Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

SHPALLJE E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE) PËR DEKLARATËN E CIPRAS

E ashtuquajtura "epokë e re" bazohet mbi "hirin" e të drejtave të popullit

Të Martën e 21 Gushtit 2018, Kryeministri Aleksis Cipras në deklaratat e tij nga ishulli Ithaka, për daljen tipike nga memorandumet , në thelb shpalli vazhdimin e politikës antipopullore. Frazat e tij «ne dolëm nga memorandumet, por nuk kemi përfunduar këtu», dhe se «me maturi dhe përgjegjësi që të mos kthehemi mbrapsht në Greqinë e deficiteve dhe të falimentimeve» përbëjnë garanci të qarta karshi huadhënësve dhe tregjeve se ende nuk kanë mbaruar ditët e masave antipopullore.

Në të njëjtën kohë, me llafe gazmore u përpoq të kultivonte një klimë pritjeje për popullin se gjoja diçka do të ndryshojë për më mirë. Ishulli Ithaka u zgjodh nga qeveria për të kultivuar te populli shpresa të tilla, duke e lidhur me epokën mitike Odiseja dhe fundin e aventurave të Odisesë, me kthimin e tij në vendin e origjinës, në Ithakë.

Në shpalljen e saj Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për deklaratat e Aleksi Cipras nga Ithaka, thekson se «kryeministri përpiqet të fshehë se gjoja "epoka e re" bazohet mbi "hirin" e të drejtave të popullit dhe të rinisë.

Ditët e ardhshme do të jenë si ditët e mëparshme, pasi ende do të ekzistojnë ato qindra ligje që u votuan në memorandume, do të vazhdohen mbikëqyrjet e rrepta të BE-së, tepricat e përgjakura të PBB-së, xhungla e të drejtave në punë, taksat grabitqare, përkeqësimi i çdo aspekti për jetën njerëzore. Këtë e njeh shumë mirë populli grek, pavarësisht nga talljet që shpall qeveria e SYRIZA - ANEL, pavarësisht teatrit që mund të bëjë z. Cipras.

Qeveria nuk angazhohet të heqë asnjë nga ato masat që ishin imponuar mbi popullin me anë të memorandumeve. Në të kundërt, qeveria angazhohet dhe deklaron me të gjitha tonet se ristrukturimet do të vazhdojnë, se nuk do të ketë asnjë kthim në të kaluarën, diçka që në thelb do të thotë se populli duhet ti harrojë të gjitha ato që humbi dhe të pranojë thërrimet dhe ndihmat sociale.

Ky është dhe rekomandimi që u jepet nga kapitali dhe nga partnerët e qeverisë, BE-ja dhe FMN-ja, të cilët nga njëra anë lavdërojnë qeverinë për misionin e pistë që kryen me sukses, dhe nga ana tjetër e quajnë fakt të kryer vazhdimin e politikave antipopullore. Promovimi i kësaj politike do ta vlerësohet nga "tregjet" dhe nga "investitorët", për të treguar besim në ekonominë greke.

Realiteti “memorandum” që përshkruan Kryeministri, varfëria, papunësia, shtypja, korrupsioni, fitimet marramendëse për kapitalin është barbarizmi i rrugës së zhvillimit kapitalist, ky është thelbi edhe në politikën e tij, i cili i vazhdojë pa devijime politikat e qeverive të mëparshme të ND-së dhe PASOK-ut.

Ky identifikim strategjik nuk mund të fshihet, sado që të mundohen qeveria dhe opozita, me dilema të rreme për fronte "anti të djathta ose anti-Syriza" për "progres-konservator", diçka që  kujton "nxehje të supës bajate" të sistemit të falimentuar dypartiak.

Asnjë besim, asnjë iluzion. Dalje e pastër për popullin nënkupton heqjen e ligjeve të memorandumeve, ri-vendosjen e humbjeve, plotësimin e nevojave bashkëkohore.

Populli, punëtorët nuk "e hanë sapunin për djathë" dhe nuk do të shkojnë as Skilën e as me Karivdën. Le të zgjedhë z. Cipras me cilin nga këta dy përbindësh dëshiron ta paralelizojë qeverinë e tij. Ne do të zgjedhim "Ithakën" tonë, e cila na jep udhëtimin e bukur të luftës për jetën dhe të ardhmen që meritojmë! Kjo Itkakë me siguri që nuk do të tallet me ne"».  

 

22.08.2018