Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Grupi Europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Në lidhje me deklaratën e përbashkët provokuese të Socialdemokratëve, të Gjelbërve dhe grupit GUE/NGL për dekorim me çmimin Nobel për Paqen për kryeministrat Cipra dhe Zaev

Në deklaratën e Shtypit të Grupit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Parlamentin Europian mbi deklaratën e përbashkët provokuese të Socialdemokratëve, të Gjelbërve dhe grupit GUE/NGL lidhur me propozimin e tyre për të dekoruar me çmimin Nobel për Paqen kryeministrat Cipra dhe Zaev, përmendet se:

«Deklarata e përbashkët e krerëve të Socialdemokratëve, të Gjelbërve dhe të ashtuquajturit Grupi i Majtë (GUE/NGL) në Parlamentin Europian, Udo Bullman, Ska Keller dhe Gabi Zimmer, përmes të cilës propozojnë që kryeministrat Cipra dhe Zaev të dekorohen me çmimin Nobel për Paqen për shkak se, këta të dy, promovuan Marrëveshjen euro-NATO-ike të Prespës, përbën një provokim të shkallës së parë kundër popujve.

Sidoqoftë, ky çmim në të kaluarën është dhënë edhe për persona që me shërbimet e tyre promovuan planet imperialiste, si p.sh Presidentë dhe Ministra të Jashtëm të SHBA-ve, si Kissinger dhe Obama, të cilët promovuan çdo lloj ndërhyrje imperialiste, bombardime dhe grushte shteti. Ky çmim, në të kaluarën, u është dhënë edhe Walesa-s dhe Gorbaçovit, të cilët njihen për rolet e tyre të qelbura në kundërrevolucionet që janë bërë.

Kreu i grupit të GUE/NGL, Zimmer-i (kuadër i partisë gjermane, Die Linke), në bashkëpunim me grupet politike të "Socialistëve dhe Demokratëve" si dhe me grupin e të "Gjelbërve", shkoi aq larg sa që marrëveshjen antipopullore të Prespës -e cila fut IRJM-në (Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë) në burgun e BE-së dhe NATO-s-,  ta njohë si një "arritje historike", ndërkohë që kjo marrëveshje përfshin edhe fara të rrezikshme të irredentizmit.

Por, sado që të përpiqen forcat e vjetra dhe të reja të socialdemokracisë për ti vënë dekorata të "paqes dhe progresit" NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së, përpjekjet e tyre janë të kota...  sepse krimet që kanë bërë këto organizma gjatë gjithë kohës, therjet e popujve, grushtet e shtetit, luftërat, ndërhyrjet e tyre të hapura imperialiste në favor të interesave të monopoleve, janë të gdhendura thellë në kujtesën dhe ndërgjegjen e popujve.

Për sa i përket qëndrimit të grupit GUE/NGL, është diçka që nuk habit, sepse është një grup apologjit i BE-së që merr përsipër punën e “shenjtërimit” të BE-së. Mbështet qeveritë antipopullore të saj, të tilla si qeveria e SYRIZA-s që është qeveri e memorandumeve dhe shpëlarëse e imperializmit amerikan në Greqi, qeveritë në Spanjë dhe Portugali, duke legjitimuar kështu shfrytëzimin kapitalist.

Popujt kanë shumë përvojë dhe munden që t’i refuzojnë dy polet e rreme të gjoja «përparimit» e cila gjoja lufton kundër së djathtës ekstreme, e cila gjithashtu është një mjet reaksionar i sistemit.

Politikë progresive është ajo që i shërben të drejtës së klasës punëtore, luftës klasore. Sepse kjo është forca shtytëse e zhvillimit social, lufta për përmbysjen e pushtetit kapitalist si parakusht për shkëputje nga BE-ja, që populli të mbajë timonin e pushtetit në duar.

Dilema e vërtetë, edhe përpara zgjedhjeve të ardhshme europiane, nga këndvështrimi i popujve dhe interesave të tyre është kjo: do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë, e cila tashmë është vërtetuar që sjell vuajtje dhe halle të reja, apo do të kundërsulmojmë në mënyrë masive dhe militante kudo, që të përmbyset ky sistem i kalbur dhe shfrytëzues ?»

 

Poshtë-shënim :

Reagimet ndaj këtij akti të papranueshëm i detyruan disa të thonë përralla të paimagjinueshme. Pra, në përpjekjen e tyre për të shfajësuar grupin e GUE / NGL dhe Presidenten e këtij grupi, disa argumentuan se znj. G. Zimer e nënshkroi emërimin e përbashkët të A. Cipra dhe Z. Zaevit për Çmimin Nobel, por këtë gjë ajo e paska bërë në mënyrë individuale, si ... person.

Të vetmen gjë që arritën me këtë argument është fakti që mbetën edhe më shumë të zbuluar. Dhe kjo për faktin se, kjo deklaratë, është bashkë-nënshkruar nga U. Bulman - kryetar i grupit politik të Socialdemokratëve, S. Keller - kryetar i grupit politik i të Gjelbërve, dhe G. Zimer, - kryetare e grupit politik të së “majtëve”.

Pra, a mund të qëndrojë argumenti se kjo e fundit e paska firmosur vetëm për veten, si individ? Apo të gjithë e paskan nënshkruar në mënyrë individuale ? Apo, udhëheqësit e forcave politike në Parlamentit Europian janë udhëheqës dhe nënshkruajnë si udhëheqës në orët teke të ditës, ndërsa në orët çifte të ditës të jenë dhe të nënshkruajnë si “individ”?

Pyetjet janë retorike, sepse ne e dimë shumë mirë se hipokrizia e oportunizmit nuk ka kufizime dhe mundet që, pa pikën e turpit, "ta pagëzojë dhe mishin për peshk".


31.01.2019