Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KKE: Jo pjesëmarrjes së Greqisë në stërvitjet përgatitore të luftës bërthamore të NATO-s

Aeroplanë lufte që kushtojnë miliona euro, të blera me paratë e popullit grek gjoja për të ruajtur hapësirën ajrore dhe kufijtë e Greqisë, po marrin pjesë në stërvitjet për përshkallëzimin e luftës imperialiste, me goditje bërthamore kundër Rusisë. Kjo bëhet e ditur në një publikim të gazetës greke «TA NEA».

Në të njëjtën kohë, qeveria greke e pa cipë merr vendime të ndëshkojë ushtarët që denoncojnë rreziqet e përfshirjes greke në planet imperialiste të SHBA, NATO, BE dhe Izraelit në luftërat imperialiste që po zhvillohen në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, duke nxitur një lëvizje të madhe solidariteti në vend nga sindikatat dhe organizatat masive në krahë të ushtarëve rekrutë që u dënuan, të cilët morën pjesë në demonstratat anti-luftë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Në komentin e saj, për botimin e gazetës «TA NEA», për pjesëmarrjen e aeroplanëve ushtarak grek F-16 në stërvitjen bërthamore të NATO-s, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) thekson:

«Lajmi se vendi ynë po merr pjesë me avionë luftarakë F-16/Viper në një stërvitje të NATO-s me skenarin e mbështetjes së operacioneve bërthamore përbën një zhvillim shumë serioz. Ky fakt përbën një përshkallëzim serioz të përfshirjes së vendit tonë në planet e rrezikshme imperialiste, duke vërtetuar se nuk ka më asnjë kufi dhe asnjë pengesë në strategjinë e zbatimit të planeve të NATO-s, të cilat çojnë në përshkallëzimin e konflikteve dhe luftërave.

Vendi ynë, me përgjegjësinë e qeverisë dhe “bashkudhëtarëve” të tjerë të NATO-s, po kthehet në një faktor lufte dhe në një shënjestër të kundërpërgjigjes, ndërsa populli përballet me rreziqe shumë të mëdha.

Qeveria duhet të përgjigjet nëse publikimi specifik është i vërtetë dhe në këtë rast të tërheqë çdo pjesëmarrje të forcave të armatosura të vendit, personel dhe mjete, nga stërvitja e NATO-s për përgatitjen e luftës bërthamore».

 

17.10.2024