Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Kritika bashkokohere leniniste për sa i përket "rrugës parlamentare" për në socializëm

Pozicionet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Konferencën vjetore të 10-të «V.I Lenin dhe bota bashkohore», që u realizua më 22 Prill 2016 në Leningrad.

1. E gjithë historia e lëvizjes politike punëtore që nga shekulli i 19-të e der në ditët tona ka si fushë kryesore të konfrontimit mënyrën me të cilën mund të ndërtohet shoqëria pa klasa.

2. Në këtë drejtim ka dy pikëpamje kryesore: pikëpamja oportuniste në lidhje me mundësinë e reformës, "pushtimit" dhe shfrytëzimit të shtetit borgjez në favor të socializmit, dhe ideja revolucionare e domosdoshmërisë së "shpartallimit" të shtetit borgjez. Vet Lenini e vinte vijën ndarëse si më posht: "Marksistë është vetëm ai që zgjeron njohjen e luftës së klasave gjer në njohjen e diktaturës së proletariatit" [1]

3. Polemika e sipërme përbën një reflektim të konfliktit për shtetin borgjez dhe demokracinë borgjeze. Oportunistët e kuptojnë shtetin borgjez -veçanërisht formën e demokracisë parlamentare borgjeze- si një shtet "përmbledhës" të korrelaconit të klasave të ndryshme, në thelb si shtet "mbi-klasor" që shpreh vullnetin demokratik të shprehur nga anëtarët e shoqërisë borgjeze, pavarësisht klasës të cilës i përkasin ata. Me këtë perceptim e qasin ata demokracinë borgjeze, formën demokratike të shtetit borgjez si diçka të favorshme në përdorimin e këtij shteti për të mirën e socializmit. Në të kundërt, marksistët, e kuptojnë karakterin klasor të shtetit borgjez pavarësisht nga format e shumta që historikisht merr ky shtet. Kuptojnë demokracinë borgjeze si një nga format e saj të diktaturës së kapitalit dhe madje si formën më të "sigurt" të mbrojtjes të «"plotfuqishmërisë" së pasurisë», siç shkruante Lenini te Shteti dhe revolucioni.

4. Pozicioni i përbashkët klasor emërues i demokracisë borgjeze dhe i fashizmit u konfirmua edhe historikisht në mënyrë të përsëritur nëpërmjet rotacionit të qeverisjes fashiste dhe të asaj parlamentare në interes të stabilizimit të pushtetit borgjez në transformimin e kushteve ekonomike dhe politike. Shembulli më i spikatur ndoshta Gjermania e Mesluftës, ndërsa edhe në vendin tonë gjatë vitit 1936 kalimi nga demokracia borgjeze në diktaturën e Metaksas u bë pothuajse nëpërmjet mbështetjes unanime të parlamentit borgjez.

5. Përvoja historike ka treguar qartë se kalimi i ministrive të shtetit borgjez në duart e komunistëve jo vetëm që nuk mund të shfrytëzohen në favor të socializmit, por përbën një "përshpejtues" të integrimit të partive komuniste në sistemin politik borgjez. Shembuj të tillë ishin pjesëmarrja dhe mbështetja nga ana e PK-ve ndaj qeverive borgjeze në Spanjë, Francë, Itali, Kili por dhe tani nga fundi në një seri të shteteve të Amerikës Latine, në Qipro, Portugali etj. Gjithashtu karakteristike është edhe shembulli i pjesëmarrjes së Partisë Komuniste së Greqisë (KKE) në qeverinë e "unitetit kombëtar"në vitin 1944 dhe pranimin e ministrave komuniste -në emër të mbijetesës së qeverisë- në fiksimin e pagave dhe liberalizimin e heqjeve nga puna. Në asnjë nga këto raste, mbështetja ose pjesëmarrja në qeveritë borgjeze nuk ka punuar në dobi të socializmit.

6. Mbrojtja e "rrugës parlamentare" për në socializëm nuk shfaqet gjithmonë në mënyrë të hapur si diçka e tillë. Shpesh fshehet prapa formulimit të Programeve Kalimtare të shumëllojshme të cilat pranojnë dobinë e pjesëmarrjes në qeveri në terrenin e pronës kapitaliste dhe të shtetit borgjez në dobi të përmirësimit të jetës së punëtorëve dhe të intensifikimit të dëshirës revolucionare të masave. Analiza e mësipërme në thelb mohon si determinizmin ekonomik të kapitalizmit (pasi konsideron se menaxhimi i kapitalizmit nga ana e PK-ve mund të bëhet në dobi të popullit) ashtu dhe karakterin klasor të shtetit borgjez (pasi tregon "pushtimin" e shtetit borgjez, si një mjet për përmbysjen e tij).

7. Këto pikëpamje vinë në konflikt të drejtpërdrejtë me analizën teorike të Marksit, Engelsit dhe Leninit për shtetin. Karakteristike është mënyra në me cilën shpjegonte Lenini nevojën për të "shpartalluar" shtetin borgjez në librin Shteti dhe Revolucioni. Kjo analizë e Leninit përbën rëndësinë e drejtpërdrejtë të miratimit të strategjisë së revolucionit socialist nga partia e Bolshevikëve me Pozitat e Prillit. Lenini në të vërtetë nuk qëndroi vetëm te fjalët, por i zbatojë këto konkluzione në praktikë duke kundërshtuar me kokëfortësi të madhe thirrjet që bëheshin për pjesëmarrje në Qeverinë e Përkohshme –thirrje që vinin akoma dhe nga brenda partisë bolshevike- (kjo qeveri, ishte konsideruar në atë kohë si qeveria më demokratike në Evropë) por e drejtoj të gjithë partinë në drejtim të përmbysjes revolucionare.

8. Gjatë vijimit të kohës ky trajtim strategjik -i cili u vërtetua nga Revolucioni Fitimtar i Tetorit- nuk e përballoi kohën. Në Lëvizjen Ndërkombëtare Komuniste (LNK) mbizotëruan koncepte strategjike që e transportonin mekanikisht (në rrethana krejtësisht të ndryshme) trajtimin e strategjisë së kaluar të "diktaturës demokratike të proletariatit dhe të fshatarësisë". Pikëpamje mbi mundësinë e kalimit parlamentar në socializëm u bashkuan në rrymë diskrete në linjat e LNK-së, në rrymën e eurokomunizmit, e cila në fakt mbizotërojë në shtete të mëdha kapitaliste (Francë, Itali, Spanjë), me pasoja tragjike për lëvizjen punëtore ndërsa pranime bazore të kësaj rryme shprehen sot në analizën e pothuajse të gjithë LNK-së. Megjithatë, sot është grumbulluar përvojë e konsiderueshme historike nga përpjekja për të shfrytëzuar pjesëmarrje në qeverisje në terrenin e pronësisë kapitaliste në favor të socializmit.

9. Në vitin 2017 plotësohen 100 vjet nga shkrimi i librit Shteti dhe Revolucioni nga Lenini. Ky përvjetor duhet të përdoret për të kujtuar, siç përmendet dhe nga vetë Lenini në punën e tij, për "fjalët e harruara të marksizmit" (dhe të leninizmit, do të shtonim ne) në lidhje me çështjet e shtetit. Partitë Komuniste e kanë për detyrë të luftojnë për të grumbulluar forca për shpartallimin e shtetit borgjez dhe ndërtimin e ekonomisë socialiste-komuniste dhe të institucioneve përkatëse shtetërore, e kanë për detyrë të refuzojnë menaxhimin e ekonomisë kapitaliste dhe shtetit borgjez, pra duhet me fjalë të tjera që të transformojnë konkluzionet e Shtetit dhe Revolucionit në një linjë drejtimi të veprimtarisë së tyre të përditshme.

1. V.I Lenin, Shteti dhe Revolucioni, shtëpia botuese. Epoka Bashkohore, fq.43.