Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

NJOFTIM PËR SHTYPIN PËR TAKIMIN KOMUNIST EUROPIAN NË BRUKSEL

Më 11 Prill 2018, në Bruksel u organizua nga Kostas Papadhakis, eurodeputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) , dhe i pa regjistruar në grupe politike në Parlamentin Europian, Takimi Komunistë Europian me Temë: "Lufta e lëvizjes punëtore klasore kundër BE-së, për përmbysjen e kapitalizmit dhe ndërtimin e socializmit". Në këtë Takim morën pjesë një total prej 32 folës - përfaqësues nga 27 vende: Austria, Belgjika, Bullgaria, Britania, Franca, Gjermania, Zvicra, Greqia, Irlanda, Spanja, Italia, Kroacia, Qipro, Letonia, Luksemburgu, Norvegjia, Holanda, Hungaria, Ukraina , Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Suedia, Turqia, Finlanda.

Fjalimin hyrës në Takim e mbajti eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Në emër të PK të Greqisë (KKE) fjalim mbajti Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitris Kucubas.

 

 

European Communist Meeting 2018

Pjesëmarrësit që morën fjalën patën mundësinë e shkëmbimit të përvojës dhe informacionit mbi gjendjen në vendet e tyre dhe ndërhyrjen e komunistëve në lëvizjen sindikaliste punëtore. Në qendër të vëmendjes së folësve ishte gjendja e klasës punëtore dhe e lëvizjes së saj, lufta për unitetin e saj, influenca ideologjike-politike mbi ndërgjegjen e saj, përmbajtja dhe orientimi i luftës së saj, vështirësitë dhe mundësitë për rindërtimin e lëvizjes punëtore në drejtim antikapitalist - antimonopolist.

Shumica e përfaqësuesve që folën shënuan se në funksion të parashikimit nga shtabet borgjeze për rimëkëmbjen kapitaliste, BE-ja, kapitali dhe qeveritë e tyre nxisin masa të reja dhe të ashpra për të rritur konkurrencën e saj,  me më shumë "fleksibilitet" dhe "lëvizshmëri", duke synuar akoma dhe shkrirjen/heqjen e Kontratave Kolektive të Punës dhe heqjen e të drejtës për grevë. Konkluzioni i shumë folësve ishte se kapitali as dëshiron, dhe as nuk do që ti lëshojë përsëri ato të drejta që rrëmbeu nga punëtorët gjatë krizës. Rimëkëmbja kapitaliste jo vetëm që nuk të çon në rimarrjen e pjesshme të humbjeve të mëdha që pësuan shtresat popullore në periudhën e krizës, por në të kundërt ajo e vazhdon përkeqësimin e gjendjes së popullit.

Në takim gjithashtu u shpreh në mënyrë të theksuar shqetësimi i shumë pjesëmarrësve për përshkallëzimin e antagonizmave të rrezikshme midis qendrave imperialiste me synim kontrollin e energjisë nga monopolet e tyre, për rolin e rrezikshëm të BE-së dhe NATO-s në konkurrencën e tyre me Kinën dhe Rusinë, përgjegjësitë e qeverive borgjeze për përfshirjen e tyre në planet imperialiste që rrisin mundësinë e një konfrontimi më të përgjithësuar imperialist ushtarak me gjakderdhje për popujt.

Shumë përfaqësues që morën pjesë në Takimin Komunist Europian theksuan në veçanti se forcimi i linjës për luftë antikapitaliste - antimonopoliste ka si parakusht humbjen e linjës së bashkëpunimit klasor, të sindikalizmit pro pronarëve - pro qeveritarëve, të reformizmit, të rrymës oportuniste, të socialdemokracisë së riformuar si dhe asaj të vjetër.

Në ndërhyrjet e tyre shumë nga folësit nënvizuan nevojën për ngritjen e aftësive të komunistëve për tu forcuar në të gjitha nivelet,  ideologjikisht-politikisht, organizativisht me strategji revolucionare, për të ngritur baza të forta në korporata dhe sektorë strategjikë, për të ndërhyrë me vendosmëri në lëvizjen punëtore - popullore.

Pjesëmarrësit në fund përshëndetën luftërat që shpalosen në shumë vende dhe Partitë Komuniste që gjenden në vijën e parë të frontit për përmbysjen e masave antipopullore, për rifitimin e humbjeve të mëdha, duke theksuar nevojën për forcim vendimtar të luftës së miliona të shtypurve, të klasës punëtore dhe të aleatëve të saj në çdo shtet kundër BE-së dhe NATO-s për të përmbysur sistemin e kalbur kapitalist, me popullin pronar të pasurisë që ai prodhon.