Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Takimi rajonal i Partive Komuniste dhe Punëtore me iniciativën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
Më 26 Nëntor 2017, me iniciativën e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u realizua Takimi i Partive Komuniste dhe Punëtore të Mesdheut, Lindjes së Mesme dhe Gjirit Persik, me Temë "Partitë Komuniste dhe Punëtore me vendosmëri në krah të luftës së drejtë të popullit Palestinez, në luftën kundër luftës imperialiste dhe shfrytëzimit kapitalist."
Në takimin rajonal, që u mbajt në selinë e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), morën pjesë përfaqësues të partive të mëposhtme: Partia Komuniste Egjiptiane, Partia Algjeriane për Demokracinë dhe Socializmin, Partia Komuniste Revolucionare e Francës, Partia Komuniste e Greqisë (KKE), Partia Komuniste e Popujve të Spanjës, Tudeh (nga Irani) Partia Komuniste e Izraelit, Partia Komuniste (Itali), AKEL (nga Qipro), Partia Komuniste Libaneze, Partia Komuniste Palestineze, Partia e Popullit Palestinez, Partia Komuniste Siriane, Partia Komuniste e Turqisë.
Fjalimin hyrës në këtë takim rajonal e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas. Më poshtë paraqesim të plotë fjalimin e tij.
Të dashur shokë dhe shoqe
Ju mirëpresim me gëzim në Athinë dhe ju falënderojmë për përgjigjen ndaj ftesës së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe për pjesëmarrjen tuaj në takimin e Partive Komuniste dhe Punëtore të rajonit të Mesdheut, Lindjes së Mesme dhe të Gjirit Persik.
Aktivizohemi në një zonë të përbashkët gjeografike i cili ka shumë element të përbashkët gjeostrategjik dhe kështu që sot ne mundemi të analizojmë situatën e rajonin tonë në përgjithësi, të planifikojmë aktivitetin tonë në krahë të luftës së drejtë të popullit Palestinez dhe të marrim masat e nevojshme në luftën kundër luftërave imperialiste dhe shfrytëzimit kapitalist, siç përmendet edhe në temën e këtij takimi.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) qëndron në krahë të klasës punëtore të vendeve të rajonit tonë, shpreh solidaritetin e saj internacionalist dhe mbështet luftën e popujve kundër barbarizmit kapitalist, agresionit të kapitalit dhe të përfaqësuesve të tij politik.
Luftojmë kundër pushtimit shumëvjeçar dhe qëndrimit kriminal të shtetit Izraelit kundër popullit Palestinez, i cili ka kushtuar mijëra e mijëra të vdekur dhe të sakatosur, mijëra të zhvendosur dhe të burgosur, shumë fëmijë të vrarë.
Agresioni Izraelit shpreh synimet e kapitalit të Izraelit për kontrollin e rajonit, i mbështetur nga SHBA-të dhe NATO por edhe nga shtete të fuqishme kapitaliste Europiane dhe qeveri borgjeze të cilat inkriminojnë, të mbuluara ose haptazi, luftën e popullit Palestinez, e karakterizojnë si terroriste, ndërsa forca të nënshtruara dhe oportuniste përpiqen me hipokrizi të shkelin në dy varka dhe e barazojnë agresorin me viktimat e tij.
Zhvillimi i problemit Palestinez zbulon se marrëveshjet që janë nënshkruar, siç është p.sh ajo e Oslos në vitin 1993, dhe e Kap David-it, në vitin 2000 ose e Anapolis në vitin 2007, nuk janë të drejta, ato kanë vulën e ndërhyrjeve imperialiste dhe presionin me pistoletë në kokë, e bëjnë të përjetshme okupimin dhe vuajtjet e popullit të Palestinës.
Vazhdohet bllokada e dhimbshme e Rripit të Gazës, vendbanimet koloniale përhapen në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem, mbahet ende "muri i turpit" që të imponohet harta okupuese.
Populli Palestinez ka të drejtë për të jetuar në atdheun e vet, për të qenë zot aty për të menaxhuar pasurinë e tij pa shfrytëzues dhe shtypës.
Vazhdojmë luftën tonë dhe kërkojmë: Shtet Palestinez të pavarur, sovran dhe të qëndrueshëm në kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet të tij Jerusalemin Lindor.
Tërheqjen e ushtrisë Izraelite nga të gjitha territoret e pushtuara të vitit 1967, duke përfshirë Lartësitë e Golan-it dhe zonat e Shebaa të Libanit Jugor.
Të ndalojë kolonializmi dhe të tërhiqen kolonët që janë instaluar përtej kufijve të vitit 1967, të lirohen të gjithë të burgosurit politik dhe të kthehen refugjatët.
Qëndrimi internacionalist i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) shprehet me korrektësi edhe në brendësi të vendit tonë kundër klasës borgjeze dhe partive të saj edhe nga kjo pikëpamje, partia jonë ka denoncuar qeverinë e SYRIZA-ANEL e cila në praktik zbaton planin e bashkëpunimit ushtarak dhe politik-ekonomik me Izraelin, dënojmë politikën e Bashkimit Europian (BE) që përmirëson marrëdhëniet e saj me shtetin e Izraelit.
Qeveria greke mban përgjegjësinë për pjesëmarrjen e njësive të ushtrisë në dhjetëra ushtrime ushtarake me Izraelin dhe mes tyre merrte pjesë brenda muajt Nëntor në një nga stërvitjet më të mëdha ndërkombëtare që u realizua në këtë shtet me emrin Blue Flag 2017.
Partia jonë kërkon nga qeveria greke të anulojë marrëveshjet politiko-ushtarake me Izraelin dhe të njohë menjëherë shtetin Palestinez në bazë të vendimit të Parlamentit Grek të Dhjetorit të 2015-ës.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka qëndruar dhe qëndron në krahë të popullit Qipriot, kundër pushtimit Turk që zgjat për 43 vjet me përgjegjësi të SHBA-ve, Britanisë dhe të shteteve të tjera të fuqishme kapitaliste.
Komunistët Grekë dënuan planin përçarës të Anan-it në vitin 2004, plan i cili më pas u hodh poshtë me referendum edhe nga populli Qipriot dhe dënojë çdo plan përçarës që çon në dy shtete.
Forca gjendet në organizimin e luftës popullore dhe në koordinimin e aktivitetit të punëtorëve të Qipros, Greqisë, Turqisë, të punëtorëve të rajonit tonë, kundër planeve dhe ndërhyrjeve imperialiste, duke përforcuar veprimtarinë internacionaliste kundër nacionalizmit që helmon popujt.
Mbështesim zgjidhjen për një Qipro të bashkuar, me një sovranitet të vetëm, një shtetësi, një personalitet të vetëm ndërkombëtar, pra për një shtet – pa ushtri okupuese, pa forca dhe baza të huaja ushtarake, pa garantues dhe mbrojtës, një atdhe të përbashkët për Grekoqipriotët dhe Turkoqipriotët, Maronitët, Armenët dhe Latinët, me mbizotërues popullin e saj.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj internacionalist për popullin Sirian që përjeton dramën e luftës me qindra e mijëra të vdekur dhe të sakatosur, me shumë refugjatë dhe të zhvendosur, viktima të ndërhyrjes imperialiste dhe të bandave kriminale të tipit shtet Islamik të cilët u organizuan, trajnuan dhe u armatosën nga SHBA-të dhe aleatët, si Arabia Saudite, Turqia, etj.
Partia jonë që në momentet e para, që nga viti 2011 dënoi ndërhyrjen imperialiste dhe zbulojë synimet e SHBA-ve, të NATO-s dhe BE-së për promovimin e planit të ashtuquajtur Lindja e Mesme e Re, të ndryshimeve kufitare dhe të formimit të terrenit për të promovuar interesat e monopoleve Amerikane dhe Europiane, për kontrollin e burimeve të energjisë në këto zona në konkurrencë me Rusinë dhe Kinën, në përgjithësi në kuadrin e kontradiktave ndër-imperialiste.
Lufta e popullit Sirian është e vështirë edhe sot që organizata e ISIS gjendet në rrugën e disfatës dhe të tërheqjes dhe për këtë nuk ka vend për tu qetësuar. Shprehim kundërshtimin tonë me planet që përfshijnë "zonat e sigurisë" dhe copëtimin e vendit dhe theksojmë edhe një herë se zhvillimet në Siri dhe në vendet e tjera është një çështje e popujve të tyre të cilët kanë të drejtën dhe detyrën për të mbrojtur interesat e tyre dhe të bëjë zgjedhjen që korrespondon me to, me rolin udhëheqës të klasës punëtore dhe të partive komuniste.
Sot ajo që është edhe më e qartë për popujt është se luftërat imperialiste të viteve të fundit në rajonin tonë dhe në rajone të tjera të globit u kryen me pretekste të sajuara që përdorën SHBA-të, NATO dhe BE-ja për të avancuar pozitat e tyre. Kjo vlen edhe për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe të agresionit të NATO-s në vitin 1999, vlen edhe për luftën në Afganistan, Irak, Libi dhe në Siri për të gjitha rastet e ndërhyrjeve dhe luftërave.
Na shqetëson intensiteti i agresionit të klasës borgjeze Turke në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor, refuzimi i kufijve grek dhe i Traktatit të Lozanës nga vetë presidenti Erdogan.
Luftojmë kundër planeve që promovon klasa borgjeze e Greqisë dhe e Turqisë të cilat kanë emërues të përbashkët shfrytëzimin e punëtorëve, dhe shënojmë se marrëdhëniet ndërshtetërore janë në shërbim të interesave monopoliste të dy vendeve të cilat, përveç të tjerave, janë anëtare të NATO-s dhe marrin pjesë në zbatimin e strategjisë të saj.
Në këto kushte ne japim rëndësi në rritjen e miqësisë mes dy popujve nëpërmjet përpjekjeve të vlefshme të aktivitetit të përbashkët të Partisë Komuniste të Greqisë dhe të Partisë Komuniste të Turqisë të cilat kanë arritur një nivel të lartë bashkëpunimi.
Studiojmë me kujdes zhvillimet në Gjirin Persik dhe i vlerësojmë si të rrezikshme kërcënimet e SHBA-ve dhe të presidenti Trump kundër Iranit me shkak qëndrimin Amerikan për braktisjen e marrëveshjes që ishte nënshkruar në Korrik të 2015-ës për programin bërthamor të Iranit.
Partia jonë ka kundërshtuar ndërhyrjen e Arabisë Saudite në Jemen në kuadër të konkurrencës me Iranin, dhe shprehim shqetësimin tonë për zhvillimet e fundit në Liban ku duket se zhvillohet një plan ndërhyrjeje i Arabasë Saudite në punët e brendshme të vendit me pasoja të rrezikshme.
Të dashur shokë,
Zhvillimet e mësipërme konfirmojnë se rajoni ynë mban një vend të veçantë strategjik në planet imperialiste sepse ai ka burime të konsiderueshme të energjisë dhe është një nyje ku kalojnë tubacionet e naftës dhe gazit natyror, përbën një zonë me kalime të rëndësishme detare dhe tokësore të transportit të mallrave, është me rëndësi të madhe ushtarake.
Mbi këtë bazë, intensifikohen antagonizmat ndër-imperialiste, antagonizmat e klasave borgjeze për kontrollin e zonës, për kontrollin e tregjeve dhe burimeve natyrore, dhe kjo gjë duket në situatën e Lindjes së Mesme, të Afrikës Veriore, Mesdheut, Detit të Kuq dhe Gjirit Persik, por edhe në Ballkan, në Ukrainë, në përgjithësi në Europën Qendrore dhe Lindore ku antagonizmat midis NATO-s dhe Rusisë kanë arritur në pika shumë të larta.
Studiojmë dhe analizojmë këto zhvillime në përgjithësi në lidhjet e tyre me zhvillimet në Azi, në Oqeanin Paqësor, antagonizmin mes SHBA-ve dhe Kinës dhe besojmë se përbën një realitet rreziku për ndezjen dhe përhapjen e zjarrit në Gadishullin Korean.
Të dashur shokë,
Komunistët vlerësojnë karakterin e rrezikshëm të NATO-s si dora e armatosur e imperializmit Euroatlantik dhe ky mekanizëm i luftës përhapet në të gjitha zonat e globit.
Qendrat koordinatave të NATO-s në Shkurt të vitit 2016, dhe nën përgjegjësinë e qeverisë SYRIZA-ANEL, vendosën të dërgojnë luftanije në detin Egje në emër të kontrollit të rrjedhës së migracionit dhe refugjatëve, por kjo është veçse një pretekst.
E vërteta është se prania e Marinës së Përhershme të NATO-s në detin Egje e cila bashkëpunon me marinën ushtarake të BE-së me emrin «SOPHIA», por edhe "misioni i sigurisë" i NATO-s në Mesdheun Lindor, i quajtur Sea Guardian në të cilën marrin pjesë luftanije nga Greqia, Turqia, Italia dhe Spanja janë pjesë e mobilizimit të përgjithshëm ushtarak të NATO-s dhe BE-së në konflikt me Rusinë në sfondin e operacioneve ushtarake në Siri, Irak dhe Libi, në kontekstin e objektivave euroatlantike në këtë zonë.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka denoncuar qeverinë e SYRIZA-ANEL dhe zbulojë arsyet e vërteta të pranisë së NATO-s në rajonin tonë dhe lufta jonë kundër NATO-s duhet të vazhdohet edhe më me vendosmëri, duke marrë karakter më masiv.
E njëjta gjë vlen edhe për BE-në që jo vetëm që nuk ka qenë kurrë dhe nuk është e virgjër dhe e pafajshme, por 22 nga 29 anëtarët e aleancës europiane të ujqërve janë anëtarë të NATO-s, këto dy organizata imperialiste bashkëpunojnë ngushtë kundër popujve, ndërsa BE-ja ka formuar Politikën e saj të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, armatoset dhe bëhet më reaksionare, ndërsa forca të saj marrin pjesë në 17 misione jashtë shtetit.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka informuar lëvizjen komuniste dhe punëtore në nivel ndërkombëtar dhe ka zbuluar përrallat që përhap jashtë Greqisë e ashtuquajtura qeveria e "majtë" e SYRIZA-s me partinë nacionaliste ANEL. Në praktikë, tashmë është vërtetuar se kjo qeveri vazhdon politikën antipopullore të qeverive të kaluara borgjeze të ND dhe PASOK, ajo ka imponuar mbi punëtorët memorandume dhe masa shumë të rënda dhe dënon klasën punëtore, shtresat popullore, në papunësi të lartë dhe në një varfëri të thellë.
Qeveria e SYRIZA-ANEL duke bërë punët e pista për llogari të kapitalit, dallohen veçanërisht në përfshirjet e vendit tonë në planet e imperialiste, në luftëra dhe ndërhyrje, dhe kohët e fundit në Nëntor me vizitën e kryeministrit Cipra në SHBA dhe në takimin e tij me presidentin Tramp, qeveria bëri një "striptiz politik", siç e denoncoj me karakteristik Partia Komuniste e Greqisë (KKE).
Cipra u angazhua për të përmirësuar bazat ushtarake në Suda të Kretës, një bazë kjo që ka përmbushur dhe përmbush një mision të veçantë në promovimin e planeve të SHBA-ve dhe NATO-s në rajonin tonë kundër popujve.
Ai përgëzonte faktin që Greqia jep 2% të PBB-së, shumë miliarda eurosh, për pajisje ushtarake të cilat në asnjë mënyrë nuk kanë lidhje me mbrojtjen e vendit, por me planet ushtarake të NATO-s.
Përshëndeti marrëveshjet me miliarda euro - dhuratë për industrinë amerikane të luftës, me rastin e avionëve F-16.
Kryeministri grek u përpoq të dekriminalizonte krimet e Imperializmit Amerikan kundër ndjenjave dhe vullnetit të popullit tonë dhe i dha garanci atyre se Greqia është "aleate e dobishme" për SHBA-të, shtyllë strategjike për hyrjen e monopoleve amerikane në këtë zonë, me prioritet planet energjetike.
Si qeveria greke ashtu dhe qeveri të tjera borgjeze të vendeve të rajonit, hartojnë politikat e tyre në bazë të doktrinës së përmirësimit gjeostrategjik dhe është e qartë se kjo doktrinë i shërben interesave të monopoleve, ndërlidh vendet tona edhe më shumë në antagonizmat imperialiste.
Të dashur shok dhe shoqe,
Ne llogarisim me përgjegjësi të madhe se në çdo rajon, akoma dhe në ato rajone ku nuk janë regjistruar ende vatra të nxehta, është grumbulluar një forcë shumë e madhe zjarri, armë moderne, arsenalet bërthamore janë në gatishmëri dhe kjo situatë i vë komunistët përpara detyrash të rëndësishme.
• Të jemi protagonist në luftën kundër luftërave dhe ndërhyrjeve imperialiste dhe të hapim front të fortë kundër ndryshimeve të kufijve.
• Të koordinojmë luftën tonë kundër NATO-s dhe BE-së, kundër çdo aleance imperialiste, të kërkojmë heqjen e bazave të huaja ushtarake nga territoret e vendeve tonë dhe kthimin e forcave ushtarake të vendet tonë nga misionet jashtë shtetit.
• Të forcojmë luftën për eliminimin e armëve bërthamore.
• Të marrim iniciativa solidare për refugjatët dhe emigrantët.
Mundemi, të shkëmbejmë mendime dhe të përmirësojmë koordinimin, duke formuar plan për aktivitet të përbashkët për çështjet e mësipërme, në periudhën e ardhshme.
Qëndrimi i komunistëve ndaj luftërave imperialiste është kritik. Shkaqet e luftërave, kontradiktat dhe antagonizmat ndër-imperialiste nxjerrin në sipërfaqe natyrën kriminale të kapitalizmit, i cili, në fazën e tij imperialiste është i kalbur, intensifikon shfrytëzimin e klasës punëtore dhe mpreh edhe më tej kontradiktën punë - kapital, lind luftëra imperialiste, kriza, varfërinë dhe mërgimin.
Lufta për mbrojtjen e kufijve, të së drejtës së sovranitetit, nga pikëpamja e klasës punëtore dhe shtresave popullore, është e pandashme nga lufta për përmbysjen e sundimit të kapitalit.
Në Vendimi e Kongresit të 19-të të Partisë sonë që u aprovua, programi i saj përmend se:
“Në çdo rast, çfarëdo forme që të marri pjesëmarrja e Greqisë në luftën imperialiste, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) duhet të jetë gati të udhëheqë në organizimin autonom të rezistencës punëtore-popullore, që kjo të lidhet me luftën për humbjen-disfatën e klasës borgjeze, si të asaj vendase ashtu dhe asaj të huaj si pushtuese.....”
Jetojmë në një mjedis shumë kompleks dhe pretencioz. Çdo ditë një mekanizëm i shumanshëm borgjez dhe forca të llojeve të ndryshme reaksionare përdorin të gjitha mjetet për përçarje, për të ndarë klasën punëtore me kritere, fetare, etnike, në bazë të ngjyrës dhe të gjinisë dhe detyrat tona janë shumë të rëndësishme.
Përgjigjja jonë duhet të jetë vendimtare. Pa asnjë lëkundje të punojmë çdo ditë për bashkimin klasor të klasës punëtore dhe të aleancës së saj me shtresat popullore që të formohen kushtet e forcimit të luftës antimonopoliste-antikapitaliste.
Komunistët i shërbejnë vlerave të larta dhe kanë detyrë të jenë protagonist në luftën ideologjike-politike, të zbulojmë synimet dhe mjetet që përdor klasa borgjeze për manipulimin e popujve.
Klasa borgjeze promovon interesat e veta si universale për integrimin e popujve në synimet e veta dhe komunistët duhet që me doemos ta zbulojnë këtë mit dhe të nxjerrin në pah karakterin klasor të zhvillimeve, të kultivojnë te punëtorët kriteret klasore dhe të tregojnë se në asnjë rast nuk mund të bashkohen interesat e kundërta të dy klasave kundërshtare.
Dhe kjo gjë, të dashur shokë, ka të bëjë edhe me çështjet e vetëvendosjes dhe të referendumeve p.sh në Kataloni, në Kurdistanin e Irakut apo edhe me lëvizshmërinë që po shohim në Italinë Veriore.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon represionin kundër punëtorëve dhe politikën që forcon logjikën nacionaliste dhe përçarëse.
Jemi shumë të shqetësuar dhe vlerësojmë se këto zhvillime ngrenë çështje të ndryshimit të kufijve, shpërbërje shtetesh, hapin rrugë të rrezikshme.
Shënojmë se, për aq sa mbetet i paprekur pushteti i kapitalit, kontradiktat klasore, shfrytëzimi klasor dhe shtypja është dhe do të mbeten element karakteristik i zhvillimeve edhe nëse p.sh. bëhet fjalë për një Spanja në formën e saj të sotme, edhe nëse Katalonia bëhet autonome apo e pavarur.
Forcimi i luftës antikapitaliste, i luftës për socializëm është e vetmja rrugë që korrespondon me interesat e punëtorëve dhe trajton politikat që përçajnë popujt. Vetëm socializmi mund të sigurojë përmbushjen e nevojave popullore dhe të zgjidhë problemet e respektit për traditat kombëtare, historike dhe kulturore.
Të dashur shokë dhe shoqe
Ka edhe çështje të tjera që duhet të kemi kujdes.
Kërkohet shumë punë dhe ndërhyrje vendimtare që të pengojmë manipulimin që përpiqen të kalojnë tek punëtorët përmes festimeve të kapitalistëve për burimet energjisë në rajonin tonë, duke i treguar forcave popullore se shfrytëzimi i burimeve të energjisë nga ana e monopoleve jo vetëm që nuk mund të sigurojë asgjë për punëtorët, por, siç na tregon dhe përvoja, lufta për naftën, gazin natyror dhe tubacionet e transportit, të çojnë në konflikte, madje edhe në luftëra me viktima popujt.
E njëjta gjë vlen për boshtet e shumë reklamuara që formojnë qeveritë borgjeze në rajonin tonë, boshte p.sh. mes Greqisë - Qipros - Israel ose Egjyptit të cilat i shërbejnë planeve dhe interesave të klasave borgjeze.
Pohimet se këto boshte, "janë shtylla sigurie dhe prosperiteti", siç raportojë kohët e fundit në Athinë, ministri i Mbrojtjes të Izraelit K. Liberman, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe komunistët e kanë forcën ideologjike për ti luftuar të gjitha këto përpjekje që synojnë të bllokojnë popujt.
Boshti ynë i përket bashkëpunimit dhe luftës politike të partive Komuniste dhe Punëtore, bashkëpunimin e klasës punëtore, të popujve në luftën që drejtohet kundër armikut të vërtetë, pushtetit të kapitalit.
Monopolet, shtetet dhe qeveritë që promovojnë interesat e tyre mund të manovrojnë, të paraqiten gjoja si miqtë e popujve, por qëllimet dhe objektivat e tyre gjeostrategjike nuk ndryshojnë, synimi i tyre është fitimi kapitalist dhe mbi këtë bazë mbështeten të gjitha llojet e boshteve borgjeze, ndërhyrjet e shteteve kapitaliste dhe bashkësitë imperialiste.
Përpjekja e lëvizjes komuniste për të shfrytëzuar çdo mundësi për të dobësuar armikun e klasës bëhet në bazë të parimeve, duke i dhëne rëndësi forcimit të luftës punëtore popullore të pavarur, që të mos të bëhen popujt pjesë e antagonizmave ndër-imperialiste, të mos mbajnë anën e klasës borgjeze të vendit të tyre dhe të zvarriten si bisht pas shteteve të forta kapitaliste dhe aleancave imperialiste.
Të dashur shokë dhe shoqe,
Nderojmë 100-vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit, të kësaj ngjarjeje mbar-botërorë që tronditi botën. Mbrojmë arritjet e Socializmit, arritjet e Bashkimit Sovjetik dhe kontributin që i dha luftës së popujve. Edukohemi nga gabimet, nga mangësitë dhe devijimet nga parimet e ndërtimit socialist që çuan në përmbysjen e Socializmit, në restaurimin e dhimbshëm kapitalist.
Kundërrevolucioni dhe vështirësitë që e shoqërojnë atë nuk na lëkundin, lufta revolucionare vazhdon, epoka jonë është epoka e kalimit nga kapitalizmi në socializëm. Kalbësia e sistemit shfrytëzues dhe kontradiktat e pakapërcyeshme të tij theksojnë se socializmi është më i nevojshëm dhe aktual.
Shokë, jemi të lumtur që mund të ndajmë me ju këto mendime në bisedën tonë të sotme dhe në mbrëmje t’ju mirëpresim, së bashku me mijëra shokë dhe shoqe, me shokët tanë të rinj të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), në ngjarjen politike qendrore të partisë sonë.
Ju falënderojmë shumë.
27.11.2017