Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Tubim masiv i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) jashtë Parlamentit Grek

Askush nuk duhet të mbetet spektator! Asnjë pjesëmarrje në kasaphanë e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, ishte folësi kryesor në tubimin e madh të realizuar nga KKE jashtë parlamentit grek, ditën e hënë, 11/03/2024.

Në fjalimin e tij, Dh. Kucubas, i bëri thirrje popullit «të thyejë "omertan" që qeveria e ND dhe të gjitha partitë e tjera duan të imponojnë rreth përfshirjes së Greqisë në luftërat imperialiste që shpërthejnë në rajon, si dhe përfshirjen në të gjitha planet e rrezikshme të SHBA-ve dhe NATO-s!».

Ai theksoi se është e nevojshme «që mesazhi që merr qeveria e ND, por edhe BE-ja e luftës, të jetë shumë më i fortë në zgjedhjet e ardhshme! E vetmja fletëvotim që mund të përcjellë këtë mesazh kundër luftës, për t'u dëgjuar në të gjithë Europën, është ajo e KKE».

Ai u bëri thirrje gjerësisht punëtorëve dhe rinisë që të mos japin «Asnjë aprovim në pjesëmarrjen e Greqisë në masakrën e popullit të Palestinës! Asnjë përfshirje të Forcave të Armatosura në masakrën e Detit të Kuq dhe atij Persian. Të kthehen në atdhe luftanija “Hydra” dhe të gjitha njësitë e Forcave të Armatosura që gjenden në misione imperialiste!».

Duke komentuar deklaratat luftëdashëse të presidentit Francez, Makron për dërgimin e trupave ushtarake europiane në Ukrainë, ai theksoi: «Aty i çon popujt "etja" e pangopur e kapitalistëve për fitime të reja, konflikti i bllokut euroatlantik, i cili përdor Ukrainën si një "majë shtize" kundër Rusisë. Dhe kjo, natyrisht, nga ana e saj, kthehet në një "air-bag" e boshtit në zhvillim e sipër euro-aziatik dhe Kinës, në luftën e kësaj të fundit me SHBA-të për epërsi në sistemin kapitalist global».

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE iu referua në detaje si shkaqeve të gjenocidit të popullit palestinez nga Izraeli, ashtu edhe shkaqeve të luftës imperialiste në Ukrainë, duke nxjerrë në pah përgjegjësitë e të gjitha fuqive imperialiste, ndërsa në mbyllje të fjalimit të tij ai vuri në dukje çështje kritike, si: «Tani duhet të intensifikohet lufta për të ndaluar dërgimin e armëve dhe municioneve nga qeveria, për të cilat populli grek ka paguar me flori për mbrojtjen e vendit, por që përfundojnë në vijën e parë të frontit në luftërat imperialiste.

Të mbyllen bazat ushtarake Amerikane në Suda të Kretës, në Aleksandrupoli dhe të gjitha bazat e tjera që ndodhen në territorin grek të cilat kthehen në baza të nisjes së sulmeve për të masakruar popuj të tjerë, por edhe në objektiva të mundshëm për hakmarrje/kundërpërgjigje. Të ç angazhohet Greqia nga planet e luftës imperialiste dhe të forcohet lufta për shkëputje nga bashkësitë imperialiste, me popullin zot në vendin tonë.

Tani është koha që duhet dëgjuar një JO e madhe kundër kthimit të vendin tonë në "majë shtize" në planet vrastare imperialiste të SHBA-NATO-BE.

Tani të dëgjohet PO-ja e madhe në të drejtën për të jetuar në paqe, në solidaritet me popujt e tjerë, zot në vendin tonë»

Dhimitri Kucubas nënvizoi se «të drejtat e punëtorëve dhe fitimet e pakicës janë të papajtueshme. Sepse e vetmja vijë ndarëse e vërtetë është: Ose me kapitalin, BE-në dhe NATO-n, ose me punëtorët dhe nevojat e tyre

Sepse zgjidhja përfundimtare qëndron në përmbysjen e botës së shfrytëzimit dhe të luftërave, qëndron në shoqërinë e mirëqenies së vërtetë popullore, të solidaritetit, të miqësisë së popujve, paqes, socializmit!».

tubimi i madhe i KKE nisi me ndërhyrjen e Amalia Papasotiriu, oficere aktive e Forcave Ajrore të Greqisë, ndërsa në tubim morën pjesë edhe rekrutët e rinj ushtarakë, pjesë e të shumtëve që kanë shprehur kundërshtime ndaj misionit të luftanijes dhe përfshirjes në misione imperialiste.

 

 

12.03.2024