Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KONGRESI I RINISË KOMUNISTE TË GREQISË (KNE): Propozimi politik i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) të bëhet pishtar shprese për shumicën e rinisë

Në data 15 deri në 17 shkurt 2019, përmes frymës optimiste militante dhe klimës së debatit thelbësor u realizuan punimet e Kongresit të 12-të të rinisë së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).
Kongresi u mbajt në kushtet ku në Greqi bëhen përshpejtime në ri-pozicionimin e aleancave të partive borgjeze, brenda kontekstit të riorganizimit të sistemit politik borgjez. Krijohet një mjedis i ri dhe i manipuluar, i cili do të zhvillohet me disa episode deri në maj të 2019, datë e cila do të mbahen zgjedhjet euro-parlamentare, bashkiake dhe për prefekturat dhe ndoshta edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në këto rrethana, Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) ftohet për t'iu përgjigjur shqetësimeve dhe vështirësive që përjeton rinia, duke jetuar brenda sistemit të kalbur shfrytëzues. Për të nxitur ëndrrat dhe shpresat për një jetë me të vërtetë të lumtur, duke përhapur alternativën politike të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), e cila objektivisht mund të bëhet një pishtar shprese për shumicën e rinisë. Të vazhdojë të fitojë me hapa të qëndrueshme ndërgjegjen e rinisë punëtore e popullore me PK të Greqisë (KKE).
Punimet e Kongresit të 12-të filluan me shfaqjen e një video, ndërsa pas saj u mbajt Raporti nga Këshilli i mëparshëm Qendror i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

 

 

 

 

Fjalimi nga Dhimitri Kucuba

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, duke folur në Kongresin e 12-të të RK të Greqisë (KNE), tha:
«Do të doja të përcjell tek ju përshëndetjet revolucionare të KQ të Partisë sonë, në emër të së gjithë anëtarëve dhe kuadrove të saj. Vëmendja e gjithë Partisë, në të gjithë vendin këto ditë, është i përqendruar në këtë sallë, në Kongresin tuaj. Kam bindjen se edhe ky Kongres do të jetë i suksesshëm dhe Vendimet e tij do të zbatohen në jetë duke filluar që nga dita e nesërme, brenda zjarrit të luftës klasore. Për t'u bërë më të shumtë, më të aftë. Për të hapur rrugën për të renë e vërtetë, «për një botë në shtatin e ëndrrave, në shtatin e njerëzve», socializmin, siç thotë dhe parulla jonë. Jemi krenarë për Rininë e KKE, Rininë Komuniste të Greqisë (KNE), që kursi i saj pasqyron sulmin rinore për të ardhmen, për shoqërinë e re socialiste-komuniste. Nga i gjithë 100-vjeçari i rrugës heroike të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), nga betejat dhe konfliktet e së kaluarës, militantët e rinj aktual munden të marrin shumë mësime, të nxjerrin konkluzione. Të bëheni më të mirë, duke marrë përvojë nga metodat dhe zgjuarsia që mobilizuan shokët tanë në çdo fazë për tu bërë militant më të aftë për çështjen e Partisë, për t'i shërbyer klasës punëtore dhe popullit. Duke asimiluar më mirë kursin e arritjes së vijës revolucionare të Partisë sonë, mundeni të keni çelik në zemra, flakë në shpirtra, për betejat që po vijnë.»
Dh. Kucuba, duke iu referuar zhvillimeve në Greqi, tha se: «Rolin e flamurmbajtësit të NATO-s e ka ndërmarrë klasa borgjeze greke dhe qeveria e saj në vendin tonë, me pëlqimin e gjithë pjesës tjetër të personelit politik, duke vërtetuar atë që ka thënë si konkluzion Partia jonë, që klasa borgjeze, në mënyrë agresive -dhe jo në pozita mbrojtje- merr pjesë në të gjitha proceset që po zhvillohen, si sot në kontestin e paqes imperialiste, ashtu dhe nesër në kontestin e një lufte më të përgjithësuar imperialiste.
Synim, i shpallur ose i fshehtë i gjithë kësaj, është integrimi i forcave punëtore e popullore, i shtresave popullore dhe të rinjve, në planet borgjeze, në mbështetjen e synimeve të kapitalit dhe të sigurimit të famëkeqes stabilitetit qeveritar».
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) shtjelloi ndryshimet në skenën politike me shpërbërjen e partive të vogla dhe përpjekjen që bëhet për krijimin e dy poleve politike, nga njëra anë poli me epiqendër "konservatorët" e ND-së, dhe nga ana tjetër polin "progresiv" me epiqendër partinë e SYRIZA-s, e cila me reformimin e ri qeveritar të kohëve të fundit ka përfshirë edhe politikanë të tjerë të marrë nga zalli i vjetër dhe i korruptuar i socialdemokracisë të PASOK-ut.
Dh. Kucuba i 'u referua përputhjes strategjike të këtyre dy "poleve" që janë në favor të kapitalit të madh dhe të euro-atlantizmit, si dhe dallimeve të tyre të vogla, të cilat shfrytëzohen nga këto forca për të mashtruar punëtorët dhe rininë.
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE), duke i 'u drejtuar delegatëve të Kongresit të 12-të të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), shënoi: «Do të bëjmë një betejë shumë të ashpër. Propaganda jonë, ndriçimi, duhet të jetë e mirpërpunuar, të jetë e përqendruar në përvojën që kanë akumuluar punëtorët dhe të rinjtë nga rrjedha e ngjarjeve në vitet e mëparshme. Të shfrytëzojmë autoritetin e madh të Partisë, që e fituar për shkak të qëndrimit të saj konsekuent dhe të luftës që ajo ka zhvilluar në favor të së drejtave dhe nevojave popullore. Të nxjerrim në pah se forcimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në të gjitha llojet e votimeve, me një bashkim të gjerë, me më shumë forca të reja në luftë, është opsioni i vetëm që mundet aktualisht të bëjë dallim në favor të punonjësve, të popullit tonë, të rinisë. Çdo opsion tjetër do të ndihmojë politikën antipopullore, zbatimin e masave të vjetra dhe të reja, të memorandumit të përhershëm të BE-së që zbatohet në të gjitha nivelet e pushtetit shtetëror kapitalist»

Vendimet e Kongresit

Raporti dhe mbyllja e Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) u votuan unanimisht, po ashtu edhe Raporti i Komitetit Qendror të Kontrollit Ekonomik. Kongresi i 12-të i RK të Greqisë (KNE) votoi unanimisht Vendimin e Kongresit. Punimet përfunduan me zgjedhjen e Këshillit të ri Qendror dhe të Komitet të ri Qendror të Kontrollit Ekonomik të Organizatës.

Në seancën e parë, Këshilli Qendror, rizgjodhi Sekretar shokun Niko Abatielo.

 

 

12th Congress of KNE

 

20.02.2019