Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Grevë më 26 nëntor

Masa të menjëhershme për të mbrojtur jetën e popullit - Mbrojmë jetën dhe të drejtat tona

Dhjetëra Federata Sindikaliste dhe Qendra Punëtore në të gjithë Greqinë kanë marrë vendime për greva dhe po përgatitin grevën e 26 nëntorit. Midis tyre janë Federatat e Mjekëve të Spitaleve, Federata e Ndërtuesve, Federata e Farmaceutikës, Qendrat Punëtore të Athinës, Pireut, Patras dhe dhjetëra qyteteve të tjera. Sindikatat e detarëve vendosën grevë 24-orëshe në të gjithë Greqinë në të gjitha kategoritë e anijeve, ndërsa në grevë marrin pjesë gjithashtu edhe punonjësit e Transportit Urban të Athinës.

Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME), në njoftimin e tij për grevën e 26 nëntorit, thekson:

«Më 26 nëntor, të gjithë në grevë! Për të mbrojtur jetën tonë, shëndetin tonë, të drejtat tona nga sulmi i egër i qeverisë dhe i grupeve të biznesit.

Qëndrimi i vendosur që u mbajt nga sindikatat dhe punëtorët që morën pjesë në mobilizimet e organizuara në të gjithë Greqinë për kremtimin militant të Politeknikut më 17 Nëntor, theu në praktikë ndalimet dhe autoritarizmin e qeverisë. Anuloi planin e saj për të paralizuar luftën dhe kërkesat e popullit për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit e tij.

Qeveria, në vend që të marrë masa për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e punonjësve, po promovon projekt-ligje që i ka marrë me recetë nga Lidhja e Industrialistëve Grekë (SEB) dhe grupet e biznesit. Projekt-ligjet e qeverisë, përfshijnë:

- Punë 10-orëshe, punë nga mëngjesi deri në mbrëmje me pagë 200 euro.

- Punë në të zezë, punë të pasiguruar dhe të papaguar.

- Heqjen e së Dielës si ditë pushimi.

- Dorëzimin e Sigurimeve Shoqërore në duart e grupeve të biznesit.

- Ankande dhe sekuestrime të shtëpive të popullit.

Këto masa vijnë për të forcuar grupet e biznesit në kushtet e krizës kapitaliste. Këto janë masa që do të mbeten edhe pas pandemisë, në mënyrë që punonjësit të bëhen “shporta” e përhershme që do ushqejë fitimet e kapitalit. Kjo është arsyeja pse qeveria po merr masa të reja autoritare dhe shtypëse, duke përgatitur një projekt-ligj të ri i cili heq në thelb të drejtat dhe liritë sindikaliste.

Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME) u bën thirrje të gjitha organizatave sindikaliste të çojnë peshën e përgjigjes ndaj qeverisë dhe punëdhënësve. Askush të mos mbetet jashtë kësaj beteje. Duke marrë të gjitha masat mbrojtëse, le të mos lejojmë që frika, terrorizmi, pesimizmi të kalojë në klasën punëtore. Mesazhi i grevës të arrijë kudo, në çdo vend pune!

Kërkojmë:

• Urgjentisht dhe me urdhër të rekrutohen sallat kirurgjikale, salla të mjekimit Intensiv, shtretër, qendrat diagnostikuese dhe laboratorike të spitaleve private. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe me mjekët privatë. Të hapen spitalet publike që u mbyllën vitet e fundit.

• Përforcim të menjëhershëm të personelit shëndetësor me marrje masive në punësim të mjekëve të nga të gjitha degët e mjekësisë, me personel infermieror. Të gjithë ata punonjës dhe asistentë në sistemin Shëndetësor që janë marrë në punësim me kontratë të caktuar kohore, të merren me kontratë të përhershme pune.

• Shtimin e linjave në transportin publik dhe shtimin e personelit në punësim.

• Mbështetje urgjente sociale për të gjithë të papunët, pa kushte dhe parakushte.

• Për aq kohë që do të zgjasin masat kufizuese dhe ndalimi, të ketë përjashtim nga pagesa për energji elektrike, komunikacioni, uji dhe gazi natyror. Asnjë ndërprerje të lidhjeve.

• Pezullim të pagesave për punonjësit ndaj shtetit, bankave, Ndërmarrjeve dhe Organizmave Publike (DEKO), pezullimin e ankandeve dhe sekuestrimeve. Shkurtim dhe fshirje të borxheve për familjet punëtore dhe popullore.»

 

24.11.2020