Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të KKE, Dhimitri Kucubas

Për 1-vjetorin nga fillimi i gjenocidit kundër popullit të Palestinës nga shteti i Izraelit

Sot, një vit nga fillimi i gjenocidi të popullit palestinez nga shteti-vrastar i Izraelit, preteksti i sulmit të Hamasit tashmë është shembur.

Mbi 40.000 palestinezë të vdekur, mijëra të tjerë në Liban, qytete të rrafshuara dhe popull i çrrënjosur. Shteti i Izraelit, i cili për dekada me radhë mban të pushtuara ilegalisht tokat e Palestinës, por edhe tokat e Sirisë dhe Libanit, tani po kthen në thertore gjithë Lindjen e Mesme me mbështetjen e aleatëve të tyre, të NATO-s. Viktimë e kësaj politike vazhdon të bëhet dhe vetë populli i Izraelit, ashtu siç u bë dhe një vit më parë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) paraqet me konsistencë qëndrimet e saj. Partitë e tjera politike duhet të ndalin së luajturi rolin e “Ponc Pilati-t”.

I bëjmë thirrje popullit grek, rinisë dhe organizatave të lëvizjes të organizojnë luftën e tyre:

-          Tani dhe këtu, le të ndalojë përfshirja e Greqisë në luftë.

-          Të njihet shteti i pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967, sipas vendimit unanim të Parlamentit grek.

-          Qeveria e ND nuk ka asnjë autorizim nga populli grek për të dërguar fregata në Detin e Kuq, artileri në Arabinë Saudite si dhe të lëshojë territorin grek dhe baza ushtarake për të vazhduar gjenocidin dhe gjakderdhjen e popujve të rajonit.

 

07.10.2024