Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Dh. Kucubas për rezultatin e zgjedhjeve amerikane dhe ndikimi i tyre në Greqi
Në një tubim masiv në ishullin Rodhos, më 6/11, foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dh. Kucubas, me temë «Rodhos: Produkt turistik i azhurnuar në udhëkryqin e planeve të NATO-s. Pasojat në jetën dhe të drejtat e popullit».
Ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE iu referua me detaje dy luftërave imperialiste, në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, duke denoncuar përfshirjen e qeverisë së ND në krah të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së si dhe shtoi:
«Në këtë politikë të saj të papranueshme (shënim: qeveria e ND) gëzon mbështetjen edhe të partive të tjera, të cilat as u shkon në mendje të vënë në dyshim zgjedhjet “aleate” strategjike të klasës sunduese të vendit me SHBA-të, Francën, Izraelin dhe organizmat imperialiste të NATO-s dhe BE-së.
Pikërisht për shkak se këto aleanca janë “strategjike”, qeveria e ND-së ka nxituar të bëjë të qartë se ato nuk do të lëkunden nga kushdo që të përfundojë në postin e Presidentit të SHBA-ve.
Veç kësaj, gjatë mandatit të mëparshëm të Trump-it, si qeveria e SYRIZA-s në fillim, ashtu edhe ajo e ND-së në vazhdim, me shumë dëshirë i përmirësonin marrëdhëniet me SHBA-të dhe Presidentin e tyre «djallëzor» (*).
Me fjalë të tjera, vendi ynë do të vazhdojë të jetë aleati i paracaktuar i SHBA-ve, për të luajtur rolin e kapedanit në planet e rrezikshme të NATO-s në rajon, të cilat do të vazhdojnë edhe me Trump-in, i cili dje u zgjodh presidenti i 47-të i SHBA-ve.
E sigurta është se ky është një rezultat armiqësor ndaj popujve të gjithë botës dhe vetë popullit amerikan.
Por, edhe atje, siç u konfirmua gjatë vizitës sonë të fundit në SHBA, kryhen procese, po zhvillohen beteja të reja e të mëdha, beteja greve e të tjera, që janë edhe shpresa e vërtetë».
(*) shënim: Në tetor 2017, Aleksis Cipras, presidenti i SYRIZA-s "së majtë" dhe më pas kryeministër i qeverisë "së majtë" në Greqi, bëri një vizitë zyrtare në SHBA. Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm amerikan, Cipras e kishte quajtur D. Trump-in si «djallëzorisht të mirë». Dh. Kucubas përdori epitetin "djallëzor" pikërisht nga ky fakt.
07.11.2024