Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Fjalimi i Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë në Takimin Europian në Bruksel më 11 Prill 2018 me Temë «Puna e Komunistëve në Lëvizjen Punëtore Sindikaliste në Greqi dhe në Europë dhe Nevoja e Rindërtimit të saj»

Lufta për rindërtimin e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, si një detyrë e rëndësishme për përmbysjen e barbarizmit kapitalist dhe ndërtimin e shoqërisë komuniste, është një komponent i luftës së klasave, që është e lidhur me arritjen e kapacitetit të partive komuniste për forcimin e tyre të gjithanshëm:

• Ideologjike-politike, me strategji revolucionare, duke tejkaluar qëndrimet e gabuara që dominuan në lëvizjen komuniste ndërkombëtare në dekadat e kaluara.

• Organizative, që të kenë një bazë të fortë në ndërmarrjet dhe sektorët strategjikë, për të ndërhyrë me vendosmëri në lëvizjen punëtore - popullore.

Objektivi është që nëpërmjet kësaj lufte sistematike, përmes së cilës do të luftohen politikat antipopullore e qeverive dhe do të forcohet ndërhyrja e përditshme kundër problemeve që përjeton klasa punëtore, të arrihet dhe përgatitja e nevojshme, që në kushtet e shpërthimit të situatës revolucionare në vendin e çdo PK-je ajo të jetë në gjendje që ti përgjigjet detyrës së saj historike dhe të japi betejën për përmbysjen e kapitalizmit, për socializmin, ndërsa paralelisht ka formuar dhe një mekanizëm efektiv që do të ofrojë mbështetje dhe solidaritet ndërkombëtar.

Shoqe dhe shokë,

Tashmë, në Europë dhe natyrisht në Greqi, është plotësuar një dekadë që nga fillimi i krizës së thellë dhe të zgjeruar ekonomike kapitaliste në botë. Objektivisht, është krijuar një situatë e re.

Masat që çuan në përmbysje të mëdha në marrëdhëniet e punës, në paga, në Marrëveshjet Kolektive, në pensione, në përfitimet sociale, etj, ishin të planifikuara shumë kohë para krizës.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën ristrukturim kapitalist dhe reformat antipunëtore. Këto masa e gjetën evoluimin e tyre të shpejtë dhe të plotë, sidomos në Greqi, që nga viti 2010 e tutje.

Të gjitha këto masa janë institucionalizuar dhe promovuar në formë unike, e bëjnë kapitalin edhe më agresiv, me një mënyrë veçanërisht agresive ndaj gruas që punon me punë-pagë, si dhe ndaj të rinjve. Në BE "Evropa Strategjike 2020", që u miratua nga Këshilli Europian në Qershor të 2010-ës, kërkon një thellim të të gjithë kuadrit antipunëtor që kishte formuluar.

Në Greqi pasojat e krizës ekonomike dhe masat antipunëtore që u morën kanë shkaktuar përmbysje të mëdha, të thella dhe të përhershme në kushtet e jetës dhe të punës së klasës punëtore, të një pjesë të madhe të së vetëpunësuarve dhe pronarëve të vegjël.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve dhe të masave, kemi ndryshime të rëndësishme edhe në radhët e klasës punëtore, në gjendjen e saj. Radhët e saj u zgjeruan, me pjesë të reja nga shtresat e mesme që u shkatërruan në qytete dhe në fshatra. Gjysmëproletaret po rriten. Papunësia dhe masa që punon më rroga të ulëta, u shtua. Zgjerimi i radhëve të klasës punëtore me seksione të reja, që nuk kanë përvojë, por me ide mikroborgjeze, e bëjnë punën e Komunistëve edhe më të vështirë dhe më të komplikuar për ngritjen e lëvizjes klasore. Mbetet dallimi i rëndësishëm, shtresëzimi brenda klasës punëtore dhe më gjerësisht në punën-pagë, e cila jep bazën materiale për aristokracinë punëtore. Në çdo rast, lufta për unitetin e klasës punëtore në çdo vend pune, në industri dhe në përgjithësi merr një përparësi.

Komunistët punojmë brenda sindikatave së bashku me të gjithë punonjësit që të bëhen ata organizatorë të luftës së klasës aty ku punojnë, çdo ditë, pa u lodhur që të formohen lidhjet militante akoma dhe në periudha që rezultatet ende nuk janë të dukshme menjëherë, me kujdesin e përhershëm që të bashkohen sa më shumë forca të reja në luftën klasore nga masa e madhe e klasës punëtore që është e paorganizuar, nga rinia që punon pa asnjë të drejtë dhe me paga shumë të ulëta, nga gratë dhe emigrantët.

Trashëgimi e rëndësishme në luftën që po bëhet në vendin tonë dhe ka të bëjë me të gjithë klasën punëtore, është propozimi i 530 Sindikatave, Federatave dhe Sindikatave për Kontratat Kolektive të Punës, për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive Kombëtare me rivendosjen e pagës minimale në 751 euro, për heqjen e ligjeve antipunëtore. Iniciativë që u bë propozim për ligji dhe u paraqit nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) një vit më parë dhe është hedhur poshtë nga të gjitha partitë e tjera borgjeze "të djathta", "të qendrës" dhe "të majta".

Në funksion të parashikimit nga shtabet borgjeze për kalimin në fazën e rimëkëmbje kapitaliste, pronarët e mëdhenj kërkojnë masa të reja për të forcuar konkurrueshmërinë e saj, me më shumë 'fleksibilitet'.

Kapitali as dëshiron, dhe as do që ti lëshojë përsëri ato që rrëmbeu nga punëtorët gjatë periudhës së krizës. Rimëkëmbja kapitaliste nuk çon në një rikthim të pjesshëm të humbjeve të mëdha të shtresave popullore nga kriza, por në të kundërt, e përkeqëson gjendjen e popullit.

Tre vitet e fundit qeveritë e SYRIZA - ANEL në Greqi u provuan si më efektivet për klasën borgjeze, por edhe për aleatët kryesorë ndërkombëtarë të saj, p.sh BE-në dhe FMN-në. Atë që, borgjezia dhe aleatët e huaj të saj i njohin qeverisë, nuk është vetëm vendosmëria antipopullore e qeverisë Cipra në mbështetje të fitimit kapitalist (një karakteristik kjo që është e përbashkët për të gjitha partitë borgjeze), por i njohin dhe aftësinë e saj që pagëzon “mishin për peshk”. Pra ata janë mirënjohës për aftësitë e socialdemokracisë së re për të shmangur rezistencën popullore, për të integruar popullin me sistemin, për të çorientuar, për të mashtruar në mënyrë masive dhe të përsëritur shtresat popullore.

Shoqe dhe shokë,

Nuk është rastësi që së bashku me luftën ekonomike për të rritur shfrytëzimin, njëkohësisht rritet dhe forcohet edhe lufta politike dhe ideologjike për përçarje, manipulim, për çorientimin dhe bllokimin në qorrsokak të punëtorëve dhe masave popullore.

Në vendin tonë ne e kemi përjetuar këtë luftën në mënyrë konkrete dhe me shumë intensitet: Errësimin-fshehjen e natyrës dhe shkaqeve të krizës, u hasëm dhe u përballëm me provokime të organizuara, me terrorizmin intensiv, si qeveritar ashtu dhe atë të pronarëve, shkëmbimet mes qeverive dhe administratorëve, ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të sistemit në renditjen e forcave politike. U vërtetua për të shumtën herë, se sa i rrezikshëm është roli i reformistëve, i oportunizmit, si shtyllë e sistemit në momentet kritike. Këto forca kanë përgjegjësi për çorganizimin e lëvizjes sindikale, për pengesat që ata vënë kundër radikalizimit të lëvizjes në kushte krizash të zgjatura.

Në kushtet e këtyre vështirësive është i rëndësishëm roli dhe lufta e Partisë në këtë periudhë, gjatë së cilës hodhi baza të reja kontakti dhe komunikimi me klasën punëtore dhe shtresat popullore. Partia jonë ishte protagoniste në beteja të mëdha, hapi fronte të mëdha ideologjike dhe politike dhe rrugë të reja.

Qëndrimi i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), për shembull, për mos-pjesëmarrjen në qeveritë borgjeze u sprovua si një armë e fuqishme për emancipimin e klasës punëtore në Greqi, përbëri një mburojë që e mbrojti lëvizjen punëtore nga nënshtrimi dhe kompromisi në planifikimet borgjeze. Qeverisja SYRIZA, kultivojë masivisht përgënjeshtrimin në shkallë të gjerë të klasës punëtore dhe të shtresave të tjera popullore, kjo qeveri miratojë masa që nuk guxonin ti miratonin partitë e tjera, të tilla si kufizimi i të drejtës për grevë, sepse, kjo qeveri u zgjodh për të kryer punën e pistë.

Shoqe dhe shokë,

Vlerësimi ynë për cilindo rimëkëmbje kapitaliste që pason, është se do të jetë e dobët dhe e pasigurt, si dhe gjithashtu as nuk do të eliminojë ose do të thithë papunësinë masive, veçanërisht në një periudhë ku arrihen ndryshime të shpejta teknologjike në prodhim (robotizimi), dhe me siguri nuk do të ketë kthim në periudhën para-krizës për sa i përket të drejtave themelore dhe arritjeve të klasës punëtore që u fituan në shekullin e 20-të.

Pra, si rrjedhojë, do të shohim forcimin e kapitalit monopol, intensifikimin e mëtejshëm të kontradiktës kapital-punë me pagë dhe në këtë bazë mprehjen në përgjithësi të kontradiktave sociale. Nga kjo lind nevoja dhe mundësia për një punë më të planifikuar të Komunistëve brenda në radhët e klasën punëtore dhe në lëvizjen e saj, që të forcohet lufta e klasave e cila në përmbajtjen e saj kryesor ka linjën për bashkim dhe aleancë antikapitaliste. Njëkohësisht, veprimtaria e PK-ve të kontribuojë që të forcohet lufta për një organizim ndryshe të ekonomisë dhe shoqërisë, bazuar në kriterin për plotësimin e nevojave popullore dhe jo për fitimin kapitalist, d.m.th nevoja dhe perspektiva e revolucionit socialist, e shoqërisë socialiste.

Në këto kushte, dominimin e reformizmit në lëvizjen sindikale ne e konsiderojmë si një faktor që pengon rritjen e luftës klasore.

Është bërë një dëm shumëvjeçar, pasi forcat e reformizmit dhe të aristokracisë punëtore kanë pozitë dominuese në degët e industrisë me rëndësi strategjike, në sektorë të mëdhenj të industrisë dhe në ndërmarrje të tjera (Transport, Banka, Porte, Energji, Telekomunikacion, institucionet shtetërore, universitete, në arsim në përgjithësi etj.).

Linja e luftës antikapitaliste, e refuzimit dhe e përmbysjes në sektorët kryesorë strategjikë është ende në ndikim të ulët. Në këtë situatë ka ndikuar dhe ndikon si gjendja negative në lëvizjen sindikaliste europiane, ashtu dhe ajo në nivel botëror. Nga kjo rrjedh edhe konkluzioni se kur flasim për ndryshimin e korrelacionit/raportit të forcave dhe rindërtimin e lëvizjes nuk themi vetëm për disa tregues sasiorë, por për ndryshime dhe përmbysje në përmbajtje, në orientimin e luftës së lëvizjes sindikale.

Fronti Militant Mbarpunëtor (PAME) që nga themelimi i tij në vitin 1999, e deri më sot, ka ndjekur një kurs të madh dhe me vlerë. Është një pikë referimi në gjerësi të shoqërinë greke dhe në lëvizje. U themelua me iniciativën e komunistëve të cilët marrin pjesë aktive brenda në lëvizje dhe është një front ku bashkohen shoqata, qendra punëtore, federata, komitete militantësh, sindikalistësh. Në konferencën e fundit të Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME) morën pjesë 1.224 përfaqësues të zgjedhur nga proceset kolektive të shoqatave, me vendime të Këshillave Drejtues, të Asambleve të Përgjithshme, unione të komiteteve militante, që përfaqësuan 536 organizata sindikale: 12 Federata, 15 Qendra Punëtore, 457 klube punëtorësh, 52 komitete militante. PAME nuk janë anëtarët e partisë dhe ata që bashkohen me ne, nuk  është jashtë strukturave të lëvizjes sindikale, ajo merr pjesë në GSEE (në Konfederatën e sektorit privat) dhe në ADEDY (në Konfederata nëpunësve shtetëror), por vepron në mënyrë të pavarur, organizon luftën e pavarur. Në linjat e saj mobilizohen qindra organizata sindikale, forcat që bashkohen në PAME janë forca e dytë në lëvizjen sindikaliste me sasi më shumë se 20%.  

Shoqe dhe shokë

Në Kongresin tonë të 20-të të Partisë tonë kemi vendosur si përmbajtje riorganizimin e lëvizjes punëtore "përgatitjen dhe zhvillimin e lëvizjes punëtore që të jetë në gjendje të përballet me vendosmëri dhe në mënyrë efektive, në aleancë me shtresat popullore të së vetëpunësuarve dhe bujqve kundër strategjisë unike dhe të planifikuar të kapitalit dhe pushtetit kapitalist".

Këto detyra përfshijnë:

• Përpunimin e kërkesave militante (për të gjitha: për pagat, për sigurimet shoqërore, shëndetësinë, orarin e punës, etj.) dhe përzgjedhjen e formave të organizimit dhe aleancës me forca popullore.

• Njohuri të mirë të përbërjes së klasës punëtore, përpjekje për tu përballuar me përçarjet e shumta që dobësojnë luftën e saj.

• Vlerësim të saktë dhe objektivë të korrelacionit/raportit të forcave, të disponimit të masave, studimin e taktikave të pronarëve dhe forcave politike që veprojnë në lëvizjen sindikale.

• Konfrontime të përditshëm dhe trajnim, shqetësim dhe kujdesi nga organet udhëheqëse në mënyrë që të rritet iniciativa, veprimtaria e përditshme e komunistëve, sidomos e rinisë, brenda në vendet e punës, në sektorë, në sindikata

• Punë kolektive dhe individuale në mënyrë që të formohen lidhje të përditshme me klasën punëtore, -madje edhe në periudhat ku rezultatet nuk janë direkt të dukshme-, që do të konvertohet në kushte për të rritur besimin dhe influencën e komunistëve.

• Aftësia për të zbuluar -nëpërmjet konfrontimit që do të zhvillohet në betejat e mëdha dhe të vogla- në mënyrë bindëse mekanizmat e shfrytëzimit dhe sidomos kushtet për eliminimin e tyre.

D.m.th. po i referohemi planit të luftës dhe të grumbullimit të forcave me përmbajtje antikapitaliste, përfshirjen e kërkesave të veçanta në të, të bazuara para së gjithash në Organizata të forta të Partisë nëpër fabrika, në sektorë me rëndësi strategjike, dhe dialektikisht kjo krijon kushte që këto të shumohen.

Kemi kuptuar plotësisht se shtimi i nevojave bashkëkohore është diçka objektive. Kjo ndoll për shkak të nivelit bashkëkohor në zhvillimin e forcave prodhuese, të arritjeve shkencore dhe të zbatimit të këtyre arritjeve në të gjitha fushat.

Lufta për nevojat bashkëkohore për shembull, sot, ka lidhje dhe me formulimin e kërkesave për të ulur orarin e punës, për rritjen e kohës së lirë, për rritjen e kohës së pushimeve për punonjësit, dhe me argëtimin. Punëtorët luftuan për 8 orë pune, 8 orë pushim dhe 8 orë kohë të lirë sociale para një shekulli e gjysmë dhe sot kthehemi përsëri në punën me orare nga mëngjesi e gjeri në dark, 10-orarshe dhe 12-orarshe.

Ka të bëjë me standardin e jetesës, të tilla si cilësia dhe sasia e nevojave ushqimore, kushtet e strehimit dhe punësimit, roli i edukimit fizik dhe ushtrimit të sportit, në shëndetësi me theksim të veçantë në parandalimin e sëmundjeve, trajtimin e problemeve mjedisore dhe sëmundjeve profesionale, rritja e jetëgjatësisë, e kulturës. Këto kanë të bëjnë me infrastrukturën e nevojshme që duhet si dhe mjetet për t'i plotësuar ato.

Dallimi ynë, në kërkesat që ne shfaqim, me partitë borgjeze nuk është për shembull vetëm sasia e kërkesave, por shkon edhe më thellë, duke prekur direkt organizimin shoqëror. Kështu, për shembull, në shëndetësi ne nuk kërkojmë vetëm shërbime shëndetësore më të mira dhe falas, por dhe prioritetin e parandalimit dhe rehabilitimit në kohë, ose në arsim ne nuk kërkojmë vetëm libra publike dhe falas në të gjitha nivelet e arsimit, por kryesisht dhe përmbajtjen rrënjësisht të ndryshme të këtyre librave, metoda dhe forma rrënjësisht të ndryshme të mësimdhënies të cilat synojnë edukimin e gjithanshëm të fëmijëve.

Çështje me rëndësi të veçanta është lufta kundër luftërave dhe planeve imperialiste, kundër aleancave imperialiste, lufta kundër nacionalizmit dhe fashizmit është një element kyç i luftës sonë dhe i aktivitetit të sindikatave klasore. Fushatat e Federatës Botërore të Sindikatave (WFTU) në nivel ndërkombëtar, por edhe në Greqi nga sindikatat që bashkohen në Frontin Militant Mbarpunëtor (PAME) kundër NATO-s, për mbylljen e bazave ushtarake amerikane, solidariteti me të gjithë popujt që militojnë, mbështetja ndaj refugjatëve janë çështje të patundura nga orientimet tona.

Punë të përditshme politike-ideologjike për kuptimin e thellë të qëndrimit që lëvizja punëtore nuk duhet të futet nën flamurin e huaj, nën flamurin e klasës borgjeze në një luftë të mundshme imperialiste, por të luftojë në të gjitha rastet për të përmbysur pushtetin e borgjezisë, pushtet i cili, për aq sa ekziston, sjell luftën dhe paqen me pistoletën në tëmthin e popujve.

Shoqe dhe shokë

Është një çështje kritike se si punon dhe ndërtohet në praktikë një PK, si udhëheqëse e luftës së klasave, si një udhëheqëse e lëvizjes së masave edhe për çështjet e përditshme të veçanta, por edhe për çështjet e përgjithshme me perspektivë, d.m.th në përgjithësi për formimin e kushteve subjektive në luftën klasore antikapitaliste antimonopoliste për socializmin - komunizmin.

E njohim shumë mirë se lufta vetëm për arritje ekonomike vetvetiu nuk të çon në luftën politike revolucionare. Në marrëdhëniet midis Partisë dhe lëvizjes sindikaliste punëtore, vështirësia -si në praktikën politike ashtu dhe në çështje teorike- rrjedh nga fakti se vetë Partia Komuniste është forma më e lartë e shprehjes së vetëdijshme të lëvizjes punëtore.

Pra, kur i referohemi lëvizjes së klasës punëtore, nuk mund të mos i referohemi lëvizje komuniste. Megjithatë, forma më të ulëta të organizimit të klasës punëtore ekzistojnë dhe do të ekzistojnë edhe në kushtet jo-revolucionare dhe në kushtet e shpërthimit revolucionar.

Objektivisht, sindikata neutrale politike nuk ekzistojnë. Në këto ose do të dominojnë linja e bashkëpunimit midis klasave shoqërore, e sindikatave pro-pronare – pro-qeveritare, apo linja e rrymës reformiste, oportuniste, ose, linja e luftës antikapitaliste  - antimonopoliste. Prandaj, lufta ideologjike dhe politike brenda lëvizjes është e rëndësishme për arritjen e objektivit të organizimit të një pjese të konsiderueshme të klasës punëtore në drejtim antikapitalist, për thellimin dhe zgjerimin e lidhjeve të saj me Partinë.

Për shkak të së gjitha këtyre faktorëve të mësipërm, marrëdhënia midis Partisë dhe organizatave masive punëtore është vetvetiu shumë e komplikuar. Përpjekja për ta interpretuar këtë marrëdhënie e rraskapiti shumë lëvizjen komuniste ndërkombëtare, shpesh ky interpretim u shoqërua me absolutizma dhe gabime, edhe në përgjithësimin teorik, edhe në atë praktik.

Faktori kryesor që përcakton rolin dhe efektivitetin e PK-së në lëvizjen punëtore, në luftën e klasave, është zhvillimi i saj organizativ në industri, nëpër sektorët strategjikë, në kombinim me rritjen e forcave dhe të ndikimit të saj në masën e madhe të klasës punëtore dhe veçanërisht në atë pjesë të klasës punëtore që kanë moshë të re.

Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë dhe jemi të vendosur që të përballemi to me një organizim të mirë, duke shfrytëzuar forcën e klasës punëtore. Me veprimtarinë tonë krijojmë kushte për kundërsulm me parakushtin më serioz dhe më të sigurt për këtë çështje. Të forcohet organizativisht PK e Greqisë (KKE) dhe mbi të gjitha brenda në klasën punëtore.

 Tani është ora për grumbullim forcash dhe për të luftuar me përmbajtje kundër korporatave të biznesit, kundër kapitalistëve dhe qeverive të tyre, me plan i cili pik së pari do të mbështetet në organizatat e forta të PK të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) nëpër fabrika, në ndërmarrje, në sektorët strategjikë të energjisë elektrike, të telekomunikacionit, në Transportin Publik, në Porte dhe Aeroporte, në qendrat tregtare, në Njësitë e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies. Dhe njëkohësisht tek të vetë-punësuarit e qytetit, në fushat e arsimit të rinisë, në ato fusha ku përqendrohen të rinj nga familje punëtore popullore.

Me forcimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nderojmë 100-vjetorin e partisë sonë heroike, dëshmorët tanë të panumërt, forcojmë solidaritetin internacionalist duke e kryer në praktikë moton proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni.

Është e nevojshme për PK që në çdo shtet të forcohet lufta që të bëhen parti masive punëtore organizatore dhe udhëheqëse të miliona të shtypurve për të përmbysur sistemin e kalbur kapitalist që gjeneron vetëm varfëri, luftëra imperialiste dhe refugjatët, për socializmin - komunizmin!