Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbështet iniciativën e rëndësishme që ndërmarrin Partitë Komuniste dhe Punëtore për çështjen e Palestinës

• Solidaritet me popullin e Palestinës

• Dënim të imperialistëve të SHBA-ve dhe BE-së për mbështetjen që i japin Izraelit.

• I papranueshëm qëndrimi i partive të së "Majtës Europiane"

Më 31 Korrik 2018 gazeta "Rizospastis", organ i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) shënonte se gjendet në zhvillim e sipër një iniciativë e rëndësishme që është ndërmarrë nga Partitë Komuniste dhe Punëtore nga e gjithë bota, pas apelit të bërë nga ana e Partisë së Popullit të Palestinës, për një komunikatë të përbashkët mbështetje për luftën e popullit Palestinez.

Në këtë komunikatë dënohen krimet e ushtrisë izraelite në Palestinë, si dhe përkrahja politike që kanë nga SHBA-të, me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Për më tepër, dënohet politika e Bashkimit Europian, që me fjalë barazon viktimën me kriminelin dhe në praktikë thellon marrëdhëniet me shtetin izraelit.

Në komunikatë gjithashtu kritikohen ashpër qëndrimet e partive të së Majtës Europiane, si ajo e partisë së majtë Gjermane Die-Linke, që mbështesin pushtimin dhe kolonializmin izraelit, por edhe të partive të tjera së Majtës Europiane, të cilat kanë poste qeveritare dhe mbështesin thellimin e marrëdhënieve të vendeve të tyre me Izraelin.

Për më shumë, shprehet dënimi për ligjin e fundit racist në Izrael dhe shkruhet qëndrimi i përhershëm i PK-ve për solidaritet me popullin Palestinez, në luftën e tij të drejtë për shtet të pavarur dhe sovran palestinez brenda kufijve të vitit 1967, me kryeqytet të tij Jeruzalemin Lindor.

E gjithë komunikata, si dhe partitë që e nënshkruajnë deri më tani, është si më poshtë:

 

Komunikatë e Përbashkët e Partive Komuniste dhe Punëtore

Partitë Komuniste dhe Punëtore dënojnë në mënyrën më të vendosur krimet që kryhen nga ushtria Izraelite kundër popullit Palestinez në territoret e pushtuara, veçanërisht në Rripin e Gazës, ku shkaktojnë gjakderdhje, duke vrarë me gjakftohtësi demonstrues të paarmatosur, burra, gra dhe fëmijë.

Politika agresive e administrimit të Trump-it dhe njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit dhe transferimi atje i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, kundër protestës së përgjithshme ndërkombëtare, e inkurajon agresionin e Izraelit, i cili vazhdon si okupimin ilegal të territoreve palestineze ashtu dhe masakrën ndaj popullit Palestinez.

Qeveritë e vendeve që mbajnë një qëndrim të distancës së barabartë, duke e barazuar viktimën me kriminelin, mbajnë përgjegjësi të mëdha. Qëndrimi i Bashkimit Europian, i cili në kohën që kryhet një masakër e organizuar ndaj popullit Palestinez bën thirrje që "të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje" dhe njëkohësisht thellon marrëdhëniet me shtetin izraelit, është e papranueshme.

Disa Parti të majta Europiane gjithashtu kanë një pozicion të papranueshëm që e mbështesin pushtimin dhe kolonializmin izraelit, siç tregon dhe vizita e fundit e liderit të grupit parlamentar të partisë së majtë Gjermane Die Linke, dhe mbjellja e pemës që bënë në zonën që është kolonizuar nga izraelitët.

Ndërsa disa vende të tjera europiane të udhëhequra nga parti të tjera që janë anëtare të së Majtës Europiane, po thellojnë marrëdhëniet me Izraelin, veçanërisht ato ushtarake.

Votimi i fundit i ligjit Izraelit për Shtetësi Nacionale në Knesset është një hap shtesë drejt shtetit Aparteidi.

Partitë Komuniste dhe Punëtore shprehin solidaritetin dhe mbështetjen e tyre ndaj popullit Palestinez dhe ndaj luftës së tij të drejtë për shtet Palestinez të pavarur dhe sovran brenda kufijve para datës 4 Qershor 1967, me kryeqytet të tij Jeruzalemin Lindor.

Ne vazhdojmë luftën tonë dhe u bëjmë thirrje popujve për ta rritur solidaritetin e tyre ndaj luftës së popullit Palestinez, gjer në fundin e agresionit dhe pushtimit izraelit i cili mbështetet nga imperializmi botëror.

 

Communist Party of Albania

Party of Labour of Austria

Communist Party of Bangladesh

Communist Party of Belgium

Brazilian Communist Party

New Communist Party of Britain

Party of the Bulgarian Communists

Communist Party in Denmark

CP, Denmark

Communist Party of El Salvador

Revolutionary Communist Party of France

German Communist Party

Communist Party of Greece

Hungarian Workers Party

Tudeh Party of Iran

Workers Party of Ireland

Communist Party (Italy)

Socialist Movement of Kazakhstan

Communist Party of Malta

Communist Party of Mexico

New Communist Party of the Netherlands

Communist Party  of Norway

Communist Party of Pakistan

Palestinian People's Party

Palestinian Communist Party

Paraguayan Communist Party

Philippine Communist Party [PKP - 1930]

Communist Party of Poland

Communist Party of the Russian Federation (CPRF)

Russian Communist Worker's Party (RCWP - CPSU)

Communist Party of Soviet Union

Union of Communist Parties - Communist Party of Soviet Union

New Communist Party of Yugoslavia

Communists of Serbia

Communist Party of the Peoples of Spain

Communist Party of Swaziland

Communist Party of Sweden

Communist Party of Turkey

Communist Party of Ukraine

Party of Communists of USA