Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PK e GREQISË PËR ZHVILLIMET NË MESDHEUN LINDOR DHE LINDJEN E MESME

 Po krijohet një situatë e rrezikshme. Greqia të mos marri pjesë në stërvitjen e NATOamerikanëve "Bright Star 2018" dhe në stërvitjet e tjera ushtarake. Të forcohet lufta kundër politikës antipopullore të qeverisë SYRIZA-ANEL, e cila është bartëse e interesave të NATO-s dhe të BE-së në rajon.

 

Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lëshoi më 4 Shtator 2018 një komunikatë mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme:

"Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme, ku po intensifikohet përshkallëzimi ushtarak, në kuadër të konfrontimit mes SHBA-NATO dhe BE-së me Rusinë, për Sirinë dhe kontrollin e provincës Idlib (kështjellë e Xhihadistëve), me përfshirje edhe të forcave të tjera, si Izraeli, Turqia dhe Irani.

Rreziku për një përsëritje të sulmeve me raketa, si ato të Prillit të kaluar kundër Sirisë, nga SHBA-të, Franca dhe Britania, me pretekstin e përdorimit të armëve kimike, është i madh.

Ditët e fundit, forca të mëdha ushtarake euro-atlantike po grumbullohen në zonë, ku tashmë po bëhet stërvitje e madhe aeronautike e Rusisë, e cila mbaron më 8 Shtator dhe menjëherë pas kësaj po përgatitet stërvitja ushtarake NATOamerikane "Bright Star 2018", me pjesëmarrje të një numri të madh shtetesh, mes tyre edhe Greqia.

Situata është shumë e rrezikshme, është e lidhur me antagonizmat imperialiste në Ballkan, me integrimin e Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE, madje edhe me plane për të ndryshuar kufijtë ndërmjet p.sh. Serbisë dhe Kosovës, por edhe me tensionin agresiv të Turqisë, e cila gjithashtu planifikon të ndërtojë një bazë ushtarake në pjesën e pushtuar të Qipros.

PK e Greqisë (KKE) i bën thirrje popullit të jetë në gatishmëri.

Të eskalojë luftën e tij kundër ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste që bëhen për ndarje dhe rindarjen të burimeve nëntokësore dhe të tregjeve në rajonin tonë.

Të dënojë me vendosmëri çdo sulm ndaj Sirisë dhe popullit sirian.

Të luftojë në mënyrë masive kundër politikës antipopullore të qeverisë SYRIZA-ANEL, e cila është bartëse e interesave të NATO-s dhe të BE-së në rajon dhe të pretendojnë të mos marri  pjesë Greqia në planet imperialiste. Asnjë pjesëmarrje në stërvitjen NATOamerikane "Bright Star 2018" dhe stërvitjet e tjera ushtarake. Të mbyllet menjëherë baza-sulmuese ushtarake në Sudha të Kretës dhe bazat e tjera ushtarake".

 

05.02.2018