Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

FJALIMI I HAPJES NGA PARTIA KOMUNISTE E GREQISË NË MBLEDHJEN THEMELUESE TË «AKSIONIT KOMUNIST EUROPIAN» TË PARTIVE KOMUNISTE NË ATHINË E SHTUNË 18 NËNTOR 2023

Të dashur shokë dhe shoqe,

Përfaqësues të Partive Komuniste që ndodheni sot në Athinë për themelimin e «Aksionit Komunist Europian».

Ju mirëpresim dhe ju urojmë suksese në betejat e partive tuaja për interesat e klasës punëtore dhe shtresave popullore të vendeve tuaja.

Ju falënderojmë për solidaritetin që shprehni ndaj Partisë sonë dhe ndaj betejave të lëvizjes punëtore-popullore, kundër politikës antipopullore të qeverisë së ND, e cila zbatohet me pëlqimin e partive të socialdemokracisë, SYRIZA dhe PASOK, por edhe të formacioneve të ekstremit të djathtë dhe fashist.

E vlerësojmë mbështetjen që ju i ofruat Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në betejat e fundit politiko-elektorale që zhvilloi Partia jonë, e cila, në një korrelacion të përgjithshëm negativ të forcave, shënoi rezultate pozitive.

Në zgjedhjet parlamentare të qershorit KKE rriti përqindjet e saj elektorale në 7.7%, grumbulloi 100 mijë vota më shumë se zgjedhjet e vitit 2019 dhe zgjodhi 21 deputetë (nga 15 që kishte më parë), militantë dhe militante, në krah të punëtorëve, të popullit dhe rinisë.

I rëndësishëm gjithashtu është edhe suksesi i KKE në zgjedhjet lokale/rajonale (për bashki dhe Prefektura). Në zgjedhjet rajonale (për prefektura), fletëvotimet e mbështetura nga KKE fituan një përqindje mbi 10%, me përqindje të larta prej 14% në rajonin e Atikës, që është rajoni më i madh i Greqisë, ndërsa në zgjedhjet bashkiake zgjodhi në 6 qytete të Greqisë 6 kryetar komunist në Bashki, njëri prej të cilëve u zgjodh për mandat të tretë në qytetin Patra, qyteti i 3-të më i madh i Greqisë.

Forca që i është dhënë Partisë sonë nga populli grek do të përdoret si për mbështetjen e betejave të popullit, për zgjerimin e të drejtave të tij, për plotësimin e nevojave të tij, ashtu si dhe për forcimin dhe koordinimin e luftës sonë me popujt e tjerë të Europës dhe të gjithë botës, kundër padrejtësisë, shfrytëzimit klasor, luftërave imperialiste, brutalitetit kapitalist.

Ne i njohim kërkesat e mëdha që lyp sfida dhe konflikti me forcat e kapitalit dhe përfaqësuesit e tij politikë në periudhën e ardhshme.

Por është shpresëdhënës fakti, se po forcohet rryma që sfidon dhe kundërshton politikën dominuese dhe kjo do të kontribuojë në përpjekjen e përbashkët që të forcohet lufta antimonopoliste - antikapitaliste në Europë dhe në mbarë botën.

 

Të dashur shokë,

Është shumë e rëndësishme që Partitë tona, këtë periudhë së bashku me dhjetëra Parti Komuniste të tjera nga e gjithë bota, mbështesin luftën e drejtë të popullit palestinez dhe luftojnë kundër pushtimit barbar shumëvjeçar, sulmit ushtarak i shtetit izraelit dhe masakrës që i bëhet popullit të Palestinës në Rripin e Gazës, e cila bëhet me mbështetjen e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, me rezultat dhjetëra mijëra të vdekur dhe mes tyre mijëra fëmijë, të moshuar, gra, civilë.

Bashkojmë zërin tonë me miliona protestues në vendet tona dhe në mbarë botën, që po kapërcejnë përpjekjet e ndyra të Izraelit dhe aleatëve të tij për të shpifur kundër luftës së drejtë palestineze si «terrorizëm» dhe gjoja antisemitizëm...

Dhe ata sfidojnë ndalimet dhe persekutimet që bëjnë shtetet dhe qeveritë borgjeze, duke shprehur solidaritetin e tyre me popullin palestinez, duke dërguar kudo mesazhin militant «Liri për Palestinën».

Ne kërkojmë që masakra ndaj popullit palestinez dhe bllokada ndaj tij të ndalojnë tani.

Ti jepet fund pushtimit izraelit në territoret e Palestinës, Sirisë dhe Libanit, që shkakton vuajtje edhe për popullin izraelit, për të gjithë popujt e rajonit dhe në çdo moment mund të çojë në një konflikt të përgjithshëm lufte, në kushtet e antagonizmave intensive imperialiste.

Ne shprehim solidaritetin tonë ndaj popujve, ndaj komunistëve që luftojnë në tokën e Palestinës, ndaj shokëve tanë të Partisë Komuniste të Izraelit dhe militantëve të tjerë që po përplasen me politikën e rrezikshme të shtetit izraelit dhe qeverisë reaksionare të Netanyah-ut.

Mbrojmë të drejtën e popullit palestinez për të pasur atdheun e tij, një shtet të pavarur palestinez, në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të tij, pranë Izraelit, që refugjatët të kthehen dhe të burgosurit politikë të lirohen nga burgjet izraelite.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) vlerëson shumë luftën e përbashkët të partive tona dhe PK-ve të tjera kundër luftës imperialiste në Ukrainë midis SHBA-ve, NATO-s, BE-së nga njëra anë dhe Rusisë kapitaliste nga ana tjetër, me viktima të dy popujt, me mijëra të vdekur.

Kjo luftë, e cila po afron dy vjet tashmë, po konsolidohet, po përshkallëzohet dhe po afron rrezikun e një lufte edhe më të përgjithësuar, për shkak të mbështetjes dhe ndërhyrjes ushtarake në rritje të NATO-s në krah të Ukrainës dhe planifikimit të udhëheqjes ruse për të mbajtur dhe zgjeruar tokat që kontrollon pas pushtimit të shkurtit 2022.

Pretekstet e dy palëve ndërluftuese nuk mund të groposin të vërtetën që thekson se shkaku edhe i kësaj lufte është mprehja e kontrasteve dhe antagonizmave imperialiste për kontrollin e tregjeve dhe burimeve të prodhimit të pasurisë, rrugëve të energjisë dhe tregtisë, në kushte që intensifikohet konflikti SHBA-Kinë për epërsi në sistemin global kapitalist.

Në çdo rast, klasa punëtore, populli, nuk ka nevojë për "mbrojtës", ata kanë fuqinë të mbrojnë interesat e veta, të zhvillojnë luftën e tyre të pavarur dhe të hapin rrugën për të jetuar në paqe, pa shfrytëzim dhe shtypje, duke përmbysur barbarizmin kapitalist, duke ndërtuar shoqëria e re socialiste.

KKE vlerëson veprimin e përbashkët të partive tona kundër antikomunizmit dhe falsifikimit të historisë, mbrojtjen e socializmit në Bashkimin Sovjetik dhe shtetet e tjera socialiste, në përpjekjen e parë historike për të ndërtuar socializmin në shekullin e kaluar, arritjet dhe përfitimet në favor të popujve, të cilat nuk fshihen nga gabimet strategjike që çuan në kundërrevolucion dhe në ri-restaurimin kapitalist.

Mësojmë, nxjerrim konkluzione për ta bërë luftën e komunistëve më efektive, fitimtare.

Ne pohojmë domosdoshmërinë për të marshuar në rrugën që hapi Revolucioni i madh Socialist i Tetorit, rrugën e përmbysjes përfundimtare të kapitalizmit, të pushtetit punëtor, të socializimit/shoqërizimit të mjeteve të prodhimit dhe të planifikimit qendror shkencor.

Ne refuzojmë të ashtuquajturin «socializëm të tregut», e cila fshin ligjet e dhëna të revolucionit socialist dhe kultivon iluzione se shoqëria e re mund të ndërtohet, me monopolet, me klasat borgjeze dhe shtetin e tyre prezent, pra, me ruajtjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu.

 

 

 

Shokë dhe shoqe,

U takuam së bashku në luftën kundër NATO-s dhe BE-së, në përplasjen me kapitalin dhe pushtetin e tij, politikën antipopullore të qeverive dhe partive liberale e socialdemokrate, që përbëjnë shtylla të menaxhimit borgjez.

E bëmë edhe më të qartë përmes studimit të përvojës historike dhe zhvillimit kolektiv të botëkuptimit tonë, se është vendimtare për një Parti Komuniste, të mbrojë vetë-varësinë e saj organizative, ideologjike dhe politike, të ndjekë me vendosmëri rrugën revolucionare dhe të refuzojë çdo pjesëmarrje apo mbështetje të qeverive të kapitalit.

Nxjerrim konkluzione nga aksioni dhjetëvjeçar i «Iniciativës Komuniste Europiane» e cila ishte një bashkëpunim rajonal i Partive Komuniste dhe Punëtore të Europës dhe rajonit më të gjerë, me një front kundër BE-së imperialiste dhe me ndërhyrje të rëndësishme për interesat, të drejtat e klasës punëtore, të popujve dhe të rinisë së Europës.

Konsiderojmë se vepra e «Iniciativës Komuniste Evropiane» ishte pozitive.

Por, në rrjedhën e saj, mes kushteve komplekse dhe shumë më tepër me shfaqjen e luftës imperialiste në Ukrainë dhe me intensitetin e konkurrencës SHBA-Kinë, disa Parti nuk e duruan, shkelën kuadrin e aktivitetit që kishin rënë dakord, bënë zgjedhjet e tyre.

Ata u bashkuan me klasën borgjeze ruse dhe shtetin rus në luftën imperialiste në Ukrainë, mbështetën kapitalizmin në Kinë dhe zgjerimin e monopoleve kineze në mbarë botën, në kuadrin e të ashtuquajturës «rruga e re e mëndafshit», disa prej tyre u bënë bartës të pikëpamjeve nacionaliste dhe ksenofobike, vendosin pengesa ndaj solidaritetit në krahë të refugjatëve dhe emigrantëve.

Ky qëndrim çoi në pezullimin e aktivitetit të «Iniciativës Komuniste Europiane» dhe në përfundimin e funksionimit të saj, në mbledhjen e mbajtur me telekonferencë më 9 shtator, me vendim të Sekretariatit të saj.

 

Shoqe dhe shokë,

Nxjerrim konkluzionet e nevojshme dhe ecim përpara!

Po krijojmë sot «Aksionin Komunist Europian», për t’i dhënë vazhdimësi koordinimit të nevojshëm, të mbështetur në themele më të forta, me një qëndrim të qartë për çështjet kritike me rëndësi strategjike, duke bashkë-formuar Deklaratën përkatëse, Rregulloren e Funksionimit dhe kuadrin e parë të aktiviteteve për periudhën e ardhshme.

Siç përmendet në Deklaratën Themeluese:

  • Ne bazohemi në parimet e socializmit shkencor dhe na bashkon vizioni i një shoqërie pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, pa varfëri, padrejtësi sociale dhe luftëra imperialiste.
  • Vlerësojmë se epoka jonë është një epokë kalimi nga kapitalizmi në socializëm dhe mbi këtë bazë refuzojmë mbështetjen apo pjesëmarrjen në qeveritë borgjeze brenda kuadrit të kapitalizmit, duke luftuar si kundër partive liberale ashtu edhe atyre socialdemokrate, të së gjitha llojeve të qeverive që u shërbejnë interesave të monopoleve, ne i qëndrojmë besnikë rrugës revolucionare për të cilën dhanë jetën miliona militantë në mbarë botën.
  • Partitë tona vlerësojnë se imperializmi nuk është -përgjithësisht dhe abstraktisht- thjesht një politikë agresive, por është kapitalizëm monopol, vetë kapitalizmi në epokën e tij më reaksionare, pra në fazën e tij më të lartë. Në thelb është i bashkëlidhur me stanjacionin, me hendekun e madh midis mundësive prodhuese dhe plotësimin e nevojave bashkëkohore të punëtorëve, për shkak të shfrytëzimit klasor, kontrasteve midis monopoleve dhe shteteve borgjeze që çojnë në luftërat imperialiste.
  • Partitë që bëjnë psesë në «Aksionin Komunist Europian» njohin aktualitetin dhe domosdoshmërinë e socializmit - komunizmit si alternativë të vetme për popujt dhe mbrojnë kontributin e Revolucionit Socialist të Tetorit dhe të shtetit të parë socialist, BRSS-së, ndërsa në të njëjtën kohë studiojnë shkaqet e përmbysjes së tij, që kanë të bëjnë me çështjet e ekonomisë, strukturës politike, strategjisë së Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare.
  • Shënojmë se socializmi ka parime, ligje të dhëna: Pushtetin punëtor, socializimin/shoqërizimin e mjeteve të prodhimit dhe planifikimin qendror shkencor. Mbi këtë bazë, refuzohen qëndrimet se socializmi mund të ndërtohet me «treg», me ruajtjen e ndërmarrjeve dhe mekanizmave kapitaliste, me ruajtjen e punës - pagë nga pronarët e mjeteve të prodhimit, tokës, trajtimin e fuqisë punëtore si mall dhe shfrytëzimin e punës me pagesë nga kapitali.
  • Synimi i partive tona është të fitojnë lidhje të forta me klasën punëtore dhe shtresat popullore, të arrijnë pozita të reja dhe rol protagonist në luftën klasore, në mënyrë që së bashku të veprojmë në një linjë sfiduese me sistemin e kapitalizmit dhe të gjitha llojet e menaxherëve të tij.
  • Ne e konsiderojmë BE-në një zgjedhje kapitale. BE-ja promovon masa në dobi të monopoleve, të përqendrimit/grumbullimit dhe centralizimit të kapitalit, forcon karakteristikat e saj si një bllok imperialist ekonomik, politik dhe ushtarak në kundërshtim me interesat e klasës punëtore, të shtresave popullore, intensifikon armatimet, autoritarizmin, represionin shtetëror, duke kufizuar të drejtat sovrane. Ne vlerësojmë që Bashkimi Europian është qendra imperialiste europiane, mbështet plane agresive kundër popujve dhe rreshtohet në një linjë me SHBA-të dhe NATO-n, militarizmi është elementi strukturor i saj. Këto aspekte, që janë përqafuar nga një pjesë e madhe e popullit grek, ne do të përpiqemi t’i nxjerrim në pah në zgjedhjet e ardhshme euro-parlamentare të qershorit 2024, duke e forcuar edhe më shumë partinë tonë.
  • Ne besojmë se ka një rrugë tjetër zhvillimi për popujt. Përmes betejave të punëtorëve del në pah perspektiva e një Europe tjetër, e mirëqenies së popujve, e përparimit shoqëror, e të drejtave demokratike, e bashkëpunimit të barabartë, e paqes, e socializmit.
  • Ne besojmë në të drejtën e çdo populli për të zgjedhur në mënyrë sovrane rrugën e tij të zhvillimit, duke përfshirë të drejtën e shkëputjes nga BE dhe NATO, ne luftojmë kundër shfrytëzimit kapitalist për ndërtimin socialist.
  • Shprehim vlerësimin, se ristrukturimi ideologjik, politik dhe organizativ i Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare nuk mund të bëhet pa një luftë të palëkundur kundër çdo lloj menaxhimi borgjez të sistemit shfrytëzues, liberal apo socialdemokrat, kundër oportunizmit që është efekt i ideologjisë borgjeze në lëvizjen e klasës punëtore, pa kundërshtim, rezistencë dhe mosbindje ndaj strukturës kapitaliste, reaksionare të BE-së dhe të gjitha udhëzimeve antipopullore të komisionit.
  • Ne kemi front kundër nacionalizmit dhe kozmopolitizmit të kapitalit, kundër racizmit dhe fashizmit, refuzojmë «antifashizmin» e rremë dhe «frontet e ndryshme antifashiste», të cilat forcat politike borgjeze dhe oportuniste i përdorin për të futur në kurth forcat punëtore, popullore në menaxhimin borgjez, duke e shkëputur fashizmin nga sistemi kapitalist që e lind dhe e ushqen atë për ta përdorur kur t’i nevojitet.
  • Ne japim të gjitha forcat tona për të përmbushur nevojat bashkëkohore punëtore - popullore, përmes rindërtimit dhe forcimit të lëvizjes sindikaliste punëtore, të lëvizjeve të tjera popullore, në drejtim të luftës kundër monopoleve dhe kapitalizmit, kundër BE-së dhe NATO-s.
  • Në kuadër të «Aksionit Komunist Europian» dhe nëpërmjet marrëdhënieve dypalëshe të partive komuniste dhe punëtore që bëjnë pjesë në radhët e saj, do të forcohet shkëmbimi i përvojës nga aksioni në lëvizjen sindikaliste punëtore, në lëvizjet e tjera popullore, në lëvizjen për barazi dhe emancipimin e gruas, me synimin për t'u bërë më efektive luftërat që zhvillohen dhe për të rritur lidhjet e partive tona me forcat punëtore - popullore.
  • Vlerësojmë se «Aksioni Komunist Europian» në rrjedhën e tij duhet të synojë aktivitet të përbashkët me parti komunistë dhe punëtore të tjera në Europë për problemet punëtore - popullore, çështjet e antikomunizmit, të solidaritetit ndërkombëtar, kundër luftërave dhe ndërhyrjeve imperialiste. Do të synojë forcimin e marrëdhënieve me Parti Komuniste dhe Punëtore në të gjitha kontinentet me të cilat ekziston referencë e përbashkët në boshtet bazë ideologjike-politike.

 

SUKSESE NË PËRPJEKJEN TONË TË PËRBASHKËT!