Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

RINIA KOMUNISTE E GREQISË (KNE): Dënon sulmin e grupeve fashiste ndaj anëtarëve të Komsomolit të Ukrainës

Zyra e Shtypit e Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), dënon me anë të deklaratës së saj  sulmin e grupeve fashiste ndaj anëtarëve të Komsomolit të Ukrainës në vendin ku zhvillohen seancat e tyreKonkretisht në deklaratë thuhet :

 

«Dje, në dt. 23/12/2017 , anëtarë të Komsomolit të Ukrainës pësuan një sulm të dhunshëm nga grupe fashiste, gjatë kohës që ata ndodheshin në vendin ku zhvillohen takimet e tyre. Këto grupe të elementëve fashist dhe kriminelë, nën mbrojtjen e Ministrisë së Brendshme dhe Sigurimit të Ukrainës (siç ka deklaruar haptazi në të kaluarën kryefashisti i grupit “S14”Karas), u përpoqën të hyjnë me dhunë në vendin ku po zhvillonin takimin anëtarët e Komsomolit të Ukrainës, me qëllim akoma dhe për t’i vrarë, ashtu siç deklaronin hapur. Është karakteristikë fakti që policia, edhe pse u thirr dhe ishte prezent gjatë këtij sulmi, nuk bëri asgjë për ta ndaluar atë.

 

Dënojmë sulmin e ri të fashistëve kundër komunistëve të rinj të Ukrainës.

Paditim intensitetin e antikomunizmit dhe të përndjekjeve nga qeveria reaksionare e Ukrainës e cila mbështet dhe mbështetet nga grupe fashiste.

 

Është po ky regjim që ka krijuar “listat e zeza” për kundërshtarët e tij politikë , ku aty përfshihen dhe kuadër të PK të Greqisë (KKE), ndërmjet të cilëve edhe J. Labrulis, deputet dhe zv.Kryertar i Parlamentit Grek dhe S. Zarianopulos, eurodeputet i Partisë, sepse ata treguan në praktike interesimin dhe solidaritetin e PK të Greqisë (KKE) ndaj popullit të Ukrainës, i cili po theret në zonën e Donbasit.

 

Antikomunizmi nuk do të kalojë.

Solidaritet ndaj komunistëve të Ukrainës».