Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Një rritje e rëndësishme dhe premtuese për KKE!

Me forca të reja në organizimin e luftës punëtore-popullore

Në përgjithësi, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) regjistroi një tjetër rritje të ndjeshme, duke shënuar një përqindje prej 9.25% dhe 368,000 vota. Kjo është një rritje e ndjeshme në raport me euro-zgjedhjet e vitit 2019 dhe në raport me zgjedhjet parlamentare të vitit 2023 në Greqi, ku gjithashtu KKE kishte rritur edhe përqindjet.

Kjo konfirmon lidhjet e KKE me forca më të gjera popullore dhe dëshmon se vota për KKE shpreh lidhje më të qëndrueshme, të cilat janë krijuar e testuar në betejat e mëdha që kanë paraprirë.

Konfirmohen disa procese pozitive që kanë ndodhur prej një kohe të gjatë dhe që janë shprehur si në zgjedhjet parlamentare ashtu dhe në lëvizjen punëtore-popullore.

Po stabilizohet dhe forcohet një rrymë abuzimi ndaj politikës dominuese, që sot po zbatohet nga qeveria e ND, po përparon çlirimi i forcave punëtore-popullore nga partitë borgjeze, rritja e prestigjit dhe lidhja e tyre me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE).