Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit frymëzon luftën tonë për një botë pa shfrytëzim klasor dhe luftëra imperialiste
108 vjet më parë, Fitorja e Revolucionit të Tetorit ndriçoi fuqinë revolucionare të luftës klasore dhe hapi rrugën për një shoqëri pa shfrytëzim, pasiguri, varfëri, papunësi dhe luftëra. Ishte një pikë kthese në historinë e njerëzimit, duke nxjerrë në pah një formë superiore të organizimit të shoqërisë, socializmin-komunizmin, i cili është rrënjësisht i kundërt me format e mëparshme shfrytëzuese.
Me shoqërizimin e mjeteve të prodhimit, planifikimin qendror të ekonomisë dhe pjesëmarrjen e punëtorëve, u arrit një hap i madh cilësor në zhvillimin shoqëror, me arritje të rëndësishme shoqërore për popujt.
Sot, kur njerëzimi po rrjedh gjak dhe po copëtohet nga luftërat dhe ndërhyrjet imperialiste, Dekreti i 1-rë «Për Paqen» i pushtetit të ri revolucionar të Sovjetëve, tregon edhe në mënyrë simbolike rrugën që popujt duhet të hartojnë me luftën e tyre.
Ne e dimë se sot po militojmë në një korrelacion veçanërisht negativ të forvcave, por nuk i nënshtrohemi këtij raporti. Në fund së fundi, e gjithë historia e Revolucionit të Tetorit dhe gjithçka që i parapriu atij vërteton se korrelacioni negativ nuk është i përjetshëm dhe i pandryshueshëm. Klasa punëtore në aleancë me shtresat e tjera popullore e kanë forcën dhe mund ta përmbysin atë!
Rrjedha e historisë nuk mund të kthehet mbrapsht, epoka jonë vazhdon të jetë ajo e kalimit nga kapitalizmi në socializëm, prandaj ne hedhim poshtë çdo formë të menaxhimit të sistemit shfrytëzues, politikën reformiste të kompromisit që synon menaxhimin dhe riprodhimin e sistemit shfrytëzues, dhe hedhim të gjitha forcat tona në bashkimin e forcave për përmbysjen revolucionare të sistemit të kalbur kapitalist.
Revolucioni i Madh e fitimtar Socialist i Tetorit që na frymëzon, shënoi në mënyrë të pashuar rrugën për kalimin historik të njerëzimit «nga mbretëria e domosdoshmërisë në mbretërinë e lirisë».
Lufta jonë që klasa punëtore të jetë në gjendje të shkulë zinxhirët e shfrytëzimit, të përmbysë sistemin barbar kapitalist dhe të ndërtojë shoqërinë e re socialiste vazhdon!
07.11.2025







