Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Aktivitet në nderim të refugjatëve politikë

Në një faqe të çmuar dhe të veçanta të jetës 100-vjeçare të Partisë sonë, në atë faqe të jetës së refugjatëve politikë Grekë në Republikat Popullore ishte i përkushtuar aktiviteti i Komitetit Qendror që u realizua më 21/04/2018 në Sallën e Kongreseve të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në qytetin Perisos.

Selia e KQ të PK të Greqisë (KKE) u mbush plot nga refugjatët politikë, por edhe nga pasardhësit e tyre të cilët më parë me emocione të mëdha shëtitën në ekspozitën e përgatitur posaçërisht, por edhe u takua me të njohur të vjetër, miq dhe shokë. Gjithashtu, e veçantë ishte dhe prania e të rinjve, të cilët janë të etur për të mësuar rreth një pjese relativisht të panjohur të Historisë së Partisë tonë.

Në oborrin e selisë u krijua një ekspozitë shumë interesante me tabela dhe materiale arkivore, duke përshkruar pjesë nga jeta e refugjatëve politikë.

Event 20/04/2018

Në këtë veprimtari foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba, ndërsa më pas pasoi shfaqje teatrale dhe program muzikor.

Dh. Kucuba vuri në dukje se «Si sot, para 51 vitesh më 21 Prill, 1967, në Greqi u instalua diktatura ushtarake. U vërtetua me mënyrën më tragjike se slogani "NATO do të thotë juntë dhe luftëra" është më në kohë se kurrë. Ne duam që nga ky hap i aktiviteti tonë të sotëm të nderojmë heroizmin që treguan mijëra luftëtarë, njerëzit e thjeshtë të popullit që luftuan kundër juntës 7-vjeçare. Të nderojmë anëtarët e Partisë dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), miqtë dhe simpatizantët, të gjithë ata që u burgosën, u internuan, u torturuan, duke dhënë kontributin e tyre në luftën për progresin social dhe mirëqenien popullore, për të drejta sindikaliste dhe liri të përgjithshme demokratike, për të drejtën që të vendosi populli në bazë të interesit të tij. Të nderojmë e përkujtojmë viktimat e juntës, oficerët që luftuan kundër saj, që u torturuan dhe u arrestuan. Në të njëjtën kohë, po studiojmë përvojën e pasur të asaj periudhe, të ngjarjeve që e paraprijnë atë, i ruajmë konkluzionet e çmuara edhe për luftërat e sotme punëtore, popullore. Konkluzione, që mbi të gjitha tregojnë se klasa borgjeze, për të ruajtur interesat e saj, nuk heziton të përdorë çdo mjet agresiv, çdo lloj vegle antipopullore. Dhe natyrisht në të njëjtën kohë, forcat e gjera punëtore, popullore dhe rinore mund të reagojnë pavarësisht kushteve të dhunës brutale dhe të terrorizmit të hapur (...) Qëllimshme ata fshehin faktin se me diktaturën, synohej që të jepesh goditja dërrmuese me për të shpërbërë, për të shkatërruar Partinë. Jo vetëm që nuk ja arritën qëllimit, por Partia jonë brenda atyre rrethanave shumë të vështira u përplas me revizionizmin, ajo qëndrojë në këmbë, riorganizojë Organizatat e Partisë. Themeloi Rininë Komuniste të Greqisë (KNE) (...)»

 Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) i ‘u referua  zhvillimeve ndërkombëtare, duke vënë në dukje se «Retë e një lufte të përgjithësuar imperialiste po shfaqen tashmë me kërcënim.

Pavarësisht nga imazhi i rremë që mundohet të krijojë qeveria, partitë e tjera borgjeze dhe shtabet e sistemit, pas sulmit të SHBA-ve, Britanisë dhe Francës në Siri, me mbështetjen dhe tolerancën e dhënë nga shtetet e tjera të NATO-s dhe BE-së , konkurrencat në rajonin e gjerë jo vetëm që nuk janë reduktuar, por në të kundërt ato hynë në një fazë të re, akoma më të rrezikshme.

Tensioni që grumbullohet dhe kryesisht përqendrimi i madh i kaq shumë forcave konkurruese ushtarake në rajon e bëjë edhe më të mundur mundësinë për përgjithësimin e konfliktit, pavarësisht se kur dhe cili do të jetë me saktësi hapi i mëtejshëm.

Kontrolli i burimeve natyrore, i rrugëve të energjisë dhe i sferave të influencës janë faktorët që sjellin në konfrontim fuqi të mëdha imperialiste si SHBA-të, BE-në, me shtete të tjera të fuqishme kapitaliste të tilla si Rusia por edhe me fuqi rajonale, me qeveritë që nuk i pëlqejnë, sepse ato shërbejnë në plane konkurruese.

Vërtetohet edhe një herë se lufta imperialiste është zgjedhja për këto forca, kur sistemi i kalbur i shfrytëzimit dhe i fitimit nuk mund ta zgjidhë ndryshe -me "luftëra" tregtare dhe masa antipopullore-, ngërçet e mëdha që ka. Vërtetohet se lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera të dhunshme.

Kjo është arsyeja pse duhet të forcohet tani lufta kundër luftës imperialiste. Për të mbyllur bazën ushtarake të Sudës në Kretë dhe të gjitha bazave të huaja ushtarake në Greqi. Për të mbyllur bazat britanike në Qipro që janë baza të sulmeve vrastare. Të kthehen të gjithë ushtarakët Grekë nga misionet jashtë vendit. Të shkëputet vendi jonë nga NATO dhe BE. Të forcohet solidariteti dhe lufta e përbashkët e popujve, lufta që do të vendos në shënjestër të saj sistemin e kalbur që gjeneron varfëri, kriza, luftëra.

Tani duhet që së bashku me luftën për pagat, për rimarrjen e humbjeve që gjatë viteve të krizës, së bashku me luftën për Marrëveshjet Kolektive, të japim dhe betejën kundër përfshirjes së vendit tonë në planet imperialiste.

 Është një provokim i madh që qeveria hiqet si një "plakë e virgjër", dhe përpiqet të bindi popullin se gjoja “Greqia nuk merr pjesë” në krimin që kryhet e kështu me radhë...

Dhe i thonë këto fjalë të gjithë ata që e kanë kthyer Greqinë në një bazë ushtarake NATOamerikane nga ku nisen sulmet për të gjithë zonën.

Të cilët marrin përsipër, për interes të kapitalit, rolin e flamurmbajtësit në planet e qelbura të NATOamerikanëve që nga Mesdheu Juglindor dhe Lindja e Mesme e gjer në Ballkan dhe akoma më tej».

Gjithashtu, Dh. Kucuba duke i ‘u referuar temës së këtij aktiviteti vuri në dukje se ky aktivitet ..«i referohet një pjese të veçantë, heroike, tragjike, por edhe madhështore të historisë së madhe të lëvizjes komuniste greke dhe të Partisë tonë që këtë vit festojmë 100-vjetorin e ditëlindjes sonë.

Mërgimi politik ishte rezultat i organizuar dhe i koordinuar për kalimin r luftëtarëve dhe luftëtareve tona në Republikat Popullore, koordinim i cili e anulojë në praktikë planin e ushtrisë borgjeze dhe të aleatëve të tyre imperialistë për shfarosje të tyre.

Studimi i rrugëtimit historik të refugjatëve politikë -të historisë së Partisë në mërgim politik, na jep njohuri për historinë e lëvizjes revolucionare, të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), por edhe të ndërtimit socialist në shekullin e kaluar.

Mërgimi politik ishte një zgjedhja e detyruar për mijëra luftëtarë dhe luftëtare të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) të cilët me kokën lartë dhe shpirt të fortë militanti u mirëpritën në vendet e ndërtimit socialist, në Bashkimin Sovjetik dhe në Republikat Popullore në Europën Qendrore dhe Lindore.

Bazuar në të dhënat e Konferencës së 3-të të PK të Greqisë (KKE), refugjatët politikë në vitin 1950 ishin rreth 56,000. Në mes tyre 17.529 fëmijë, të cilët morën rrugën e mërgimit që të shpëtonin nga uria, nga bombardimet me bomba Napalm të Truman-it dhe nga "shkollat e riedukimit" të mbretëreshës Frederika.

Shumë prej këtyre fëmijëve, që janë dëshmitarë të pakundërshtueshëm të kujdesit që patën në sistemin socialist për fëmijët, tani janë mes nesh.

Ata janë shembulli i fortë që e hedhin në kosh të plehrave propagandën borgjeze se gjoja shpëtimi i tyre ishte një grumbullim fëmijësh me synim që ti bënin këta mercenarë kundër atdheut të tyre.

Së bashku me luftëtarët dhe luftëtaret e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE) dhe fëmijët e tyre, në mërgim politik kaluan gjithashtu dhe mijëra të moshuar, njerëz të pamundur, banorë civilë, fshatra të tëra të cilat kishin mbështetur luftën e DSE.

Që të shpëtoheshin nga tërbimi hakmarrës i ushtrisë borgjeze dhe represionit shtetëror.

Dhjetëra mijëra luftëtarë refugjatë politikë, gjak nga gjaku i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe i luftës që frymëzojë dhe udhëhoqi në momentin korife të luftës së klasave në vendin tonë, luftën e Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE).

Shumë prej tyre ishin protagonistë në luftën e armatosur të EAM - ELAS dhe më parë në lëvizjen punëtore, në luftën për të përmirësuar jetën e klasës punëtore për misionin e saj historik për një Greqi të lirinë dhe socialiste.

Të gjithë këta duam që të nderojmë sot.

Sidomos ata që nuk arritën të ktheheshin në Greqi, pasi rreth tre dekadave të mërgimit politik ishin mijëra ata që lanë frymën e tyre të fundit larg nesh.

Por edhe për ato dhe ata që u zmbrapsën dhe u riatdhesuan pas një lufte të gjate, duke e ditur se kthimi në atdhe do të thotë betejë e re dhe e ashpër për të mbijetesën e tyre në Greqinë kapitaliste».

 Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) vuri në dukje se «Mijërat e refugjatëve politikë e panë nga afër dhe me sytë e tyre socializmin, e mbrojtën ndërtimin e ri socialist me punën e tyre në prodhim, me çelikosjen e tyre komuniste, pavarësisht fatkeqësive.

U hodhën në një betejë të re paqësore, bërën një përpjekje të madhe dhe arritën që në një kohë shumë të shkurtër të mësonin gjuhën e vendit që i mikpriti, pushtuan kështjellat e shkencës, të ekspertizës teknike.

Ishin pionierë në forcimin dhe zhvillimin e prodhimit socialist në industrinë dhe sektorin bujqësor.

Ata u dalluan si pionierë dhe punëtorë novatorë në prodhimin socialist.

Në rastin e refugjatëve politikë grekë shkëlqeu internacionalizmi, ndihma internacionale dhe kontributi i tyre.

Mijëra refugjatë politikë, në të njëjtën kohë, janë dëshmitarë të pakundërshtueshëm të ofertës internacionaliste të vendeve të ndërtimit socialist, të cilat me ndihmën e tyre bujare -sidomos ndaj fëmijëve- konfirmuan frymën e lartë njerëzore të socializmit.

Dhe, që të jetë në gjendje dikush për të kuptuar përmasat e kësaj oferte arrin të mendojnë se këto shtete ishin të goditura rëndë nga shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore, nga pushtimi nazist.

Megjithatë, ata ofruan gjënë më të mirë që kishin, sidomos për fëmijët: Ndërtesat, personel arsimor dhe mjekësor, infrastruktura dhe mjete, për ushqimin dhe jetesën e tyre të shëndetshme.

Kjo është madhështia e një sistemi social superior, e socializmit, i cili ishte në gjendje jo vetëm që të mirëpresë por dhe të plotësojë  drejtpërsëdrejti nevojat e refugjatëve politikë për shëndetësinë e tyre, për arsimin dhe punësimin e tyre».

Dh. Kucubas iu drejtua veçanërisht pasardhësve të refugjatëve politikë të brezave të dytë dhe të tretë «për t'u njohur më mirë qëndrimet tona. Të studiojnë konkluzionet e PK të Greqisë (KKE) mbi shkaqet që çuan në përmbysje, në restaurimin kapitalist. I drejtohemi të gjithë atyre që kanë jetuar, që kanë parë arritjet e socializmit në punë, në arsim, në shëndetësi dhe kulturë. Por që gjithashtu përjetuan dhe regresin me përmbysjet kundërrevolucionare. Shumë prej tyre janë sot këtu, mes nesh. Ata e dinë se, pas vitit 1991, bota nuk u bë më e mirë, por përkundrazi, agresioni imperialist, barbarizmi u bë edhe me i madh në kurriz të punonjësve të së gjithë botës.

Ata e dinë se socializmi, arritja më e madhe e deritanishme e njerëzimit, është një sistem që ka në thelbin e tij ka plotësimin e nevojave shoqërore, rritjen e nivelit të përgjithshëm të prosperitetit për të gjithë.

Dhe për ata që pyesin, duke dashur të dinë "përse u përmbys socializmi", ne u përgjigjemi atyre: Sepse gradualisht PKBS dhe pushteti sovjetik, përballë vështirësive, kanë miratuar opsione, të tilla si promovimin e politikës së tregut, receta të marra nga ligjet e kapitalizmit.

Kështu që u dobësua pronësia shoqërore, Planifikimi Qendror, kontrolli punëtor, karakteri socialist i prodhimit, humbi forca shtytëse e zhvillimit socialist.

U tradhtua karakteri i pushtetit si diktaturë e proletariatit me të ashtuquajturën shtet mbar-popullor, si dhe lufta e klasave që vazhdon deri në komunizëm.

Ne i bëjmë thirrje atyre që kanë jetuar ndërtimin socialist, jo vetëm që të njihen me konkluzionet bashkëkohore të PK të Greqisë (KKE) për shkaqet e përmbysjes kundërrevolucionare por dhe të studiojnë mësimet e çmuara të Partisë për historinë e saj në mërgimin politikës dhe në përgjithësi. Sepse në mërgim politik kalojë dhe vetë Partia. Komiteti Qendror dhe Byroja Politike e saj, në rreth tre dekada kur PK e Greqisë (KKE) ishte ilegale nga shteti borgjez grek. Selia e KQ u mbajt në Rumani dhe më pas, në vitin 1968 në Hungari. Në mërgimin politik punojë edhe stacionin i radios "Eleftheri Eladha" (Greqia e Lirë) dhe pas vitit 1956 "Foni tis Alithias" (Zëri i së Vërtetës) , që transmetonte në mënyrë ilegale në Greqi për të informuar komunistët dhe popullin grek. Edhe në periudhën e mërgimit politik, Partia jonë gjithashtu shkroi faqe të heroike të historisë së saj me veprimtarinë dhe sakrificën e saj pioniere, të tilla si ato qindra dërgesa ilegale në Greqi për zhvillimin e veprimtarisë së Partisë. Një prej tyre ishte dhe dërgimi i Nikos Belojanis në Greqi.

Aktiviteti i PK të Greqisë (KKE) u mbështet nga Partitë Komuniste dhe Punëtore të vendeve të ndërtimit socialist, si dhe nga shtetet e tyre. Megjithatë, zhvillimet në këto vende, përfshirë dhe vetë Bashkimin Sovjetik, ndikuan në jetën e refugjatëve politikë, në luftën ideologjike dhe në politikën e Partisë sonë. Për shembull, kthesa e djathtë oportuniste e PKBS-së me vendimet e Kongresit të 20-të në vitin 1956, solli ndërhyrjen e PKBS-së dhe të Komitetit prej 6-të PK-ve ndaj PK të Greqisë (KKE). Kjo përbëri pikënisjen për ndryshimin e vijës politike të Partisë sonë, përjashtimin e Niko Zahariadhit nga Sekretari i Partisë dhe një sërë ndryshimesh të tjera organizative. Ndërhyrja e 6-të PK-ve të vendeve që mirëpritën refugjatët politikë solli kthesën oportuniste në Parti, e cila, dy vjet më vonë, morri edhe karakter organizativ, pasi çoi në shpërbërjen e Organizatave ilegale të Partisë në Greqi dhe shkrirjen e komunistëve brenda në partinë e EDA-së (E Majta Demokratike e Bashkuar). Plenumi i 6-të i viti 1956 e çoi në një krizë të madhe Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), çoi në përjashtimin e mijëra anëtarëve të partisë në organizatat e Tashkent-it, ku jetonin dhe pjesa më e madhe e refugjatëve tanë politikë.

Pasojat e humbjes dhe e mërgimit sollën fenomene gërnje, fërkime, të kërkimeve të vazhdueshme për shkaqet e humbjes. Mbi këtë terren u forcuan edhe opsionet e kompromisit dhe pikëpamjet oportuniste në vijën politike të Partisë, me strategjinë e saj para vitit 1956. Pavarësisht nga kthesa e djathtë që erdhi në ato vite pas Plenumit të 6-të të vitit 1956, Partia jonë mbrojti parimet bazë revolucionare, hapi front kundër eurokomunizmit, nuk u shndërrua në një parti euro-komuniste, ajo hapi një front ideologjik kundër tij. E gjithë periudha e mërgimit politik të mijëra luftëtarëve të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE), të mijëra komunistë dhe të vetë Partisë në atë kohë është shumë e dobishme».

Duke iu referuar luftës për riatdhesimin e refugjatëve politikë, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PK të Greqisë (KKE) theksoi se «ajo erdhi si rezultat i luftërave shumëvjeçare dhe u bë praktikë pas legalizimit de facto të Partisë në vitin 1974, me rënien e diktaturës ushtarake shtatë-vjeçare. Por përsëri, asgjë nuk na ishte falur. U desh një periudhë e tërë lufte nga refugjatët politikë, një luftë që e kryesojë PK e Greqisë (KKE). Dhe kishte lidhje me riatdhesimin e lirë në praktikë. Që të hiqen të gjitha pengesat ligjore, por edhe të mbështetet jeta e refugjatëve politikë të riatdhesuar, për të siguruar pensione për të moshuarit. Asgjë nuk na u fal. Gjithçka u arrit me luftë dhe përpjekje. Nderojmë të gjithë ata dhe ato që ranë në fushat e betejës, që u ekzekutuan. Të gjithë ata që u torturuan, u internuan, u burgosën. Të gjithë ata dhe ato që u gjendën në mërgimin e detyruar politik. Fëmijët dhe nipërit e mbesat e të gjithë atyre që vazhdojnë të luftojnë për dinjitetin, jetën dhe të ardhmen më të mirë pan-njerëzore.

Për socializmin - komunizmin.

Rroftë 100-jetori i Partisë sonë heroike».

 

24.04.2018