativa Komuniste Europiane» e plotësoi rolin e saj pozitiv në luftën e lëvizjes komuniste europiane, por zhvillimet kërkojnë një hap përpara, të pasurohet kuadri politik ideologjik dhe të organizohet lufta mbi baza më të forta.

Në këtë drejtim në vend të «Iniciativës Komuniste Europiane» formohet «Aksioni Komunist Europian».

Në «Aksionin Komunist Europian» mund të marrin pjesë çdo Parti Komuniste dhe Punëtore, nga një shtet anëtar i BE-së ose një shtet i lidhur me të, si dhe nga shtete të tjera europiane që pranojnë këtë Deklaratë dhe kushtet e saj.

Qëllimi i «AKSIONIT» është të kontribuojë në kërkimin dhe studimin e çështjeve të Europës, veçanërisht në lidhje me BE-në, të politikës që hartohet në kuadër të saj dhe ka ndikim në jetën e punëtorëve, si dhe të ndihmojë në përpunimin e qëndrimeve të përbashkëta të partive dhe në koordinimin e luftës së tyre, në zhvillimin e solidaritetit dhe aktiviteteve të tjera të tyre.

Synimi i partive tona është të fitojnë lidhje të forta me klasën punëtore dhe shtresat popullore, të arrijnë pozita të reja dhe një rol protagonist në luftën e klasave, në mënyrë që së bashku të mund të veprojmë në një linjë sfiduese me sistemin e kapitalizmit dhe të gjitha llojet e administratorëve të tij.

Ne vlerësojmë se epoka jonë është një epokë e kalimit revolucionar nga kapitalizmi në socializëm dhe mbi këtë bazë refuzojmë mbështetjen apo pjesëmarrjen në qeveritë borgjeze, duke luftuar si kundër partive liberale ashtu edhe atyre socialdemokrate, kundër çdo lloji qeverie borgjeze që u shërben interesave të monopoleve.

Partitë tona vlerësojnë se imperializmi nuk është thjesht një politikë agresive, por është kapitalizëm monopol, kapitalizëm në epokën e tij më reaksionare, pra në fazën e tij më të lartë. Në thelb është i bashkëlidhur me stanjacionin, hendekun e madh midis mundësive prodhuese dhe plotësimin e nevojave bashkëkohore të punëtorëve, për shkak të shfrytëzimit klasor, antagonizmave midis monopoleve dhe shteteve borgjeze që çojnë në luftërat imperialiste.

Ne besojmë se ndërhyrjet dhe luftërat imperialiste, si ajo që shpërtheu në 2022 në Ukrainë, janë rezultat i antagonizmave imperialiste, në territorin e të cilëve përplasen interesat dhe planet e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së me Rusinë kapitaliste, për kontrollin e tregjeve, lëndëve të para dhe rrjeteve të transportit të Ukrainës, për të fituar avantazhe gjeopolitike.

Ne kundërshtojmë luftën imperialiste dhe pjesëmarrjen e vendeve tona në të si dhe rrezikun ekzistues të përgjithësimit të luftës, si dhe zhvillimin e konflikteve të reja imperialiste në rajone të tjera të botës, veçanërisht në rajonin e Azisë Juglindore ku konfrontimi i SHBA-ve manifestohet më fort me Kinën për epërsinë në sistemin kapitalist botëror.

Ne trajtojmë nga pozicione klasore çdo proces shkëputjeje apo bashkimi të shteteve kapitaliste dhe luftojmë kundër NATO-s, BE-së dhe kundër çdo lloji aleance imperialiste. Jemi të kundërt në pjesëmarrjen e vendeve tona në bashkësi të tilla antipopullore dhe intensifikojmë përpjekjet që punëtorët të mos bllokohen nën një “flamur të huaj”, por të mbrojnë interesat e tyre, në konflikt me shfrytëzuesit dhe bashkësitë e tyre ndërkombëtare.

Ne shprehim vlerësimin tonë se riorganizimi ideologjik, politik dhe organizativ i Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare nuk mund të kryhet pa një luftë të palëkundur kundër çdo lloj menaxhimi borgjez të sistemit shfrytëzues, liberal apo socialdemokrat, kundër oportunizmit që është efekt i ideologjisë borgjezisë brenda lëvizjes punëtore. Referenca e njëanshme ndaj "neoliberalizmit" shkakton konfuzion dhe errëson domosdoshmërinë e luftës kundër kapitalizmit dhe sistemit politik borgjez që menaxhon këtë sistem shfrytëzues.

Ne kemi front kundër nacionalizmit dhe kozmopolitizmit të kapitalit, kundër racizmit dhe fashizmit, refuzojmë "antifashizmin" e rremë dhe "frontet e ndryshme antifashiste", të cilat forcat politike borgjeze dhe oportuniste i përdorin ato për të futur në kurth forcat punëtore, popullore në menaxhimin borgjez, duke e shkëputur fashizmin nga sistemi kapitalist që e lind dhe e përdor atë kur e ka nevojë.

Ne japim të gjitha forcat tona për plotësimin e nevojave bashkëkohore punëtore-popullore, përmes rindërtimit dhe forcimit të lëvizjes sindikale punëtore, të lëvizjeve të tjera popullore, në drejtim të luftës kundër monopoleve dhe kapitalizmit.

Ne kundërshtojmë shfrytëzimin kapitalist të planetit dhe burimeve të tij, i cili sjell ndryshime klimatike, ndotje të rrezikshme dhe ndikon në fenomene ekstreme të motit, të cilat kërcënojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Ne do të marrim iniciativa kundër këtij shfrytëzimi për të zbuluar thelbin e problemit dhe për të çarmatosur deluzionin e "kapitalizmit të gjelbër" që promovohet fuqishëm dhe në vend të kësaj, ne do të luftojmë për një botë socialiste që i jep përparësi masave themelore të bazuara në shkencë për të mbrojtur planetin për brezat e ardhshme.

Partitë pjesëmarrëse në «Aksionin Komunist Europian» njohin aktualitetin dhe domosdoshmërinë e socializmit - komunizmit si alternativë e vetme për popujt dhe mbrojnë kontributin e Revolucionit Socialist të Tetorit dhe të shtetit të parë socialist, BRSS-në, dhe njëkohësisht studiojnë shkaqet e përmbysjes së tij, që kanë të bëjnë me çështjet e ekonomisë, strukturës politike, strategjinë e Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare.

Shënojmë se socializmi ka parime, ligje deterministe: pushtetin punëtor, socializimin/shoqërizimin e mjeteve të prodhimit dhe planifikimin qendror shkencor. Mbi këtë bazë, refuzohen qëndrimet se mund të ndërtohet socializmi me "treg", me ruajtjen e ndërmarrjeve dhe mekanizmave kapitaliste, me ruajtjen e punës - pagë nga pronarët e mjeteve të prodhimit, tokës, trajtimin e fuqisë punëtore si mall dhe shfrytëzimin e punës me pagesë nga kapitali.

«Aksioni Komunist Europian» do të studiojë zhvillimet ndërkombëtare dhe do të ndërhyjë për të gjitha problemet me të cilat përballet klasa punëtore dhe shtresaτ popullore, bujqit dhe profesionistët që mbijetojnë, gratë, të rinjtë dhe të rejat me prejardhje punëtore - popullore. Në këtë kontekst partitë përballen dhe kundërshtojnë çdo lloj racizmi dhe diskriminimi të bazuar në fe, ngjyrë, gjini apo orientim seksual.

Do të marrë iniciativa:

- kundër antikomunizmit, për mbështetjen e partive Komuniste dhe punëtore që luftojnë në regjime persekutimi dhe ndalimi të ideologjisë dhe simboleve komuniste, do të shprehë solidaritetin ndërkombëtar ndaj te gjithë popujve dhe do te jete ne krah të militantëve që përballen me persekutime për veprimtarinë e tyre sindikaliste dhe politike, do të forcojë solidaritetin ndaj Kubës dhe popullit kubanez kundër embargos dhe planeve imperialiste të SHBA-ve dhe BE-së, për t'i dhënë fund embargos dhe çdo lloj ndërhyrjeje në punët e brendshme të Kubës.

- kundër fashizmit dhe shkaqeve që e lindin, kundër racizmit dhe ksenofobisë në krah të refugjatëve dhe emigrantëve që çrrënjosen nga luftërat imperialiste dhe varfëria e shkaktuar nga sistemi kapitalist.

«Aksioni Komunist Europian» do të forcojë luftën:

- Kundër planeve të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së dhe çdo aleance tjetër imperialiste, «konceptit të ri strategjik të NATO-s», politikën e sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së, strategjisë së «Tranzicionit të Gjelbër» dhe «Fondit të Rimëkëmbjes» të cilat janë mjete të kapitalit kundër popujve.

- Kundër luftës imperialiste dhe shkëputjen e shteteve tona nga planet dhe organizmat imperialiste. Zgjidhja për popujt nuk qëndron në iluzionet e përhapura nga forcat borgjeze se do të ishte e mundur të ekzistonte një tjetër, «arkitekturë sigurie», ose një NATO «pa plane luftarake dhe sisteme armatimi sulmuese në territoret e saj», ose «një BE pro-paqësore», apo një «botë paqësore multipolare». Zgjidhja gjendet në forcimin e luftës klasore për shkëputje nga bashkësitë imperialiste, kundër luftës imperialiste dhe «mitrës» që e lind atë, sistemi kapitalist.

Ne do të vazhdojmë të evidentojmë pikat historike të luftës së lëvizjes punëtore, komuniste, mbrojtjen dhe promovimin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, të arritjeve dhe sukseseve të Bashkimit Sovjetik, të socializmit që u ndërtua në shekullin e 20-të, duke studiuar më tej shkaqet e kundërrevolucionit dhe ri-restaurimin kapitalist.

Në kuadër të «Aksionit Komunist Europian» dhe nëpërmjet marrëdhënieve dypalëshe të partive komuniste dhe punëtore që janë pjesë në radhët e saj, do të forcohet shkëmbimi i përvojave nga aksioni në lëvizjen sindikaliste punëtore, në lëvizjet e tjera popullore, në lëvizjen për barazvlefshmërinë dhe emancipim e gruas, me synimin për t'i bërë më efektive luftërat që zhvillohen dhe për të rritur lidhjet e Partive tona me forcat punëtore-popullore.

«Aksioni Komunist Europian» do të synojë veprimtari të përbashkët me partitë e tjera komuniste dhe punëtore në Europë për probleme punëtore - popullore, për çështje  antikomuniste, solidaritetin ndërkombëtar, kundër luftërave dhe ndërhyrjeve imperialiste. Do të synojë forcimin e marrëdhënieve me parti komuniste dhe punëtore në të gjitha kontinentet me të cilat ekziston një referencë e përbashkët në boshte bazike ideologjike - politike.