Lidhje me faqet e vjetra të PKG
KKE kundërshton me këmbëngulje përfshirjen greke në luftën imperialiste
Vetëm në muajin e fundit qeveria e ND:
• Bëri të ditur se vendi ynë po merr edhe komandën e “lundrimit” të operacioneve ushtarake «Aspides» në Detin e Kuq, duke patur deri tani koordinimin operativi nga shtabi i Larisës. Ky zhvillim, i cili zgjeron dhe përjetëson praninë ushtarake greke në Lindjen e Mesme, paraqitet si një “njohje” të rolit që ka luajtur vendi ynë dhe Forcat e Armatosura në “sigurinë” e rajonit, duke mbështetur luftën dhe krimet e ndyra të Izraelit.
• Përcolli ngarkesa të reja me material lufte në Ukrainë, nëpërmjet një vendi të tretë, duke zbatuar edhe me këtë mënyrë angazhimet që ka marrë në kuadër të NATO-s për të mbështetur qeverinë Zelenski dhe përfshirje më të thellë në luftën NATO-Rusi. Përveç gjithë të tjerave, ky është material operacional do t'i mungojë Forcave të Armatosura Greke dhe mbrojtjes së vendit.
• Nënshkruan një «marrëveshje sigurie» me qeverinë Zelenski, e cila përfshin «garanci» si për të mbështetur Ukrainën në operacionet ushtarake të saj, duke ofruar pajisje ushtarake dhe trajnimin e pilotëve në aeroplanë F-16, ashtu dhe për të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës, duke shfrytëzuar shkatërrimet si një “mundësi” për monopolet greke të cilat marrin pjesë në ndarjen e plaçkës imperialiste.
• Priti dhe mori pjesë në stërvitje ushtarake – prova lufte, në kuadër të përgatitjeve luftarake që po intensifikohen dhe përfshijnë skenarë edhe për goditje bërthamore. Në Andravidë, me pjesëmarrjen protagoniste të Forcave Ajrore u realizua stërvitja më e madhe aeronautike e NATO-s e viteve të fundit dhe pak ditë më vonë, avionët grekë morën pjesë në një tjetër stërvitje në Gjermani, si shoqërues të një bombarduesi strategjik që mbante armë bërthamore.
• Mori një kërkesë nga qeveritë e shteteve baltike për të marrë mbikqyrjen e hapësirës së tyre ajrore, në kuadër të NATO-s, ndërkohë që vendi ynë kryen tashmë misione të tilla për llogari të “aleatëve” të NATO-s në Ballkan. Deri më tani, kërkesa nuk është plotësuar pasi qeveria greke përmend “barrën e madhe” nga përfshirja e saj në misionet e tjera të NATO-s.
• Me intensitet të pandërprerë qeveria vazhdon të transformojë portet dhe infrastruktura të tjera të Greqisë në pika sulmi dhe qendra të NATO-s për transportin e materialit ushtarak në frontet e luftës. Nga Veriu (qyteti Aleksandrupoli) e deri në Jug (Suda në ishullin e Kretës) nuk ka asnjë infrastrukturë politike ushtarake apo strategjike të rëndësishme që të mos jetë përfshirë në planifikimin e forcave NATO-amerikane dhe në operacionet e tyre ushtarake në rajon.
Të gjitha këto janë copëza pazëlli e pjesëmarrjes së Greqisë në dy luftërat që po tërbohen në rajon me rrezik të madh për t'u përgjithësuar. Mirëpo, asgjë nga këto çështje nuk u bë objekt i konfrontimi midis qeverisë dhe partive të tjera, të cilat “nxjerrin sytë e njëra-tjetrës” për kapuçët e dëshmitarëve në çështjen “Novartis” e për çështje të tjera të ngjashme.
Unanimiteti euroatlantik jeton në lavditë e tij më të mëdha në sistemin politik dhe konsolidohet në praktikë nga qeveria e ND dhe partitë socialdemokrate si SYRIZA, PASOK si dhe nga partitë e tjera më të vogla të ekstremit të djathtë të cilët mbështesin vendime që janë shkatërruese për popullin, çojnë në përfshirje edhe më të madhe në luftë, duke mbështetur praktikisht zgjedhjet e klasës borgjeze.
Çështjet e përfshirjes së Greqisë në luftën imperialiste janë përtej dhe jashtë çdo konfrontimi midis tyre kjo gjendet në thelb të politikës së tyre dhe përcakton në masë të madhe edhe qëndrimin e tyre për çështjet "aksesore", siç është ajo greko-turke dhe çështja e Qipros. Këtë konsensus ata përpiqen ta argëtojnë, duke ndërtuar dy-pole të reja dhe duke ushqyer popullin me iluzione të falimentuara, në emër të “stabilitetit”.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) zbulon zhvillimet e rrezikshme dhe thekson se ato nuk lejojnë asnjë vonesë, asnjë vetëkënaqësi. KKE organizon luftën e popullit kundër luftës imperialiste, duke theksuar se vetëm një popull i organizuar mundet të jetë protagonist në zhvillime, duke forcuar kudo luftën kundër përfshirjes greke, duke luftuar për mbylljen e bazave të huaja ushtarake dhe kthimin e të gjithë personelit ushtarak grek nga misionet e NATO-s, për shkëputjen e vendit nga planet dhe bashkësitë imperialiste, si NATO dhe BE, me popullin sovran në vendin tonë._
31.10.2024