Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Qeveria "e majtë" kalon në pranga komunistët

NJOFTIM I ZYRËS SË SHTYPIT TË KQ TË PK të GREQISË (KKE)

PËR RASTIN E RI TË AUTORITARIZMIT KUNDËR DREJTUESVE TË PK të GREQISË

Ndërsa qeveria e SYRIZA-ANEL po mundohet për të bindur popullin se një "epokë e re" po fillon, pas përfundimit formal të memorandumeve me huadhënësit, duket se shqetësohet nga zëri i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) që zbulon të vërtetën. Pra, nuk është e rastësishme që qeveria ndërmerr masa represive kundër komunistëve.

Në njoftimin e saj, Zyra e Shtypit e KQ të PK të Greqisë (KKE) denoncon rastin e ri të autoritarizmit, që, siç vë në dukje, "është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të terrorizuar popullin", këtë herë kundër katër drejtuesve të PK të Greqisë (KKE), në qytetin e Larisës, të cilët në mbrëmjen e 2 Shtatorit 2018 vendosnin afishe për të propaganduar Festivalin e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), i cili këtë vit i është kushtuar 100-vjetorit të PK të Greqisë (KKE) dhe 50 vjetorit të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE).

Siç denoncon Zyra e Shtypit e KQ të PK të Greqisë (KKE), "Drejtuesit e PK të Greqisë (KKE) u arrestuan si kriminel të kodit penal, nga një forcë e madhe e ndërhyrjes së shpejtë të grupit policor DIAS dhe të Sigurimit, duke i mbajtur në burg gjatë gjithë natës. Në mëngjes i paraqitën me pranga në duar para prokurorisë, dhe i shoqëruan me forca të mëdha të Sigurimit të cilët ishin të armatosur “deri në dhëmbë”, duke i paraqitur në gjyq me akuzat e pabesueshme, për dëm të madh të pronës publike!

Udhëheqja e Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, është përgjegjëse dhe duhet të japë shpjegime për shpërthimin e ri të autoritarizmit kundër Partisë Komunistet të Greqisë (KKE). Në çdo rast, përgjigje do të japin drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), me veprimtarinë e tyre të përditshme për suksesin e aktiviteteve të Festivalit të KKE dhe KNE."

Komunistët e arrestuar u liruan në mesditën e 3 Shtatorit, dhe ndaj tyre u shpallën akuzua të rënda për dëme të mëdha, dhe, data e gjyqit u caktuan më 5 Qershor 2019.

Vëmë në dukje se si në mbrëmjen e të dielës (2/9) jashtë zyrave të policisë, ashtu dhe të Hënën (3/9) jashtë godinës së gjykatave, anëtarët e PK të Greqisë (KKE) dhe RK të Greqisë (KNE) realizuan protesta nën thirrjen: "Terrorizmi nuk do të kalojë, lufta e popullit do ta shkatërrojë".

Në protestat për dënim të këtij inferioriteti qeveritar dhe solidariteti për komunistët e arrestuar morën pjesë, deputeti i PK të Greqisë (KKE) dhe njëkohësisht Nënkryetar i Parlamentit Grek, J. Lamproulis dhe Presidenti i Qendrës Punëtore të qytetit Larisa, të unionit që bashkon Sindikatat e këtij qyteti, T. Ciaples.  _

 

larisa-symparastash-syllhpsh-stelexon-3

larisa-symparastash-syllhpsh-stelexon-17