Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Mobilizimet e nxënësve dhe studentëve

Jepni para për arsim - Jo për luftë

Një «mjaft më» të madhe në degradimin e vazhdueshëm të jetës dhe të studimeve, thanë studentë dhe nxënësit, me demonstratën e madh në mesditën e së hënës 04/11 në Athinë dhe në shumë qytete të tjera të Greqisë.

Mijëra nxënës dhe studentë me kërkesat dhe pretendimet e tyre nxorën në pah përgjegjësitë e politikës së qeverisë ND, e cila cenon të drejtat bashkëkohore për arsimin dhe jetën e të rinjve, intensifikon masat e represionit për të shtypur mobilizimet, ndërkohë që njëkohësisht shpenzon miliarda për pajisjet luftarake dhe pjesëmarrjen në misionet imperialiste të NATO-s dhe BE-së, lë boshllëqe të mëdha në arsim, mësues, infrastrukturë, banesa, etj. Mijëra nxënës dhe studentë dërguan një mesazh të fortë kundër luftërave imperialiste dhe përfshirjes së vendit tonë në to dhe shprehën solidaritetin e tyre me popullin heroik të Palestinës me pankartë jashtë Parlamentit të Greqisë ku shkruhej: «Një vit gjenocidi në Gaza: 1.157 nxënës të vdekur - 716 studentë të vdekur - 77 shkolla të shkatërruara plotësisht - 51 ndërtesat e universitare u shkatërruan plotësisht. Historia ka një anë të duhur, me Palestinën deri në liri».

 

 

Athens

Thessaloniki

 

 

Patras

Larissa

Ioannina

 

05.11.2024