Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E BYROS POLITIKE TE KQ TE KKE

PËR PROTESTAT GJIGANDE TË GREVËS SË 28 SHKURT 2025

1. Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përshëndet mbi një milion e gjysmë demonstrues, punëtorë, profesionistë, fermerë, të rinj, prindër me fëmijët e tyre, njerëzit e artit, letërsisë, kulturës e shumë të tjerë, që më 28 shkurt, dy vjet pas krimit në Tempi, vërshuan shesheve në mbarë Greqinë dhe jashtë saj. Më në fund foli populli dhe oratorët e qeverisë dhe të shtetit borgjez e «qepën» gojën. Përshëndesim veçanërisht ata që morën pjesë për herë të parë në grevë dhe protestat e grevës. Elementi cilësor dhe njëkohësisht shpresëdhënës i këtyre protestave madhore është se ato morën formën e një greve të madhe mbarëkombëtare, mbarë-punëtore, ku u mbyllën vendet e punës, dyqanet, shkollat dhe institutet e arsimit, morën pjesë masivisht studentë dhe nxënësit nga shkollat dhe Universitetet, me vendime të sindikatave dhe organeve të tjera masive të lëvizjes popullore, të rinisë, me thirrjen e të afërmve të viktimave në Tempi.

2. Krimi në Tempi, së bashku me tentativën flagrante për mbulimin e këtij krimi nga qeveria e ND, prek, ndërgjegjëson dhe mbush plot zemërim forca më të gjera të popullit dhe rinisë. Megjithatë, suksesi i grevës sindikaliste, e cila u mbështet me vendosmëri nga forcat e Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), nuk ishte as i dhënë dhe as i vetëkuptueshëm. Beteja e grevës, si dhe tubim-protestat e grevës, u zhvillua kundër një tentative sabotazhi të shumanshëm, të tentuar që në momentet e para nga qeveria, me propagandën mediatike, nga kryesitë e komprometuara sindikaliste të ND, PASOK dhe SYRIZA në Konfederatën e Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) dhe Drejtorinë e Lartë të Sindikatave të Nëpunësve Publik (ADEDY), të cilat, duke qenë se nuk ishin në gjendje të pengonin realizimin e kësaj greve, vendosën pengesa në pjesëmarrje dhe u përpoqën të shtrembëronin përmbajtjen e saj. Edhe forca politike që bënin thirrje për tubime, jo vetëm që fshinë fjalën «grevë» nga thirrja e tyre, por edhe shpifën ndaj saj duke e quajtur atë si “pa lidhje”, si grevë “partiake” dhe në kundërshtim me luftën për drejtësi për të vdekurit në Tempi.

Kërcënimet e qeverisë, e cila bënte fjalë se do kemi “anomali” dhe “destabilizim”, terrorizmi i pronarëve në vendet e punës, e deri në përjashtimet nga puna, u shoqëruan me një përpjekje paralele për të “falsifikuar” mesazhin e kësaj lufte, se gjoja ka të bëjë me një spastrim utopik të institucioneve të kalbura të shtetit të sotëm kriminal borgjez. Propaganda e terrorizimit të masave u propagandua në të gjitha ditët para grevës dhe së fundmi dhuna dhe represioni shtetëror duke shfrytëzuar mekanizmat e njohura, të cilët gjithmonë luajnë rolin e çorientimit dhe shpifjes lundër lëvizjes.

Por, këto përpjekje patën sukses dhe pjesëmarrja masive në grevë përfundimisht u bë edhe kusht edhe parakusht për pjesëmarrjen masive në protesta.

Lëvizja punëtore-popullore, populli i vendosur dhe i organizuar që lufton për të drejtat e tij, mund të anulojnë planet antipopullore, t'i nxjerrë jashtë përdorimit pengesat dhe kurthet. Kundërshtari, sado i fortë që të duket, nuk është i gjithëfuqishëm.

3. Për suksesin e kësaj beteje të rëndësishme për lëvizjen punëtore-popullore, anëtarët dhe miqtë e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) depozituan të gjitha forcat e tyre. Në periudhën në vijim do të vazhdojmë dhe do të intensifikojmë përpjekjet tona, që të zbardhet e gjithë e vërteta e krimit në Tempi, që të mos mbulohet, që fajtorët të dënohen sado lartë që të jenë dhe, mbi të gjitha, që populli ynë të mos përjetojë përsëri një tragjedi të tillë. Tashmë, shumë prej të dhënave dhe gjetjeve të hetimit për krimin në Tempi konfirmojnë vlerësimet e KKE për shkaqet që e çuan në këtë tragjedi dhe kryesisht për politikën e ndjekur nga qeveritë e ND, PASOK dhe SYRIZA që nga viti 2009 në sektorin hekurudhor, të bazuar në udhëzimet e BE-së. Nga ndarja e hekurudhës për të shitur pjesët më fitimprurëse të saj, kontratat “mëkatare”, mungesat në personel dhe intensifikimi i punës në personelin e saj, deri te shfrytëzimi i hekurudhës për nevojat e NATO-s duke transportuar mallra të rrezikshme.

Ne do të vazhdojmë përpjekjet, aktivitetet dhe iniciativat brenda lëvizjes, mes popullit dhe rinisë kundër gjithçkaje që cenon të ardhmen e tyre. Por edhe brenda kuadrit të parlamentit, duke shfrytëzuar nga çdo boshllëk/shteg që ofron kuadri aktual institucional, por duke ditur se, institucionet e shtetit borgjez, kuadri ligjor që qeveritë borgjeze formësojnë dhe forcojnë, për shembull me ligjit komplet flagrant për përgjegjësitë ministrore, është krijuar për të nxitur mbulimin e krimeve të sistemit.

4. Mobilizimi i popullit dhe i rinisë funksionon si katalizator i zhvillimeve që e kanë tronditur qeverinë e ND dhe e kanë vënë me shpatulla për muri, jo vetëm për krimin në Tempi, por edhe në fronte të tjera, në shumë “Tempi” të dukshme e të padukshëm që populli përjeton në çdo aspekt. Ajo që dëshmohet është se shpërthimi punëtor-popullor dhe i të rinjve për çështjen e Tempit gjendet në «majën» e një indinjate dhe pakënaqësie më të gjerë punëtore-popullore, shqetësimi dhe pasigurie për të ardhmen, që ushqehet në përgjithësi nga ngërçet e sistemit kapitalist në gjithë pjesët e jetës së punëtorëve dhe të popullit. Ka të bëjë me intensitetin e shfrytëzimit, sulmin ndaj të ardhurave punëtore-popullore, me shtrenjtësinë, me pagat e ulëta dhe taksat e larta, gjendjen e mjerueshme të shërbimeve sociale dhe infrastrukturës kritike, si arsimi, shëndetësia, mbrojtja nga dukuritë natyrore dhe fatkeqësitë, me zhvillimet ndërkombëtare dhe përfshirjen e vendit tonë në frontet e luftës. Kudo dhe gjithmonë përplasen dy interesa të papajtueshme, nga njëra anë synimet e grupeve të biznesit për përfitime sa më të mëdha dhe nga ana tjetër nevojat punëtore-popullore.

 Slogani «fitimet e tyre apo jetët tona» tregon këtë dilemë reale politike dhe sociale të epokës sonë.

 5. Zhvillimet politike mund të jenë në dobi të popullit vetëm nëse vetë lëvizja punëtore-popullore vendos vulën e saj në këto zhvillime, duke shumëzuar kudo qendrat e rezistencës, organizimit, mobilizimit kudo, nëse zhvillohet një lëvizje mbarëkombëtare e koordinuar, e përbashkët, e cila do të formojë qëndrime dhe synime të përbashkëta avokimi në drejtim antikapitalist - antimonopolist, duke abuzuar pushtetin e kapitalit.

 Zgjidhja për sot nuk është që zhvillimet politike të funksionojnë si një “valvul ç fryrjeje” për zemërimin popullor, duke krijuar terrenin për ndryshim qeveritar apo ndryshimin e personit si kryeministër, në mënyrë që të vazhdohet e papenguar e njëjta politikë kriminale me një qeveri tjetër apo individë të tjerë. Tashmë këto receta janë të shumë-provuara dhe me rezultate të njohura. Zgjidhja nuk është përpjekja për të rinovuar sistemin e kalbur e të korruptuar politik, për të arritur “stabilitetin”, “normalitetin” dhe “paqen sociale” famëkeqe, për të cilat luftojnë partitë e tjera duke nënkuptuar gjithmonë heshtjen për kërkesat popullore.

Ecuria e zhvillimeve ndërkombëtare dhe të brendshme dëshmon se stabiliteti për sistemin, veçanërisht në kushtet e sotme të konkurrencës së mprehtë, të rindarjes/rishpërndarjes së botës dhe përfshirjes ushtarake, do të thotë sakrifica të reja, shumë më të mëdha për popujt. Për të luajtur më në fund lojën e stabilitetit politik u nevojiten shumë “paterica”. U nevojiten edhe versioni liberal i ND edhe versioni gjoja “progresiv”-socialdemokrat i PASOK-ut, SYRIZA-s etj., i cili aktualisht po çalon, sepse identifikohen me politikat antipopullore që zbatuan këto forca si qeveri, por edhe me mashtrimin e popullit. Kanë nevojë edhe versionin gjoja "anti-sistemik" të populizmit dhe mashtrimit me recetën e njohur -të testuar në Greqi dhe jashtë saj- të partive personale "njëpërdorimshme" që thërrasin për "patogjenat" në mënyrë që vetë sistemi të lihet përfundimisht jashtë tabelës së qitjes.

 6. Zgjidhja është konsolidimi i mosbesimit të popullit ndaj qeverisë, ndaj shtetit borgjez, politikave që ata zbatojnë, zgjedhjeve strategjike që bëjnë në emër të klasës sunduese. Të forcohet mosbesimi ndaj të gjithave që janë dhe përbëjnë sistemin në thelb. Sepse sistem është ekonomia e bazuar në marrëdhëniet shfrytëzuese të prodhimit, që krizat dhe fitimet për kapitalin i paguan gjithmonë klasa punëtore dhe shumica popullore. Sistem janë grupet e biznesit sot që ndjekin fitimin maksimal me çdo lloj mënyre. Sistem është shteti aktual borgjez me institucionet dhe mekanizmat e tij të kalbura që nuk munden të "pastrohen", nuk mund t'u shërbejnë "të drejtave" të popullit. Sistemi janë partitë e kapitalit dhe BE-ja që kanë qeverisur dhe qeverisin këtë vend.

 Ky mosbesim mund të bëhet një vendim për luftë dhe solidaritet të organizuar, të palëkundur bashkë me KKE, me idetë dhe programin e saj përmbysës, për një tjetër organizim të ekonomisë dhe shoqërisë, që jetët tona nuk do të "kushtojë", për Socializmin.

 Të gjithë dhe të gjitha, që nuk e pranojnë barbarinë, “asfiksinë” dhe krimet e këtij sistemi, munden të ecin në rrugën e dinjitetit, të luftës dhe të përmbysjes. Aty qëndron drejtësia dhe shpresa e vërtetë!

Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

ATHINË 01/03/2025