Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Bllok nga KKE dhe KNE kundër kamionëve me municione drejt Ukrainës
Më 24.11.2024, në mesditë anëtarë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) ngritën bllokadë në qytetin Tirnavos kundër 6 kamionë që transportonin municione për Ukrainën.
Kamionët me targa nga Ukraina, Polonia dhe Bullgaria transportonin raketa dhe municione të tjera që vinin nga një kamp ushtarak i rajonit dhe kishin destinacion përfundimtar Ukrainën, si pjesë e marrëveshjeve që qeveria ka bërë për të përmirësuar përfshirjen e vendit në luftën imperialiste në Ukrainë, me dërgesë të vazhdueshme të materiale luftarake për qeverinë Zelenski.
Vlen të shënohet se transferimi i ngarkesës vrastare dhe të rrezikshme u bë në mes të ditës dhe madje edhe përmes një qyteti të populluar, ku jetojnë mijëra njerëz.
Me parulla si «As tokë as ujë për vrasësit e popujve», «Asnjë përfshirje, asnjë pjesëmarrje, NATOistët jashtë Greqisë», anëtarët e KKE dhe të KNE, pavarësisht pranisë së forcave policore në vendngjarje, bllokuan me vendosmëri rrugën në të cilën po lëviznin kamionët, duke vendosur në mënyre efektive vullnetin e shumicës së madhe të popullit për të ndaluar pjesëmarrjen e Greqisë në planet vdekjeprurëse imperialiste të SHBA - NATO - BE, në thertoret e popujve në Ukrainë e gjetkë.
Qëndrimi i palëkundur i anëtarëve të KKE dhe KNE rezultoi që ngarkesa e vdekjes të mos kalonte nëpër Tirnavos! Kamionët u tërhoqën nën sloganet «NATO Killers go home», të shkruara me bojë të kuqe mbi to nga anëtarët e KKE.
Gjatë gjithë kohës së mobilizimit, njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe duartrokitnin e inkurajonin anëtarët e KKE dhe KNE. Pasi kamionët u tërhoqën, pasoi marshim i protestuesve nëpër rrugët e qytetit. Me parulla dhe njoftime nga megafoni, organizatat e KKE dhe KNE njoftuan popullin e qytetit për këtë mobilizim, duke u bërë thirrje të jenë vigjilentë dhe të forcojnë luftën për shkëputjen e vendit tonë nga planet imperialiste, për të ndaluar transformimin e rajonit të Thesalisë në një bazë ushtarake të SHBA - NATO - BE.
E «pranishme» në mobilizim ishte një përfaqësi masive e autoritetit bashkiake të Tirnavos, me krye-bashkiakun komunist të Tirnavos, Stelio Cikrici, i cili ndër të tjera theksoi se «Populli i Tirnavos, me traditat e tyre militante, që ka dërguar shumë herë mesazhe kundër luftës, nuk do të lejojë që ngarkesat e vdekjes të kalojnë nëpër qytet, nuk do të lejojë përfshirjen e mëtejshme të vendit në thertoren imperialiste. Motoja jonë është «As strofull e vrastarëve, as shënjestër e kundërpërgjigjes».
Në mobilizim ndërhyri Vasilis Metaksas, deputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i cili theksoi: «Ne denoncojmë qeverinë e ND-së, e cila në emër të grupeve të biznesit vendas po zbraz nga municionet kampet ushtarake greke, përfshin vendin në një luftë të padrejtë imperialiste. Qeveria ka përgjegjësi të mëdha pasi na përfshin në gjakderdhjen e popujve. Popujt kanë fuqinë të ndërhyjnë fuqishëm në zhvillime dhe të japin rrugëdalje nga luftërat imperialiste. Ne vazhdojmë, nuk do t'i lëmë të qetë në të gjithë Greqinë»._
08.11.2024