Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Gjyqi i Krye-bashkiakut komunist të Patrës, pas padis së organizatës fashiste Agimi i Artë
Një valë e gjerë solidariteti është zhvilluar kohët e fundit për të mbështetur Kryetarin komunist të Bashkisë së qytetit të Patrës, Kosta Peletidhi, i cili u gjykua të Hënën, më 13 Shkurt, pas një padie të bërë nga një ish-deputet i "Agimit të Artë" fashist, me akuzën e shkeljes së detyrës, për shkak se, duke zbatuar vendimin unanim të Këshillit Bashkiak në vitin 2015, nuk lehtësonte veprimtaritë e organizatës kriminale naziste.
Përfundimisht gjyqi i Kosta Peletidhit, krye-bashkiakut të qytetit të 4-ërt më të madh të Greqisë, u ndërpre për në të vazhduar më 23 Shkurt.
Të shënohet se që herët në mëngjes, shumë popull u mblodh përpara godinës së Bashkisë, për të mbështetur me militarizëm K. Peletidhin, kërkonin ndalimin e përndjekjes së tij dhe nga qeveria dhe shërbimet shtetërore përkatëse që të ndërmarrin iniciativa në këtë drejtim.
Solidaritetin e tyre ndaj krye-bashkiakut komunist kanë shprehur qindra sindikata punëtore dhe unione të tjera masive në të gjithë Greqinë, shumë krye-bashkiakë dhe Këshille Bashkiake në qytete të tjera.
Ditën e gjyqit punëtorët e Bashkisë së Patrës organizuan një grevë për disa orë dhe tubim solidariteti me kryetarin e Bashkisë, i cili u kthye në një marshim militant.
Të shënohet se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) me notë proteste drejtuar Ministrit të Brendshëm të qeverisë SYRIZA-ANEL ka denoncuar gjyqin si një përndjekje politike nga ana e organizatës fashiste kriminale Agimi i Artë._
14.02.2017