Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

PARTIA KOMUNISTE E GREQISË (KKE) VOTON KUNDËR QEVERISË DHE MARRËVESHJES CIPRA - ZAEF

Në deklaratën saj mbi zhvillimet politike, Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) thekson se:

«Pazaret e ditëve të kaluara mes Cipras (ZYRIZA) dhe Kamenos (ANEL) përfunduan në kërkimin e votëbesimit në Kuvend. Ky është një zhvillim që i leverdis që të dyve, pasi i mundëson nga njëra anë z. Cipras për të shpëtuar qeverinë e tij, me vota të deputetëve të partisë ANEL, dhe së dyti, z. Kamenos për të mbajtur Grupin e tij Parlamentar, duke u shfaqet se kundërshton një politikë që ai e ka mbështetur gjatë gjithë periudhës së kaluarës.

Përveç kësaj, Marrëveshja e Prespës, e cila përbëri dhe katalizatorin e zhvillimeve politike, është një pjesë e rëndësishme e planeve të përgjithshme amerikanoNATO-ike në rajon, plane të cila, si z. Cipras ashtu dhe z. Kamenos i shërbyen me qëndrueshmëri të madhe, duke shkuar aq larg sa të transformojnë Greqinë në një bazë të madhe ushtarake amerikanoNATO-ike.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) voton kundër qeverisë dhe pavarësisht nga çdo lloj zhvillimi që mund të ketë në Kuvend dhe bashkëpunëtorët e mundshëm të z. Cipras, çështja e rëndësishme është që populli vetë të votojë kundër, sepse qeveria do të vazhdojë të njëjtën politikë barbare antipopullore dhe të rrezikshme si vazhdim i qeverive të mëparshme.

Është një qeveri që ka marrë angazhime konkrete ndaj SHBA-ve, NATO-s, Gjermanisë, ndaj mbizotëruesve vendor dhe atyre europian. Këto angazhime -reformat antipopullore dhe mbështetjen e planeve euroatlantike- qeveria dëshiron që ti përfundojë deri sa të bëhen zgjedhjet, për këtë arsye, të gjithë të lartpërmendurit janë të parët që i japin "votëbesim" qeverisë SYRIZA, ashtu siç bëri më parë Trump-i dhe kohët e fundit edhe kancelarja Merkel.

Sado që qeveria ta pagëzojë Marrëveshjen e Prespës si një marrëveshje "progresive", realiteti është krejtësisht ndryshe.

Marrëveshjen e Prespës e donin dhe e imponuan me çdo mënyrë SHBA-të, NATO dhe BE, për të promovuar integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe të dobësojnë ndikimin e qendrave të tjera, të tilla si Rusia, etj

Këto forca dhe organizatat vrastare imperialiste, që gjakderdhën Ballkanin dhe mprehën përçarjet nacionaliste, duke rindarë kufijtë me gjakun e popujve, nuk munden të jenë garantues të paqes dhe sigurisë. Dhe, aq më tepër, këto forca nuk mund të jenë mbrojtëse të sovranitetit të vendit, siç tregon dhe historia e kontradiktave greko-turke. Për këtë arsye në Marrëveshjen e Prespës mbahet edhe fara e irredentizmit, në mënyrë që të jetë një "vatër" e vazhdueshme e destabilizimit në varësi të asaj që do të kërkojnë çdo herë interesat e forcave të mëdha.

Për këto arsye, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) voton kundër marrëveshjes Cipra - Zaev, mbron solidaritetin dhe luftën e përbashkët të popujve kundër planeve të NATO-s dhe SHBA-ve.

Këto plane nuk i mohon as partia e ND-së, as ata që peshkojnë në ujërat e turbullta të nacionalizmit dhe fashizmit, duke luajtur lojën e imperializmit, si në Greqi ashtu dhe në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IJRM).

Propaganda qeveritare për gjoja marrje "masash pozitive", të cilat mbeten për t'u zbatuar në pjesën e mbetur të mandatit të saj qeveritar, duke nënkuptuar "thërrime humanitare", janë hi që hidhet në sytë e popullit. As këto masa  nuk do të jepeshin nëse nuk do të ekzistonin luftërat e bëra nga lëvizja punëtore - popullore, me kontributin vendimtar që dha Partia Komuniste e Greqisë (KKE). Por, këto masa, jo vetëm që nuk i mbyllin plagët e Memorandumeve, siç pretendon qeveria, por dhe as që ngadalësojnë hapjen e mëtejshme të tyre. Këto masa janë vetëm kthimi i një pjese të vogël të grabitjes së madhe që i bënë popullit, grabitje e cila po vazhdon dhe po kulmon. Për më tepër, këtë e tregon dhe ruajtja e ligjeve të memorandumeve, tepricat e gjakosura në buxhetin e shtetit, kujdestaria e shtrënguar e huadhënësve, rritja e atyre borxheve që tashmë u ka kaluar afati për tu paguar dhe konfiskimet, intensiteti i taks-vënies grabitqare, përgjithësimi i mënyrës së punësimit me kohë të pjesshme, kufizimi i mbrojtjes së banesës së parë nga konfiskimi dhe përshpejtimi i ankandeve, privilegjet e reja të dhëna për kapitalin e madh etj.  Pikërisht kjo është arsyeja pse ne i quajmë thërrime ato që jepen, sepse ato zhduken që pa u dhënë.

Këtë politikë e shërben me vendosmëri si qeveria e SYRIZA-s, ashtu dhe ND-ja dhe partitë e tjera. Emëruesi i tyre i përbashkët është përulja e tyre në synimin e përfitimit kapitalist i cili kërkon sakrifikimin e të drejtave punëtore - popullore. Këtë përputhje të tyre strategjike përpiqen ta fshehin, duke ngritur polarizime dhe dilema të vjetërsuara e të rreme, si p.sh, "progresist - konservator", pasi fronti gjoja "progresist" i z. Cipras përfshin persona të cilët, në vitet e mëparshme, u dalluan si ministra dhe kuadro të lartë të qeverive të ND-së dhe PASOK-ut, dhe realizuan shume plane antipopullore. Ndërsa disa të tjerë ishin kuadro të partisë së tij (SYN/SYRIZA), që endeshin nëpër parti si PASOK-u, POTAMI, DHIMAR-i për të përfunduar përsëri te SYRIZA e amoralizmit, e aventurizmit dhe e politikës së memorandumeve.

Zhvillimet e fundit, me transferime deputetësh nga një parti në tjetrën dhe me ri-pozicionimin e skenës politike, po dëshmojnë, pavarësisht nga aventurizmi i disave, se dallimet midis partive borgjeze janë aq të vogla, përputhjet e tyre aq të mëdha, saqë kërcimi nga njëra parti në tjetrën tashmë është shumë e lehtë.

Nëse dikush shikon përbërjen e Kuvendit, të 300 deputetëve, në këto katër vite, dë të vërtetojë se e vetmja parti e qëndrueshme është Partia Komuniste e Greqisë (KKE). Dhe kjo është një kriter më tepër për popullin që duhet ta marri parasysh dhe në zgjedhjet e ardhshme.

Dilema e vërtetë, nga pikëpamja e popullit grek dhe interesave të tij, është një: Nëse do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë, e cila tashmë dihet që do të sjellë vuajtje dhe katastrofa të reja, apo do të kundërsulmojmë në mënyrë masive dhe të fuqishëm kudo, që të ndryshojë më në fund nga rrënjët ky sistem i kalbur e shfrytëzues.

Populli grek mos të kërkojë dallime të vogla midis partive të së njëjtit drejtim, por të bëjë "ndryshim" të vërtetë, me një Parti Komuniste të Greqisë (KKE) më të fortë. Që të forcohen kërkesat, shpresa, synimi i përmbysjes radikale".

 

15/01/2019