Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Grevë të re për të Mërkurën, 06 Qershor 2018, vendosën punëtorët e portit të Pireut. Qeveria mban përgjegjësi të mëdha për goditjen e të drejtës për grevë

Të organizuar dhe me kokën lartë u kthyen në punët e tyre, në orët e vonshme të së Premtes, 01 Qershor, punëtorët në postet e ankorim-shkarkimit të anijeve në Stacionin II dhe III të Kontejnerëve (SEMPO) në portin e Pireut, e cila ka përfunduar pothuajse pas tre grevave të njëpasnjëshme 24-orëshe. Në ditët e mëparshme, me vendime të njëpasnjëshme të nxjerra si me karbon dhe me procedura  “express”, ditën e  Premte, gjykata shpalli "të paligjshme" si grevën e shpallur nga Qendra Punëtore e qytetit të Pireut, ashtu dhe grevën e sindikatës së punëtorëve në Stacionin e Kontejnerëve në portin e Pireut.

 Megjithatë, punonjësit në Mbledhjen e tyre të Përgjithshme, morën vendim për ndërprerje të grevës që kishin filluar, dhe shpallën grevë të re për të Mërkurën e 6 Qershorit 2018, që nga ora 6 e mëngjesit. Vendimi u mor njëzëri në Mbledhjen e re të Përgjithshme dhe masive që u mbajt në hyrjen e portit të monopolit "Cosco".

Me luftën e tyre punëtorët dërguan mesazh të qartë ndaj punëdhënësve dhe qeverisë, se ata janë të bashkuar dhe të vendosur për të vazhduar luftën për nënshkrimin e një Marrëveshjeje Kolektive të Punës e cila do të jetë e kënaqshme, për punë të përhershme dhe të qëndrueshme me të drejta të plota punësimi, për përfshirjen e tyre në profesionet e rënda dhe antihigjienike dhe për marrje masash të sigurisë dhe higjienës në vendin e punës.

Ishte vendosmëria e punëtorëve ajo që shkatërrojë çdo përpjekje për krijimin e mekanizmave grevëthyese, ktheu në letra boshe vendimet gjyqësore që karakterizojnë grevën e tyre "të paligjshme", shkaktoi valën e madhe të solidaritetit dhe zbulojë para syve të së gjithë punonjësve se çfarë nënkupton qeveria dhe kapitali kur flasin për "zhvillim të drejtë".

Presidenti i Qendrës Punëtore në qytetin e Pireut, Nikos Ksourafis, duke përshëndetur luftën e madhe të grevës që dhanë punëtorët, paralajmërojë punëdhënësit që "të mos guxojë askush të prekë as një qime floku nga punëtorët që bëjnë grevë". Mbledhja e Përgjithshme e punëtorëve përfundojë me një atmosferë entuziazmi, me brohoritje dhe duartrokitje.

Nga ana e punëdhënësve, ditën e Premte, i propozojë punëtorëve për të "filluar një dialog" me parakusht që të ndalojnë grevën dhe takimin e parë ta bëjnë më 25 Qershor 2018. Propozimi u refuzua nga punëtorët.

 

Fotografi nga greva dhe mbledhja e punëtorëve

Në një shpallje të tij, Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME) denoncon vendimin e gjykatës me të cilin Gjykata e Pireut, ditën e Enjte, e karakterizojë të paligjshme grevën 24-orëshe të punëtorëve të «Cosco», të Organizmit të Portit të Pireut, si dhe të Qendrës Punëtore të qytetit të Pireut.

Siç thekson në deklaratën e tij: "Drejtësia e ashtuquajtur "e pavarur" shtoi një faqe të zezë më shumë në biblën e saj antipunëtore. Përbën turp dhe poshtërsi vendimi i Gjykatës së Pireut, e cila vrapoi për të gjykuar brenda pakë orëve masa kundër luftës së drejtë të punëtorëve për të nxjerrë grevën e tyre të paligjshme dhe abuzive", dhe deklarata shton:" Qeveria është bashkëfajtore, për shkak se ajo zbaton të gjitha zgjedhjet e kapitalit. Ajo ka përgjegjësi të jashtëzakonshme sepse vazhdimisht jep ligje dhe argumente, mbron biznesin e madh, e forcon atë kundër punëtorëve dhe luftërave të tyre".

Mbështetjen e tyre për grevën shprehin shumë Qendra Punëtore dhe organizata masive nga e gjithë Greqia, si dhe USB e punëtorëve në portin e Triestes (Itali), Qendra Punëtore e Marsejës (Francë), Qendra Punëtore Cher (Francë), organizatat sindikaliste të OSCMS-së (Çeki), Sindikata e Ndërtuesve e Danimarkës Veriore.

 

 

04.06.2018