Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Populli nuk duhet të tregojë asnjë besim te qeveria-flamurtare e planeve energjetike euroatlantike
Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lëshoi deklaratën e mëposhtme në lidhje me fjalimin e Kryeministrit të Greqisë në Takimin e 6-të Ministror të Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë (P-TEC):
«Të vetmit që kanë arsye të festojnë për Greqinë – “portën hyrëse të LNG-së Amerikane” dhe mineraleve janë monopolet, të cilave u dorëzohet pasuria e vendit dhe disa pjesë të tjera të kapitalit që përfitojnë, siç janë pronarët e anijeve, në të njëjtën kohë që populli dënohet me varfëri edhe më të madhe energjetike, me ndalimin e plot të gazit natyror rus, në favor të LNG-së amerikane e cila është jashtëzakonisht e shtrenjtë. Prandaj, pritjet që kryeministri i Greqisë u përpoq të kultivonte, do të përgënjeshtrohen shumë shpejt, siç ishin dhe rastet e ngjashme të viteve të fundit për de-lignitizimin, depërtimin e Burimeve Rinovuese Energjetike dhe tranzicionin "e gjelbër".
Këto plane dhe prania e gjigantëve amerikanë të energjisë janë ekuivalente me një përfshirje më të thellë në luftën energjetike dhe sigurisht që nuk do të sigurojnë asnjë stabilitet gjeopolitik, as nuk do të mbrojnë të drejtat sovrane të vendit, përkundrazi do ta vendosin atë edhe më shumë në qendër të konkurrencës së egër, do të intensifikojnë pazarllëqet që i hapin rrugën bashkë-shfrytëzimit.
Zgjidhja për popullin nuk ekziston për sa kohë që pasuria natyrore, mjetet e prodhimit dhe rrjeti i shpërndarjes së Energjisë janë në duart e grupeve monopoliste vendase dhe të huaja, për sa kohë që çmimi i saj luhet në bursën e krijuar nga qeveritë aktuale dhe ato të mëparshme, bazuar në Direktivat e BE-së. Populli nuk duhet të tregojë asnjë besim te qeveria-flamurtare e planeve euroatlantike të energjisë dhe tek partitë e tjera që i ofrojnë mbështetje, por me luftën e tij duhet të hapi rrugën për shkëputje prej tyre në mënyrë që pasuria natyrore dhe aftësitë prodhuese të vendit të mund të shfrytëzohen për të përmbushur nevojat e veta.»
11.11.2025







