Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

GRUPI EURO-PARALEMENTAR I KKE:

Sa do masa antikomuniste që të marrin, nuk do të munden të pengojnë luftën e popujve

Vetëm me 78 fjalët, BE-ja po përpiqet të zbulojë "mbylljen e syve të saj" ndaj kriminalizimit të ideologjisë komuniste nga qeveria çeke me dënime burgimi deri në 5 vjet, si dhe persekutime të ngjashme në Poloni, shtetet baltike dhe gjetkë.

Me përgjigjen e Komisionerit të Drejtësisë McGrath ndaj pyetjes së Grupit Euro-Parlamentar të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) të paraqitur nga eurodeputeti i Partisë, Kosta Papadhakis, vërtetohet për të shumtën herë se "fabrika" e persekutimeve antikomuniste, ndalimeve dhe kufizimeve të funksionimit dhe aktivitetit të partive komuniste në një formë ose në tjetrën në të paktën 1/3 e shteteve të BE-së, kryhen jo vetëm me tolerancën, por edhe me mbështetjen dhe drejtimet e aleancës imperialiste të BE-së, e cila e ka antikomunizmin si doktrinë dhe ideologji zyrtare të saj.

Siç e pohon drejtpërdrejt Komisioneri, persekutimi kundër komunistëve dhe ligjet antikomuniste janë çështje e "kompetencës së Shteteve Anëtare" arrin që të respektohen nene specifike të Traktatit të Bashkimit Europian. Kritere që qasja specifike nga qeveria çeke padyshim i plotëson për standardet e BE-së, ashtu si të gjitha persekutimet përkatëse nga qeveritë e shteteve të tjera të BE-së.

Në një periudhë kur po zhvillohet një "gjueti shtrigash" kundër komunistëve dhe aktivistëve të tjerë, BE-ja për të satën herë demaskohet si një mbrojtëse e supozuar e të drejtave demokratike, të njeriut ose e të ashtuquajturit "sundimit të ligjit", duke zbuluar se cili është objektivi i vërtetë i ideologjive dhe praktikave të rrezikshme antikomuniste dhe anti-historike që BE-ja promovon në mënyrë sistematike dhe të përhershme, veçanërisht në kushtet e përgatitjeve të përgjithshme për luftë.

Megjithatë, pavarësisht masave që marrin, ato nuk do ta pengojnë luftën e popujve të udhëhequr nga komunistët kundër sistemit historikisht të vjetëruar të shfrytëzimit, të luftërave imperialiste dhe të shtypjes, për të vetmen rrugëdalje progresive në shekullin e 21-të, kalimin revolucionar në socializëm - komunizëm.

Më poshtë vijojnë Tekstet e Pyetjes të bëra nga Grupit Euro-Parlamentar i KKE dhe Përgjigjes së Komisionit Europian:

Pyetje me kërkesë për një përgjigje me shkrim drejtuar Komisionit

«Qeveria e Fiala-s në Çeki, me mbështetjen e BE-së e cila e ka ideologji zyrtare antikomunizmin, promovoi ndryshime të neveritshme në kodin penal, sipas të cilave kriminalizohet mbështetja e ideologjisë komuniste, si e barabartë me atë të nazizmit, dhe dënohet me burg deri në 5 vjet. Dispozita hap rrugën për zhvillime të rrezikshme, siç është ndalimi i Partisë Komuniste dhe aktiviteteve të komunistëve në Çeki.

Kjo metodë e papranueshme bazohet në teorinë e rrezikshme të dy ekstremeve dhe ideologjinë anti-historike të barazimit të fashizmit, i cili është produkt i sistemit kapitalist, me socializmin-komunizmin.

Masa të tilla shërbejnë për të përshkallëzuar sulmin antipopullor ndaj të drejtave popullore, në një periudhë kur përgatitjet për luftë po intensifikohen.

Cili është qëndrimi i Komisionit Europian, i cili në çdo rast bën fjalë për të ashtuquajturin "sundim të ligjit" dhe "të drejtat e njeriut":

1. në lidhje me kriminalizimin e papranueshëm të së drejtës së shprehjes dhe veprimit të lirë politik të komunistëve, por edhe të popullit, e cila po evoluon në një "gjueti shtrigash" si në Çeki ashtu edhe në 1/3 e shteteve të BE-së?

2. ndaj kërkesës që të ndalet menjëherë çdo persekutim i komunistëve dhe të shfuqizohen të gjitha ligjet antikomuniste që ndalojnë aktivitetet e partive komuniste dhe përbëjnë privim nga liritë themelore të popullit në Çeki, Poloni, shtetet baltike ose shtete të tjera anëtare të BE-së?

Përgjigjia nga McGrath në emër të Komisionit Europian

«Organizimi dhe rregullimi i politikës kombëtare dhe partive politike është kompetencë ekskluzive e shteteve anëtare. Përcaktimi i rregullave specifike në këto fusha është përgjegjësi e shteteve anëtare, në varësi të pajtueshmërisë me disa parime themelore, të tilla si ato të përcaktuara në nenet 2 dhe 10 të Traktatit për Bashkimin Europian dhe angazhimet e tyre ndërkombëtare, dhe autoritetet kompetente kombëtare administrative dhe gjyqësore për të siguruar pajtueshmërinë me ligjin në fuqi dhe standardet përkatëse.»

 

04.11.2025