Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

100-VJETORI I INTERNACIONALES KOMUNISTE

SHPALLJE E KOMITETIT QENDROR TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) përkujton dhe nderon 100-vjetorin e themelimit të Internacionales Komuniste (2 - 6 mars, 1919). Njeh kontributin e saj në lëvizjen komuniste dhe punëtore ndërkombëtare, duke theksuar njëkohësisht nevojën e nxjerrjes së mësimeve nga përvoja dhe aktiviteti i saj.

Internacionalja Komuniste, ishte bija e fitores së Revolucionit Socialist të Tetorit në Rusi (1917), erdhi për të plotësuar nevojën e koordinimit dhe të unitetit të lëvizjes punëtore revolucionare ndërkombëtare.

Kontributi i Internacionales Komuniste ishte i rëndësishëm në mbështetjen dhe forcimin e Partive Komuniste në nivel botëror. Misionii saj, solidaritetiinternacionalist dhe vetëmohues ndaj punëtorëve dhe popujve të shtypur, si ajo që ofroi me themelimin e «Brigadave Internacionale» në krahë të Ushtrisë Demokratike të Spanjës (1936 - 1938).

Disa nga aspektete veprimtarisë së Internacionales Komuniste ishinedhe ndihmate shumanshme që ajo jepte ndajmilitantëve të persekutuar në mbarë botën, veprimtaria e saj me botime - edukative,organizimi i shkollave të trajnim-edukimit të kuadrove me teorinë revolucionare të marksizëm - leninizmit,funksionimi i rrjeteve të informacionit politik dhe atij gazetaresk.

Problemet dhe kontradiktat në strategjinë e Internacionales Komuniste, të cilat ndikuan negativisht në të gjitha Partitë Komuniste – anëtare të saj, nuk e bëjnë të pavlefshme, nuk e zërojnë kontributinesaj në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare.

Trashëgimia e Internacionales Komuniste, studimi i përvojës së saj, sot është shumë i vlefshëm për riorganizimin e Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare, për formimin e një strategjie revolucionare të unifikuar kundër pushtetit kapitalist.

A. Nga Internacionalja e Parë në Internacionalen e 3-të (Komuniste)

1. Karl Marksi dhe Frederik Engelsi, që nga periudha e revolucioneve borgjeze, nxorrën në pah rolin historik të klasës punëtore si «varrmihësee kapitalizmit» dhe të karakterit internacionalisttë luftës së saj. Ata themeluan shkencërisht domosdoshmërinë dhe mundësinë e revolucionit komunist punëtordhe vendosën si parakusht për fitoren e tijorganizatën ndërkombëtare të lëvizjes revolucionare. Ata umorrën me çështjen e lidhjes së luftës së klasës punëtore, për marrjen e pushtetit,me luftënqë kryeninmes tyre shtetet borgjeze për ndarjen e tregjeve dhe burimeve të lëndëve të para.

MarksidheEngelsi ishin nga protagonistët e parë në krijimin e Bashkimit Ndërkombëtarë të Punëtorëve, ose, siç dihet, të Internacionales së Parë, e cila u themelua më 28 shtator, 1864, nga shoqatat dhe sindikatat punëtore, nga grupet politike dhe kulturore, nga organizata konspirative. Internacionalja e Parë u krijua si një organizatë Internacionale me departamente dhe pole në shtete të ndryshme. Bëri thirrje për solidaritet ndërkombëtar mes punëtorëve, duke paralajmëruar klasën punëtore, sidomos punëtorët gjermanë dhe ata francezë, për rrezikun e luftësfranko-gjermaneqë u kanosej e cila mundesh të bëhej një luftë gllabërimi. Deklarata Themeluesee Internacionales së Parë, e frymëzuar nga Manifesti i Partisë Komuniste, përbënte një dokument i rëndësishëm përluftën dhe perspektivën e përgjithshme të klasës punëtore.

Gjatë rrjedhës së Internacionales së Parë,Marksi dhe Engelsi udhëhoqën luftën teorike në brendësinë e saj kundër perceptimeve mikroborgjeze dhe perceptimeve të tjera, të cilat largonin klasën punëtore nga ushtrimi i rolit të saj të pavarur. Luftuan oportunizmin, bakunizmin, lasalizmin dhe sindikalizmin anglez (trend-unionistët).

Pavarësisht nga problemet e heterogjenitetit ideologjik, pasi ngaOrganizatat e saj nuk ishtepranuar ende socializmi shkencor, Internacionalja e Parë ka kontribuar në forcimin e aktiviteteve të sindikatave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në zhvillimin e natyrës politike të veprimtarisë së tyre. Ajo i dha shtysë mendimitpër nevojën e krijimit të partive politike punëtore. Shpërbërja e saj (1876) ishte rezultat i pamundësisë së saj për të përmbushur rolin e vet në kushtet e kërkesave të reja, diçka që u bë e qartë pas humbjes së Komunës së Parisit (1871), në një periudhë ku kapitalizmi filloi të kalonte në fazën më të lartë dhe të fundit të tij, në imperializëm.

2.Internacionalja eDytë u themelua më 14 korrik 1889 në Paris, 100 vjet pas shpërthimittë Revolucionit borgjez Francez dhe rënies së Bastillit, në një periudhë të rritjes dhe zgjerimit të shpejtë të sistemit kapitalist global, me formimin e monopoleve dhe të kapitalit financiar, si dhe të zhvillimittë turrshëmtë lëvizjes punëtore.Kryesisht u bazua në partitë e vjetra që ishin formuar nga federatat dhe grupet e Internacionales së Parë, tektë cilat -pavarësisht faktit se marksizmi ishte mbizotërues në lëvizjen punëtore- ushtronin ndikim forca reformiste, anarkosindikaliste dhe forca të tjera oportuniste.

Më në fund, dominimi i reformizmit në partitë e Internacionales së Dytë kishte mbështetje objektive materiale në brendësi të shoqërive të zhvilluara kapitaliste të Perëndimit, në shkallën që shfrytëzimi i kolonive u dha atyre mundësinë për të bërë lëshime ndaj klasës punëtore dhe për formimin e aristokracisë së gjerë punëtore.

Internacionalja e Dytë nuk funksionoi si një qendër revolucionare ndërkombëtare, pasi ajo nuk formoi një organ udhëheqës, as Program dhe Statut, as botoi ndonjë organ gazetaresk të saj, ndërsa vendimet e Kongreseve të saj nuk ishin të detyrueshme për çdo parti kombëtare.

Internacionaljae Dytë u shpërbë (1916) për shkak të dominimit të shkarjes oportuniste, e cila çoi në tradhtinëe interesave të klasës punëtore në favor të klasës borgjeze në periudhën e Luftëssë Parë imperialiste Botërore.

Shumica e udhëheqësve të Internacionalessë Dytë u gjendën në kampe rivale imperialiste, disa prejtyre u bënë dhe ministra të luftës. Tradhtia e tyre nuk ishte një “vetëtimë që ra në qiell të hapur”, por njërezultati i linjës reformiste dhe të bashkëpunimit me klasën borgjeze në kohë paqeje për«Mbrojtjene Atdheut borgjez» në kohë lufte. Reformizmi lindi socialshovinizmin. Nga ky zhvillimpërjashtohen në mënyrë të shkëlqyer bolshevikët në Rusi, nën udhëheqjen e V. I. Leninit,Internacionalistët- Spartakian në Gjermani (Karl Liebknecht, Rosa Luksemburg, FranzMering, etj.) dhe disa socialiste të Ballkanit.

 

Internacionalja Komuniste nga themelimi e deri në vet-shpërbërjen e saj

3. Lufta e Parë imperialiste Botërore përshpejtoi procesin e shndrimit të partive socialdemokrate në borgjeze dhe kundërrevolucionare. Triumfi i RevolucionitSocialist tëTetorit në Rusi, 1917,vërtetoi aftësinë e klasës punëtore për të marrë pushtetin në duart e vetame revolucion. Solli përsëri në rendin e ditës nevojën për të krijuar një qendër të përbashkët revolucionare botërore, me parime revolucionare dhe strukturë organizative, në bazë të teorisë së Marksit dhe Engelsit dhe përvojëssë Revolucionit të Tetorit. Lenini udhëhoqi luftën për ta ngritur këtë Qendër. Ai ngriti çështjen e ndryshimit të Programeve të partive punëtore, riemërimin e tyre në Parti Komuniste dhe nevojën përtë krijuar një Internacionale të re.

InternacionaljaKomuniste u themelua në kushtet e rritjes së lëvizjes revolucionare në Europë, e cila kryesisht ishte shprehur me kryengritjet e punëtorëve në Finlandë (1918),Gjermani (1918-1923) dhe në Hungaria (1919) si dhe me aktivitetin e punëtorëve pionierë në mbarë botën, me greva, demonstrata dhe bojkotime në transportin e municioneve kundër ndërhyrjes imperialiste të 14 shtetevekundërRusisë së revolucionarizuar. Internacionalja Komuniste i dha një shtysë të rëndësishme krijimittëPartive Komuniste, pavarësisht nga fakti se këto parti, edhe pse pranuan deklaratat e Internacionales Komuniste, ende nuk kishin fituar pjekurinë  ideologjike-politike për formimin enjë Programit të përpunuar shkencërisht dhe me një strategji përkatëse.

4.Në Kongresin Themelues të Internacionales Komuniste morën pjesë 52 përfaqësues nga 35 Organizata të 31 shteteve të Europës, të Amerikës dhe Azisë, ndërsa disa përfaqësues nuk arritën në këtë Kongres, për shkaktë arrestimit të tyre nga qeveritë borgjeze. Me themelimin e Internacionales Komunisteu deklarua dhe përçarja në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar, që kishte ndodhur në shumë parti socialdemokrate.

Deklarata e Kongresit vlerësonte se: «Ka filluar një epokë e re! Është epoka e rënies së kapitalizmit dhe eshpërbërjes së brendshme të tij. Epoka e Revolucionit Komunist Proletar...». Deklarata Programatike e Internacionales Komuniste shpalli diktaturën e proletariatit, konfrontoikundër demokracisë borgjeze si një formë e diktaturës së kapitalit, formoi Manifestinndaj proletariatit ndërkombëtar.

Në nëntorin e vitit 1919 u themelua Internacionalja Komuniste e të Rinjve në Berlin për bashkimin e forcave revolucionare të rinisë, në bazë të linjës së përgjithshme të Internacionales Komuniste dhe me paraprijë pretendimesh mbi kushtet e arsimit, të jetës dhe punës së rinisë dhe luftën kundër militarizmit.

Në janar të vitit 1920 u themelua Federata Komuniste Ballkanike, si një qendër e vetme e Partive Komuniste të Ballkanit, e cila,vendim të parë nxori bashkimin me Internacionalen Komuniste.

InternacionaljaKomuniste kishte për të luftuar ndikimin e socialdemokracisë në lëvizjen punëtore. Gjatë daljes nga lufta, shtabet borgjeze dhe forcat oportuniste u përshtatën, duke rezultuar në propagandën e tyre mbizotërimi ipacifizmit (paqësimi), në kundërshtim me nevojën që klasa punëtore të luftontepër marrjen e pushtetit. Mbi këtë bazëriformohet Internacionaljae Dytë, ndërsa pas themelimit të Internacionales së Tretë ka funksionuar për pak vjet edhe e ashtuquajturaInternacionalja 2 ½ (dy e gjysmë), në të cilën bashkoheshin të ashtuquajturit socialdemokracia gjoja e"majtë". Që të dyja këto organizata vazhduan të kishin ndikim në lëvizjen punëtore, të ndihmuaraedhe nga qeveritë borgjeze. Në nivel ndërkombëtar, luftuan kundër pushtetit sovjetik. Njëkohësisht, Internacionalja e Dyte dhe 2½ (dy e gjysma) u bashkuan në Internacionalen Sindikaliste të Amsterdamit, e cila u mbështet nga Zyra Ndërkombëtare e Punës, organ i Shoqërisë imperialiste të Kombeve, me synim promovimin e përshtatjes së nevojshme borgjeze dhe bashkëpunimit klasor.

5.  Kongresi i 2-të i Internacionales Komuniste (Shën Petersburg dhe Moskë, 6 - 25 korrik, 1920) aprovuan Qëndrimet dhe Statutin. Qëndrimet ngritën çështjen e përgatitjes së drejtpërdrejtë për diktaturën proletare, për formimin në çdo shtet të një partie të bashkuar Komuniste, të forcimittë aktiviteteve të grupeve dhe partive të cilat njihnin diktaturën e proletariatit, të kombinimittë punës legaledhe ilegale. Në mënyrë paralele, vlerësonin se veprimtariae partive dhe grupeve ishte«larg nga të patuaritkëtë ndryshim themelor, këtë rinovim radikal, e cila është e nevojshme për njohjen e këtyre aktiviteteve si komuniste dhe duke iu përgjigjur detyrave në prag të imponimittë diktaturës proletare».

Dokument i Kongresit me rëndësi të madhpërbënte teksti me 21 kushtete detyrueshme të pranimit në Internacionalen Komuniste, të cilat i sugjeroi Lenini, duke kritikuar oportunistët dhe përfaqësuesit e lëkundur në Kongres, të cilët argumentonin se bolshevizmi ishte ekskluzivisht një fenomen rus. Ai tregoi fuqinë e saj universale, e cila nuk binte në kundërshtim me llogaritjen e ndonjë veçantie kombëtare. Nga kushtet më kryesore të këtyre 21 kushteve ishte spastrimi i partive nga elementësocialdemokratë dhe reformistë të tjerë, pranimi i parimit të centralizmit demokratik në brendësinë e secilës parti dhe të Internacionales Komuniste, përjashtimin e atyre që nuk pajtoheshin me qëndrimet e Internacionales Komuniste, dënimin e pacifizmit dhe socialshovinizmit dhe më tejtë kolonializmit.

Lenini, me veprën e tij të rëndësishme «Majtizmi sëmundja foshnjore e komunizmit», luftoi sektarizmin i cili refuzonte nevojën për të kombinuar të gjitha format e luftës, luftën parlamentare dhe luftën masive jashtë-parlamentare. Megjithatë, lufta e nevojshme me këtë formë devijimiu shfrytëzua nga oportunizmi i djathtëpër forcimin e vetbrenda linjavetë partive të Internacionales Komuniste.

Në formë paralele me punimete Kongresit të 2-të (dhe më vonë të tretë) të Internacionales Komuniste, u mblodhën Konferencat Ndërkombëtare të përfaqësueseve të grave, për punëne veçantë me gratë. Me seli në Moskë, funksionoi Sekretariati Ndërkombëtar i Grave i kryesuar nga KlaraCetkin.

6.Kongresi i 3-të i Internacionales Komuniste (Moskë, 22 qershor - 12 korrik, 1921) u përpoq të përmirësonte veprimtarinë e komunistëve mes forcave punëtore që ishin ende të papjekurapolitikisht, pasi pjesa më e madhe e punëtorëve që ishin në sindikata mbeteshintë bllokuar tek partitë socialdemokrate, ndërsanë disa të tjera po vazhdonte luftae prehur ideologjike në brendësi të tyre, si p.sh në Gjermani dhe Itali.

Kryengritjet revolucionare në Finlandë, Gjermani dhe Hungari përbërën hove historikeme rëndësi të madhe. Por, fakti që këtoshtete nuk patën rezultate fitimtare, çoi në ndryshimin e pafavorshme të raportit të forcave. Në të njëjtën kohë, pushteti borgjezu stabilizua, kështu që pyetja «Reforma apo revolucion»dilte si një element kyç i luftës ideologjike në radhët e lëvizjes punëtore revolucionare. I favorshëm ishte edhe presioni i ushtruar nga ndikimii fortë i socialdemokracisë në sindikata, në të cilat, komunistët kishin forca të dobëta për shkak të përndjekjeve dhepërjashtimevetë tyre nga vendet e punësimit dhe të propagandës së përgjithësuar reaksionare për «dekomunizimin e sindikatave».

Kongresi i 3-të hodhi parullën «midis masave» dhe linjën e «Frontit të Bashkuar Punëtor», e cila do të ndihmonte, në kushte jo-revolucionare, veprimtarinë e përbashkëttë punëtorëve të ndikuar nga politikat e ndryshme dhe organizatat sindikaliste.

Problemi më themelor ishte se në kushtet e reja,jo-revolucionare, nuk u shfrytëzuan si përvojë mësimet e linjëssë luftës revolucionare tek Sovjetët. Atëherë, nga shkurti deri në tetorin e vitit 1917, për marrjen e shumicës tekSovjetëtkishte një front të fortë ideologjik kundër menshevikëve, oportunistë që ishin pakicëqë para vitit 1917 në Partin Socialiste Demokratike Punëtore të Rusisë.

Gjatë Kongresit të 3-të të Internacionales Komuniste, u themelua(3 korrik, 1921) Internacionalja e Kuqe e Sindikatave (Profidern-i), me pjesëmarrjen e 220 përfaqësuesve të sindikatave nga e gjithë bota dhe synonte në rindërtimin e lëvizjes sindikaliste punëtore në linjë revolucionare të luftës. Sindikatat që u bashkuan me Profidern (qoftë drejtpërdrejtë, qoftë si simpatizant, ose si lëvizje të pakicave) arritën rreth 17 milionë anëtarë. Profidern-i pezulloi aktivitetin e vet nga fundii vitit 1937, por në thelb, praktikisht kishte pushuar funksionimin e tij që më shpejtë, pasi Sindikatat e Kuqe filluan në vitin 1934 tëbashkoheshin me ato reformiste, me orientim të formoninFrontetPopullore.

7.Pas Kongresittë 3-të, politika e «Frontit të Bashkuar Punëtor» dhe marrëdhëniet me socialdemokracinë përbërënfushë përluftë ideologjike në organete Internacionales Komuniste.

Nga disa Parti Komuniste «Fronti i Bashkuar Punëtor»u interpretua në mënyrë korrekte, si një luftë për zhvillimin e ndikimit komunist në masat punëtore dhe për shkëputjen e tyre nga socialdemokracia. Në rastet e tjera përcaktohej si një mjet nga poshtë për të ushtruar presion për ndryshimin e linjës në udhëheqjen e partive socialdemokrate dhe arritjen e bashkëpunimit politik nga lart. Ky interpretim nuk u konfirmua.

Lufta përfundoi me dominimin e opsionit pro-bashkëpunimit me socialdemokracinë dhe përjashtimin e pjesëmarrjes apo mbështetjes së komunistëve në qeveritë borgjeze, që u miratua me Vendimin e Kongresit të 4-të të Internacionales Komuniste (Moskë, 7 nëntor - 3 dhjetor, 1922). Kongresi pranoi mundësinë e pjesëmarrjes së komunistëve në një qeveri punëtore-fshatare apo në qeveri punëtore, që nuk do të ishte ende diktaturë e proletariatit, edhe pse nuk i konsideronte historikisht pika të pashmangshme për diktaturëne proletariatit.

8. Kongresi i 5-të i Internacionales Komuniste (Moskë, 17 qershor - 8 korrik 1924) arriti në konkluzionin se thelbi i motos«qeveria punëtore-fshatare»ështëi njëjtë me atë të diktaturës së proletariatit dhe i kushtoi vëmendje të veçantë bolshevizimit tëPartive Komuniste, që do të thotë, zhvillimin e tyre duke u bazuar në parimet leniniste të Partisë së Tipit të Ri.

Në vazhdim, Internacionalja Komuniste,  përmes një kursi kontradiktor në qëndrimet e veta ndaj socialdemokracisë, gradualisht dobësoifrontin kundër saj, edhe pse kjo e fundit ishte tashmë e formuar në mënyrë të qartë si një forcë politike kundër-revolucionare e pushtetit borgjez. Kështu, përforcohen dhe pozitat e djathta oportuniste në radhët e partive të Internacionales Komuniste.

9. Diskutimi përProgramin e Internacionales Komuniste, që nisi nga Kongresii 3-të (1921), më në fund erdhi në Kongresin e 6-të (Moskë, 15 korrik - 1 shtator, 1928).

Në Program theksohej, saktë, analiza leniniste, se «zhvillimi i çekuilibruar (jo i barabartë)ekonomik dhe politik është një ligj absolut i kapitalizmit» dhe për këtë arsye«nga këtudel se fitorja e socializmit është e mundur, në fillim në disa shtete, madje edhe në një vend të veçantë kapitalist». Por, identifikoi tri lloje kryesore të revolucioneve në luftën për diktaturën botërore të proletariatit, me kriter pozicionine çdo vendi kapitalist në sistemin imperialist ndërkombëtar: 1. Vendet e kapitalizmit të zhvilluar, kuështë i mundur kalimi i drejtpërdrejtë  në diktaturëne proletariatit. 2. Vendet me një nivel mesatar të zhvillimit kapitalist, ku transformimi borgjez nuk ka përfunduar ende, në të cilat është konsideruar të jetë e mundur pak a shumë i shpejtë i revolucionit borgjez në socialist. 3. Vendet koloniale ose gjysmë-koloniale, në të cilat kalimi në diktaturën e proletariatit presupozonnjë periudhë të tërë për konvertimin e revolucionit borgjez në socialist.

U nënvlerësua karakteri ndërkombëtar i epokës së kapitalizmit monopol dhe mprehja e kontradiktës themelore midis kapitalit - punës. Po ashtu, dhe analiza e Internacionales Komunistenuk u orientua nga fakti objektivse zhvillimi i pabarabartë (jo me ritme të njëjta në të gjitha shtetet) i ekonomive kapitaliste dhe marrëdhëniet jo të barabarta mes shteteve nuk mund të likuidohen në terenine kapitalizmit. Në fund të fundit, natyra e revolucionit në çdo vend kapitalist përcaktohej objektivisht nga kontradikta bazë që lypet për të zgjidhur, pavarësisht nga ndryshimi relativ i pozitës së secilit shtet në sistemin imperialist ndërkombëtar. Nga intensifikimi i kontradiktës themelore kapital - punë në çdo shtet kapitalist, në epokën e kapitalizmit monopol, rezulton karakteri socialist dhe detyrat e revolucionit.

U nënvlerësua karakteri iepokës, si epokëe kalimit nga kapitalizmi në socializëm dhe mundësia e marrëdhënieve socialiste të prodhimit të japinshtytje të madhe,tëçlirojnëzhvillimin e forcave prodhuese, siç u vërtetua në Bashkimin Sovjetik.

Në mënyrë të gabuar imperializmi u konsiderua siforma e dhunshme e politikës së jashtme të disa shteteve -më të fuqishme-, ndërsa në sistemin imperialist përfshiheshin dhjetëra shtete (kapitalizmi monopol ishte formuar edhe në Kinë, por edhe në Brazil). Në të njëjtën kohë, identifikimi i tyre, si shtete të varura, nuk e merrte parasysh gërshetimin e interesave midis klasës borgjeze tëhuaj dhe asaj vendase.

Një tjetër problem kryesorë ishte se,në procesin revolucionar klasifikoi shoqëri të fuqishme borgjeze dhe forca politike, që ndodheshin në pushtet, si në Turqi, si dhe klasat borgjeze të Marokut dhetë Sirisë, etj

Kongresi i 6-të Programatik i Internacionales Komuniste theksoi saktë se «lufta është e pandashme nga kapitalizmi». Që nga ky nënvizimdilte se«heqja e luftës nuk është e mundur pa heqjene kapitalizmit». I bëri thirrje punëtorëve«për ta kthyer luftën», e cila kërcënonte të shpërthente midis shteteve imperialiste,«në luftë civile të proletariatit kundër klasës borgjeze, me synim vendosjen e diktaturëssë proletariatit dhe të socializmit»

Në lidhje me karakterin e fashizmit, vlerësonte se është formë reaksioni e plutokracisëimperialiste në kushte të caktuara historike,«për të siguruar stabilitet më të madh (...) plutokracia është e detyruar  gjithnjë e më shumë të kalojë nga sistemi parlamentar drejt (...) metodës fashiste».

Rreth socialdemokracisë vlerësonte se: «Ajo shpesh luan në momentet më kritike për kapitalizmin, rol fashist. Në rrjedhën e zhvillimittë saj, socialdemokracia shfaq tendenca fashiste».Vlerësimi i mësipërm nuk ishte i saktë. Realiteti është se, përballë revolucionit socialist, socialdemokracia funksionontenë përshtatje me zhvillimet si zjarrfikëse në krizën e qeverive liberale borgjeze dhe shtronte rrugën për rotacionin e tyre me qeveri fashiste.

10. Para Kongresi të 7-të të Internacionales Komuniste (Moskë, 25 korrik - 21 gusht, 1935) Partitë Komuniste të Francës dhe Spanjës, me marrëveshjen e Komisionit Ekzekutiv të Internacionales Komunistekishin drejtuar thirrjepër bashkëpunim me partitë socialdemokrate. Përfundimisht, Frontet Popullore në këto shteteu themeluan në vitin 1936, si një bashkëpunim politik iPartive Komuniste me partitë socialdemokrate dhe partitë e tjera borgjezee rryma oportuniste dhe morën pjesë ose mbështetën qeveritë, të cilat nuk kundërshtoninpushtetin kapitalist.

Kongresi i 7-të e karakterizoi luftën e Dytë Botërore që po afrohej, luftë imperialiste, por njëkohësisht i jepte përparësi formimit politik të frontit anti-fashist. Madje, konstatoi se shfaqja qeverive antifashiste përbënte një formë kalimtare drejt pushtetit punëtor.

U zëvendësua qëndrimi i Kongresit të 6-të mbi natyrëne fashizmit, me qëndrimin sefashizmi ishte«diktaturë e hapur terroriste e elementëve imperialistë nga më reaksionarët dhe më shovinistë të kapitalit financiar».U miratua vlerësimi problematik se brenda partive socialdemokrate po shfaqej«trendi i revolucionarizimit», vlerësim i cilipërfundonteme nevojën e«bashkimit të partive komuniste me ato socialiste», me kushtin që këtotë fundit të njihnin përmbysjen revolucionare të sundimit borgjez, unitetine veprimit me Partitë Komuniste, funksionimin e një partie të re të bazuar në centralizimin demokratik. Fakti se Kongresi i 7-të vendoste kushtet e mësipërme nuk mohonte thelbin: se në këtë mënyrë krijoheshin iluzione dhe frymë pajtimi, konfuzion dhe sheshimetë ngërçeve të frontit ideologjik dhe politik kundër socialdemokracisë dhe oportunizmit.

Pas pushtimit të BRSS ngaGjermanianaziste, Internacionalja Komuniste ndryshoi qëndrimmbi karakterin e luftës, duke e identifikuar atë si antifashiste dhe duke specifikuar se «... goditja kryesore tani kthehet kundër fashizmit ...»dhe se«në fazën ku ndodhemi nuk do të bëjmë thirrje për të përmbysur kapitalizmin në shtete të ndryshme, as në revolucionin botëror (...) nga kjo luftë nuk duhet të largojmëato pjesëtëklasës borgjeze të vogël, të inteligjencës dhe të fshatarësisë të cilat haptazi bëjnë thirrje për lëvizje nacionalçlirimtare. Në të kundërt, ne duhet ti fitojmëata si aleatë dhe komunistët të bashkohen me këtë lëvizje si celulë udhëheqëse».

Ky qëndrim nënvlerësontefaktinse karakteri i luftës përcaktohet nga faktori se cila klasëdhe për ç’ qëllimbëhet kjo luftë, edhe nëse në fillim apo në rastin konkretndodhet në pozicion mbrojtës apo sulmi. Lufta kundër fashizmit, dhe për çlirimin nga pushtimi i huaj, për të drejtat dhe liri demokratike, u shkëput nga lufta kundër kapitalit.

Kontradiktat në linjën e Internacionales Komuniste mbi natyrën e Luftës së Dytë Botërore ishin të ndikuaraedhe nga qëllimet e politikës së jashtme të BRSS-së dhe nga përpjekjae mbrojtjes së saj nga një luftë imperialiste. Por, në çdo rast, nevojat e politikës së jashtme të një shteti socialist nuk mund të zëvendësojë nevojën e strategjisë revolucionare për çdo shtet kapitalist. Sigurimi përfundimtar, në fund të fundit, i një shteti socialist vlerësohetnga fitorja globale e socializmit, ose nga mbizotërimi i tij në një grup të fortë shtetesh, pra, nga lufta për revolucion në çdo shtet.

11. Më 15 maj, 1943, në mes të luftës së Dytë imperialiste Botërore, u vendos vetë-shpërbërja e Internacionales Komuniste, pas propozimittë Byrosë së saj që e miratuan të gjitha PK-të. Kjo u justifikuame vlerësimin se Internacionalja Komunistee kishte përmbushur misionin e saj historik si një formë ndërkombëtare e unitetit të lëvizjes komuniste. Në vendimin për shpërbërjen e Internacionales Komuniste vihej në dukje se, që nga Kongresi i 7-të ishte theksuar nevoja për Komisionin Ekzekutiv të Internacionales Komunistepër zgjidhjen e të gjitha çështjevetë lëvizjes punëtore «të fillojnë nga kushtet specifike dhe karakteristikat e secilit shtet dhe të shmangin, si rregull, përfshirjen e drejtpërdrejtë në çështjet organizative të partive komuniste». Gjithashtu, përmendet: «... duke llogaritur rritjen dhe pjekurinë politike të partive komuniste dhe të udhëheqësvetë tyre (...) dhe gjithashtu duke pasur parasysh se gjatë kësaj lufte disa seksione kanë ngritur çështjen e shpërbërjes së Internacionales Komuniste si një qendër udhëheqëse e lëvizjepunëtore ndërkombëtare,Kryesia e Komisionit Ekzekutiv e Internacionales Komuniste duke mos pasur, në kushtete luftës botërore, mundësinë të thërrasë Kongresini lejon vetes së saj që të vihet për miratimnë seksionet e Internacionales Komuniste, propozimin e mëposhtëm: Internacionalja Komuniste (...) të shpërbëhet».

I.V Stalini e justifikoi vet-shpërbërjen, duke thënë, ndërmjet të tjerash se «zbulon gënjeshtrën e hitlerjanëvese gjoja “Moska” synon të ndërhyjë në jetën e shteteve të tjera dhe ti “boshevikizoi” ato» 

Vendimi për vetë-shpërbërjen e internacionales Komuniste ishte në kundërshtim të plotë me parimet që i shërbyen themelimit të saj. Gjendeshin në kundërshtim me frymën dhe orientimin e Manifestit të Partisë Komuniste, me parimin e Internacionalizmit Proletar, me nevojën, brenda çdo rrethane, të ekzistojë një strategji e përbashkët revolucionare në Partitë Komuniste kundër imperializmit ndërkombëtar.

Përbën një çështje tjetër kërkimi i formës organizative që duhet të ketë bashkimi i Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare, mënyra e funksionimit të saj, dhe natyrisht, gjithmonë me kusht formimin e një strategjie të unifikuar revolucionare.

12. Pas Luftës së Dytë imperialiste Botërore, doli në pah nevoja urgjente për veprimin e përbashkët të Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare përballë kundërsulmit të përbashkëttë imperializmit. Pasqyrimi i kësaj ishte krijimi, në SklarskaPoreba të Polonisë (22 - 28 shtator 1947) i Byrosë Informative (Komintern-it), nga përfaqësues të 9-tëPartive Komuniste dhe Punëtore(BRSS, Jugosllavisë, Rumanisë, Bullgarisë, Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Francës dhe Italisë). Në takimin e themelimitu caktua si objektiv shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi i veprimtarisë. Në fakt, Zyra e Informimit ka luajtur një rol udhëheqës në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare, edhe pse në asnjë rast nuk mundesh të plotësonte nevojën e krijimittë një Internacionaleje të reKomuniste. U shpërbë në vitin 1956, si rezultat kthesëssë djathtë oportuniste (pas Kongresit të 20-të të PKBS-së) dhe krizës në LëvizjenKomuniste Ndërkombëtare.

Më pas, forma të reja dhe më të voglatpërkoordinimin e veprimtarisë së Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare ishin konferencat ndërkombëtare të Partive Komuniste dhe Punëtore, të cilat nuk formuan parakushtet për një strategji të përbashkët revolucionare kundër sistemit imperialist ndërkombëtar.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe InternacionaljaKomuniste

13. Para themelimit të Internacionales Komuniste, Partia Socialiste Punëtore e Greqisë (SEKE, dhe më pas KKE (Partia Komuniste e Greqisë)), shpalli në Kongresin e themelimittë saj (17 - 23 nëntor, 1918) se «shpallim veten pjesë të Internacionales dhe se jemi bashkangjitur me partitëetë gjitha vendeve, të cilat luftojnë për përmbysjen e plutokracisëNdërkombëtare dhe triumfin e socializmit Ndërkombëtar».

Në Kongresin e Parë të SEKE (31 maj - 5 qershor, 1919) denoncoi vijën oportunistetë Internacionalessë Dytë dhe i dha urdhër KQ për të filluar përgatitjen për anëtarësimtëPartisë në Internacionalen Komuniste.

SEKE, me përfaqësuesDhimosteniLigdhopulo, morri pjesë, në janar 1920,në themelimin e Federatës Komuniste Ballkanike (FKB).

Kongresi i dytë i SEKE (18-25 prill, 1920) vendosi bashkimine Partisënë Internacionalen Komuniste, duke pranuar parimet dhe rezolutat e saj. Gjithashtu, vendositë shtojënë emrin e partisë termit «Komuniste», fakt që reflektonanalizat e reja të strategjisë që kishin të bënin me synimin e lidhjes me Internacionales Komuniste.

Pasoi periudha e luftëssë brendshme në Parti me forcatqë shprehnin devijimin e djathtëbrendaPartisë dhe refuzonin strategjinë revolucionare të Internacionales Komuniste, në emër të «veçantive kombëtare».

Si përfundim, Kongresi i 3-të i Jashtëzakonshëm i SEKE (Komuniste), (26 nëntor - 3 dhjetor 1924), vendosi pranimin e qartë të Vendimeve të Internacionales Komuniste dhe Federatës Komuniste Ballkanike dhe riemërtimin e partisë në Partinë Komuniste të Greqisë (Seksioni grek i Internacionales Komuniste).

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka marrë shumë ndihmë nga Internacionalja Komuniste. Në të njëjtën kohë, pjekuria e saj ideologjike-politikeishte e lidhur në mënyrë të pashmangshme me kursin e Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare, pasi Internacionalja Komuniste funksiononte si parti botërore.

Ndryshimet e vazhdueshme - variacionet në linjën e Internacionales Komuniste (p.sh. për përmbajtjen e qeverisë punëtore-fshatare), problematikatnë qëndrimet themelore dhe analizate saj (p.sh. strategjia e "demokracisë së majtë" dhe kategorizimi i shteteve në Kongresin e 6-të), patën një ndikim negativ në formulimin e strategjisë së saj.

Çdo kritikë ndajInternacionales Komuniste është pjesë e autokritikës së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), nuk e zeron historinë dhe kontributin e saj, nuk mohonpërgjegjësinë e secilës partiapo seksionitë saj përballë lëvizjespunëtore - popullore brenda dhe jashtë vendit.

14. Në mbledhjen e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) (2 qershor 1943) u pranua vendimi i Byrosë së Komisionit Ekzekutiv të Internacionales Komuniste për vet-shpërbërjen e saj. Vendimi i KQ deklaroi se «shpërbërja (...) është sot akti i vetëm i duhur i politikës së saktë marksiste».Dhe se,«vendimi i Internacionales Komuniste është pasojë logjike dhe zhvillim i linjës së përcaktuar nga vetë Internacionalja Komuniste në Kongresin e saj të 7-të» dhe se «shpërbërja heq çdo pengesë për forcimin e luftës kombëtare». Më vonë, Kongresi i 7-të i PK të Greqisë (KKE) (1-6 tetor, 1945) miratoi një rezolutë mbi «unitetin politik ndërkombëtar të klasës punëtore». Rezoluta shprehu «dëshirën për të integruar sa më shpejt të gjitha Partitë punëtore të botës, të cilat besojnë në socializëm, pavarësisht nga nuancat, në një organizatë politike të re të bashkuar ndërkombëtare të klasës punëtore».Në thelb, e shikonte çështjen në bazën e partneritetit të PK-ve me socialdemokracinë në një Internacionale.

15. Për Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), çështja e vlerësimit të përfunduar të strategjisë, të zhvillimit dhe vetë-shpërbërjes së Internacionales Komuniste mbetet ende dhe sot e hapur për studime të mëtejshme. Faktorëtë rëndësishëm për vazhdimin e studimeve përbëjnë, grumbullimi i burimeve të nevojshme që kanë të bëjnë me diskutimet në organet e Internacionales Komuniste, në organet e PK (b), diskutimet dypalëshe mes partive që përfaqësonin Komisionin Ekzekutiv të Internacionales Komuniste.

Nevoja e një organizate ndërkombëtare e lëvizjes revolucionare punëtore rrjedh nga karakteri ndërkombëtar i luftës klasore. Çështja e unitetit ideologjik dhe e strategjisë revolucionare është detyrë e çdo Partie Komuniste, ndërsa shkalla e promovimit të saj është çështje që lypet edhe në ditët e sotme.

Kongresi i 20-të i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), (30 mars - 2 prill, 2017) konfirmoi «se rindërtimi dhe zhvillimi i Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare përbëjnë detyra të përhershme dhe të vazhdueshme të Partisë sonë»,«burojnë nga natyra ndërkombëtare e luftës klasore». Se «Lëvizja Komuniste Ndërkombëtare gjendet në tërheqje, dhe e ka të vështirë tëreagoikundër sulmit të armikut klasor, sulm i cilibëhet jo vetëm me mjete shtypëse, por edhe me mjete ideologjike – politike dheme ndikimine oportunizmit». Partia Komuniste e Greqisë (KKE)ndërmerr iniciativa, për të krijuar kushtet që do t'i japin shtysë për miratimin e një strategjie të përbashkët të Partive Komuniste përmes formave të ndryshme të përshtatshme, p.sh. me IniciativënKomuniste të Europës, me«Inspektimin KomunistNdërkombëtar», ndërsa, mbetetende për Partinë tonë objektivi i krijimit të një poli marksist – leninistnë LëvizjenKomuniste Ndërkombëtare. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është e vetëdijshme se «procesi i rindërtimit revolucionar do të jetë i ngadalshëm, i bezdisshëm, i brishtë, do të bazohet në arritjen e aftësivetë Partive Komuniste për tu forcuar në mënyrë të gjithanshme në vendin e tyre, ideologjikisht dhe organizativisht. Duke tejkaluarqëndrime tëgabuara që dominoninnë dekadat e mëparshme në Lëvizjen Komuniste Ndërkombëtare dhe që ripërtypenende edhe sot, në forma të ndryshme. Duke ndërtuar baza të fortanë klasën punëtore, në sektorë strategjikë të ekonomisë, duke forcuarndërhyrjen e tyre në lëvizjen punëtore - popullore»do të forcojë çdo PK, do të kombinojë veprimtarinë revolucionare me teorinë revolucionare.

Parulla e «Manifestittë Partisë Komuniste» mbetet aktuale:

«Proletarë tëtë gjitha vendeve, bashkohuni! »

KQ i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

26/02/2019