Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Ndiqet penalisht presidenti i Qendrës Punëtore të Pireut për solidaritetin ndaj popullit të Palestinës
Mesazhin se, lufta kundër gjenocidit në Gaza përbën një "vepër penale" është ajo që duan të dërgojnë shteti dhe drejtësia borgjeze në Greqi, me një operacion të ri për kriminalizimin e solidaritetit me popullin heroik palestinez.
Kështu, Marko Bekris, president i Qendrës Punëtore në qytetin e Pireut, kuadër i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe president i sindikatës ENEDEP* (*sindikata e punëtorëve të portit në skelat e COSCO-s), po çohet në gjykatë, dhe në fakt për një mobilizim emblematik. Atë që sindikata kishte organizuar një vit më parë, me të cilin parandaloi ngarkimin e një kontejneri me plumba për të mbushur armët e shtetit – vrastar të Izraelit. Kujtojmë se me këtë mobilizim, anija me ngarkesën e kriminelëve ishte larguar pa e ngarkuar ngarkesën e saj vdekjeprurëse, me punonjësit e portit duke bërë të qartë se nuk do ta linin Pireun të bëhej një bazë lufte.
Përndjekja penale e M. Bekris vjen vetëm pak ditë pas kthimit të tij nga Palestina, pasi kishte marrë pjesë në misionin e solidaritetit të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) në Bregun Perëndimor, ku ai përcolli mesazhin e solidaritetit, me punëtorët dhe sindikalistët Palestinezë që shprehën mirënjohjen e tyre për mobilizimet si ato që po zhvillohen në qytetin e Pireut. Duket fare qartë që, ky solidaritet i vërtetë internacionalist provokoi reflekset e shtetit dhe qeverisë, e cila, në kuadër të aleancës strategjike me shtetin vrastar të Izraelit, po përdor akuza të pabaza për të ngritur ndjekjen penale.
Përndjekja e Markos Bekris ka shkaktuar reagime të mëdha në të gjithë Greqinë, me dhjetëra organizata sindikale dhe forume masive po shprehin solidaritetin e tyre, duke kërkuar tërheqjen e perndjekjes.
Shfaqja e solidaritetit internacionalist me luftën e punëtorëve të portit dhe sindikalistit, kuadër të KKE, si dhe dënimi i perndjekjes së tij do të shkojë përtej kufijve të Greqisë, dhe në këtë drejtim Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u bën thirrje edhe Partive Komuniste.
05.11.2025







