Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

INICIATIVA KOMUNISTE EUROPIANE

Shpallje e Sekretariatit për 200 vjetorin e lindjes së Karl Marksit

"Filozofët vetëm sa shpjegonin botën me mënyra të ndryshme, por çështja është që ta ndryshojë atë"

Në 5 Maj të vitit 1818, në qytetin Trier të Prusisë, 200 vjet më parë, lindi revolucionari i madh Karl Marksi, kontributi i të cilit ishte vendimtar në themelimin e botëkuptimit revolucionar të klasës punëtore si edhe në mendimit ekonomik, politik dhe filozofik të njerëzimit. Ai u lidh me Fridrih Engelsin dhe me kontributin e tyre të çmuar kanë luajtur një rol vendimtar në grupet e para revolucionare në Paris. Luftojë me vendosmëri teoritë e ndryshme mikroborgjeze për socializmin, të cilat në ato vite dominonin. Me dëbimin e tij në Bruksel në vitin 1845, së bashku me Engels-in u bashkuan në "Unionin e Komunistëve", dhe mori pjesë në Kongresin e 2-të të saj, e cila ka luajtur një rol katalitikë në pranimin e qëndrimeve revolucionare. Me urdhër të Kongresit ata shkruajtën veprën e famshme dhe të patejkalueshme "Manifesti i Partisë Komuniste", që u botua në Shkurt të vitit 1848.

Në këtë vepër paraqitet me qartësi të shkëlqyer materializmi konsekuent, i cila ka të bëjë me çdo fushë të jetës shoqërore, si mësimi më i plotë dhe më i thellë i evolucionit, me levë teorinë e luftës së klasave. Për herë të parë, paraqitet përcaktimi shumë i rëndësishëm i rolit vendimtar pionier dhe revolucionar që ka klasa punëtore si krijuesja e shoqërisë së re, e shoqërisë komuniste, si rezultat i konkluzionit që "e gjithë historia e deritanishme e shoqërive është historia e luftës së klasave" dhe se kjo "në mënyrë të pashmangshme çon në diktaturën e proletariatit", e cila "përbën vetëm kalimin për heqjen e të gjitha klasave në një shoqëri pa klasa".

Në një seri të analizave më historike strategjike të lëvizjes komuniste botërore, Marksi zhvillojë teorinë e tij materialiste, duke ia kushtuar forcat e tij kryesisht studimit të ekonomisë politike. Këtë shkencë, Marksi e revolucionarizojë në veprat e tij "Kritika e ekonomisë politike" (1859), si dhe, sigurisht, tek "Kapitali" (vëllimi i parë i të cilit u botua në vitin 1867), i cili përbënte një studim i papërsëritshëm për proletariatin botëror, sistemi shfrytëzues kapitalist, funksionimi i tij ekonomik, si dhe një kontribut i vlefshëm në konfirmimin shkencor të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, duke përfshirë mes të tjerash edhe analizën e termit të mbivlerës.

Pas ngjarjeve revolucionare të viti 1848, dëbohet nga Gjermania, Franca, duke përfunduar në Londër. Aty ai ishte protagonisti i "Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve", duke shkruar "Deklaratën" e themelimit të saj dhe një seri vendimesh, duke bashkuar në praktikë lëvizjet punëtore të vendeve të ndryshme në një epokë të rritjes revolucionare të proletariatit dhe krijimin në masë të madhe të partive socialiste punëtore në çdo shtet, kjo u vulos me Komunën e famshme të Parisit në vitin 1871.

Puna e patejkalueshme e Marksit - Engelsit dhe metodologjia e materializmit historik që ata zhvilluan, kontributi unik i Leninit për imperializmin, për revolucionin proletar dhe organizimin e partisë revolucionare të klasës punëtore, i lejuan botëkuptimit marksist - leninist të fitojë dinamikë globale. Pikëpamjet dhe lufta e tyre përbënin dhe përbëjnë frymëzim dhe një udhëzues të ndriçuar për klasën punëtore, me synim që të përmbushi misionin e saj revolucionar, të përmbysi kapitalizmin dhe të ndërtojë shoqërinë socialiste - komuniste. Puna e Marksit, edhe pse është fshehur nga borgjezët për shumë vite dhe ka qenë në shënjestër të sulmeve të panumërta oportuniste dhe liberale me shtrembërime dhe çdo lloj deformime në emër të marksizmit, qëndron sot e palëkundur dhe vazhdon të luajë rolin e saj të pazëvendësueshëm në analizën e krizave aktuale të kapitalizmit dhe në zhvillimin e luftës klasore.

Partitë e Iniciativës Komuniste të Europës nderojnë Karl Marksin dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm me vazhdimin e luftës në çdo vend, në mënyrë që marksizëm - leninizmi të çojë ndërgjegjen e masave punëtore, popullore në vendet tona. Ne vazhdojmë luftën ideologjike-politike kundër armikut të klasës. Konfirmojmë me botëkuptimin tonë marksist- leninist dhe aktivitetin tonë nevojën për emancipimin e klasës punëtore që me aleancën e saj me shtresave të tjera popullore të varfra të përmbysi pushtetin e sotëm borgjez, barbarizmin kapitalist dhe të ndërtojë botën e re, socializmin - komunizmin. Me besim dhe përkushtim, me optimizëm revolucionar, ne aktivizohemi çdo ditë duke iu përgjigjur thirrjes që është aktuale në çdo kohë: PROLETARË TË TË GJITHA VENDEVE, BASHKOHUNI!.


08.05.2018