Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Tubim Antifashist
Një tubim dinamik dhe masiv antifashist u organizua më 1 nëntor në qytetin Neo Iraklio nga dhjetëra sindikata dhe organizata masive nga zonat Nea Ionia, Neo Iraklio , Nea Filadhelfia dhe Metamorfosi, të cilat janë zona të Athinës veriperëndimore. Morën pjesë gjithashtu edhe Shoqatat Studentore.
Duke bërtitur fortë «Jeni kalbësirat e gjithë dynjasë, bllokoni fashistët në çdo lagje», ata treguan se fashistët dhe helmi i tyre nuk kanë vend në lagjet e tyre.
Ky tubim u organizua me rastin e takimit-fashist që ishte shpallur nga organizata kriminale naziste «Agimi i Artë», në Neo Iraklio.
Në tubimin antifashist u gjend deputetja e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Afrodhiti Ktena.

03.11.2025







