Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Banderolë gjigante e PK të Greqisë (KKE) në Akropoli kundër marrëveshjes së Prespës

Në Athinë që herët në mëngjesin e të enjtes, 24/01/2019, anëtarë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) arritën të futen dhe të ngjiten në shkëmbin e Akropolit dhe t'i dërgojnë popullit thirrjen e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për të forcuar luftën anti-imperialiste, kundër planeve të NATO-si, për të dënuar nacionalizmin, në favor të luftës së përbashkët të popujve.

Më konkretisht, anëtarët e PK të Greqisë (KKE) dhe të RK të Greqisë (KNE) kanë varur një banderolë gjigante të KKE në Akropoli me parullën: «JO marrëveshjes Cipra- Zaev, planeve të SHBA - NATO - BE, irredentizmin dhe nacionalizmin. PO miqësisë - solidaritetit dhe luftës së përbashkët të popujve».

Parulla në banderolë janë në greqisht dhe në anglisht.

Në pasditen e datës 24/1, në qytetet Athinë, Selanik dhe Larisa, Partia Komuniste e Greqisë do të kryejë demonstrata anti-imperialiste.

 

 

 

Giant Banners of the KKE in the Acropolis against the Prespes Agreement

 

 

24.01.2019