Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Ngjarje politike qëndrore për përvjetorin e 95-të të KKE në Athinë

Me shumë sukses përfundoi veprimtaria politike-kulturore në stadiumin “Paqes dhe Miqësisë” i cili ishte mbushur për të nderuar 95vjetorin e KKE, të dielën e 8-Dhjetorit-2013. Mijëra njerëz mbushën shkallët dhe hapësirën qendrore të stadiumit për të festuar përvjetorin e 95-të së bashku me KKE, dhe për të nderuar luftën dhe sakrificat e komunistëve dhe të popullit, duke iu përgjigjush kështu thirrjes për mobilizimin të KKE të cilën e mbajti Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të KKE, Dhimitri Kucuba.

"Jepini fund iluzioneve, ose me kapitalin, ose me punëtorët" dhe "E ardhmja jon nuk është kapitaliste, është bota e re Socialiste" ishin disa nga parullat që janë dëgjuar në stadium, i cili ishte veshur me të kuqe që herët atë ditë, në një mënyrë që të mirëpriste punëtorët dhe të rinjtë në këtë ngjarje të Organizatës së Partisë në Atikës të KKE.

Një moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishte njoftimi se 60 Parti Komuniste dhe Punëtore nga e gjithë bota dërguar mesazhe përshëndetje për përvjetorin e 95-të të KKE.

Në fjalën e tij, Sekretari i Parë i K.Q të KKE, Dhimitri Kucuba, theksoi ndër të tjera në lidhje me përvjetorin e 95-së viteve të KKE:

"Ne mësojmë nga historia jonë heroike, mbetemi të pa tundur në qëllimin tonë për zhdukjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeri. Edukohemi nga oferta vetëmohuese dhe sakrificat e qindra e mijëra bijve të popullit ton, koministe dhe komunistë, luftëtare dhe luftëtarë, të cilët u gjëndën në vijën e parë të betejës 95-vjet me rradh, duke luftuar me vetëdije në luftën e klasave. Ne edukohemi nga gjërat pozitive, por edhe nga ndryshimet negative të kësaj lufte titanike. Nga dobësitë, gabimet dhe lëshimet. (...)

KKE është partia e vetme që guxoi dhe guxon të studioj historinë e saj, sepse ajo e di shumë mirë se për një parti revolucionare studimi i historisë është një element zhvillus për të.

KKE kurrë nuk mohoj rolin e saj si parti e klasës punëtore, të klasës që ka mision historik udhëheqës në transformimin revolucionar të shoqërisë, për ndërtimin e shoqërisë socialiste-komuniste.

KKE, pavarësisht nga mangësitë e saj, kurrë nuk e ka braktisur qëllimi i saj strategjik, socializmin, ajo kurrë nuk hoqi dorë nga lufta e klasave, të revolucionit socialist, nevojën për të përmbysur diktaturën e një pakice, dmth të klasës borgjeze dhe të shfrytëzuesve dhe për ta zëvendësuar atë me diktatura e shumicës, e cila përbëhet nga proletariati, klasa e puntore, të shfrytëzuarit.

KKE guxon të studioj të kaluarën e saj, për të nxjerrë konkluzione të vlefshme, për të korrigjuar gabimet e veta, për të përpunuar strategjinë e saj.

Ajo që shqetëson kundështarin, që e egërson atë, është pjekuria e mendimit kolektiv të partisë, përpunimi i strategjis bashkëkohore revolucionare nga KKE.

Thelbi, natyrisht, në të gjitha këto gjëndet diku tjetër. "Halë në sytë" e borgjezve dhe oportunistve janë konkluzjonet nga studimi i histories të partis, konkluzionet nga ndërtimi i socializmit. "Halë në sytë e tyre" hartimi i strategjisë revolucionare të KKE, vendimet e Kongresit të 19-të, të Programi dhe statutit të saj (...)

Ne ndjejmë ankthin e punëtorit dhe të papunit, të punëtorit të sektorit publik, të vetëpunësuarit, i cili thotë me shpresa të humbura "diçka duhet të bëhet, tani", ne i drejtohemi të gjithë atyre dhe i thomi: Tani duhet të shfrytëzojmë përvojën që kemi marë të gjitha këto vite dhe të mendojmë:

Kush kishte të drejtë? KKE apo partitë e tjera në lidhje me qëndrimin e tyre për Bashkimin Evropian dhe NATO?

Thoshte të vërtetën apo jo KKE, kur paralajmëronte për lidhjen e Traktatit të Mastrihtit dhe liritë e famshme të tij të cilat janë zinxhirë për popujt?

Vinë apo jo ne fjalët tona kur që në fillim ne paralajmëronim për pranimin famëkeq në Bashkimin Ekonomik Monetar (BEM) dhe në euro, në atë kohë KKE votoj kundër, kur krejt të gjithë të tjerët - edhe mbështetësit e sotme të dhrahmis - festonin?

Ne edhe një herë i bëjm thirrje shtresave popullore, të rinjve e të rejave, për të menduar (...) se pse KKE nuk hyn në një qeveri në terrenin e kapitalit, pavarsisht se cilën pjes të dypolizmit mund të ketë ajo si qeveri? "Kjo ishte pyetja paraqitur nga Dhimitri Kucuba, duke vënë në dukje se në terrenin e kapitalizmit, ç’far do lloj qeverie, qoft e "majtë" ose qeveri me një tjetër emër: "Në fund së fundit, rezultati për popullin do të jet i njëjti, sepse edhe kjo qeveri do të heci në rrugën e zhvillimit kapitalist e cili shkatron popullin për fitimet e monopoleve. Për shkak se edhe kjo qeveri do të veprojë brenda kufizatave anti-punëtor të BE-së, ajo do të ndërmarrë dhe do të zbatojë të njëjtat angazhime të cilat janë shkatërruese për popullin".

Në një referencë të veçantë për SIRIZA, Sekretari i Parë i K.Q të KKE vuri në dukje se: "SIRIZA është ai që dëshiron, madje në emër të së majtës, që të zbatoj formulën e menaxhimit të pro-monopolit si tipi i FMN-së, e cila reklamon modelin "Made in USA". Kjo parti po jep identitetin e saj për të mbledhur rekomandime nga institutet e plutokracis në të gjithë botën, nga të gjithë ata –po, të njëjtit ishin- që i jepnin letra rekomandimi Jorgo Papandreut dhe sivjet na promovojnë Ciprën, siç bënë dy vjet më parë me Papandreun, intelektualin e shquar botëror, dhe organet e parties të SIRIZA gëzohen me këtë katandi të vërtet ...

SIRIZA vlerëson pozitivisht themelusët e BE-së, si Kohl dhe Miteranin, dhe fton në bashkim të gjith investitorët e medhenj kapitalistët për gjoja rindërtimin produktiv të vendit, një rindërtim i cili ka si qëllimi të tij forcimin e bizneseve të mëdha, monopolet, për t'i bërë ato konkurruese. Për shkak të kësaj konkurrence të "ekonomisë së shtetit", sektori publik dhe privat të ekonomisë do të bashkëpunojë dhe këto do ti paguaj shtrenjt populli, në shëndetësi, arsim dhe shërbime të tjera sociale. Edhe në qoftë se ajo i jep diçka më shumë pagës minimale, ajo do ta marri atë përsëri përmes rritjeve të reja të çmimeve dhe nëpërmjet taksimit të drejtpërdrejtë ose indirekt.

Dhe le të mendojnë dhe këtë: Pas rezultatit të zgjedhjeve të vitit të kaluar -kur SIRIZA u bë opozita zyrtare me 27%, madje deklaron se është gati që të bëhet qeveri- e bëri përpara lëvizjen apo mbrapa? Populli doli jashtë në rrugë apo, si "I mbyturi nga flokët kapet" thjesht përpiqet të mbijetoj?" theksoi Dh.Kucuba.

KKE sot është duke ndërmarrë një përgjegjësi të madhe për të forcuar aleancën e Popullore, aleancën sociale të shumicës së gjerë popullore e cila është duke luftuar me një vijë anti-kapitaliste anti-monopoliste për pushtetin punëtor-popullor.

Me këtë perspektivë KKE po kërkon sot forcë kudo. Kërkojm forcë që të përforcojmë këtë luftë, dhe jo për tu ngatërruar në utopi dhe tallje që të bëjmë B.E-në gjoja më njerëzore, ose ti japim «frymarje teknike goj me goj» rrugës së zhvillimit kapitalist (...)

Ekziston përgjigjja pro-popullore. Të gjitha këto nuk janë një rrugë e vetme. Propozimi i KKE jep përgjigje për të sotmen, ai është një program për pushtet, "një program për qeverisje", siç thotë populli ton, të klasës punëtore dhe aleatëve të saj, për interesat e tyre, për të cilat do të luftojnë nën flamujt e tyre dhe jo posht një flamuri të huaj.

Dhe cili është ky propozim? Dëgjojeni atë: Instrumentet ekonomike mund të vendosen në shërbim të popullit. Ato duhet të socializohen. Pasuria minerale, infrastruktura dhe makineritë-mjetet e industrisë, energjisë, telekomunikacionit, transportit, trgëtia, toka, bizneset bujqësore-blegtorale kapitaliste, burimet natyrore duhet të bëhen pronë e popullit, dhe trgëtia shtetërore.

Në krah të sektorit të socializuar të ekonomisë, të organizohen kooperativat prodhuse bujqësore. Me këto mjete, pushteti puntor, popullor të bëj planifikimin qëndror të ekonomisë, për të forcuar zhvillimin e sektorëve dhe të rajoneve, të gjadhëroj fshatin. Ky zhvillim ka si kriter plotësimin e nevojave popullore dhe jo fitimet, tha Dh. Kucuba në përfundim.

Emocionet arriti pikën kulminante më progamin muzikor. Vargje nga veprat e Miki Theodorakit ishin në buzët e të gjithëve. Këto vepra janë interpretuar në këtë ngjarje nga këngëtarë të shquar grekë, të tillë si M. Faranduri, M. Micias, V. Leka me ndihmën e Orkestrës Simfonike dhe korin e Bashkisë të Athinës.