Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kërkon të ndalohen përndjekjet kundër PK të Polonisë

Delegacion i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i kryesuar nga Kosta Papadhakis, anëtar i KQ dhe eurodeputet i Partisë, më 27/11 realizoj hap proteste në Ambasadën e Polonisë në Athinë për përndjekjet që bëhen kudër kuadrove dhe anëtarëve të Partisë Komuniste të Polonisë. Në takimin që u bë, u dorëzua deklarata e mëposhtme:

"Drejtuar Qeveris së Polonisë

ambasadës Polake në Greqi

Zotërinj,

Të Hënën, më 27 Nëntor rifilloi gjyqi kundër Partisë Komuniste të Polonisë dhe kuadrove të saj i cili zgjat më shumë se dy vjet, me akuzën e "propagandës së ideologjisë komuniste" në gazetën "Brzask" dhe në faqen e internetit të PK të Polonisë me kërcënime për burgim 2 vjeçar.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon dhe denoncon këto masa dhe persekutime antikomuniste, si dhe të gjitha llojet e ndalimeve kundër komunistëve, të tilla si gjyqe kundër tyre, ndalimin e simboleve komuniste dhe përhapjen e ideve komuniste. Kjo përndjekje e papranueshme në asnjë rast nuk bëhet e ligjshme edhe pse ka mbështetjen e BE-së reaksionare, ose për shkak se përndjekje të tilla promovohen edhe në shtete të tjera.

Ndalimet dhe masat për të goditur aktivitetin komunist shkojnë dorë për dore me të gjitha masat antipunëtore dhe sulmin kundër të drejtave dhe arritjeve të klasës punëtore.

Gjithashtu pjesë e propagandës së njohur për "regjimet totalitare" janë gjithashtu edhe metodat që barazojnë në mënyrë provokuese dhe antihistorike komunizmin, me përbindëshin e fashizmit, i cili është pjellë i edukuar nga sistemi kapitalist.

Njëkohësisht, është sfidë e madhe dhënia dekoratave ndaj bashkëpunëtorëve të nazistëve dhe për pasardhësit e tyre politik.

Historia që u shkrua nga vetë popujt nuk do të rishkruhet.

 

 

 kke-diamartyria-polonikh-presveia_4

 

Partia Komuniste e Greqisë (KKE):

- Dënon këto akte antipunëtore, antipopullore dhe antidemokratike të autoriteteve të qeverisë Polake.

- Kërkon tërheqjen e menjëhershme të së gjitha përndjekjeve penale kundër PK të Polonisë, të anëtarëve dhe kuadrove të saj.

- Shpreh solidaritetin e saj ndaj komunistëve dhe lëvizjes klasore punëtore në Poloni!

- Antikomunizmi dhe shtypja e lëvizjes punëtore, mbytja e së vërtetës historike që popujt e shkruan me gjakun e tyre nuk do të kalojnë! Hiqni duart nga komunistët!"