Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

GREVA 48-ORËSHE NË SPITALET PUBLIKE:

Jo komercializimit të Shëndetësisë, asnjë tolerancë ndaj politikës që i kthen pacientët në klientë

Punonjësit në sistemin publik Shëndetësor të Greqisë po përgatiten për grevën e tyre 48-orëshe më 6-7 nëntor, duke kërkuar punësime masive, rritje të fondeve nga buxheti i shtetit, heqjen e të gjitha llojeve të pagesave për pacientët, si dhe rritje të konsiderueshme të pagave dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Mungesa e personelit shëndetësor dhe pagat poshtëruese përbëjnë një përzierje shpërthyese, përdoren si "levë" për komercializim të mëtejshëm, madje plotësohet edhe nga plane të reja për unifikime apo mbyllje të klinikave dhe pavioneve diçka që do të shtojë jorrugëdaljet për popullin.

Jorgo Sidheris, president i Bashkimit të Mjekëve të Spitaleve të Athinës dhe Pireut, flet për politikën kriminale që e kthen Shëndetësinë në tregëti, e shndëron sistemin publik të Shëndetësisë në biznes dhe pacientët në klientë, si dhe për rëndësinë e grevës. Siç shënon ai:

«Pagat e mjekëve në Sistemin Shëndetësor Kombëtar janë ngrirë në nivelet e vitit 2011! (…) Ia vlen të luftohet për paga dinjitoze - rikthimin e pagave të 13-të dhe të 14-të, dyfishim të kompensimit të gatishmërisë mjekësore.

100 salla operacioni në spitalet e Atikës mbeten të mbyllura sepse refuzojnë të punësojnë personelin e nevojshëm. Nëse këto salla do të ishin të hapura, nuk do të kishte lista pritjeje për kirurgji. Shtretër në korridore, orë të pafundme pritjeje. Ia vlen të luftohet për funksionimin e menjëhershëm të së gjitha sallave kirurgjikale të mbyllura, hapjen e strukturave të Kujdesit Shëndetësor Parësor, hapjen e spitaleve që u mbyllën, financimin shtetëror pa pagesa nga pacientët.

Transferimet e mjekëve nga Atika në ishuj, intensifikim deri në pikën e rraskapitjes, ditë pushimi dhe leje inekzistente, trajnim i pamjaftueshëm i mjekëve të rinj. Sot është e duhur për punësime masive me kontrata të përhershme të mjekëve dhe personelit të kujdesit shëndetësor, të cilëve do t'u ofrohet trajnim ekskluzivisht publik dhe falas dhe do të punojnë me kushte njerëzore, me 5 ditë - 6 orë - 30 orë në javë dhe me një ditë detyrë aktive gatishmërie në javë.

Nga njëra anë, qeveria thotë se "nuk ka para" për punësimin e personelit të duhur dhe paga dinjitoze, nga ana tjetër, ka mbi 30 miliardë euro deri në vitin 2036 për programet e armatimit të NATO-s që nuk kanë të bëjnë fare me nevojat mbrojtëse të vendit. Të gjithë në grevë!»

 

31.10.2025