Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

ZYRA E SHTYPIT e KQ të PK të GREQISË (KKE)

Njoftim mbi zhvillimet në Siri - Dënim për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë

Në një deklaratë të saj për zhvillimet në Siri, Zyra e Shtypit e KQ të PK të Greqisë (KKE) dënon operacionin ushtarak të Turqisë në territoret siriane, me emërimin e rremë "degë ulliri". Në deklaratë përmendet si më poshtë:

"Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dënon operacionin ushtarak të Turqisë në territoret siriane, nën emërimin e rremë "Degë ulliri" e cila është duke u zhvilluar dhe "mbjell" vuajtje të reja për popullin e Sirisë.

Është paraprirë synimi i SHBA-ve që të mbështesin politikisht dhe ushtarakisht Kurdët, për t'i përdorur ata si një "forcë goditëse" në planet e tyre, së bashku me forcat e ashtuquajtura "Forcat e Sirisë Demokratike", kundër qeverisë së Asad-it dhe të aleatëve të saj, të tilla si Rusia dhe Irani.

Klasa borgjeze e Turqisë, duke përmendur për justifikim "çështje sigurie" dhe "rreziqe ndaj integritetit të saj territorial" kryen ndërhyrje të hapur ushtarake, ku objektiv të saj ka, që me forca ushtarake të forcojë qëndrimin e saj politik (të vetin dhe të aleatëve të saj, siç është Katari) në konsultimet për të ardhmen e Sirisë, duke goditur popullsinë civile kurde, madje edhe fëmijë.

Vërtetohet edhe një herë se humbja e të ashtuquajturit "Shtetit Islamik", të cilin SHBA-të e mbështetën, e trajnuan, e armatosën (vetë aleatët e tyre në rajon), jo vetëm që nuk çuan në përfundimin e luftës në Siri, por po i jep një intensitet të ri dhe aspekte të reja. Vazhdojnë ende të ekzistojnë të gjitha ato shkaqe, që çuan në konflikt dhe që nuk janë të tjetra veç luftës së monopoleve të fuqishme dhe fuqive imperialiste për kontrollin e pasurisë së energjisë, të rrugëve të transportit të energjisë dhe mallrave, për konfigurimin e pjesëve të tregut.

Iniciativat e ndryshme "paqësore", që kanë filluar, siç duket nga të gjitha anët, kanë për qëllim që ta vënë konfliktin në "binarë" politik, pa e zgjidhur atë në realitet. Kështu që favorizojnë zgjidhje të vjetëruara akoma dhe për aspektin borgjez, të tilla si përfaqësimi politik i kulteve fetare në sistemin nesërm të një "federate", në realitet të një Sirie të copëtuar në "zona", gjithmonë me logjikën e "përça dhe sundo".

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj ndaj popullit të Sirisë, që përballet me ndërhyrjen imperialiste në vendin e tij dhe i bën thirrje për të forcuar luftën e tij kundër planeve imperialiste dhe shkaqeve që kanë çuar në gjakderdhje në Siri".

 

 

01.02.2018