Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Kritikë ndaj disa koncepteve moderne oportuniste për shtetin
QENDRIMI I DEPARTAMENTIT TË MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE TË K.Q TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) NË KONFERENCËN E 11-të VJETORE NDËRKOMBËTARE «V.I. LENIN, REVOLUCIONI I TETORIT DHE EPOKA BASHKËKOHORE»
Rëndësia dhe aktualiteti i projektit të Leninit për shtetin
Para 100 vjetësh, vetëm disa muaj para Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit dhe në kushte politike veçanërisht të vështira dhe komplekse, V. I. Lenin shkroi një punë themelore, "Shteti dhe Revolucioni", e cila, natyrisht, së pari u botua për herë të parë pas Revolucionit të Tetorit, aty nga viti 1918.
Në këtë punë Lenini nxjerr thelbin dhe analizon natyrën klasore të shtetit: "Shteti është produkt dhe manifestim i kontradiktave të papajtueshme klasore. Shteti lind atje, kur dhe derisa kontradiktat klasore objektivisht nuk mund të pajtohen. Dhe anasjelltas: ekzistenca e shtetit provon se kontradiktat klasore janë të papajtueshme"{1}.
Lenini, në këtë punim të tij përcakton domosdoshmërinë dhe aktualitetin e revolucionit socialist dhe shtetit punëtor.
Ai u mbështet në perceptimet e K. Marksit dhe F. Engelsit për çështjen e shtetit, të cilat ishin pasqyruar në disa shkrime të tilla si "Manifesti i Partisë Komuniste", "Brumair i 18-të i Ludovik Bonapartit", "Lufta Civile në Francë", "Kritika e programit Gotha", letra e Engelsit drejtuar Bebel-it më 18-28 Marsit 1875, në parathënien e F. Engelsit në edicionin e tretë të punës së Marksit ''Lufta civile në Francë", etj., për diktaturën e proletariatit. Konkluzioni i Marksit dhe Engelsit nga studimi dhe përgjithësimi i përvojës dhe mësimeve të revolucioneve ishte se klasa punëtore mund të fitojë pushtetin politik dhe të vendosi diktaturën e proletariatit vetëm me revolucionin socialist, gjatë të cilës shkatërron aparatin e shtetit borgjez dhe krijon një aparat të ri shtetëror. Kështu, në mënyrë karakteristike përmendim se Marksi në punën e tij "Kritika e Programit Gotha" (ose Gota) nënizon: "Mes shoqërisë kapitaliste dhe komuniste gjendet periudha e transformimit revolucionar të njërës në tjetrën. Dhe në këtë periudhë korrespondon një periudhë politike tranzicioni ku shteti i saj nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse diktatura revolucionare e proletariatit"{2}.
Lenini vërtetojë rëndësinë themelore që ka kjo çështje për ata që e kuptojnë qartë ekzistencën dhe rolin vendimtar të luftës së klasave në zhvillimin shoqëror, duke vënë në dukje se "... veçanërisht e rëndësishme është vërejtja shumë e thellë e Marksit se shkatërrimi i burokratizmit - aparatit ushtarak të shtetit përbën "parakusht i çdo revolucioni të vërtet popullor"{3}, dhe duke theksuar se "Marksist është vetëm ai është i cili zgjeron njohjen e luftës së klasave gjer në njohjen e diktaturës së proletariatit"{4}.
Për më tepër, Lenini synon të përshkruaj karakteristikat komuniste të formimit social-politik, aspektet kryesore të shtetit socialist, ndërsa ushtron dhe kritikë të fortë për çështjet e shtetit si ndaj konceptimeve të djathta oportuniste, ashtu dhe ndaj atyre anarkiste.
Sigurisht, kjo punë e Leninit, ashtu si në përgjithësi puna titane letrare, nuk mund të trajtohen të shkëputura, por në lidhje me punët e tjera, të tilla si p.sh është "Revolucioni proletar dhe Renegati Kautski", dhe gjithmonë në lidhje dialektike me zhvillimet historike. Megjithatë, në çdo rast, qasja leniniste për shtetin është një trashëgimi e madhe për lëvizjen komuniste ndërkombëtare, që duhet të shfrytëzohet siç duhet për zmbrapsjen e koncepteve socialdemokrate dhe oportuniste në lidhje me shtetin, të cilat kanë depërtuar dhe vazhdojnë të depërtojnë në lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Kështu që, objektivi i kësaj ndërhyrjeje nuk është një paraqitje e pozitës leniniste apo një ekspozim të shkëputjeve të sakta të Leninit, por përgjigje ndaj koncepteve moderne oportuniste nëpërmjet teorizmit marksist –leninist të shtetit. Aq më tepër, që sot shumë nga çështjet, që Lenini i luftoj në epokën e tij sot po rishfaqen, me forma të vjetra dhe të reja.
Teoria "neutrale" joklasore e shtetit
Si "vegël" kryesore në zbutjen e mëtejshme të karakteristikave komuniste të partive komuniste dhe punëtore sot janë forcat e oportunizmit Europian. Bëhet fjalë për forca që janë bartëse të ideologjisë borgjeze në lëvizjen punëtore. Në Europë kanë ngritur “qendrën” e tyre ideologjiko-politike dhe organizative nën emrin "Partia e së Majtës Europiane" (PME), ku aty brenda janë futur edhe disa PK, të cilat në të kaluarën ishin të ndikuara thellë nga idetë e eurokomunizmit, si p.sh PK e Francës dhe e Spanjës. Nga Greqia merr pjesë SYRIZA, e cila në linjat e saj ka forca që ishin shkëputur nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në vitin 1968, të ndikuara nga rryma e eurokomunizmit, dhe në vitin 1991, të ndikuara nga “Koncepti i ri” i Gorbaçovit, që të unifikoheshin më pas me forcat e PASOK-ut socialdemokrat.
Këto forca mbështesin se: "Shteti, megjithatë, nuk është një fortesë, por një rrjet, marrëdhënie dhe fushë strategjike e luftës politike. Nuk ndryshon nga një ditë në tjetrën, por në të kundërtën transformimi i domosdoshëm i tij presupozon beteja të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme, përfshirje të faktorit popullor, demokratizim të vazhdueshëm"{5}.
Siç duket nga të mësipërmet shtetit borgjez për këto forca politike nuk përbën nga vetë natyra e tij një instrument i dominimit të klasës borgjeze, por një përgjithësi institucionesh që mundet edhe të transformohet në një drejtim pro-popullor. Në bazë të këtij perceptimi mbështetet se karakteri i institucioneve të shtetit borgjez, të shteti borgjez në tërësi, munden edhe të formohen "ashtu siç duhen", mjafton që të mbizotërojnë "qeveritë e majta".
Ky është padyshim një perceptim mashtrues, sepse në praktikë shkëput shtetin nga baza ekonomike e tij, nga marrëdhëniet ekonomike që dominojnë. Krijon tek punëtorët iluzione se roli i shtetit borgjez dhe i institucioneve të tij (p.sh. parlamenti, qeveria, ushtria, policia) varet nga ai pushtet politik (i "majtë" apo "i djathtë") i cili dominon në këto institucione.
Perceptime të ngjashme dhe të rrezikshme kultivohen edhe sot në një numër shtetesh të Amerikës Latine, me të ashtuquajturën "progresivizëm", të qeverive të ndryshme "progresiste" dhe "të majta", që me mbizotërimin e tyre në zgjedhje mundohen të kultivojnë iluzione se sistemi mund të ndryshohet përmes zgjedhjeve borgjeze dhe referendumeve të ngjashme.
Por, në realitet, nuk ka asnjë gjoja "neutralitet" klasor të shtetit borgjez dhe të institucioneve të tij. Shteti siç ka vërtetuar marksizëm – leninizmi ka një përmbajtje të qartë klasore, e cila me procese zgjedhore dhe qeveri borgjeze nuk mundet të shfrytëzohet në favor të klasës punëtore dhe të ndryshimit shoqëror.
Koncepti për të ashtuquajturën "shtet i thellë".
Dalja e SYRIZA-s në qeverisjen e Greqisë solli gëzime në shumë forca oportuniste në të gjithë botën. Madje, dhe bashkëqeverisja e SYRIZA-s me partinë nacionaliste ANEL u interpretua nga disa{6} si një përpjekje për të "kontrolluar" "shtetin e thellë" të Greqisë, nëpërmjet këtij koalicioni politik. Në mënyrë të ngjashme dhe si lëvizje e "zgjuar" u paraqitën edhe deklaratat e A. Cipras, ende që para zgjedhjeve, ku me paturpësi deklaronte se Greqia "i përket Perëndimit" dhe se nuk shtrohet çështja e tërheqjes nga NATO{7}.
Por ku e ka synimin kjo "ndarje në sektor/pjesë" e shtetit borgjez? Është e qartë se brenda aparatit shtetëror të shtetit borgjez ekzistojnë struktura me funksione dhe detyra të ndryshme, por megjithatë kjo nuk e mbështet ndarjen pro natyrës shtetërore në "të egër" dhe në të "butë". Kështu p.sh. bashkitë, shërbimet komunale, janë edhe këto pjesë të pandara të administratës borgjeze, është pushteti lokal, i cili gjithashtu është i ngarkuar të zbatojë kuadrin reaksionar antipopullor legjislativ që miratohet nga çdo herë qeveria borgjeze dhe shumica parlamentare. Komunistët në vendin tonë aktivizohen në Administratën Lokale, duke synuar që të fitojnë shumicën në bashki dhe sot e kanë arritur këtë në pesë komuna të vendit, në mes tyre edhe në qytetin e 3-të më të madh të Greqisë, në Patra, por nuk kultivojnë tek punëtorët iluzione në lidhje me karakterin e kësaj pjese të shtetit borgjez. Synojnë si opozitë, apo si administratë e bashkive që ta shfrytëzojnë këtë pozitë të tyre për zhvillimin e luftës klasore, dhe jo për "ripërtëritjen/pastrimin" e kapitalizmit, diçka që mbështetet nga SYRIZA dhe forcat e tjera oportuniste.
Këto, forca oportuniste, rehatohen nga një "ndarje në disa sektorë/pjesë" të shtetit borgjez. Para së gjithash sepse kjo mund të fshehë se i tërë aparati shtetëror, pavarësisht nga funksionet e veçanta të sektorëve/pjesëve të tij, është në shërbim të klasës borgjeze. Së dyti, sepse kështu kultivojnë iluzionin tek punëtorët se gradualisht, duke filluar nga "periferia" e shtetit borgjez dhe duke ecur drejt "qendrës", drejt "thellësisë" së tij, mund ta "ripërtëritë / pastrojë", ta transformojmë në një shtet që do të jetë në favor të popullit.
Koncepte të tilla utopike kultivojnë forcat oportuniste edhe për bashkësitë ndërshtetërore kapitaliste, të tilla si BE-ja imperialiste. Duke propaganduar, kështu, se me kryerjen e referendumeve, apo me daljen në qeveri të forcave të majta, socialdemokrate, gjoja do të bëhet një "strukturë demokratike për kontinentin" me "respektimin e të drejtave demokratike, sovrane të popujve"{8}. Në realitet këto pretendime me vetëdije anashkalojnë karakterin klasor të këtij bashkimi ndërshtetëror, i cili rezulton nga karakteri klasor i shteteve borgjeze që e përbëjnë atë, dhe, që e cila, që kur "ishte foshnje akoma", me emrin "Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut" në vitin 1952, ishte ndërtuar për interesat e kapitalit.
Zgjerimi i demokracisë në shtetin borgjez si një "hap" për në socializëm
Lenini erdhi në konflikt të ashpër me ata që, si Bernshtaini, argumentonin se është e mundur reformimi i kapitalizmit dhe reformimi gradual i transformimit të shoqërisë.
Më vonë në Europë pati një zhvillim të madh pikëpamja e eurokomunizmit, që në thelb kjo rrymë mbështeti se komunistët përmes rrugës parlamentare, të zgjerimit të demokracisë mund ta transformojnë shtetin borgjez në favor të popullit.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që luftojë dhe lufton deri më sot këto pikëpamje, ka vlerësuar se dëm të madh në lëvizjes komuniste ndërkombëtare shkaktuan dhe vlerësimet ngjashme të PKBS-së, që mbizotëruan në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, kryesisht pas Kongresit të 20-të të PKBS-së që flisnin për "kalim parlamentar"{9}. Kështu ne mund të konsiderojmë se janë aspekte problematike që u zhvilluan mbi këtë bazë duke mbështetur në shkeljen e rëndë të parimeve të revolucionit dhe të ndërtimit socialist, të tilla si p.sh "shumëllojshmëria e formave kalimtare", ose e ashtuquajtura "rruga jo-kapitaliste e zhvillimit" dhe kështu me radhë.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka nxjerrë konkluzione dhe e ka hedhur poshtë teorinë e "fazave/shkallëve drejt socializmit", që rrënoj dhe vazhdon të rrënojnë lëvizjen komuniste ndërkombëtare deri më sot, sepse nga njëra anë nëpërmjet "fazave/shkallëve" asgjësojnë rolin e PK-së, si një forcë përmbysëse e kapitalizmit dhe në emër të detyrave të çdo here "aktuale" në kuadër të sistemit (p.sh. restaurimin e demokracisë borgjeze në raste diktature), dhe nga ana tjetër kultivojnë iluzione për "kalim parlamentar" në socializëm.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) studion Historinë e saj, nxjerr konkluzione të vlefshme nga betejat heroike të komunistëve të dekadave të mëparshme. Në Komunikatën e fundit të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për 50-vjetorin e juntës ushtarake në Greqi shënoi ndër të tjera se: "KKE dhe lëvizja punëtore – popullore synojnë të luftojnë sa të jetë e mundur në kushte më të mira, të cilat lehtësojnë luftën e tyre dhe zgjerojnë në përgjithësi terrenin e ndërhyrjes kundër kapitalit dhe pushtetit të tij. Luftojnë për liri dhe të drejta, që të mos pengohet veprimtaria e tyre, në mënyrë që të pengojë -aq sa është e mundur- represionin shtetërore"{10}. Partia jonë, duke studiuar Historinë vlerëson se: "Diktatura ofron një përvojë të re për natyrën e pabazë të vlerësimit që mbizotëronte në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare dhe në Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), se rruga e luftës për një demokraci të përparuar borgjeze përbën një terren frytdhënës të grumbullimit të forcave dhe qasje të procesit revolucionar, se lufta për demokraci është e lidhur dialektikisht me luftën për në socializëm. Ky vlerësim ka penguar që ta shfaqnim juntën ushtarake si një formë të diktaturës së kapitalit, pengojë orientimin e luftës popullore në përgjithësi kundër armikut, diktaturës së borgjezisë dhe aleancave imperialiste të saj, si NATO-ua"{11}.
Sot mendime të ngjashme të gabuara kultivohen në linjat e lëvizjes komuniste. Këto janë pikëpamje që flasin ose për "faza/shkallë" në rrugën drejt socializmit, ose për "depërtim" të komunistëve në pushtet, me qëllim që, që në të dyja rastet, të "zgjerojnë" demokracinë, si një fazë/shkallë e parë drejt socializmit.
Në praktikë pikëpamje të tilla e largojnë për në të ardhmen e largët luftën për përmbysjen e shfrytëzimit kapitalist, e bllokojnë dhe e kufizojnë lëvizjen punëtore në kuadratin e luftës për kushte më të mira të çmimit të shitjes së fuqisë punëtore, duke anuluar orientimin e luftës për radikalizimin e lëvizjes punëtore, rindërtimin e saj, grumbullimin e forcave shoqërore, që kanë interes nga konfrontimi me monopolet dhe që mund të luftojë për përmbysjen e kapitalizmit dhe të ndërtimit të një shoqërie të re socialiste – komuniste.
Shtetëzimi i ndërmarrjeve kapitaliste si "hap" ndryshimi të natyrës së shtetit
Konfuzione të ngjashme ekzistojnë edhe në çështjet e ekonomisë. Për shumë vite lëvizja komuniste ndërkombëtare, e cila ishte dhe është në masë të madhe ende e bllokuar në logjikën e "fazave/shkallëve" drejt socializmit, e shikonte forcimin e sektorit shtetëror të shtetit borgjez si një "hap" drejt socializmit.
Madje gjer më sot nga disa kuptohet gabimisht thënia leniniste se "kapitalizmi shtetmonopol është përgatitja e plotë materiale e socializmit, është afër tij, ajo shkallë në boshtin historik, ku mes saj dhe shkallës së quajtur socializëm nuk ekzistojnë shkallë të ndërmjetme"{12} me synim që të justifikohet mbështetja dhe pjesëmarrja aktive e komunistëve në një menaxhim borgjez me sektor shtetëror të zgjeruar të ekonomisë. Por, kështu perceptohet gabimisht kapitalizmi shtetmonopol si një ekzistencë e fortë e sektorit shtetëror në ekonomi, dhe jo si imperializëm, si faza më e lartë e kapitalizmit, siç përshkruante Lenini.
Jeta e ka dëshmuar se kapitalizmi, sipas nevojave të tij, mund të synojë që një pjesë të madhe të ekonomisë të një vendi të jetë nën drejtimin e shtetit. Kështu që për shembull, në dekadën e viteve 70-të dhe 80-të pjesa më e madhe e ekonomisë greke gjendesh në duart e shtetit, por kjo në çdo rast ky fakt nuk e ka ndryshuar karakterin e shtetit borgjez. Natyrisht, që, as kjo do nuk të thotë se një politikë e shtetëzimit gradual të kompanive private, ku kapitalistët zakonisht i dorëzojnë shtetit thjesht borxhet e tyre, mund të çojë në një ndryshim të karakterit të shtetit. Për aq sa pushteti do të jetë në duart e klasës borgjeze, shteti (me sektor të fortë ose më pak të fortë shtetëror), do të jetë borgjeze, dhe klasa mbizotëruese do të funksionojë si "kapitalisti kolektiv" i pronës shtetërore.
Emërtimi i shtetit, si perceptim për natyrën e tij
Lenini përshkruan aspektet kryesore të shtetit punëtor. Nuk mundemi të mbyllim sytë ndaj analizës së Leninit dhe thjesht të orientohemi nga mbiemrat që shoqërojnë emrin e një shteti. Sot, për shembull, janë shfaqur "Republika Popullore e Lugansk" dhe "Republika Popullore e Doneckut". Cila është natyra e këtyre të vetë-deklaruarave "Republika Popullore"? Duke hapur këtu një parantezë ju bëjmë me dije se ekziston p.sh dhe e ashtuquajtura "Republika Popullore e Kongos", ku fëmijët e vegjël punojnë brenda në miniera dhe në kushte të papranueshme, që të marrin monopolet e huaja kobaltin e vlefshëm dhe bakrin.
Ne vlerësojmë se nuk mund të gjykojmë një shtet dhe qëndrimin tonë ndaj tij, duke u mbështetur vetëm në vetë-emërimin e tij, në deklaratat e tij. Kriteri themelor nuk mund të jetë tjetër përveç se cilës klasa i përkasin mjetet e prodhimit dhe pushteti në këtë shtet. Çfarë lloj marrëdhëniesh të prodhimit dominojnë në këtë shtet. Dhe kjo për shkak se shteti, për marksist – leninistët, është "aparati represiv", që objektivisht në epokën tonë, në shekullin e 21, në epokën e kalimi nga kapitalizmi në socializëm, të cilën e përurojë Revolucioni i Tetorit, do të jetë ose në duart e klasë borgjeze, ose në duart e klasës punëtore. Një zgjidhje e mesme nuk mund të ekzistojë!
Nuk duhet lënë pas dore se gjithmonë, ashtu edhe sot, klasat borgjeze synojnë që t’i fshehin qëllimet e tyre, të fshehin karakterin klasor të shtetit të tyre. Kështu, p.sh. një metodë "klasike", e përdorur nga ana e klasës borgjeze për të "maskuar" shtetin e tyre, është manifestimi i karakterit "nacional" të tij, duke e paraqitur shtetin e tyre si një "armë" për të mbrojtur gjithë kombin. Sot borgjezët nuk hezitojnë për të përdorur edhe "armë" të tjera propaganduese për të mposhtur lëvizjes punëtore "nën flamujt e tyre". Komunistët, lëvizja punëtore në tërësinë e tyre, duhet të tregojnë një nivel të lart vigjilence kur politikanët borgjez, të cilët kontribuuan me qëndrimin e tyre në restaurimin e kapitalizmit në ish BRSS-në, sot po shfrytëzojnë "kartën" e "antifashizmit".
Sot në momentet kur klasa borgjeze përforcon forcat fashiste, që disa prej tyre pretendojnë që edhe të luajnë një rol në qeverisje, si p.sh. në Ukrainë, forcohen thirrjet për "fronte të reja antifashiste", madje edhe për aleanca me forcat politike borgjeze, akoma dhe me shtete borgjeze, të cilat paraqiten me "vellon" e "antifashizmit". Por, siç ka vlerësuar Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në Deklaratën e KQ të KKE për 70 vjetorin nga fundi i Luftës së Dytë imperialiste Botërore dhe fitores së madhe antifashiste të popujve: "Shtetit borgjez nuk mundet dhe nuk do që ta përballojë rrënjësisht nazizmin, por dhe as aleanca e lëvizjes punëtore – popullore në bashkëpunim me forcat politike borgjeze. Atë (nazizmin) mund ta përballojë vetëm aleanca popullore, zhvillimi i luftës klasore, e cila do të ketë objektiv t'i japë fund pushtetit të monopoleve, sistemit kapitalist"{13}.
Për më tepër KKE vlerëson se sot nuk duhet të lihet mënjanë objektiva e pushtetit punëtor për një objektiv tjetër për qeveri kalimtare në terrenin kapitalist, në emër të përkeqësimit të situatës së klasës punëtore dhe shtresave popullore, për shkak të krizës së thellë dhe të zgjatur ekonomike, të luftës imperialiste, të terrorizmit të hapur kundër PK-së dhe lëvizjes punëtore nga organizatat naziste - fashiste, provokimet, intensiteti i dhunës shtetërore{14}.
Ndërtimi socialist dhe shteti në socializëm
Për dekada të tëra socialdemokratët dhe oportunistët bëjnë, ndër të tjera, një përpjekje sistematike për të anuluar çdo qasje shkencore të socializmit dhe të shtetit të tij. Lexojmë, p.sh materialet e "qendrës" oportuniste të Europës, të PME-së (Partisë të së Majtës Europiane) se si ajo mbron "perspektivën e një socializmi demokratik". Dhe kjo "Perspektiva socialiste" është përcaktuar nga PME-ja "si një drejtësi shoqërore që bazohet në përqendrimin e pasurisë dhe mjeteve të prodhimit dhe në mbizotërimin e zgjedhjes demokratike në harmoni me burimet e kufizuara të planetit". Konfuzione të ngjashme dhe qasje antimarksiste të shoqërisë socialiste, janë shumëzuar në vitet e fundit me "socializmat" e ndryshme të Amerikës Latine. Që nga e ashtuquajtura "socializmi i shekullit të 21" e Caves-it, dhe gjer te e ashtuquajtura "socializmi i jetës së mirë" në Ekuador, ku si monedhë kombëtare përdoret dollari i SHBA-ve.
Kërkojnë që ne të injorojmë se në bazën e çdo formimi social-ekonomik gjendet një mënyrë konkrete e prodhimit, e cila përbën një unitet dialektik të forcave prodhuese dhe marrëdhënieve të prodhimit. Tërësinë e marrëdhënieve të prodhimit në të gjitha fazat e procesit riprodhues -prodhim, shpërndarje, shkëmbim, konsumim- përbëjnë bazën ekonomike të shoqërisë. Duke e qasur shkencërisht çështjen Lenini vuri në dukje se: "Në prodhimin shoqëror të jetës së tyre njerëzit hyjnë në raporte të caktuara, të domosdoshme, të pavarura nga vullneti i tyre – në raporte prodhimi që i përgjigjen një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave të tyre materiale të prodhimit. Së bashku këto raporte prodhimi përbëjnë strukturën ekonomike të shoqërisë, bazën reale, mbi të cilën ngrihet superstruktura juridike dhe politike dhe të cilës i përgjigjen forma të caktuara të ndërgjegjes shoqërore"{15}.
J. V. Stalini shënonte se: "Ka dy tipa prodhimi: tipi kapitalist, duke u përfshirë këtu edhe kapitalizmi shtetëror, ku ka dy klasa, ku prodhohet për t’i sjellë fitime kapitalistit, dhe një tjetër tip, tipi socialist i prodhimit, ku s’ka shfrytëzim, ku mjetet e prodhimit i përkasin klasës punëtore dhe ku ndërmarrjet punojnë jo për ti sjellë fitim një klase të huaj, por për zgjerimin e industrisë për punëtorët në tërësi"{16}.
Kjo është arsyeja pse Partia Komuniste e Greqisë (KKE) refuzon interpretime të ndryshme të socializmit, të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me konceptimin marksist-leninist, dhe ashtu si shumë herë e ka theksuar në Takimet Ndërkombëtare të PK-ve se, me pikëpamjet e të PME-së, ose të "socializmave" të ndryshme të Amerikës Latine, në thelb gjendet promovimi i qëndrimit oportunist për gjoja "demokratizimin" e kapitalizmit, të utopisë për demokratizimin e shtetit borgjez, ndërsa shfaqja e ekonomisë së "përzier" kapitaliste paraqitet si një "model" i ri i socializmit. Në këtë drejtim shfrytëzohet dhe "logjika e veçorive kombëtare" që "ishte dhe mjeti" i "eurokomunizmit" për të mohuar determinizmin e revolucionit dhe të ndërtimit socialist dhe që sot problemi manifestohet me argumente të njëjta ose të ngjashme. (...) që të vërtetojnë kështu zëvendësimin e rrugës revolucionare me parlamentarizmin, që të përulet socializmi në rotacionet qeveritare të menaxhimit borgjez, siç bën p.sh. Forumi në Shën Paulo dhe forcat e tjera. Ndërtimi socialist është një proces unik, i cili fillon me pushtimin e pushtetit nga ana e klasës punëtore për t’u formuar mënyra e re e prodhimit, e cila mbizotëron me heqjen e plotë të marrëdhënieve kapitaliste, të marrëdhënies kapital – punë. Socializimi (shoqërizimi) i mjeteve të prodhimit dhe planifikimi qendror janë determinizma të ndërtimit socialist, kushte të nevojshme për të plotësuar nevojat popullore"{17}.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE), duke studiuar përvojën e ndërtimit socialist vlerëson si të gabuara reformat ekonomike të vitit 1965 në BRSS, të cilat dhanë prioritet në reforma tregu dhe e sollën përsëri rolin e përfitimit në ekonomi socialiste. Si rezultat i kësaj u shfaq në ndërmarrje interesi vetjak, diçka që nuk harmonizohet gjithmonë me interesat e shoqërisë. Reformat e gabuara në ekonomi u kombinuan me drejtime të ngjashme të gabuara në superstrukturën politike (p.sh. Shtet Mbar-popullor) dhe në strategjinë e lëvizjes komuniste ndërkombëtare (p.sh. politika e "bashkëjetesës paqësore"). Natyrisht, partia jonë nuk pajtohet me vlerësimet e PK-vë, që u shtynë nga rryma e dëmshme e "maoizmit", dhe të cilat besojnë se nga një moment në tjetrin, menjëherë pas Kongresit të 20-të pushoi së ekzistuari shteti punëtor apo madje ky na paska është kthye në "social-imperializëm", duke marrë pjesë kështu në propagandën anti-sovjetike. Në të kundërt, Partia jonë, që e mbron kontributin e BRSS-së dhe se lëvizja ndërkombëtare komuniste dhe punëtore, beson se socializmi u ndërtua në BRSS, por Kongresi i 20-të i PKBS-së ishte një "pikë kthese" sepse në këtë Kongres u pranuan një sërë qëndrimesh oportuniste për çështjet e ekonomisë, të strategjisë së lëvizjes komuniste dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Sot, vlerësojmë se pas rreth 30 vjetësh nga kundërrevolucioni në BRSS, në Europën Qendrore dhe Lindore, kapiatlizimi i Kinës ka vazhduar. Te ajo mbizotërojnë marrëdhëniet kapitaliste të prodhimit. Në të njëjtën kohë vërejmë se po vazhdon forcimi i marrëdhënieve kapitaliste në vendet që synonin ndërtimin socialist, të tilla si Vietnami dhe Kuba{18}.
Disa shokë nga PK-të e tjera mbështesin se zhvillimet në këto vende kujtojnë NEP-in në periudhën e Leninit. Në tekste të tjera{19}, i kemi treguar dallimet e NEP-it me ndryshimet që po ndodhin në këto vende dhe që për përfundimin e të cilave Partia jonë, duke u mbështetur në studimin shumëvjeçar të përvojës në BRSS, shqetësohet. Dhe kjo për shkak se socializimi (shoqërizimi) i mjeteve të përqendruara (grumbulluara) të prodhimit dhe planifikimi qendror në shpërndarjen e fuqisë punëtore dhe mjeteve të prodhimit, eliminimi i marrëdhënies së shfrytëzimit të njeriut nga njeri për shumicën e punëtorëve, përbëjnë kushte bazë dhe të domosdoshme, jo vetëm për fillimin e ndërtimit të socializmit, por për vazhdimin e tij.
Për më tepër, siç vë në dukje Lenini: "Diktatura e proletariatit ... nuk është vetëm dhuna mbi shfrytëzuesit dhe madje kryesisht nuk është dhunë. Themeli ekonomik i kësaj dhune revolucionare, garantimi për vitalitetin dhe suksesin e saj është proletariati, në krahasim me kapitalizmin, përfaqëson dhe realizon një tip më të lartë të organizimit shoqëror të punës. Këtu është thelbi. Ky është burimi i fuqisë dhe garantimi i fitores së plotë dhe të pashmangshme të komunizmit"{20}. Është e kuptueshme se ky "tip i lartë i organizimit shoqëror" nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me nepotizmin familjar. Siç është shënuar në Raportin e KQ të KKE në Kongresin e 20-të të Partisë: "Në hapa për përforcimin e të ashtuquajturave "zona të lira ekonomike", të "tregut" ka përparuar edhe Koreja e Veriut, ku Partia e Punëtorëve të Koresë e cila prej shumë vitesh e ka braktisur marksizëm-leninizmin, duke çuar teorinë idealiste të "Cuce-së" flet për "kimilsugizëm – kimgiongizëm" duke shkelur çdo koncept të demokracisë socialiste, të kontrollit punëtor popullor, brenda një regjimi të nepotizmit familjar"{21}.
Në vend të epilogut: "Të mbyllim dritaret" e Internacionales së 2-të
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) realizoj një studim të thellë të shkaqeve që çuan në përmbysjen e socializmit në BRSS, duke ndjekur rrugën e studimeve dhe diskutimeve shumëvjeçare brenda partisë dhe duke i përkushtuar Kongresin e 18-të (në vitin 2009) për të dhënë përgjigje të plota për këtë çështje, duke nxjerrë konkluzione të vlefshme për të ardhmen. Në bazë të kësaj përpjekjeje, që mbështet në marksizëm-leninizëm, Partia jonë e ka pasuruar konceptimin e saj programatik për socializmin, e cila gjeti pasqyrim në Programin e ri, që u miratua në Kongresin e 19-të (2013).
Në Programin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) theksohet ndër të tjera: " Pushteti socialist është pushteti revolucionar i klasës punëtore, diktatura e proletariatit. Pushteti punëtor zëvendëson të gjitha institucionet borgjeze, të cilat i ka shkatërruar veprimtaria revolucionare, me institucionet e reja që kanë lindur nga populli"{22}.
Për më tepër, në Programin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) detajohen:
• Baza materiale e domosdoshmërisë së socializmit në Greqi,
• Detyrat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për revolucionin socialist,
• Detyrat e saj konkretisht në situatën revolucionare,
• Roli udhëheqës i Partisë në Revolucion,
• Socializmi si hapi i parë, më i ulët i komunizmit,
• Çështja e plotësimit të nevojave sociale,
• Parimet themelore kushtetuese të pushtetit socialist.
Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), që u mbajt këtë vit më 30 Mars deri më 2 Prill 2017, vendosi detyrën për përforcimin e gjithanshëm ideologjik - politik - çelikosjen organizative të Partisë dhe të Rinisë së saj si parti e përmbysjes revolucionare.
Para 100 vjetësh, V. I. Lenini duke bërë mbylljen në punimin e tij "Shteti dhe Revolucioni" vuri në dukje se Internacionalja e 2-të ka rënë e tëra në oportunizëm, se eksperienca e Komunës u harrua dhe është shtrembëruar, dhe shtoi: "Jo vetëm që nuk kultivohet në masat punëtore Ideja që afrohet koha kur ato do të duhet të ngrihen dhe të thyejnë makinën e vjetër shtetërore, duke e zëvendësuar atë me një të re dhe duke bërë kështu sundimin e tyre politik bazë për transformimin socialist të shoqërisë, por masave po u kultivohet e kundërta, dhe "marrja e pushtetit" u është paraqitur në mënyrë të tillë që të mbeteshin mijëra shtigje për oportunizmin"{23}.
Sot, 100 vjet nga Revolucioni i Madh i Tetorit dhe një vit para 100-vjetorit të themelimit të Partisë sonë, KKE me qëndrimet dhe veprimtarinë e saj, synon që ti mbylli "dyert dhe dritaret" oportunizmit. Kjo përbën parakusht që të marrin jetë idealet e shoqërisë pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu._
1) V. I. Lenin, «Shteti dhe revolucioni», Vepra e 33, faqja 7. Shtëpia Botuese «Sighroni Epohi»
2) K. Marks, «Kritika e Programit Gotha (ose Gota)».
3) V. I. Lenin, «Shteti dhe revolucioni», Vepra e 33, Faqja 38-39, Shtëpia Botuese «Sighroni Epohi»
4) V. I. Lenin, «Shteti dhe revolucioni», Vepra e 33, Faqja 34, Shtëpia Botuese «Sighroni Epohi»
5) Nga programi qeveritar i SYRIZA-s.
6) Nga, The Real News Network, Intervistë (28/1/2015) me Leo Panitch, Profesor i Shkencave Politike në Universitetin York, Torodo, Kanada. http://therealnews.com/t2/index.php?option=com_content&task=view&id=31&Itemid=74&jumival=13071&updaterx=2015-01-28+01%3A16%3A04
7) Artikull i Pol Meison (1/9/2017), ish gazetar i BBC, ish përgjegjës i reportazhit politik të Channel 4. http://www.irishtimes.com/opinion/paul-mason-what-unites-the-new-movements-of-the-left-1.2335322
8) Kongresi i PME-së (Partia e së Majtës Europiane). Dokument Politik: “Rithemelimi i Europës, formimi i qasjes së re progresiste”
9) Vendimi i Kongresit të 18-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për Socializmin. Shkurt 2009.
10) SHPALLJE E KOMITETIT QËNDROR TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) PËR GRUSHTIN E SHTETIT TË 21 PRILLIT TË VITIT 1967. Gazeta “Rizospastis”, (Organ i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ), 5 Mars 2017.
11) Si më sipër.
12) V. I. Lenin. «Katastrofa që po vjen dhe si duhet ta luftojmë atë», Vepra e 34, Faqja 193, Shtëpia Botuese «Sighroni Epohi».
13) Deklarata e KQ të KKE për 70-vjetorin nga fundi i Luftës së Dytë imperialiste Botërore për fitoren e madhe antifashiste të popujve. Prill 2015.
14) Si më sipër.
15) V. I. Lenin: «Karl Marks». Vepra e 26, Faqja 56.
16) J. V. Stalin, Vepra e 7, Faqja 305.
17) Fjalimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Takimin e 14-të Ndërkombëtar të Partive Komuniste dhe Punëtore në Ekuador.
18) Qëndrimet e KQ të partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për Kongresin e 20-të.
19) Elisheos Vagjenas, «Roli ndërkombëtar i Kinës», artikull në revistën ΚΟΜΕP (Inspektimi Komunist) 6/2010
20) V. I. Lenin: «iniciativa e madhe», Vepra e 39, Faqja 13. Shtëpia Botuese «Sighroni Epohi»
21) Raporti i KQ të Parties Komunniste të Greqisë (KKE) për Kongresin e 20-të të Partisë, Mars 2017.
22) Programi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
23) V. I. Lenin, «Shteti dhe revolucioni», Vepra e 33, Faqja 119. Shtëpia Botuese «Sighroni Epohi»