Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Për 150-Vjetorin e ditëlindjes së V.I. Leninit
“Dhe nga e ardhmja, duke vështruar ditët e prangave,
fillimisht do të shohësh imazhin e Leninit.
Që pas skllavërisë së kaq mijëra viteve
Hapi rrugën drejt për në majën e komunës”.
(V. Μajakovski, “Vladimir Iliç Lenin”)
Përpara 150 viteve ekzaktësisht, në 22 Prill 1870, lindi në qytetin e Sibirskut në Vollgë, revolucionari më i madh që nxori në pah lëvizja komuniste ndërkombëtare e shekullit të 20-të, Vladimir Iliç Uljanov, siç është emri i vërtetë i Leninit.
Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nderon prijësin e rrugës triumfale të bolshevikëve drejt ngjarjes historike me përmasa botërore, të Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit dhe viteve të para të ndërtimit socialist.
Lenini me veprën e tij madhore teorike dhe veprimtarinë e tij revolucionare, shënoi zhvillimin e lëvizjes revolucionare punëtore në nivel ndërkombëtar, duke ndikuar vendosmërisht në formimin e pararojës bashkëkohore revolucionare, Partive Komuniste dhe në themelimin e Internacionales Komuniste.
Vazhdon ende deri sot të përbëjë fener ndriçues të veprimtarisë revolucionare për komunistët në Greqi dhe në të gjithë botën, të cilët gjenden në luftën për përmbysjen e kapitalizmit dhe ndërtimit të një tipit më të lartë organizimi të shoqërisë, pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, të socializmit – komunizmit.
“Pa teori revolucionare nuk ka lëvizje revolucionare”
Lenini përfshihet, së bashku me Marksin dhe Engelsin, në themeluesit e teorisë revolucionare të klasës punëtore, marksizmit – leninizmit.
Duke udhëhequr triumfalisht rrugëtimin revolucionar të bolshevikëve, vërtetoi se nuk mund të ekzistojë një, në të vërtetë, veprimtari revolucionare, pa u njohur me ligjet deterministe të zhvillimit të luftës klasore dhe me ligjet objektive të zhvillimit të shoqërise.
Pjesë të madhe të jetës së tij ia dedikoi studimit dhe zhvillimit të teorisë revolucionare të Marksit dhe Engelsit, akoma dhe në kushtet më të vështira, në të cilat gjendej lëvizja punëtore. Gjatë gjithë jetës së tij u gjend në ballë të luftës kundër shtrembërimit të marksizmit, si nga ana e ideologëve të klasës borgjeze, ashtu dhe nga përfaqësues të ndryshëm të rrymës oportuniste.
E zbatoi në realitet atë që Marksi dhe Engelsi do të përsërisnin shpesh, se “teoria jonë nuk është dogmë, por udhëheqje për veprim”, duke vërtetuar se zhvillimi i teorisë revolucionare është një faktor vendimtar, për t’u dhënë përgjigje, çështjeve të ndryshme bashkëkohore të çdo epoke historike, të cilat i nxjerr në pah zhvillimi i kapitalizmit dhe kursi i luftës klasore.
"... na jep një organizatë revolucionarësh dhe ne do ta kthejmë Rusinë me kokë poshtë!"
Lenin është themeluesi i Partisë revolucionare të klasës punëtore, ku qëllimi i aktivitetit të saj është të "udhëheqë luftën e klasës punëtore, jo vetëm të arrijë kushte më të favorshme për shitjen e forcës së saj punëtore, por edhe të zhduki regjimin shoqëror që i detyron njerëzit e varfër të shiten tek të pasurit".{1}.
Partia e Tirit të Ri, siç u quajt në kontrast me partitë e deriatëhershme socialdemokrate, përbën një grup i organizuar dhe i disiplinuar që vepron në bazë të teorisë Marksiste-Leniniste dhe vedos objektiv të saj përbysjen e kapitalizmit dhe vendosjen e pushtetit revolucionar të punëtorëve, e njohur si "diktatura e proletariatit". Përbën një organizatë revolucionare, me udhëheqje të unifikuar në nivelin kombëtar, por edhe me parim themelor internacionalizmin proletar, me rrënjë dhe lidhje të thella në klasën punëtore, me anëtarë punëtorët më pionier, të cilët veprojnë me vendosmëri, me pjesëmarrjen e tyre në njërën prej organizatave të saj, për qëllimin e përbashkët të përbysjes revolucionare, duke e forcuar atë edhe me mjete materiale.
E tillë ishte Partia Bolshevikëve, e cila kaloi nga beteja e ashpër e revolucionit të vitit 1905, i rezistoi persekutimeve të regjimit carist, dhunës dhe shtypjes pas humbjes së revolucionit, ishte fener ndriçues i forcave revolucionare në zjarrin e Luftës së Parë Botërore, realizoi duke triumfuar betejën e Revolucionit të Tetorit, u përball me politikanë borgjezë shumë të aftë, të cilët kishin potenciale të madh në mashtrimin e masave, krijoi lidhje të gjera revolucionare me klasën punëtore dhe udhëhoqi përpjekjen e parë të ndërtimit të shoqërisë socialiste-komuniste.
Imperializmi, faza më e lartë e kapitalizmit
Lenini me teorinë e tij mbi imperializmin nxori në dritë thelbin ekonomik dhe politik të saj, si faza më e lartë e kapitalizmit, si epoka ku formohen kushtet materiale, që bëjnë të nevojshme përmbysjen revolucionare të kapitalizmit dhe ndërtimin e mënyrës komuniste të prodhimit. Vërtetoi se ashpërsimi i kontradiktës kryesore ndërmjet karakterit shoqëror të prodhimit dhe përvehtësimit kapitalist të rezultatit të sajkarakterizon të gjitha shtetet kapitaliste, pavarësisht pozitës së tyre në sistemin ndërkombëtar imperialist.
Ushtroi kritikë të ashpër si ndaj teorive oportuniste të cilat veçojnë politikën agresive ushtarake nga tiparet ekonomike të kapitalizmit monopolist, ashtu dhe ndaj atyre forcave që shprehnin se me sundimin e monopolit zbutet konkurrenca kapitaliste.
Teoria leniniste e imperializmit ka një rëndësi të veçantë në nxjerrjen në pah të karakterit reaksionar imperialist të Uninoneve, si ai i shteteve të Europës, me ekzistencën, njëkohësisht, të tendencës së ashpërsimit të konkurrencës ndërmjet shteteve kapitaliste në shkallë botërore.
Ky përpunim përbëri elementin vendimtar për formimin e strategjisë revolucionare, pasi, siç vetë Lenini theksonte: “Pa kuptuar rrënjët ekonomike të këtij fenomeni, pa çmuar rëndësinë e tij politike dhe shoqërore, nuk mund të bëhet asnjë hap për zgjidhjen e detyrave praktike të lëvizjes komuniste dhe të revolucionit social që po afrohet. ” {2}
Mbi luftën dhe paqen imperialiste
Lenini zbuloi unitetin dialektik reaksionar midis luftës dhe paqes imperialiste të shteteve kapitaliste dhe të bashkësive e marrevëshjeve të tyre ndërkombëtare, si politikë që ndiqet për ndarjen e territoreve, sferave ekonomike, burimeve të prodhimit të pasurisë, në kërkim të fitimeve maksimale.
Nxorri në pah se lufta është imperialiste nga të dyja krahët, pavarësisht se cili shtet kapitalist e nis i pari sulmin ushtarak dhe se e vetmia mënyrë që të plotësohet kërkesa e popullit për paqe është që të forcohet lufta kundër shkakut që krijon luftën, kundër sistemit të shfrytëzimit kapitalist.
Nëpërmjet kësaj analize, Partia e bolshevikëve gjatë Luftës së Parë Botërore, arriti të formonte një vijë lufte kundër klasës borgjeze, në kundërshtim si me shprehjen social-shoviniste të oportunizmit, e cila bënte thirrje për të mbështetur planet dhe synimet grabitqare të borgjezisë vendase, po aq dhe ndaj pacifizmit, i cili e shkëpuste lufën për paqe nga lufta për përmbysjen e sistemit kapitalist.
Mbi karakterin e shtetit dhe revolucionit
Rëndësi të madhe ka dhe analiza e thellë e Leninit për thelbin klasor të shtetit, nëpërmjet së cilës u vertetua por edhe u realizua, jo vetëm nevoja e përplasjes kundër regjimit të perandorisë cariste, por edhe kundër “qeverisë së përkohshme revolucionare” borgjeze, e cila u formua gjatë Shkurtit të 1917, nevoja e luftës kundër forcave oportuniste që e mbështetën këtë qeveri, e luftës edhe brenda Sovjetëve (Këshillave) të punëtorëve, fshatarëve dhe ushtarëve revolucionarë. Lenini, përmes zjarrit të luftës përpunoi teorinë e cila nxjerr në pah nevojën e shkatërrimit në shekullin e 20-të, jo vetëm të shtetit feudal ose gjysëm-feudal, por edhe shteti kapitalist. E gjithë veprimtaria revolucionare prej Shkurtit deri në Tetor nuk lejon asnjë tolerim ndaj teorive të vjetra dhe të reja oportuniste mbi reformimin gradual të shtetit kapitalist drejt atij socialist.
Ky përpunim i Leninit përbën gjatë gjithë viteve një mjet shumë i rendësishëm demaskimi të thelbit mashtrues dhe çorientues të dilemave të rreme midis një menaxhimi kapitalist me një ndërhyrje më të vogël ose më të madhe shtetërore, të një karakteri liberal ose kejnsianist.
Superioriteti i socializmit - komunizmit
Përpjekja e parë e ndërtimit të socializmit në shekullin e 20-të vërtetoi, pavarësisht gabimeve dhe dobësive në këtë proces, superioritetin e sistemit të ri përballë barbarisë së shfrytëzimit kapitalist.
Zhdukja e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, planifikimi qendror si një marrëdhënie shoqërore për shpërndarjen e drejtë të fuqisë punëtore, përdorimin e mjeteve të shoqërizuara të prodhimit me qëllime, të përcaktuara shkencërisht, të plotësimit të nevojave materiale të shoqërisë, të gjitha këto përbën bazën e arritjeve të rëndësishme shoqërore për dekada me rradhë. Për herë të parë në histori, u krijuan institucione që siguriimin pjesëmarrjen reale të punonjësve në administrimin e sektorëve të ndryshëm të shoqërisë së tyre, duke i nxjerrë masat jashtë caqeve të ngushta të jetës politike dhe shoqërore. Ishin, të padëgjuara më parë, arritjet në fushën e Shëndetësisë, Arsimit, barazvlerës së gruas, Kulturës, Sporteve, në të gjithë sektorët e jetës shoqërore për të gjithë, pavarësisht moshës, gjinisë, kombësisë. Rëndësia e arritjeve të mësipërme shumëfishohen edhe më shumë nësë llogarisim prapambetjen ekonomike të cilën socializmi në Rusi e trashëgoi prej periudhës para Revolucionit, por edhe faktin që hapte rrugën e çlirimit shoqëror, duke ecur nëpër shtigje të panjohura më parë.
Shoqëria socialiste-komuniste, vazhdon së shfaquri si e vetmja rrugëdalje pro-popullore në këtë jorrudalje që përjetojnë deri sot punonjësit, popujt, veçanërisht rinia. Vetëm planifikimi qendror, në kuadrin e pronësisë shoqërore mbi mjeteve të prodhimit dhe pushtetit punëtor, mund t’u japi përgjigje problemeve të ashpërsuara me të cilat po përballen sot punonjësit në jetën e tyre. Vetëm marrëdhëniet e reja komuniste në prodhim mund të shfrytëzojnë mundësite e reja të zhvillimit të shkencave dhe të teknologjisë, të ekonomisë dixhitale dhe të “revolucionit të IV industrial”.
Nderojmë Leninin duke përforcuar luftën për përmbysjen e kapitalizmit
Vepra dhe veprimtaria revolucionare e bolshevikëve vazhdojnë së ndriçuari rrugën e luftës së komunistëve në kushtet e sotme.
Përpara shfaqjes së një krize të re ekonomike të kapitalizmit në rang ndërkombëtar duke shfrytëzuar rastin e pandemisë që të kufizohen prej qeverive borgjeze të drejtat punëtore, liritë demokratike qytetyre, akoma dhe veprimtaria sindikaliste, bëhet edhe më e ngutshme detyra e përqendrimit dhe pjekjes së forcave për përbysjne e sistemit të kalbur të shfrytëzimit kapitalist.
Përpara thellimit të pasojave të përmbysjeve kundërrevolucionare, përpara ashpërsimit të antagonizmave ndërmjet shteteve kapitaliste dhe bashkësive imperialiste, të cilat janë duke e përshkallëzuar rrezikun e një lufte imperialiste periferike, ose edhe më të përgjithshme, KKE jep një betejë të ashpër që nga sot për formimin e karakteristikave që do të jepin mundësinë të veprojë si pararoja revolucionare «në çdo lloj kohe».
KKE gjendet në vijën e parë të kësaj lufte, duke pasur të formuar tashmë, një strategji bashkëkohore revolucionare dhe duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të zgjeruar lidhjet militante të saj me klasën punëtore, me pjesët popullore të shtresave të mesme të qyteteve dhe me fshatarësinë e varfër, me rininë e tyre.
Gjendet në vijë të parë të luftës së klasës punëtore dhe forcave popullore, duke luftuar për rigrupimin e lëvizjes punëtore dhe promovimin e Aleancës Shoqërore, të luftës së përbashkët të së gjithë atyre që kanë interes objektiv nga lufta kundër kapitalistëve, monopoleve, shtetit dhe aleancave të tyre.
Studion çdo ditë fenomenet e reja që sjell në skenë lufta klasore dhe lëvizja e ekonomisë kapitaliste dhe antagonizmave ndërkombëtare ndërmjet shteteve kapitaliste në mënyrë që të jetë gjithmonë e aftë për të nxjerr në pah limitet dhe caqet e sistemit kapitalist, duke zgjeruar vazhdimisht ndërgjegjen antikapitaliste nëpër shtresat e punonjësve.
Lufta në kushtet e sotme për zhdukjen e shoqërisë klasore – shfrytëzuese dhe ndërtimin e shoqërise socialiste – komuniste përbën një nderim në praktikë ndaj Komunistit dhe Revolucionarit të madh V.I. Lenin, ndaj Revolucionit të Tetorit dhe qëllimeve të tij.
1) V. I. Lenin, “Ç’të bëjmë?”, Vepra të zgjedhura në dy vëllime, vëll.I, f. 151, bot. Instituti i Historisë së Partisë pranë K.Q. të P.P.SH., 1958.
2) V.I. Lenin, “Imperializmi, si faza më e lartë e kapitalizmit”, Vepra të zgjedhura në dy vëllime, vëll. I, f. 766, bot. Instituti i Historisë së Partisë pranë K.Q. të P.P.SH., 1958.
ΑTHINË 21.04.2020