Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PLENUMI I PARTIVE TË INICIATIVËS KOMUNISTE TË EUROPËS

 

Ditën e hënë të datës 26/11, u realizua në Athinë takimi i Plenumit të Iniciativës Komuniste Europiane (IKE).

Në kuadër të takimit me raportin e J. Marinos, anëtar i Byrosë Politike të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe diskutimit që pasoi, u dha raport për veprimtarinë e pasur të gjashtëmujorit të kaluar me ndërhyrjet e rëndësishme dhe iniciativat e ndërmarra nga ana e IKE-së, të tilla si: kundër planeve imperialiste dhe euroNATOike dhe militarizimit të mëtejshëm dhe të rrezikshëm të BE-së, kundër antikomunizmit BE-së dhe qeverive dhe në veçanti në kurriz të Partisë Komuniste të Polonisë, për masat anti-punëtore që janë duke u përgjithësuar, për kufizimin e orkestruar të grevave, për masat që godasin të drejtën e arsimimit, në shtetet anëtare të BE-së dhe në shtetet e tjera europiane. Por edhe për jubiletë e rëndësishme dhe festimet të tilla si Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit, të Ditës së 1 Majit dhe për përvjetorin e Fitores Antifashiste të popujve.

Partitë pjesëmarrëse gjithashtu përshëndetën aksionet dhe grevat punëtore, brumosjet militante që bëhen në shumë shtete, duke vënë në dukje nevojën për forcimin e luftës punëtore - popullore në çdo shtet si dhe koordinimin e Partive Komuniste dhe Punëtore që përbëjnë Iniciativën. U shpreh shqetësimi rreth zhvillimeve alarmante për planet imperialiste në Mesdheun Juglindor, Ballkan, në Detin e Zi dhe intensitetin e antagonizmave. Nënvizuan nevojën për të forcuar studimin e çështjeve të Europës dhe BE-së, për të rritur përpunimin e qëndrimeve të përbashkëta të partive për ndërhyrjen e veçantë të tyre.

Në të njëjtën kohë u bë planifikim për gjysmën e parë të vitit 2019 ku dallohen organizimi i aktiviteteve në nder të 100-vjetorit të themelimit të Internacionales Komuniste, për të cilën ofroi që ta presë PK e Turqisë në Stamboll në muajin Shkurt të vitit të ardhshëm. Në këtë aktivitet do të paraqiten vlerësime dhe konkluzione të PK-ve që bëjnë pjesë në Iniciativë për ngjarje të rëndësishme historiko-politike të shekullit të 20-të që kanë të bëjnë me secilin nga vendet e tyre.

Gjithashtu, përpara gjyqit të ri antikomunist në Poloni kundër anëtarëve dhe kuadrove të PK të Polonisë planifikohet për të hënën, 3 Dhjetor, që partitë e Iniciativës të kryejnë protesta jashtë ambasadave Poloneze në çdo shtet që të hiqet menjëherë çdo persekutimin antikomunist që bëhet kundër komunistëve.

Gjithashtu, në Plenum u ftuan dhe morën pjes përfaqësues nga Lëvizja Socialiste e Kazakistanit, PK e Meksikës dhe Partia Komuniste Paraguaineze, me nxitjen që Iniciativa të zgjerojë hapësirën e saj përtej kontinentit europian, diçka që kërkon një hap të ri cilësor në kursin e Iniciativës.

Së fundi, me kërkesë të saj, u aprovua anëtarësimi në Iniciativë për Partinë Komuniste dhe Punëtore të Finlandës për Paqe dhe Socializmin. Me këtë pranim kjo Iniciativë tani përbëhet nga 30 Parti Komuniste dhe Punëtore.